Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri, na parakalon Kosova

1 Maj 2012, 09:47Politika TEMA
Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri, na

Liria e shtypit në Shqipëri vijon të përkeqësohet pa ndalim. Raporti më i fundit i Freedom House tregon se liria e shtypit në Shqipëri është përkeqësuar me një vit më parë, duke rënë në vend të 107 në botë, me një vlerësim prej 51 pikësh në kuptimin negativ. Shqipëria ishte në vendin e 102 me 50 pikë. Media në vendin tonë cilësohet si pjesërisht e lirë. Të njëjtin vlerësim me Shqipërinë ka edhe Libani, Maldivet dhe Libani. Por ajo që bie në sy është se na ka parakaluar edhe Kosova, që tani ndodhet në vend të 97-të. Një vit më parë ata ishin në vend të 104-të.

 

Raporti i ri vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky hyn edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit është shënuar një rënie në dallim nga viti i kaluar. Në rajon Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë. Në renditjen e Freedom House Shqipëria gjendet në të njëjtën pozicion me vende si Libani, Tunizia, Maldive,Tunizia dhe pasohet nga Bangladeshi, Kenia dhe Mauritania që pozicionohen vetëm një shkallë më poshtë se Shqipëria.

Përmirësimet e vetme të vogla, sipas raportit, janë shënuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjeorgji.

Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.
Ndërkaq, në gjendje më të mirë vlerësohet të jetë liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovina me notën 48, ndërsa më lart gjendet Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35.

Freedom House, vendet që i vlerëson nga 0 – 30 i sheh si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.

Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.

6 komente në “Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri, na parakalon Kosova”

  1. Argita_B says:

    Media fatkeqesisht aktualisht sherben interesa apo opinione individuale te caktuara e nuk sherben me per te transmetuar te verteten ne menyre objektive te lexuesi!
    Gazeta Tema pershembull, qe sjell kete artikull ne linje, me apo pa dashje (dhe pse mund ti sherbeje popullit ne kete menyre) del nga rroli i vet kur vendos te shkruaje vetem kundra qeverise aktuale, dhe asnje kritike ndaj opozites!
    Media duhet te sjelli te verteten, ne menyre qe lexuesi te krijoj opinionin e tij, e jo ti imponoj lexuesit opinionin e redaktorit apo gazetarit qe shkruan artikullin.
    Pra gazetari apo redaktori, duhen te jene te zhveshur nga opinionet personale kur shkruajne nje artikull, ne menyre qe te transmetojne realitetin, e jo opinionin e tyre pas u influencuar nga media.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      C’fare thua moj ?!?! Si mund ta quash Gazeten Tema dalje nga rroli saj kur ajo pikerisht thote qe eshte gazete opozitare…Dhe kur eshte opozitare, nuk do te thote kush eshte ne pushtet qe ajo mos ta kritikoje me…Te kesh opozitar dhe te sulmosh qeverine eshte gjeja me e mire…Ruan ballancin ekonomik, shoqeror qe i nevojitet nje shteti…C’fare te shkruaj per qeverine aktuale ?!?!…Qe Sali Berisha vajti e preu shiritin per te 5-sten here tek ish teknikumi i Kucoves se u kthye shkolle e mesme…?!?! Apo preu shiritin e nje rruge qe e riasfaltuan ?!?! Nuk e shef realitetin ne Shqiperi ti moj moter..?!?!
      Po harruan keta te Temes te shkruajn me germa ta medha “Breaking News” se kush doli nga Big Brotheri e budalliqe me thes..

      1. Argita_B says:

        NjeQytetarOptimist,

        Te jesh ne opozite nuk do te thote te kritikosh çdo gje qe ben qeveria dhe te mburresh çdo gje qe ben opozita !!
        Nuk e di se mbi cilat kritere ti bazohesh ne ato po per mua roli i nje media nuk eshte as te jete ne krah te mazhorances, as kundra saj, po te jete thejsht percjelles i se vertetes te lexuaesi e duhet te jete lexuesi, e vetem lexuesi ai qe krijon opinionin e tij mbi te verteten (perveç analizave te cilat i serviren si te tilla e jo si lajme te zhveshura nga opinioni).
        Ne asnje vend nuk shkruaj se nuk duhet kritikuar qeveria, Berisha apo te tjete!
        Ajo qe shkruaj eshte se lajmet qe sillen ne gazete jane te vetem kundra qeverise, pra nese distancohemi pak, kuptohet lehte se ajo qe demton Shqiperine eshte mazhoranca, dhe mjafton te hiqet qeveria qe gjendja te ndryshoje.
        Ky per mua eshte nje iluzion i gabuar qe i shitet shqiptareve, i rrezikeshem biles, dhe Tema duhet te distancohet nga kjo menyre e te beri “informacion”.
        Flas per Temen ne kete rast, po kjo sdo te thote kurresesi qe mediat e tjera jane me te pastra.
        E verteta eshte nje, pra ajo duhet sjelle per lexuesin, dhe jo vetem nje pjese te se vertetes (dhe pse ndofta qellimi i gazetes Tema eshte per te ndohmuar popullin, ajo del nga rroli i saj baze).
        Nuk shihet thuajse asnjehere qe nga 2006 qe ne nje artikull te gazetes Tema te kete nje shkrim kritik ndaj opozites!!
        A ju duket juve perfekte opozita shqiptare dhe qe nuk ka asnje vend e asnje moment qe mund te kritikohej ne kete 5 vitet e fundit!!

  2. whatthehell says:

    fillimi i diktatures berishiane otomane sa ka fillu,kush kujton se do ti nxihet faqja dhe do rrijne pa vjedh zgjedhjet 2013 gabohet,per cdo vit po shtohen mediat dhe gazetat anti qytetar dhe qe po shesin nje qeveri qe nuk ka legjitimitet se po vjedh votat.sistemi ka vjedh shume dhe jeniceret militante te saleh sulltanit genjehen me pak.mediat ne shqipni jane pjese e elites hajne dhe vrasese.se si me duken kur i shikoj dhe lexoj,si mund te krahasohen me mediat e nje vendi evropian keto burdello media.praktika qe mos shaj qeverine dhe rri asnjanes eshte po aq fajtore sa eshte klani dhe abc,salehi ju a ka gjet njerezve te prapambetur ne shqipni,jepju pak big brother,pak sport pak porno dhe shume salih.me keq do bahet edhe pak dhe do vijne ligje qe ndalohet te shahet sulltani dhe argita.

  3. Treviso says:

    Gazetat e pamvarura luftojne mbijetesen.Per te mbijetuar duhet te shkruash ate qe njerzit kan interes.Me gjithe presionet qeveritare qe ka kaluar gazeta Tema po te mos ishte e vlersuar nga lexuesit nuk do jetonte as 24 ore, por ka ditur te punoje mire.Ka dhe qe nuk i pelqen dikujt dhe kjo eshte nje ane e mire se permirsohet me shume si gazete.Ne lexuesit jemi te lire te lexojme ate qe na pelqen.Une shikoj qe kjo gazete eshte me e lexueshme dhe komentuesit bejne replika per ato qe lexojne.
    Per te kritikuar opoziten ka kohe, por problemi eshte per te demaskuar partine ne pushtet qe po e fundos çdo dite e me shume vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje