Prokuroria dorëzon dosjet, Prendi e Llupo akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Vazhdon hetimi për vrasjen e Aleks Nikës

30 Prill 2012, 17:04Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije në një njoftim për shtyp se ka dorëzuar në gjykatë dosjen me katër të akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Dy prej tyre akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kurse dy të mbeturit akuzohen për pengim të drejtësisë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera, më datë 20.04. 2012 ka dorëzuar pranë Gjykatës së rrethit Tiranë dosjen në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm:

Ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, germa “ë” i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë. Ndaj shtetasit AgimLlupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe në datën 19.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërkohë është bërë me dije se vazhdon hetimi për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e dy protestuesve.

“Hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa,” thekson prokuroria.

 

 

18 komente në “Prokuroria dorëzon dosjet, Prendi e Llupo akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Vazhdon hetimi për vrasjen e Aleks Nikës”

  1. BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!! says:

    Humbje kohe.

    1. Vlora says:

      i sistemon dosjet shpresa becaj ne fund

      1. BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!! says:

        po po!

    2. Mic Sokoli says:

      Ky i papergjegjshem eshte pas gjithe asaj qe ndodhi ne 21 janar. E deklaroi Saliqeni vete ne parlament: “Do tua baj ma zi se ne 21 janar!
      Na ka turpnue te tan malsorve ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/kush-qendron-pas-agim-llupos.html

    3. Kol Frakusha says:

      NUK ESHTE HUMBJE KOHE, ATA NUK I ZE GJUMI. NDREA PO PI ILAQE SE KA HALUCINACIONE DHE I DHEMB B…
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html

  2. elinor says:

    Akuza duhej fillu nga koka, jo nga bishti. Sali birisha dhe lulzim bisha jane emrat qe duhej te coheshin ne gjykate!

    1. LORA says:

      Per kete akuze, nuk ka nevoje te sekelldiset dhe te perdridhet ina rama.Dr dhjeramani e beri ME GOJEN E TIJ NE PARLAMENT deponimin e krimit te tij,,,,,,,Do t’ja u bej si ne 21 janar- i kercenoi deputet socialiste ne seancen e votimit te anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, qe zinte vendin e mbetur nga ikja e kreshnik spahiut.Pa gek pa mek,pa harxhe hetimi suplementar kryekrimineli i 21 janarit eshte publikisht i vetdeklaruar.Apo jo Elinor??????

      1. elinor says:

        Absolutisht qe po, Lora! Ate kisha edhe une nder mend ne komentin tim.

  3. fatmir says:

    nqs zoti atje lart do te me autorizonte vija drejtesi per 21 janarin do te jepja percaktimet si me poshte :
    1 a.arvizu fajtori kryesor si arkitekt i 21 janarit (debim nga shqiperia)
    2.berisha & basha vrases kryesore (karrike elektrike)
    3.rama & ruci tradhetare dhe frikacake(peshtyme dhe gelbaza surratit)
    4.te gjithe te pandehurit e tjere falen menjehere.

    1. hasan says:

      Dakord jam ,por me duket i lehte denimi per Arvizun.Jo debim nga Shqiperia por debim nga kjo bote,meqe Amerika e ka nje ligj te tille.

      1. fatmir says:

        -per arvizune me nderhyrjen tuaj do ti shtoja nje denim qe te mbaje me pension te plote femijet viktimave te 21 janarit.
        -harrova shpalljen heronj te 4 protestuesve te bulevardit.. e meritojne

  4. Grigor says:

    Keta jane vetem ekzekutore. Jane cirake te padroneve te medhenj qe dhane urdher. Ata jane me emer dhe figure. Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Per sa kohe ata nuk akuzohen dhe nuk kerkohet denimi i tyre, cdo akuze ndaj cirakeve te tyre apo peshqve te vegjel tingellon qesharake.

  5. ajdin says:

    Rer mendimin tim vrasesit e vertet jane TRESHJA E AMBASADORVE pastaj vijne SALI BERISHA e Lulzim basha. GJukata si gjithe te tjerat te akuzuarit ka per ti liruar per munges provash…………………..etj.Keshtu qe drejtesi kur nuk do kete ne SHqiperi.

  6. Kol Tivari says:

    Nuk marr pesiper te komentoj vrasjet as akuzen apo gjykate .Eshte teper heret.
    Por me bane pershtypje disa qe thone per ambasadoret te largohen e ku e di une.
    Une mendoj se largimi i tyre asht pak.Duhet ti shpallim lufte SHBA ,Italise dhe Gjermanise nga jane keta ambasadore dhe ti shpartallojme.Ta provojne cdo te thote Shqiperija komuniste dhe mobilizimi revolucionar se kemi me vete te gjithe marksite-leninistet ne bote ,gjithe popujt liridashes dhe perparimtare dhe revolucionare ne te gjithe globin.Keshtu mund te bejme te mundur fitorjen e komunizmit ne te gjithe boten dhe clirimin e popujve te shtypur nga diktaturat.Perparan shoke per fitorje te reja
    Lavdi marksizem leninizmit nganjillmtar.

    1. andon ashiku says:

      O Kol Tinari pse vrasjet nuk i komenton a do me prit gjykaten te thote qe videoja eshte eshte montazh???????

      A te duket se Shqipnia asht DEMOKRACI??????
      http://en.wikipedia.org/wiki/Democracy_Index

  7. poshte fashizmi says:

    Ne qofte se gjykata dhe prokuroria e kane seriozishte atehere e verteta do dale nga keto 4 persona qe akuzohen per vrasje dhe pengim te hetimit.Ato do fillojne dhe te shfajsohen duke treguar kush ishte ai apo ato qe dhane urdher per vrasje te protestuesve,dhe ktu merr funde gjithçka

  8. aron says:

    Maskarenj me plot gojen i meritojne fjalet ,denohen zbatuesit dhe jo urdheruesit.Turp njemije here ,te jetosh ne Shqiperi baraz me servil ose i pervuajtur .Çdo dite nje ligesi,dhe kush nuk ndryshon gjysem i vdekur,ske rruge tjeter ose fol e ste degjon askush ose hesht e” hahu” me vetveten.

  9. nn says:

    VETEM DEMOKRACI QE NUK KA NE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje