Kur Robert Elsie më tha gjatë një interviste se po të ishte shqiptar, do të ishte çmendur, unë mendova për Ardianin.
“Unë jam i brishtë,” tha Elsie. “Jam si një lepur. Nuk do ia kisha dalë dot këtu.”
Doja që Ardiani ta kishte dëgjuar atë intervistë.
Pastaj pyeta Johnathan Franzen, si ia kishte bërë ai që ia kishte dale, kur shoku i tij më i mirë, rivali dhe kolegu, David Foster Wallace, kishte vrarë veten.
Dhe kur Franzen rrëfente për shokun, mikun, kolegun dhe rivalin e vetëvrarë, unë mendoja përsëri për Ardianin.
Doja ta dëgjonte edhe këtë intervistë.
Sot, tek jam këtu për takimin e fundit, nuk arrij të kuptoj pse i bija aq larg edhe gjatë?
Pse nuk e ndaloja, njërën prej herëve, kur e ndeshja në shëtitjen liqenit, dhe thjesht ta pyesja?
Pse bëja sikur nuk e shikoja kur ai vinte përballë meje me biçiklete dhe unë me kapele e syze ulja kokën?
Ishte kaq e thjeshtë.
Unë e nderlikoja, duke dashur t’i dërgoja mesazhe në hapësirë, kur ai ishte dy hapa afër, çdo pasdite nga liqeni.
Mund ta kisha pyetur çdonjeren prej atyre ditëve: “Si je Dan? Bej dot gjë për ty?”
Sot është vonë. Klosi iku.
Iku nga jeta e vet. Sepse në jetën tonë, në jetën time është akoma.
Është me takimin e parë, kur Edi më njohu me të, është në kafen e parë, në punën e parë, në inatin e parë dhe emisionin e fundit me të.
Është me trishtimin, hutimin, shkëlqimin, humorin dhe vetëironine, është me numrin e tij të telefonit ende në celularët tonë.
Ardian Klosi iku nga jeta e vet. Por nuk iku nga jeta jonë.
Është në jetën time dhe tonën si dëshpërim, si frikë, si ankth, si besim, si mallkim, si urim, si premtim:
Mos e lënçim këtë vend të na vrasë!
Këtu, në Sharrë, është një qytet që po shtohet e zgjerohet përditë. Qyteti i banesës sonë të fundit.
Kemi këtu njerëz të dashur.
Sot po sjellim Ardianin.
Të qoftë i lehtë dheu me të cilin do të të mbulojmë, Dan!
Takofsh njerëz të dashur atje ku po shkon!
Por mbaje një sy këtej, nga njerëzit e tu të zemrës.
Dhe një vesh për ne, që kemi beteja të lëna përgjysmë.
Ti ishe një qytetar i rrallë Ardian Klosi. Do të na mungosh!
* Fjala e lamtumirës mbi varrin e Ardian Klosit
NE NATEN E FUNDIT TE JETES
Ka përenduar dielli.
Përballë shtëpisë trekatshe
Ujrat e liqenit një tingull të trishtë përcjellin.
Nga kopshti hyn nëpër dhoma aroma e trëndafilave.
Ai shikon syhapur një ëndërr të paparë.
E gjithë shtepia shndruar në sy të palëvizshëm
E ndjek ngado një fytyrë akull,
me buzë që e joshin.
U tremb, u drodh, pastaj u bë burrë:
Eja, nuk të kam frike!
Afrohu ti më parë!- dëgjoi errësirën
e rethoi si në darë pala e nje fustani.
Mos u vono, erdhi casti!
Ai ngriti duart lart, ajo e kish carmatosur.
E mbërtheu në grykë
E lidhi me duar litar.
Priti sa dha frymën e fundit.
Kish perënduar dielli.
Hëna e tromaksur iku pas një reje.
Yjet u mblodhën grusht.
Ishte ngritur kuja.
Në natën e fundit të jetës
rruga e tij ishte hapur.
Tani ai dinte mire ku shikonte.
Julia Gjika
28 Prill, 2012
e mrekullueshme
Bukur Julia.
Poezi e mrekullueshme per nje njeri si ai
Shqiperia eshte nje vend ku publicistiken e sundojne njerez te tille!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Sa here marr mundimin qe ate vend ku jam lindur e rritur ta harroj njehere e pergjithmone me dalin parasysh perseri njerez shpirtmire,te zgjuar dhe me zemer te madhe dhe perseri zemra me gufon dhe me thote jo mos i braktis ndjenjat e tua sepse brenda atij vendi ne dukje te eger valojne zemra te cilterta dhe njerezore si kjo e Rudines e shume te tjereve si kjo qe ka jo pak ai vend dhe me ben perseri te shpresoj dhe te ngadhnjej mbi te keqen dhe te shkruaj te pakten disa fjale se nuk do humbur shpresa perkundrazi per hire te te zgjedhurve Zoti do i jap bekime atij vend.
Nuk e pelqej aspak aktin e vetvrasjes si nje ligj qe Zoti nuk ia ka dhene njeriut qe te behet katil e vehtes por ky rast sikur i ka dhene nje kuptim tjeter atyre njerzve qe sikur e kane humbur sensin e dhembshurise per ata njerez qe vuajne nga ane sgpirterore dhe nga komentet e ketyre diteve shoh plot njerez qe shprehin solidaritet dhe ne te njejten kohe humanizmin aq shume te munguar gjate ketij tranzicioni te tejzgjatur nga njerezit kafshe dhe te pashpirt qe e drejtojne kete vend.
Ne nuk jemi as Sodoma e as Gomorra qe ZOTI e denoj me shfarosje prandaj o njerez,o bashkombas te mij mblidhni mendte e ngrihuni mbi te keqen dhe largojeni larg jush kerkoni ndihme nga i madhi Zot se pa ndihmen e tij asgje nuk mund te arrihet dhe te sillet paqja dhe begatia qe brezat e ardhshem te ju bekojne per miresine tuaj.Shporreni djallin nga mesi i juaj qe na hiqet si shenjetor dhe kurre mos lakmoni njerez te tille qe fjalet i kane me patos patriotik dhe brenda ne shpirtin e tyre eshte helmi i pasherueshem.
I nderuar Luis ,djalli ishte Enver Hoxha bashke me mijera pasues te tij.Djalli ishte aty ku partizanet e sapodale nga lufta me pushke ne duar pushkatonin ashtu si pa te keq ”armiqte e popullit” ne 1944-47.Djalli ishte aty ku skuadrat e prokuroreve shpirtkazme denonin me zell keta ”armiq” ne sallat e kinemave te Tiranes,te shnderruara ne gjykata.Djalli ishte aty ku me mijera spiune te zellshem te Sigurimit famekeq nxinin biografite e dosjet e viktimave te ardhshme.Djalli ishte aty ku ne mbledhjet e organizatave te Partise,anetaret e Partise-organizate terroriste u benin gropen bashkeqytetareve te tyre.E shum e shum te tjera.Ju thoni se ne s’jemi Sodoma e Gomorra,por druhem se keto gjera qe jane bere tek ne jane njesoj si ato te Sodomes eGomorres.E pra, keto mekate nuk e di a do shlyhen ndonje here ne sy te Zotit dhe sa kohe do kaloje per shlyerjen e tyre.Lavdi Zotit sot jetojme ne epoken e ringritjes se kishave,tempujve te shenjte te Tij.Zoti na bekoi me kryepeshkopin Anastas e sherbetoret e tjere te feve te tjera,por duhet shume pune qe te lajme mekatet.Shpresojm per dite me te mira.Ngushellime familjes se te ndjerit Klosi!
duke mbajtur koken pas nuk po mendojme per te ardhmen tone por vetem per te shkuaren .duke quajtur ”bekim”nga perendia venien ne krye te kishes autokefale shqiptare nje grek,mendoj se helmin e hedhim si pa ndier ndaj leri kisha e xhamira po te hapen shkolla per dije .te mesojne femijet e te mos rikthehet analfabetizmi sic u kthye keta vitet e fundit.
Pasi e krijuat prej dhjetra vjetesh ket mocal… tash qe ju erdhi tek dera po keni filluar me ja ndi per ket Vend…?
Tash eshte teper vone, se bashku me viktimat edhe ju hiporite, xhelate, antishqiptare te shitur do ta shifni veten ne fund te mocalit…
Atje do ta pime kafen… Ne pa faj dhe ju me faj…
https://www.facebook.com/update_security_info.php#!/permalink.php?story_fbid=366090993443582&id=100002056355237¬if_t=like
Jo Klubi Shqiptar,nuk kane filluar me ja ndi per kete vend.Kane fillu me e ndi, se e keqja qe mbollen per te tjeret po u mbeshtillet per koke.
I miri e i ndrituri Ardian Klosi,ka nisur qe oret e para te ikjes pa kthim,tu behet gjykatesi per masakren qe i kane bere cdo vlere e miresie qe mund te mbaje nje komb ne kembe, me dinjitet.Jam e sigurt se keta eunuke klienteliste te kesaj politike kriminale e antikombetare te 22 vjetve te fundit,kane per t’i dhene nje e nga nje llogari, Klosit te ndritur.Ju pershendes Klubi Shqiptar,,,,,mendoja se kete brenge e kisha vetem une;faleminderit qe me dhate mundesine ta ndaj me ju.
Mjaft me hartime!Ju jeni specie te perkedhelura, ndaj dhe te dobta, driteshkurta.Mos e politizoni skajshem kete ngjarje.Nuk u krijua kjo gjendje ashtu pernjehere, per 5 vjet , per me shume.Eshe rrjedhim logjik i shume hapave jologjik.Ne ju bejme sehir,por jo me meskinitete. Me keqardhje.Nese akuzoni ndonje per spiun te serbeve, kishte dhe me perpara te tille.Madje dhe spiune te vetevtes.Ne ju bejme sehir… Paraardhesit tuaj rrezuan kolonat e shtetit, me mijra te studiuar jasht perfunduan burgjeve, kampeve.Akoma i degjojme klithmat e tyre nga nentoka dhe ju bejme sehir…Do t’ju citoj ketu fjale per fjale nje leter te tim eti ne castet me te veshtira te rinise sime, kur ne mendje me kish shkuar edhe mua te ndermerrja nje veprim te tille.E anullova menjehere dhe iu betova Zotit se do te ndjek mesimet e tij dhe shpetova.Perqafojeni Zotin me ndergjegje dhe atehere…Ajo cope leterze eshte perfshire ne romanin tim qe sapo ka nisur te perkthehet ne SHBA.Zoti ju ndihmofte ta beni!
Të shkëputura nga letra e fundit e babait:
Patri! I dashur djalë!
Letra jote e fundit ka qenë plot pesimizëm dhe kjo më tronditi mjaft. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që çdo gjë të merret në mënyrë filozofike. Këto janë etapa të jetës së njeriut që pasi përmbushin ciklin e tyre, kalojnë shpejt dhe harrohen. Shihe babanë tënd. E ke provë të gjallë. Jam i mendimit dhe besoj se nuk gaboj kur them se për të provuar frytet e paqes, duhet të kalosh më parë vuajtje dhe luftëra, gjithashtu, për të gëzuar ashtu siç duhet, lipset përpara të kalosh shumë hidhërime. Dhe sa më të shumta të jenë ato, aq më të mëdha do të jenë gëzimet.
Me pelqen shume filozofia e jetes qe keni pershkruar,Petro.Jeta eshte nje dhurate nga zoti e secili nga ne duhet ta jetoje ate per vete por ajo eshte edhe pjese e shoqerise qe na rrethone me lidhjet qe ne kemi me njeri tjetrin.Ju shkruani mire dhe i pelqej shkrimet tuaja.
Gjithashtu, perfitoj nga faqja juaj per te pershendetur Rudinen me nje poezi qe e ka zanafillen nga nje emision i saj dhe qe gazetat e Tiranes refuzojne ta botojne:
Luftohej në Athinë
Një re e zezë ra mbi qytet
E gjuha e flakës u ngrit lart.
Një varg vitrinash djegur krejt
Dhe m’u kujtua veç një varg:
Pa pije detin, pije, Ksant!…
Mundesh me të, të mbytësh flakë?
Ekrani , bir, më villte zjarr,
Kërkoj mes turmës të të njoh.
Dikush ju pagëzoi barbarë,
Por unë barbarë gjëkund nuk shoh.
Në këmbë nuk mbeti një vitrinë…
Sa keq!… Luftohej në Athinë.
E gjumi n’arrati këtë natë,
Ky celular, pse shurdhmemec?!
Im bir kish ikur për pak fat,
Por fati shpesh diku dhe ngec.
S’më mbetet veç të bëj durim.
Sa keq!… Luftohej në Athinë.
Ja, biri im, mes turmës sot.
Dikush i trumbetoi barbarë.
Po pije detin, nginjur lotë,
Ti Ksant, vërtet qenke kusar.
Mbështjellur flakë ca manekinë,
Sa keq!… Luftohej në Athinë.
Seç thënka spikeri buzëvarë,
Ca fjalë që thell’ në shpirt më shpojnë.
Barbarë ka plot, kur ka kusarë,
Thërras tim bir, po valët s’shkojnë.
Ndaj vetëm flas me perëndinë.
Sa keq!… Luftohej në Athinë.
E kuptova se cili je Petro….jam dakort me ty … ne gjithshka….filosofia te mban gjalle ..filosofia dhe fuqia shpirterore..Une skam asnje respekt per shpirtdobetit….Por gjithshka ndryshon nese behet fjale per semundje psiqike.. ..
Eshte njerezore te durosh, por eshte njerezore edhe te mos durosh!
Po e vertete jeta eshte shpesh e ashper me ne dhe ajo çahet veçse me majen e shpates. Dhe Ardian Klosi kete e bere deri ne fund te jetes se tij te pakten kete ka percjelle tek ne qe nuk e kemi njohur. Nuk e kemi pare kurre te perpelitet, ndonese ne mjaft raste eshte e mirepranuar ne Shqiperi qe njeriu duhet te behet pak i ndrojtur per te ruajtur mireqenien e tij dhe Ardiani as kete nuk e beri, madje sipas gjykimit tim modest kete e ka shmangur me neveri duke e quajtur si burracakeri. Pra ai ne fakt vdiq me arme ne dore, ndersa menyren e vdekjes e zgjodhi vete ashtu siç ai e ka deshiruar…
Gent, nga sa lexova kuptoj se je ne Greqi. Do te te them vetm qe ne boten e qyteteruar perendimore ,edhe ne Greqi nuk te pyet njeri se djali i kujt je ,por cfare je dhe cfare je i zoti te besh dhe te ndjekin ne se kauza per te cilen lufton eshte e drejte.Pershendetje.
Ju duket çudi kur te tjeret vendosin politiken ne mes te kesaj ngjarje te hidhur por vete nuk u kurseve ne funde duke bere bjografine e te ndjerit Klosi.Te vjene keq per Greqine dhe me te drejte eshte bere pjese e jetes tuaj por çudi si nuk do vetveten.Dallon qimen ne sy te tjetrit dhe jo traun ne syrin tende dhe kjo eshte tipike e punes qe beri dhe vazhdon te beje regjimi ne keto 70 vjete te gjate e mundimshem.Vertet eshte e veshtire qe njeriu te dale i shendetshem prej asaj shoqerie dhe te vendose se çdo te beje neser,sa vlene dhe çvlera do te lere pase per te ndryshuar ate qe nuk do te ndryshoje.
Po viti ’97 i Shqiperise te ka frymezuar keshtu Petro?
Njerezit e medhenj asnjehere nuk vleresohen kur jane gjalle dhe kjo eshte per te ardhur keq, ky eshte realiteti i hidhur shqiptar… Realitet, qe i vret njerezit e tij dhe pastaj ben sikur i qan… :((((((((
fix fare,,,,,,,,pordhe merhumesh,shume e zgjuar shqiptaresh
Rudine, kam nja kater pyetje te sinqerta, pa asnje tendence: Perse nuk ke bere apel per te ndalur shtetin shkak-vrases, kur jane vetvrare nena, baballare, gjyshe, gjysher e te rinj per shkak te varferise ekstreme?! A keni edhe ju Rudine dhe te tjeret gazetare shqiptare, kontribut tuaj ne krijimin e kaosit shqiptar, ne demgogjine mediatike, duke na servirur non stop poltikat shkaterruese te ketyre politikaneve qe po talen me popullin? Perse nuk i abandonioni veprimtarite e tyre? Kjo politike e coi te ndjerin Klosi ne litar. Do ta leme politiken te vazhdoj kaosin dhe dhunen psikologjike ndaj nesh????
Per kta, perse nuk po ja ndin kujt?
http://www.youtube.com/watch?v=7JTk6kjDCDE
Nuk e kuptoj pse te gjithe keta mendojne se kane dicka te bukur, te ndjere e te sinqert per te thene dhe aq me pak kuptoj pse e thone tani, kur cdo gje ka marr fund. Shume te cuditshem keta intelektualet tane, sensitiv vetem post mortum.
Für Dich Dan!
Was man tief in seinem Herzen besitzt,
kann man nicht durch den Tod verlieren.
Joh. Wolfgang v. Goethe
Ne qofte se ka vend qe medjat e kane vra eshte Shqiperia ku dhe ti vete Rudina mund te keshe pjesen tende.
Mediat tona mbjellin urrejrjen e njeres pale per tjetren.
Prandaj thirrni mendjes dhe arsyes mos mendoni se duke share e fyer Ps dhe
Ramen fyeni vetem 5 apo 6 vete por nje pjese te madhe te popullit,duke share Berishen dhe perkrahesit nuk jane 7-8 vete por nje pjese e madhe e popullit.Mediat kur merren ma shume me politik se informom nuk e ndohmojne sa duhet shoqerine nuk mund tja ndershojne binjet kurrkuje sipas shijes tegazetarit.
Medijat la ti sherbejne bashkimit dhe jo ndarjes .
Sa koment idiot!
Kjo shoqeri, ky shtet po vret me te miret !
Perkthyes i shkelqyer, aktivist i palodhur i shoqerise civile, publicist nder me te rrallet, qytetar safi, promovues i etikes dhe zhvillimit ne kete shoqeri primitive, njeri i ndershem !!
E megjithate, megjithate, nuk kemi pse ta fusim nder intelektualet e kombit !! Se kombi yne nuk pse te kete intelektuale ne sherbim te pushtetit vrases dhe nga ana tjeter, intelektuale qe vrasin veten..!!!
Shpirti i tij u prehte ne paqe ! Meshira e Perendise qofte mbi te!!
po luaja poker on-line dhe se di por ne mendje me sillet rrotull ardjani dhe historia e tij. ndoshta sot me ikjen e tij nga kjo bote ka nje motiv me shume per ta cuar kohen kot… ose e kunderta. jo perhere mund te kem qene dakort me ardjanin por qytetaria e tij ishte si nje virus qe edhe me te paprekshmin do e prekte, sadopak, sadolehte. sa do deshiroja qe si ne qe ne ’90 u perfshime ne berjen e historise se re por qe na doli huq, rinia e sotme te gjente ne endrren tone te keputur ne mes, ne betejat qytetare te ardjanit, forcen dhe motivet per nje levizje dhe rruge te re.
Ne fakt ty te gale keq ne kete vend moj goc.
A THUA KUR DO TE MESOJME TE VRASIM VETEN NE SHQIPTARET !?
– Ta pyesim pak edhe Avni Rrustemin !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Analisti i mprehte , perkthyesi i shkelqyer…. Ardian Klosi vrau veten. Mijera shqiptare ne te kater anet e Botes jane versulur ne Facebook, Twiter…., ne internet, ne shtepine e vetviktimes, ne vendhomazhin e vetvrasesit, ne varrezat e vetvarrmihesit.
Nga Presidenti i Republikes Topi tek i fundit shqiptar i katundit me te larget, nga kryeministri Berisha i ftuar ne mortin e nuk e di sa herte te “Vatres” ne Nju Jork tek cobani ne bjeshket e Pashtrikut, nga lideri i opozites Edi Rama qe per se gjalli ia ka zili vetvrasjen sivellait te tij e deri tek “Pantera e zeze” e Kuvendit Jozi qe ngaterron Hajnrih Bel e Tomas Manin ne pazarin e saj idiotesk per te na shitur erudicionin e saj te larte… krejt shqiptaret pa perjashtim e pa dallim krahine feje, krahine, ideje, partie a bindje politike jemi rrembyer nga kulti i vetvrasjes.
Te gjithe pa perjashtim jemi bere telall te vdekjes ne formen me barbare ate te vetvrasjes, vet- vdekjes.
A ka vdekje me te tmerrshme se ti marresh jeten vetvetes, gjene me te shtrenjte qe na ka dhene nena natyre ne Toke e Zoti… nese ekziston ne Qiell! Deri sot askush nuk e ka pare!
Eshte nje kult vetvrases qe denohet edhe nga Bibla, edhe nga Kurani, …. edhe nga dreqi edhe nga shejtani qe ta fut ne mendje e shpirt kete kult, tipik per te cmendurit, sado te mencur qofshin, qofshin edhe Ajnshtajni vet.
Eshte nje kult barbar qe as kafshet nuk e praktikojne, por i ikin per vete e cfare nuk bejne deri ne vetsakrifikim te shpetojne , te zgjasin edhe jeten e pjelles se tyre sa here ajo kercenohet!
E ne homosapienset, qeniet me vetdije e perkushtim madhor per jeten sot i thurim himne deri ne kult vetvrasjes…
E kur kulti i vetvrasjes perqafohet nga nje komb i tere eshte vet vetvrasja e kombit!
E nga kush !?
Nga kombi i vetem ne Bote qe ka urim siperor e pershendetje madhore : – Tungjatjeta !
Pra tu zgjate jeta , aq sa deshi te na e rrembente edhe Esperantoja e deshtuar !
Nje marrezi kolektive! Nje cmenduri kombetare! Nje vetrvasje masive si e kulteve te cmendura te kanibaleve xhamajkiane apo te xhunglave te Brazilit!
Si eshte e mundur qe kombi e qyteterimi qe e ka kult mbi kultet jeten e gjate, zgjatjen e jetes, qe eshte tipari me i shquar dhe e bash- krye e drejta e njeriut te arrije deri ne kete shkalle!?
Nuk ka mbetur gazete as mjet viziv qe nuk boton e larton shprehjet e vetvrasesit Adrian Klosi :
“Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim… ” “Është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë…!””Keta nuk te lene as te vdesish” !
Kush jane keta qe nuk te lene as te vdesish!?
A kane emer e mbiemer!?
A kishte emer e mbiemer ai qe coi ne vetevrasje te birin e Faik Myrtajt te ekzekutuar para kryeministrise me 21 janar 2011!?
A kane emer e mbiemer ata qe cojne ne vetvrasje dhjetra te tjere qe nuk kane nje krodhe buke per femijet !? Qe jane te papune e pa asnje shprese ose rreze drite per te ardhmen!?
A thua aq poshte kemi rene sa nuk dime as te vrasim vetveten !?
Mire qe nuk po dime, as nuk po duam, as nuk po kemi guxim e burreri per te luftuar per nje jete me te mire, per nje jete qe ia vlen ta jetojme, por te pakten te mesojme si te vrasim veten .
” Te vetmit atentator qe ia kam friken” pat shkruar kryedespoti i njerezimit Adolf Hitler. ” eshte ai qe merr vendim per te me marre jeten bashke me te tijen, pra atenatorit vetvrases…Atij nuk mund ti shpetoje askush ”
Kushedi sa jete te pafajshme njerezore do te kishte shpetuar nje vevrases i tille!
Ajo qe dihet me siguri eshte se sot do te ishte hero i mbare njerezimit … Edhe i ne i shqiptareve!
Nuk do te ishte keq qe para se ta ndermarrim nje hap te tille te lexonim edhe historine Avni Rrustemit !?
ti vlla ik dhe gje nje identitet vetes se nuk qenke as me zot as me nene naturen ?
o rob ca ngaterron gjerat sa na i bere corbe?
her i thua robit i cmendur her i zgjuar, her keshtu her ashtu, a e ke lexuar ate qe shkrove?
e din sa sa paradokse dhe kundershtime ka shkrimi yt?
—
mbaje njeren ane te pakten lol
Ngushellimet me te sinqerta familjareve te zotit KLOSI. Kultura shqiptare humbi nje nje protagonist te klasit te pare. Kontributi i Ardian KLOSIT ne fushen e perkthimit do te mund te krahasohej vetem me korifejte si Noli apo Petro Zheji.
Nje studies polivalent (i vecante ne llojin e tij), i paharruari KLOSI solli per lexuesin shqiptar dokumenta shume te rendesishme te historise se Shqiperise.
Iu prehte shpirti ne parajse.
Jam kunder politizimeve qe komentues te ndryshem e lidhin vetevrasjen e tij me faktore politike. Keto komente mendoj qe e demtojne zotin Klosi.
Nqs do te politizohej edhe semundja fatkeqe e tij, atehere cfare do te mendonin viktimat e shumte te babait te te ndjerit KLOSI, apo familjareve te tjere te tij.
Edhe njehere, shpreh dhimbje per kete humbje te madhe per kulturen shqiptare.
KLOSI solli ne shqip KAFKEN,pas viteve 90.
Po ta kishte bere kete gje para viteve 90 as burri i tezes se tij Ramiz Alia, nuk do te mund ta mbronte.
KLOSI me punen e tij kontribuoi per demokratizmin e Shqiperise. Dhe nisur nga background nga vinte edhe kjo eshte nje veti e cmuar e ketij intelektuali antikonformist.
Lamtumire Ardian… Rron ne bibliotekat tona.
O Alban Dega
Vraje veten ti se ndofta po mesojme edhe ne prej teje.
Me mire nje njeri te vetem prane…..se qindra miq qe nuk je i sigurt a i ke te tille ne momente te veshtira….
Ju intelektualet e ketij vendi,po u bete konformiste me injorancen e ketij vendi qe ka zaptuar te gjithe qelizat e shoqerise,do jetoni si mbret po do vdisni si qen,perndryshe, qe neser te keni ate qe shume nga ju nuk e kane as sot dhe s’do ta kene as ne te ardhmen nga brezat qe vijne,duhet te luftoni,te luftoni shume qe ky vend te shkeputet nga vargonjte e injorances,sic luftoi i ndjeri kolegu juaj,por ai ishte vetem me nje grusht njerezish,dhe injoranca,padituria e mundi ate,po jo qellimin e tij,arsyen e tij qe donte te ndriconte mendjen e ndryshkur te injoranteve te shumte qe na rrethojne.Ju duhet ti beni apel vetes qe ky vend mos te rreshkase edhe me keq.
Shkelmendas kam respekt per ty si admirues I sales, por sot po nxit vetvrasjen me komentin tend. Ti je dhe diplomat nga familja e xhazifina calamanit. Nuk te shkon kjo.
E verteta eshte qe nuk duhet t’a leme veten te biem ne depresion.Duhet te kerkojme mundesi edhe kur ato nuk jane.Ku eshte forca e njeriut?Eshte tek perpjekja per te ndryshuar gjerat.Mendoni sikur njeriu te mos kishte kembengulje,ai nuk do kishte arritur dot deri ketu.Do ishim mijera vjet pas.Njeriu nuk do ishte shtuar sikur te mos triumfonte dashuria;nuk e kam per retorike.Dashuria nuk eshte Nje dhe e madhe;ajo eshte pambarimisht e vogel dhe futet kudo.O njerez,mos prisni qe shteti te jete si mbreteria e perrallave qe i ben njerezit”te jetojne te lumtuer dhe te gezuar”,jo,shteti eshte i veshtire dhe perhere pengese;eshte e keqja me e vogel.Ne njefare menyre,te tere jemi viktima te shoqerise se sotme,egoiste,materialiste,pragmatiste,por hajde te ndryshojme me aq pak sa te mundemi,se ky eshte harxhi i jetes.Nuk i dihet nese vijme here tjeter apo jo,do ndodhe samsara apo jo,po edhe ne ardhshim ne tjeter jete,nuk eshte se na kthehet borxhi i kesaj jete.Kush tha qe jeta eshte nje shetitje?Nuk eshte shetitje,eshte mundim,por edhe mundimi ia vlen per te jetuar.Mos mendoni se Ardian Klosi iku nga kjo bote me vetedije te plote;ai qe viktime e depresionit,qofte per arsye qe i dime,s’i dime,i marrim apo s’i marrim me mend.Nderojme perpjekjet e tij dhe paqja qofte me te!Askujt Adriani ia keshilloi ne kete jete vetvrasjen,ndaj ky eshte rasti te mallkojme vetvrasjen,depresionin,t’a duam jeten dhe te sakrifikojme per jeten,qe te jete me e mire,me e drejte dhe me dinjitoze.
Vdis pa te dua
Kesaj i thone vdis pa te dua. Ku ishin keta deri dje kur e dinin se shoku i tyre kishte nevoje per ndihme? Ku ishin kur ai dilte ne krye te turmes per te kundershtuar prishjen e piramides apo kundershtimin e ligjit te pleherave? Ku ishin gazetaret servila te qeverise qe ta mbeshtetnin ne idealet e tija qe jane edhe tonat te mbrojme Shqiperine nga pleherat? Ku ishit ju Rudina? Ku ishin intelektualet indiferente qe kane frike se u ftohet karrikja ta ndihmonin Ardianin ne luften e tij kunder korrupsionit dhe cdo gjeje ne kundershtim me ligjet e shoqerise? Ai e kuptoj se nuk mund te mbeshtetej me tek servilet e ketij pushteti dhe as tek shoket e vet gazetare qe e lane ne mes te rruges dhe nuk ja dhane doren te dilte nga gropa por e mbajten sehir qe te fundosej me shume. Prandaj sot mos e qani se ju e ndihmuat te vetevritej, ne me indiferentizmin tone e ndihmuam te vriste veten. Ka humbur ndjenja me fisnike qe ka egzistuar ne vendin tone “HUMANIZMI”.Faji eshte i yni qe nuk e perkrahem dhe ndihmuam por e lame vetem kur kishte nevoje me shume per ne.
O GENCI DJALLI QE SHKRUANTI KA IKUR ME KOHE DHE NUK I HYN KURKUJT NE PUNE ,POR PSE NUK SHIKON DJAJTE QE NE NA KANE MBERTHYER TANI NE RRUGEN TONE TE JETES QE JETOJME DHE QE JANE TE SHUMTE DHE TE GJITHE TE ULUR NE FRONAT E PUSHTETIT QE THITH JETET TONA,I THITH KETO JETE ME EKONOMINE E KALBUR QE NUK NA LE TE NGREME KOKEN DHE NA MBAN TE PERULUR,I THITH ME PREDIKIMET BOSHE TE MJEKER CJAPEVE QE GENJEJNE DHE REMBEJNE DHE DHJECKEN E FUNDIT ME IDOLATRIRA DHE IKONA QE VETE KRISHTI I KA DENUAR DUKE THRITUR MOS BESONI NE KETO POR BESONI NE ZOTIN QE KINI NE ZEMRAT DHE SHPIRTIN TUAJ.SHIKO DJAJTE BERISHA TOPALLI,META NANO E TE TJERE HIPOKRITE QE PASI E VRANE DANIN ME KUSHTET MIZERABLE SHOQERORE QE SHIHTE CDO DITE DHE I HANIN SHPIRTIN BEJNE SIKUR NGUSHELLOJNE DHE GRYEJNE SHPITRAT TANE TE PERKRAHUR NGA AI JANULLATOSI TEND QE VODHI EMRIN E KISHES SHQIPTARE QE KA QENE E PAVARUR NGA PATRIKANA DHE QE PATRIKANA E NJOHU NGA ZORI ME HILEN E KALIT TE TROJES PER TA REMBYER ME DHJAKET QE NUK JANE TE KISHES SONE.SHIKO KETA DJAJ MOR DJALE QE TE PASTROSH SHPIRTIN DHE TE LESH TE QETE TE PREHET I NDERUARI DHE I NDJERI DAN KLOSI.
Ju te gjithe duhet te shihni nje psikoanalist.
Duke i ngritur lavde te tilla ketij Adrianit, ju rrezikoni jeten e shume te tjereve qe sot jane ne pragun e vetevrasjes. Por kjo shoqeri nuk pyet per njeri. Te pakten deri pas vdekjes.
Ngushedhime per zotin klosi.Shkrimtari qe me beri te mundur te njoh KAFKEN.Pas shume vitesh qe kam lexuar kafken dhe ngjarja e zotit klosi
me bashkon dy ngjarje ne nje kod qe do te jetojn bashk me mua gjith jeten.Ngushedhime familiareve e te te gjithe miqeve te te ndierit KLOSI!
Nji gja nuk kuptoj o miq…. Para se te tham ca mendoj po tham shpirti u prehte ne paqe A.K….po nuk mundesh me fajsu askend per veteflijimin e dikujt…sa e kam pelqy dhe respectu A.K si publicist aq nuk mund ta pranoj actin si kurajoz…. Dhe smund ta fajsojme vetem politiken e some…perse u harru kaq shpejt dictatura? Se kta politikanet tane punun me e harru na ate…se kta politikanet tane nuk lane asnji politikan ne mergim me marr pjese ne zhvillimet a mas 1990 …mos te harrojme se kishim parti republikane ,BK dhe te tjerra ne mergim….por skender gjinushi pat thane se qe te krijojme kapitalizem duhet borgjezi…skemi nevoje ta importojme borgjezine se borgjeze bahena vete… E kjo na bjen te thanja e pavdekshme e L.Valeses I pyetun per zhvillimet democratice ne lindje ai u pergjigj….femijet e ishudheheqesve tane po bahen udheheqesit e femijeve tane………Si mund te mos ndeshkohet nji klike politike qe per 50 vjet jo vetem qe nuk e ngriti nalt ket vend por bani ate qe populli filloj me e urry vendin e vet, me e mallku vedin qe ka Lind ne ket vend…dhe shkaktareve nuk u hyni ferr ne kame…djemt e Tyne sot Jane deputete e politikane….zoti e rujte vendin tone se robi po ban cmos me e shkatrru..
Dialog me Zotin
Klosi:O Zot te lutem me mer mos me torturo !
Zoti:Un nuk kounikoje me njerzit qe nuk pranojne egzistencen time.- u pergjigj Zoti i zemeruar the e mbylli deren zhurmeshem.
Klosi: O Zot te lutem me mer mos me torturo !- i tha ai perseri dhe shtoje un e kam nje arsye qe se pranoje egzistencen tende sepse ti e ke vene popullin tim para nje sprove te madhe.
Zoti: Ata e meritojn-itha zoti dhe ja mbylli perseri deren zhurmeshem.
Klosi:O Zot Un nuk mundem me, mer , un vertet jam pak kryenec por nuk jam nje qenje grabitqare e babezitur me lakmi per pushtet, para, edhe fame. Mbi te gjitha une nuk dua ta ndertoje nje marredhenje te genjeshter me ty .Une jam i vertet un nuk jam i genjeshter prandaj nuk mundem me.
Zoti vuri pakez buzen ne gaz dhe e mori ne perjetesin e tije .
I dhimbshem veteflijimi i Ardian Klosit. Deri kur do te vazhdojne shqiptaret ta kene te keqen nga shqiptaret? Edhe per sa shekuj ende do te vazhdojme t’i taposim veshet nga kritikat e atyre qe me shume e deshen kombin e pranuan te veteflijohen si Klosi o te quhen antishqiptar si Konica
I dritheruar,i helmuar, i pikelluar ngjer ne palce per fatin e zi te vendit tim, te Shqiptareve, te Intelektualeve. Humbja e Z.Ardian eshte shume ,shume e rende, tregon qe eshte vrare truri i kombit,eshte mbytur, korbat vajtojen kobeshem. C’ prisni me o Njeres, ju ka mbytur frika . Po qendruat keshtu keni mare fund.
Cfare vlere ka tani gjithe kjo?! Kesaj i thone ti japesh nje “shperlarje” vetes. Keshtu po e vrasim dy here Ardian Klosin
Poezia e mrekullueshme, e denje per nje njeri si Ardiani!
o genc o kopuk djall jane salinjte me shoke ti ju marsh te keqen partizaneve dhe ata mire benin qe pushkatonin armiqte e shqiperise ata tradhetare te felliqur por duhet te ishin akoma gjalle qe te pushkatonin keta maskarenj si berisha me shoke qe jane armiqte me te medhenj qe ka pare historia e shqiperise keta sahan lepires po na vrasin ne popullin shqiptar pa e mare vesh fare sic bene me ardianin nje puplicist i madh por qe nuk e perfundoi dot misionin e tij
Sa e lashtë do jetë pendesa e njeriut për atë që s’ka bërë ndaj atij që sapo ka ikur nga jeta? Dhe ka mbetur e tillë për ta bërë më prekëse ndjenjën e humbjes. Kur shkaktar i vrasjeve me anë të vetvrasjes është shteti e pushteti, një përshëndetje në rrugë, një fjalë e mirë, një gjest mbështetjeje nuk është asgjë, sepse dhimbja nuk vjen se mund të jesh vetëm, po sepse lufta jote ka përpara një shkëmb të stërmadh e të ngulur mirë në truallin e të keqes; është më e dobishme lufta që bën ti vetë ndaj të keqes se sa një mirëmëngjes solidariteti. Sidoqoftë pendesa është e mbetet njerëzore, është një shprehje e faktit që ndjejmë të përbashkëtën qoftë te një hidhërim (ky më shumë), qoftë te një gëzim
Rudina na mbushe me lot per nje njeri te rralle .Do na mungoj shume ne ekranet tona ,do na mungoj dija e tij ,mendimet aq te vyera te tij .Kombit nje njeri aq i vyer e i devotshem .I perjetshem qofte kujtimi i tij .Shpirti i tij pushofte ne paq .
Shqiperi mbak zi per djalin!
Shqiperi mbaj zi per dialin
Djalin, Vigan te gotarise,
Nga Koset e kishte geni_in
Krenari per Shqiperine.
Kembet i kishte ne toke
Mendie GJENIU ne koke,
Ngjiti shkallet e diturise
Te shpetonte njerezine.
Doktoraten Ai mori
Mendie e dierse balli,
Opozitar per drejtesi
Per mbrodhesi vatani.
Ne opongje te fjales lire
Ecte Ai per vegjeline,
Fjalen thene pa zgermitie
Ndaj kedo,kunder shqiperise.
U prehte i qete,shkuar para kohe
Na duhet,”Virgjili” kesaj toke.
Na la vepren; VDEKIE_PAVDEKESI,
Si biri te “Te MADHES NENE
SHQIPERI!
Toronto 31-04-2012 Guri Naimit D.
Zoterinje te Temes: Mendoj se ju nuk jeni mates te urrjtjes te popullit shqiptar ndaj krimeve: vrasjeve te shqiptareve dhe vjedhjeve te pasurive te Shqiperise nga Sali Berisha dhe familja e tij. Nese kerkoni qe te ulni ritmin e zemerimit te popullit ndaj ketyre krimeve, na thoni.