Humbin 4 mijë euro, pronari i servisit merr peng punonjësit

29 Prill 2012, 13:47Politika TEMA

Katër shtetas nga Peqini janë vënë në pranga nga policia për shkak se për disa orë me radhë kanë mbajtur peng katër persona të tjerë. Në operacionin e koduar “Uikend 3”, janë vënë në pranga Albert Mani, 36 vjeç, Enkelejd Sinani, 21 vjeç, Durim Haka, 33 vjeç dhe Besnik Mani, 40 vjeç, raporton Shekulli.

Njëri prej tyre, Besnik Mani, pronar i një pike servisi, në bashkëpunim me tre personat e tjerë, akuzohen të kenë mbajtur peng për disa orë punonjësit e servisit të tij. Kjo për shkak se atij i ishin vjedhur një shumë prej rreth 4 mijë euro.

Mësohet se ata u kanë bërë presion punonjësve për të pranuar se kanë qenë ata autorë të grabitjes apo marrjes së shumës së parave.

Pronari i servilit bashkë me tre të tjerët pasi kanë mbajtur për disa orë punonjësit D.Bufi dhe E.Bufi, E.Dragoti dhe S.Abdullai, i kanë liruar pasi ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me zhdukjen shumës.

‘Pas lirimit’, punonjësit e servilit kanë bërë denoncim në polici. Të arrestuarit pritet të përballen me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

1 komente në “Humbin 4 mijë euro, pronari i servisit merr peng punonjësit”

  1. notari says:

    Po cfare mendoni ju Dashi i famshem i Peqinit do ri duhar kryq,zereni se ka telefonuar ne prokurorine e Elbasanit,dhe te kater fitojne lirine,me nje detyrim paraqitje,leket si kane vjedhe punonjesit e shkrete,po ato me njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje