Fiksi denoncon skandalin: Për 3 mijë euro drejtori i partisë së çamëve të lejon të shkatërrosh çdo lumë

1 Maj 2012, 20:59Politika TEMA

Emisioni Fiks Fare tregon se si me vetëm 3 mijë euro, drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, Gazmend Osmani, i partisë së çamëve, të lejon të gërryesh ku të duash në çdo lumë, edhe pranë urave. Sekseri që rregullon pagesën: Janë lëshuar këta të partisë së çamëve si qen për lekë

Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga Top Channel, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë. Pyjet po rrallohen, aq sa në vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. Zogjtë dhe kafshët e egra kanë marrë arratinë me kohë, duke lënë këtu vetëm kafshë “të zbutura”.

Lumenjtë gërryhet përditë e përnatë, me leje dhe më shumë pa leje, pavarësisht se qeveria “kërren” çdo muaj nga një vendim për ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike.

Emisioni Fiks Fare ka bërë një vëzhgim interesant: marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të “mbrojtur” mjedisin. Mjafton t’u paguash një “kafe” këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit. Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumenjtë në dispozicion.

 

Fiks fare solli dje pamje filmike nga masakra që po i bëhet shtratit të lumit Mat, në mes të ditës. Marrja e inerteve në lumin Mat, i cili ndan Kurbinin nga Lezha, edhe pse është denoncuar disa herë, vazhdon pa ndërprerje. Edhe pse ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon marrjen e inerteve nga shtretërit e lumenjve deri ne 31 maj, ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri më sot.

Sikur të mos mjaftonte shkelja e këtij vendimi nga ana e pronarëve të firmave që merren me përpunimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, bashkëpunëtorë të tyre bëhen edhe organet ligjzbatuese, që merren me ruajtjen e mjedisit apo që kanë në varësi këto basene. Fiks Fare ka sjellë pamje filmike që tregojnë ekskavatorët që marrin materiale inerte nga lumi, pak metra larg urës.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar rrugën që ndjek një subjekt që kërkon të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat në këtë periudhë të vitit, ku gërryerja e lumenjve është e ndaluar me vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit.

Nëse krijon lidhjet e duhura dhe paguan nën dorë, mund të punosh i qetë në mes të ditës dhe nuk të ngacmon asnjë institucion shtetëror.

Gazetarët e Fiks Fare fillimisht kontaktuan me firmat që punojnë direkt në lumë. Prej andej mësuan rrugën që duhet të ndjekësh për të marrë një leje, jo zyrtare, për të marrë materiale inerte në lumë. Investigimi i gazetarëve të emisionit Fiks Fare ka shkuar me tej këtë radhë, duke kërkuar që edhe ata të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, duke tentuar që të futen vetë në lumë, për të dërguar ekskavatorë dhe makineri. Për të marre leje për shfrytëzimin e shtratit të këtij lumi, në këtë periudhë që është e ndaluar, gazetarët kanë kontaktuar drejtorin e Baseneve të Qarkut të Lezhës, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së këtij qarku, zotin Pashk Ndoci. Ai i ka pritur gazetarët në zyrën e tij, të cilët janë prezantuar si përfaqësues të një kompanie që kërkon të marrë materiale inerte nga lumi për ndërtimin e një ndërtese.

Gjatë bisedës, gazetarët e prezantuar si përfaqësues të një kompanie investuese, kërkuan që të merrnin 2.000 – 3.000 metër kub zhavorr të pa larë në lumin Mat.

Në bisedën e parë, drejtori i Baseneve të Lezhës nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje, duke cituar vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve deri në datë 31 maj. Por u jep nr. e telefonit të një biznesmeni, i cili ka një firmë inerte që ka mbledhur rezerva gjatë periudhës që lejohet shfrytëzimi i lumenjve, ndryshojnë gjërat.

Duke u prezantuar si persona të rekomanduar nga drejtori i Baseneve të Lezhës, gazetarët e Fiks Fare kanë mundur të takojnë pronarin e firmës që merr materiale inerte nga shtrati i lumit Mat. Pronari i kësaj pike tregon se edhe për shfrytëzimin e lumit nga ana e tij, në një zonë e cila është e ndaluar, midis urave, ai ka paguar. Ndërsa u ka treguar gazetarëve rrugën që ata duhet të ndjekin për të siguruar dy mijë metër kub zhavorr pa shumë mundime. Ai u ka rekomanduar që të rikthehen sërish tek drejtori i Baseneve të Lezhës, zoti Pashk Ndoci, për t’i kërkuar atij që të t’u mundësojë marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme kundrejt një pagese.

Gazetarët e Fiks fare realizuan takimin e dytë me Drejtorin e Baseneve të Lezhës sërish në zyrën e tij

Gjatë kësaj bisede, drejtori I baseneve të Lezhës, ju ka ofruar një tjetër ndihmë gazetareve. Sipas tij, ai (Drejtori i Baseneve), do të bisedonte me kryeinspektorin e ndërtimit, z.Gazmend Osmanin, për të marrë leje dhe për të mos lejuar policinë të ndërhynte për të penguar shfrytëzimin e këtij shtrati të lumit. Por për të marrë një leje të tillë, sipas zotit Ndoci, “duhet paguar”. Ai i ka drejtuar gazetarët tek një person me emrin Leka, që ka një lokal në Linzë të Tiranës. Sipas drejtorit të Baseneve të Lezhës, ky person mund t’ju siguronte lejen që kërkonin.

Gazetarët e Fiks Fare kanë kontaktuar me personin me emrin Leka që u ka rekomanduar drejtori i Baseneve të Lezhës. Gjatë bisedës, Leka ka pranuar të ndërhyjë tek kryeinspektori i INUK-ut dhe garanton sigurimin e lejes së paligjshme, kundrejt një pagese prej tre mijë eurosh.

Ndërsa pamjet që kanë sjellë gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë qartësisht se si tre firma vazhdojnë gërryerjen e shtratit të lumit Mat, i cili vazhdimisht vitet e fundit ka qenë problematik përsa i përket përmbytjeve të shkaktuar nga ana e tij, ku banorët e rretheve Kurbin dhe Lezhë edhe pse u janë dëmtuar të mbjellat dhe banesat e tyre në asnjë rast nuk janë shpërblyer

 

Takimi i parë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, zotin Pashk Ndoci

Drejtori i Baseneve – Sa është sasia e zhavorrit që të duhet?

Fiksi – Po nja 2000 metra.

Drejtori i Baseneve – Po 2000 metra.

Drejtori i Baseneve – Jo mendoj të bisedoj me një nga këto firmat që e kanë të depozitume. Po në lumë nuk guxoj.

Fiksi – Të mos e marr të larë, se aty zhavorr ka sa të duash.

Drejtori i Baseneve – Kanë marrë zhavorr nga lumi gjatë kohës së sezonit që i kanë lejuar shfrytëzimin dhe i kanë depozituar tek impiantet e tyre. Atëherë mbaron sezoni, ata bëjnë të njëjtën … Unë po shikoj mundësinë për t’ju ndihmuar që ju të shkoni e të merrni në një nga këto firmat që kanë depozituar, por në lumë as nuk guxoj, jo, jo.

Fiksi – E di si është puna.

Drejtori i Baseneve – Sikur të më thuash e ke të gjithë botën në një anë me më thënë merre se është e jotja, unë në mënyrë absolute nuk e bëj më. Është jashtë kompetencave të mia.

Drejtori i Baseneve – E vetmja ndihmë që mund të bëj, nuk e di, besoj se mundet ta marrim tek ..

Fiksi – Atë sasi e kanë atam mund ta gjejnë?

Drejtori i Baseneve – Po more e kanë. Unë po të jap një adresë.

Fiksi – Po, po të shkosh e ta takosh e të flasësh vetë me ta.

Drejtori i Baseneve – Eshtë në krahun e djathtë. Eshtë sipër urës.

Fiksi – Nga vjen lumi?

Drejtori i Baseneve – Nga vjen lumi.

Fiksi – T’i flas në emrin tënd?

Drejtori i Baseneve – Pikërisht, patjetër mundet t’i flasësh në emrin tim. Mundet të shkosh edhe poshtë po aty bëje lidhje vete direkte, është ish- deputet i PS –së, Ndue Kola.

Shkojmë tek pronari i pikës inerte, ku na adresoi drejtori i Baseneve të Lezhës

Fiksi – Vajta një ditë tek Pashku i thashë se dua pak zhavorr. Më tha ka plot, por një mik i imi kështu, kështu. Shikoje vetë, po që se na ndihmon.

Pronari i pikës inerte – Puna është me fitu mo, jo me humbë.

Fiksi – Pashku më tha me të ndihmu edhe ty se unë mundet të futsha ekskavatore e ta merrja vetë.

Pronari i firmës inerte – Po ashtu është mirë ajo punë.

Fiksi – Po nuk ma dha lejen.

Pronari i firmës inerte – Po pa leje.

Fiksi – S’ka, nuk ka, unë e di që tani është e ndaluar.

Pronari i firmës inerte – Me i dhanë pesë lekë e me ba.

Pronari i firmës inerte– I thuaj duhen dhjete ditë, do të marr pak nga pak, për atë sasi që don ti.

 

 

Takimi i dytë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, Pashk Ndoci

Fiksi – Dy minuta tani, nuk dua të ha kohë me thënë të drejtën tani.

Fiksi – Vajta atje, më priti shumë mirë. Po e bukura është se s’e ka andej nga e dua unë, ai e ka këtej lumit. Vetëm ku e nxjerr unë më tha shkon kaq lekë, foli troç i shkreti. Unë nuk kisha çfarë i kërkoj më atij më kupton. Më thuaj ndonjë variant, ti mendo se ato lekë është gjynah që ashtu. Punoj mbasdite, jo më shumë se një javë. Bëhet fjalë jo tek ura, se te ura as bëhet fjalë, më poshtë pashë se punojnë. Nuk pashë se nxirrnin tek lumi, normalisht e keni shtrënguar, e keni shtrëngu.

Fiksi – Po të shkoj tek 2000 lekëshi, 1700 të paktën, po jo te 3000 lekëshi, shumë gjynah shumë, do i jap nga e keqja. Eshtë gjynah që t’i jap lekët kot. Më kupton? Më foli hapur, kaq goma, kaq karburant. Shkonte merrte larg ai më kupton, 5 – 4 km.

Drejtori Baseneve – Sa metër kub doni?

Fiksi – Mos u vë në siklet ëë. Thashë 2000 – 2500, ndoshta edhe 2000 mundet të shkojë. Nuk dihet si terren sa metër kub do hajë.

Drejtori Baseneve – Duhet të bëni një veprim me një fjalë. Do shkoj tek Drejtori i INUK i përgjithshëm.

Fiksi – Po.

Drejtori Baseneve – Tek Gazmendi.

Fiksi – Bisedojeni të dy bashkë.

Drejtori Baseneve – Po të kesh lidhje me të.

Fiksi – Jo, jo.

Drejtori Baseneve – Atëherë duhet me shku e me bisedu me të, normalisht kur i bën këto biseda duhet me pasë edhe interesin e tyre brenda.

Drejtori Baseneve – Eshtë puna të presim 31 majin është, ta zgjidhi pa problem.

Fiksi – E zgjidh me 31 maj.

Drejtori Baseneve – Po është halli se ti e don tani shpejt.

Drejtori Baseneve – Par 31 majit duhet me u lidh me INUK-un atje në Tiranë, është këtu komplet problemi. Me drejtorin e Përgjithshëm, me Gazmend Osmani, unë kam muhabet me të, unë do shkoj t’i afroj normalisht, do i afroj për të hapur rrugë këtej.

Fiski – Patjetër, me të filluar punë. Nuk diskutohet, ditën e parë.

Drejtori Baseneve – Se kështu janë bërë këtë punë, s’ke çfarë i bën.

Fiksi – Si e ka emrin ky?

Drejtori Baseneve -Gazmend Osmani.

Fiksi – Osmani ëëë.

Drejtori Baseneve – Po ta shkruaj që ta kesh.

Drejtori Baseneve – Eshtë, do të jap ty adresë ku ta gjesh… Lokal Jurgen, në Linzë e ke parasysh? Leka. Ai është shoku i ngushtë i tij, i bën lidhjen.

Fiksi – Dhe pastaj mbyllet ëë? Mundet të shkoj që sot.

Drejtori Baseneve – Që sot mundet të shkosh. Do bisedoj edhe nëpërmjet telefonit me to.

 

 

Gazetarët e Fiks fare takohen me Lekën, personin e adresuar nga drejtori i Baseneve të Lezhës

Fiksi – Pashku më dërgoj këtu, më duhet një çikë zhavorr. Me dt. 1 ma rregullon vetë ai nuk është nevoja. Dhe më tha të bisedoja më ty.

Leka – Kush ta ka dhënë atë numër?

Fiksi – Pashk Ndoci, kryetari i PD –së Lezhës.

Leka – E di, e di.

Fiksi – Çfarë mundet të bëjmë ndonjë gjë, unë dua nja 2000 metër kub zhavorr ta marrë në këtë periudhë, me datën 1 e rregulloj vetë. Problemi jonë është vetëm të ketë dijeni dhe të mos dërgojë ndonjë inspektor të më kapë makinën.

Fiksi – Nuk ka kohë.

Leka – Ta bisedoj sot, tani.

Fiksi – Me datë 1 është vonë. Më kupton? Nëse bëhet mirë, nëse nuk bëhet.

Leka – Jo shkoj direkt tani, nuk kam asnjë problem unë.

Fiksi – Më thuaj drejt sa duhen, kaq dua unë.

Leka – Iki direkt unë tani të kthej përgjigje për një orë.. Në orën 12 e ke përgjigjen e mbarume.

Fiksi – Të vij atje apo të pres në telefon unë?

Leka – Në telefon, s’ka problem, të marrë unë. Merre numrin 0692061594.

Fiksi – Lekë e ke.

Leka – Po. Unë po takoj i them dhjetë ditë punë. Se unë po i shkoj se tek Xhamlliku, i prishet njërit një tendë, po i shkoj. Do me ja shembë ky i Tiranës, Ben Noka, se i ka PDIU edhe të madhen edhe të voglën. Janë çu si qentë.

Fiksi – Qentë për lekë, e di, e di.

Leka – Për lekë.

Leka – Ja të marr drejtorin. Tregoi Pashkut.

Fiksi – Po, tek Qesaraku diku aty poshtë po të pres, mirë,

Leka në telefon – O drejtor ku je? Kur do shihemi ne? Deri në 12 do kesh mundësi për me u taku? Më merr mua në telefon! Mirë? Kam një bisedë që dua ta mbaroj, mirë, po pres telefon. Hajt.

 

Takohemi me Lekën pas një ore

Fiksi – U mërzite ë, u vonova një çikë?

Leksa – Jo mo jo. Unë fola, nuk e di sa do të pëlqejë ty, ky është problemi juaj. Më thanë 3000 euro të punojë sa të dojë.

Fiksi – 3000 euro të thanë të punoj sa të doje.

Leka – Si ta kesh ti, për mua s’ka problem fare.

Fiksi – Me të filluar punë vëllai vij atje tek ti.

Leka – Fola me Pashkun në Tiranë.

39 komente në “Fiksi denoncon skandalin: Për 3 mijë euro drejtori i partisë së çamëve të lejon të shkatërrosh çdo lumë”

  1. shqip shqip says:

    E nisi Fatos nano kete pune dhe u sulen si qente me rradhe: Monika, Iliri, Idrizi, Mehdiu, Lulja, Petriti, Vangjeli, … e te gjithe plehrat e ketij kombi, me rradhe!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

    1. Ti merrte vesh Doktori kta pislliqe qi bokan kta Camt kishte me i fut tan n’burg i here e i koh. Po ja qi ka dhon shembullin me ate kaptin-lopen e LSI, vidh se s’te gje gjo. Po ki asht faji i juve puqistave qi e keni lon Doktorin me votat e LSI-se ne Camve, se po ti jepni m’shtetje te gjan nuk ka nevoj me vjedh bashke me tjeret.

  2. deti says:

    Mero te lutem bej nje reportazha per Vloren . Por pasi te shikosh filmin Bashkia ku flitet per kryetarin e bashkise se Manhatanit ne SHBA.
    Ruget dhe pallatet 12 kateshe qw kan zaptuar plaxhin e ri palaxhin e vjeter, ujin e ftohte buzern e detit, rugetb e ngushta parkime nuk ka etj. Vloren po e le qeveria qw vet vlonajtet te urejne kryetarin e Bashkise por ne dem te te ardhmes se Vlores. Nje i huaj me ka thene ku e ka gjelberimin Vlora. ketu ka mure dhe vetem mure betoni. Prefekti ne nje emision televizin per kete problem ka thene “JAM i pa fuqishem. Me pare kete e ka thene kryetari i bashkise se Sarandes. Vlora eshte drejt zhdukjes. Plaxhi eshte i zene gjith teritori i saj ka emrin e pronarit qw e administron nuk ke ku qwndron po behen edhe plazhe te tjera shkruaj mero per vloren se Vlonjatet i ka zene gjymi po flene nuk e kuptojne se ne nje te ardhme nuk do ket as plazh as det. Kryetari i bashkise i beri MUTIN Vlores.nuk ka as nje lulishte mes pallateve po ndertohen pallatet e tjera nuk ka vend as per femije as per makina as per te qwndruar. cfar do te kerkosh te vish ne vlore Aleanca Kuq e Zi ka te drejte keta jane bere Pashallare.

  3. deti says:

    Mero te lutem bej nje reportazha per Vloren. Por pasi te shikosh filmin Bashkia ku flitet per kryetarin e bashkise se Manhatanit ne SHBA.
    Ruget dhe pallatet 12 kateshe qw kan zaptuar plaxhin e ri plaxhin e vjeter, ujin e ftohte buzen e detit, ruget e ngushta parkime nuk ka etj. Vloren po e le qeveria qe vet vlonjatet te urejne kryetarin e Bashkise por ne dem te te ardhmes se Vlores. Nje i huaj me ka thene ku e ka gjelberimin Vlora. ketu ka mure dhe vetem mure betoni. Prefekti ne nje emision televizin per kete problem ka thene “JAM i pa fuqishem. Me pare kete e ka thene kryetari i bashkise se Sarandes. Vlora eshte drejt zhdukjes. Plaxhi eshte i zene gjith teritori i saj ka emrin e pronarit qw e administron nuk ke ku qwndron po behen edhe plazhe te tjera shkruaj mero per vloren se Vlonjatet i ka zene gjymi po flene nuk e kuptojne se ne nje te ardhme nuk do ket as plazh as det. Kryetari i bashkise i beri MUTIN Vlores.nuk ka as nje lulishte mes pallateve po ndertohen pallatet e tjera nuk ka vend as per femije as per makina as per te qwndruar. cfar do te kerkosh te vish ne vlore Aleanca Kuq e Zi ka te drejte keta jane bere Pashallare.

  4. Tahir Muhedini says:

    A more Shpetim te thash mos te vesh keshtu legenash ne pune se do na tregojne me gisht…..mbaje vet kete turp tani se une asnje leke nga keto nuk kam marre.

  5. dembel stambolli says:

    po natyrisht do e shkermoqin Shqiperine se qamet nuk jane Shqiptare dhe nuk kane si ta duan,i kemi vene ujqerve te ruajne dhente,dhe e keqja qendron se ata jane shume shume dinake ne krahasim me shqiptaret,mbasi zaptuan vendet me te mira ne bregdet e qytetet kryesore tani duan ta shkaterojne pjesen tjeter qe nuk u intereson drejtperdrejte,keshtu vazhdoni qamaroke se ju ritet kredibiliteti dhe do tu njohin me mire dhe ata qe nuk ju njohin akoma.

  6. Edi Detroit says:

    Ne nje vend si Shqiperia ku vjedhja eshte kthyer ne sistem,kjo eshte ngjarja me normale.Ne Shqiperi jane te gjithe hajdute;Demokrat e socialiste,komuniste,balliste e legaliste,greke e nacionaliste,shqiptare dhe evgjite,cobenj e maqedonas,te gjithe kane nje te perbashket;Jane hajdute,dhe te pacipe kur vjen puna tek abuzimi me postin,edhe camet nuk shoh arsye te jene ndryshe,ata nuk kane zbritur nga ndonje galaktike tjeter,edhe ata jane shqiptare .

  7. Tan Lepuri says:

    Jeni ne terezi ju more? po ne sekseret ku do te ham buke? Na mbaj ti o taku me leket qe nxjerr nga bixhozi se qweveria 7 milion leke na jep si parti!

  8. dashamir tahiri says:

    o patriot mos e ke fjalen edhe per pallatin e Lul bashes ne det??? se guren ja hodha une per skolieren dhe per pishinen ndaj mos hani mut e sulmoni lulin se mezi e kam….qamet i madh se erdhi luli nga dibra e zuri per fare 100 metro det ne vlore….Ku jetoni ju qe si pranoni keto gjera!

  9. lopcari says:

    Po pse more lajm eshte ky?
    E keni par prerjen e re te flokve qe ka ber Ina Rama? me ca onde te bukra, me nje ngjyr bjonde po pak me e erret sic esht ne mod tani.

  10. E pash e pash, po Ina Rama ca pret tashi?

    aaa se harrova jan montazh…. jan nxjerr ke Fiksim Fare, jan montazh nuk diskutohet….

  11. edi says:

    Po qe me c vari lesht cam cifut coban cecen obobooooooooooo….

  12. sa per dembel stambollin….
    camet jane me gjak shqiptari se ty o shpiqirrr
    x edin dhe lyam
    jane byth””” ira si puna juaj dhe e prinderve tuaj, e kurva si nenat e motrat tuaja qe krijojne nje percarje midis shqiptareve.
    per ju qe ende nuk e dine
    CAM KOSOVAR DHE SHQIPTAR TE MALIT TE ZI MAQEDONISE DHE LUGINES SE PRESHEVES SJANE AS ME SHUME AS ME PAK SE JU O MALOKE TE DEGJENERUAR AS ME SHUME E AS ME PAK SE JU O GJIROKASTRIKE E KORCARE E PERMETAR TE QUAJTUR PSEUDOGREK I LINI KETO PERCARJE DHE MOS NDILLNI URREJTJE MES TUAJ.
    dhe sa ne lidhje me ata qe nxisin keto shkrime dhe e quajne veten vorio epirotas, prisni dhe pak dhe lexoni disa fakte me shume ne librin e ardhshem te Pellumb Xhufit rreth shqiperise, shqiptareve dhe pseudo grekeve te himares e shqiperise se jugut
    rropt ne pith u qifsha ju o antishqiptare dhe te gjithe atyre qe cenojne kulturen e vlerat e popullit shqiptar
    p.s SA PER TY MERO BAZE DHE SHKRIMET QE BEN, TE MOS HARROJME QE ISHE TI AI QE I NGRIJE BREKET BERISHES E I PASTROJE ULLUKUN E BYTHES SA HERE DHISTE: PRndaj rropte ne pith ku ti kesh dhe ti se te njohim kush je o degjenerata 2012

    1. dembel stambolli says:

      ja fytyra e vertete e qamit,harbuteri e tejskajshme,prandaj them nuk ka nevoj populli shqiptar per harbuta dhe ndyresira te ardhura nga shkretetirat e anadollit,gjuha shqipe ka 62 lloj sharjesh nga nena e motra te cilat te gjithe dime ti perdorim ,dhe nga perdorimi apo jo i tyre ne njefare mase ndahen shqiptaret e vertet nga anadollaket shqipfoles.

    2. salistalin says:

      hahahahahahahaaaa, te drejte ke po here tjeter ska pse e zbukuron kaq shume ankesen. Dhe thjeshte te shkruash prape do merret vesh.

  13. BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!! says:

    Ja c’far bejne camet, po e vjedhin Shqiperine me rrace e me kocke. Shpresoj qe te mos replikoje hajriu sepse i mbron shume ato camet e Berishes! Shqiperia ka ra ne doren e cameve hajdut e te pabeseve.

    1. hajriu says:

      Po ç’te replikosh me ty o copa e mishit me dy sy idioti…ik o hajvan ha ndonje petull…

  14. Landi- Sverige says:

    Keta qe sot po na dalin si “balli” i kombit dhe po na bejne “ligjin” ne te vertete jan llumi i ketij kombi qe fatekeqesisht na kan importuar veset me te ndyrra anadollake duke zhdukur traditat me te mira te ketij populli. Keta ndryshuan edhe fjalen e bukur shqipe BESA me BAKSHISH! Keta tipa qe na hiqen si “patriote” apo “nacionalista” perpiqen ti kundervihen cdo komentuesi qe kritikon te keqen me shprehje vulgare. Duhet ta dini se pergjigjia eshte reciproke packa se keni “mbrojtjen” e moderatorit. Jo, kjo nuk eshte Shqiperia! Nuk mund te jen te gjithe shqiptaret te koruptuar, vjedhes, vrases, pa dashuri e respekt per vendin e per njeri-tjetrin! Jo, une nuk e besoj, te pakten akoma, ndaj lexoj me shprese tek kjo gazete se dicka pozitive do te vij! Jo, shqiptaret nuk mund te ngelen llumi dhe plehrat e Europes sepse qytetaret e ndershem nuk i mungojne!

    1. hajriu says:

      Se kush jemi ne o landuqi , e ka treguar koha . Beses dhe burrerise se Çameve i eshte kenduar kahera , kahera ju eshte kenduar edhe juve por per kal troje dhe pederasti ama …

      1. eleYΘeriskepsi says:

        Vertet bemat e tyre i ka shkruar historia me ANEKSITILA XROMATA!

  15. jani says:

    bravo cameria . duhen zvendesu leket dhe pronat qe ju ka marre greku. forca djema

  16. adriatik says:

    Po ca prisni nga camet ju???

  17. jugu says:

    per edi lyam te ishit aq te mire su vinte hune greku edhe kot nuk ka dale shprehja si cam i pabese.sa e kishin labet e gjirokastres vlores tepelenes mallakastres pushtetin me gjirokastritin enver hoxha nuk kishte byth cami maloku jugori laluci apo fushori te shkatrronte shqiperine ne kete menyre.prandaj zotrote kur te shah gjirokastrite e korcar shplaj gojen se kur erdhe si refugjat lufte more toka ne bregdet prandaj mos ha mut shume se historia e ka treguar kush ja ben te keqen shqiperise.e keqja shqiperise nuk i vjen nga ca 300 eurosha ne jug qe nderruan kombesine per buke te gojes se ne shqiperi edhe kafshet e erga emigruan ne shtete fqinje jo me njerzit.po e keqja vjen nga njerez qe e kane mendjen vetem per te vjedhur si politkanet qe nuk bejne asgje per vendin.

  18. loni says:

    cfare jan camet ti zotri,,me shume shqiptare se ne???ju kujtohet kur keni ardhur ne shqiperi,,mbas vitit 1947,,ju futi enver hoxha per shtimin e popullsise shqiptare,,sa per shqiptare ju nuk ishit,,prandaj mos u hapni bythve kote,,myslimane po ishit kjo eshte e vertete,,shqiptare u bete me vone kur filluat te jetoni ne shqiperi,,ne fillim kur erdhet pyesni gjyshtrit qe keni sesa bukur flisnin shqip,,nuk dinin fare me ate fillim,,edhe mbas kaq kohesh 60 vjet e kusur akoma gjyshrit e juaj nuk dine mire shqip,,ju u martonit ne fillim me gocat e dajes dhe te xhajes se shqiptaret nuk ju afronin,,por mbas disa vjetesh filloi pak ndryshimi qe u bete pjese e jetes tone,,prandaj per te gjithe camet e pabese se jeni te pabese,,kjo eshte me se e vertete,,mos kerkoni dicka qe nuk e keni me trashgimi qe te jeni shqiptare me shume se shqiptare sepse eshte turp,,me thoni ju camet nje cam partizan qe luftoi ne luften nacional clirimtare,,nje emer konkret dua or camer,,,shiiiitttttttt,,,,mos flisni te pakten ju,,se ne ju shpetuam nga genociti grek,,rrini ne qetesine tuaj ne nje atdhe qe nuk eshte i juaji,,bashke me kosovaret apo maqedonesit,,po nuk ju pelqeu shkoni andej nga keni rrenjet zagare,,,,,,

    1. kujtim says:

      Loni,ke te drejte. Por nuk ke faj ti. Fajin e ka motra jote qe kur shkoi me nje cam, kujtoi se ishte i huaj. Se kuptohet te huajt paguajne me shume.

    2. maks says:

      O Lon injoranti

      partizane came te vrare doje ti:

      1) Ali Demi Hero i Popullit
      2) Xhezmi Delli Hero i Popullit
      3) Bido Sejko

      etj etj

    3. hajriu says:

      O loooooonnnnniiii , o looooooooooooooonnnnnnnnnnnnnniiiii………..ti je apo bene vete o hajvan …. Boooo sa jeni shtuar ju idiotet , me barre jeni gjithmone ju ? Ik meso historine o hajvan me brire. Ishallah s’ke moter se kushedi se sa do shtoheni ju budallenjte dhe gjakprishurit….

  19. Boston says:

    Te gjithe juve qe pergojoni popullsine Martire Te Camerise !
    Çfar Ju mban pragu i shtepise!

    1. Latif Dreqi says:

      o koqe kandari,
      ai stan ate bulmet ka, po ju jeni mosmirenjohes more pizevenger! NE vend qe te falenderoni se ky shteti i mutit shqiptar ju dha shtepi, buke, shkolle e prona..te shani e te vidhni. Ku ne te s’emes i gjeten camet pronat ne Fier, Lushnje e Vlore?! Tani vidhni dhe zhavorr lumenjve, edepseza!Dhe mos na ca trapin shume, toc kuklle!

      1. hajriu says:

        Ça thoj ti o latif ? Po ça ish shu o latif ? Si shpiegohet qe qimen ne syrin tone ti e sheh o latif shejtani , ndersa traun ne bythen tende nuk e ndjen akoma ? Ik mblidh plehrat latif….

  20. whatthehell says:

    e ndjeka fiks fare mbrame ,te ben pershtypje sjellja e kapove qe po zhvasin shtetin e shqiptareve,sikur me ken ne kolumbi ku ligji behet me goje.disa jane pasunu tuj vjedh disa nuk kan buke me hanger.shteti po pati pak standarte,keta peshqit hajna duhet ti fusin ne burg direkt.po keta jane ata qe mbajne ne pushtet saleh sulltanin,zinxhir shkon korrupsioni,nga koka qelbet peshku.ku ka came ka nji problem,jane qenie te pabesa dhe tinzare,pjelle anadolli.

  21. Arbeni says:

    A e dini ke ka vene sali vicidoli per te ruajtur mjedisin ?
    Ka tre vjet ne qeveri ka punesuar te gjithe katunaret dhe mashtruesit me ne krye nje ordiner injorant si alfred deshati, katunar 300 karat dhe qe i ka vene per detyre per te ruajtur mjedisin ku b..q

  22. salistalin says:

    more BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!!= koqe kanari !
    krimi nuk njeh shtetesi, fe e rrufe.
    Pse Karraxhaferri jot qe vodhi nje gerqi te tere ? Po Ausländer Bolanos, Dules qe vjedhin ?
    He mo prifti i Rrezes cna fjalos ? Po ketyre co tu bejme, ti tredhim ?

  23. Pavaresia says:

    E ndjej veten me keq se shtrati i lumejve kur i gerryejne eskavatoret e korrupsionit, kur lexoj ,,komentet” e nje kategorie qe vetem te zhgarravijne neper mure dine. Keta bicimer jane dyfish te ligj. E para jane injorante dhe vetem te shajne dine; vetem ate fjalor kan pervetesuar… Dhe e dyta: Perfitojne duke mbuluar koken si struci pas anonimatit! E cka ketu per te share e fyer nje popull per nje problem qe i perket nje apo dy personave?. Ai drejtori cam qe gerryka lumejte me 3000 Euro, ka nje Minister qe quhet Fatmir Mediu. Ky ministri ka nje k/Minister qe quhet SALI BERISHA. Atehere pse u dashka gozhduar vetem ai drejtori cam? Po ai drejtori i Lezhes, cam eshte? Korrupsioni nuk e ka emrin CAMERI e as KOSOVE. E ka emrin QEVERI! Lerini camet e kosovaret ne hallet e tyre. Duke u shprehur keshtu pa pergjgjesi e me nje fjalor prej injorantesh, vec grekun e serbin gezoni. TURP!

  24. Leka says:

    Cdo gje shqiptare,po shkaterrohet nga cami i madh Sali,mos pyet me per camet e tjere.

  25. artur says:

    turqit cam do te thot gazetaria se camet sjan as edhe 1 perqind shqiptar.

  26. Dua Zhavorr says:

    Sa e paska ulur pazarin dhe Gazmend Osmani more cuna.Paska kap kriza dhe PDIU e Shpetim djalit.

  27. Dua Zhavorr says:

    Sa e paska ulur pazarin dhe Gazmi more cuna.E paska kap kriza dhe PDIU e Shpetim djalit.

    1. VLORA IME says:

      UNE NUK JAM CAME, PO NESE DO KISHA MUNDESI TE ZGJIDHJA NE NJE RILINDJE TE JETES DO ISHA ME KENAQESINE ME TE MADHE CAME..ESHTE NJE TURP I MADHE KUR LEXON SHKRIME SI KETO QE PO SHIKOJME TE SHKRUHEN ..NE RADHE TE PARE ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE SHKRUAJNE PERSONA QE DHE GJUHEN SHQIPE NUK DINE TA SHKRUAJNE..NDONSE E MBAJNE VETEN PER SHUME SHQIPETARE,AS HISTORINE E SHQIPERISE NUK E DINE DHE BESOJ SE DHE NE SHKOLLE KANE QENE TE FUNDIT ..SE PER HISTORINE E SHQIPERISE NE JEMI NJE GJAK,NGA ULQINI NE PREVEZE,NGA PRIZRENI NE GOSTIVAR,NGA KUMANOVA NE VLORE,NGA CAMERIA NE KOSOVE….KUR TE SHKRUANI LEXONI MIRE DHE MOS MERNI PERGJEGJESI JASHTE DIJEVE DHE AFTESIVE TUAJA..INJORANCIA KA SHUME FORMA TE SHPREHURI NJA NGA KJO ESHTE DHE TE SHKRUARIT PA BAZA..PO NDONJE HERE ESHTE ME MIRE SE KUPTOJME SE CFARE BREZI PO RISIM…SA PER KORUPSININ E ZHAVOREVE ESHTE SHUME KEQ, PO JO SE KETA PERSONA E SHPIKEN KETE KORUPSION ..SHIKONI NGA TE KATERTA ANET MAUNE TE NGARKUARA ME HEKURA PO SHKATEROHET CDO GJE MBI TOKE..KY ESHTE DJERSA E PRINDERVE TANE..PASURI KOMBETARE PO TRETET SI KRIPA NE UJE..PER KETE DUHET TE GRIHEMI SI FIZIKISHTE DHE MORALISHT..ZHAVORE DO SJELLI LUMI PRAPE PO PASURI KOMBETARE NUK KA NGA TE NA VIJE ME…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje