Gazmend Oketa, ish-zv.kryeministër e ish-ministër i mbrojtjes, lajmëron krijimin e Frymës së Re Demokratike. “Të hënën krijojmë partinë e re” thotë ai, duke shtuar se kjo forcë e re politike do të ketë të tjera vota në Kuvend, veç votës së tij. “I sëmuri me kancer nuk ka nevojë për operacion plastik të fytyrës”, shprehet Oketa për qeverinë Berisha
Nga Skender Minxhozi
Revista JAVA
Zoti Oketa, mbetet iminent themelimi i partisë më të re politike, asaj që deri më sot është njohur si “partia e Presidentit Topi”. A mund ta konfirmoni këtë zhvillim të ri? Nëse po, cili parashikohet të jetë emri i këtij formacioni të ri politik?
Ajo që mund të konfirmoj unë është se të hënën, datë 30 Prill, do të zyrtarizohet iniciativa e një grupi nismëtar, për organizimin e një force të re politike të qendrës së djathtë, e cila do të quhet “Fryma e Re Demokratike” apo shkurt FRD. Kjo forcë e re politike nuk do të jetë as partia e Topit, as e Oketës apo e dikujt tjetër, por një forcë e cila do të përfaqësojë të gjithë ata qytetarë të ndershëm shqiptarë dhe së bashku me ta do të punoj për t’i kthyer së pari politikës shqiptare moralin e humbur. Ne besojmë se pas 22 vitesh tranzicioni pothuajse rraskapitës, qytetarët shqiptarë meritojnë një përfaqësim politik të ndershëm e dinjitoz, një përfaqësim politik i cili synon të kontribuojë në forcimin e shtetit shqiptar dhe jo në dobësimin e tij për interesa partiake apo interesa individësh, cilëtdo qofshin ata.
Fryma e Re Demokratike do të jetë një forcë e cila do të dëshmojë se politika shqiptare mund të jetë dhe ndryshe, mund të jetë një politikë e cila qytetarët nuk i ka në qendër të vëmendjes vetëm në fushata elektorale, por në çdo ditë të punës së saj, një politikë e cila shtetin e së drejtës nuk e përmend vetëm nëpër fjalime, por e forcon dhe e mbron atë në çdo çast, një politikë e cila nuk ja vret ëndrrat rinisë dhe i ofron si zgjidhje largimin nga atdheu, por një politikë e cila krijon instrumentet përkatës për qarkullim elitash dhe dhënie mundësish të rinjve për të drejtuar vendin, duke ja dhënë atyre këto mundësi pa kushte dhe pa i kërkuar të deformojnë karakterin për karrierë politike apo profesionale.
Koha e partive të kryetarëve të përjetshëm duhet të marrë fund, nëse nuk duam që Shqipërisë sonë t’i vijë “fundi”. FRD do sjellë një frymë të re shprese, besimi dhe paqtimi në skenën politike shqiptare dhe besoj se kjo frymë do gjejë mbështetje të gjerë tek të gjithë ata qytetarë të cilët ashtu si 22 vite më parë e duan Shqipërinë si gjithë Europa.
Cili do të jetë pozicioni juaj brenda këtij formacioni politik?
Është ende shumë herët për të folur për pozicione dhe kjo është gjëja që na shqetëson më pak, të gjithë iniciatorëve të këtij projekti politik afatgjatë. Momentalisht ne po punojmë për piketat kryesore programore dhe ato statutore. Më pas, me një proces diskutimi të gjerë me anëtarët dhe simpatizantët e partisë, me ekspertë të fushave përkatëse, me të rinj e të reja, me përfaqësitë e biznesit apo grupeve të ndryshme të interesit, do të hartojmë programin afatgjatë të FRD-së, ndërsa strukturat e saj do të hartojnë statutin final, i cili do të ketë si pika të pandryshueshme, parimin një anëtar një votë dhe kufizimin e mandateve. Ne nuk do t’i ftojmë qytetarët, të rinjtë e të rejat t’i bashkohen një projekti të përfunduar, por do t’i ftojmë ata që së bashku ta ndërtojmë atë, duke i dhënë mundësi cilitdo të japë kontributin e tij dhe të jetë pjesë aktive në hartimin e programit dhe statutit final.
Së fundi skena parlamentare është bërë interesante, pas votimit në “fotofinish” të anëtarit më të ri të KLD. Ju nuk morët pjesë në votim. Si e shihni të ardhmen e afërt të këtij lloj votimi në Kuvend, për shembull, në rastin e kreut të shtetit. Cili do të jetë qëndrimi juaj si deputet, në votimin e presidentit të ardhshëm?
Personalisht e kisha të vështirë t’i bashkohesha rrjedhës që mori ajo seancë parlamentare. Mbi të gjitha, e kisha të vështirë, pasi mendoj se atë ditë u riluajt një shfaqe e shëmtuar politike, të cilën të dyja palët, pra dhe mazhoranca dhe opozita, e donin. Përsëri kjo mënyrë e të bërit politikë dha një produkt të cilin njëra palë e pranon dhe tjetra e konteston, dhe përsëri opinioni publik e ka të vështirë të kuptojë se nga qëndron e drejta. Të dyja palët mendoj se i trembeshin rezultatit dhe duke njohur sjelljen politike të njëri-tjetrit mendoj se zgjodhën atë rrugë për të dalë nga ajo situatë.
Si të mos mjaftonin kontestimet e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme apo lokale, ne vazhdojmë dhe kemi rezultat zgjedhor të kontestuar, por kësaj rradhe brenda sallës së Kuvendit. Do ishte e pafalshme nëse e njëjta procedurë votimi do të përdorej për zgjedhjen Presidentit të Republikës dhe një gjë e tillë do i bënte ambalazhimin më të keq të mundshëm një legjislature thuajse totalisht të dështuar. Nuk besoj se do arrihet deri aty.
A është e saktë të thuhet se partia më e re që po themeloni, do të ketë më shumë se një deputet në parlament?
Nuk e di nëse i referoheni kësaj legjislature apo asaj që vjen pas zgjedhjeve të reja të përgjithshme, por në të dyja rastet përgjigja është “Po”! Sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme numri i deputetëve të FRD do të jetë më i madh dhe do të përbëjë dhe veçantinë e atyre zgjedhjeve, duke dëshmuar se qytetarët shqiptarë dinë të ndëshkojnë me votë partitë e vjetra politike, të cilat herë njëra e herë tjetra, në funksion të alternimit të pushtetit, kanë bërë shpesh herë që Shqipëria të mbetet në vend apo akoma më keq të bëjë dhe hapa prapa.
Si po funksionon qeveria? Si po qeveris kryeministri Berisha? A mendoni se ky kabinet ka nevoje për ndryshime?
Nuk mendoj se bëhet thjesht fjalë për ndryshime emrash. Ajo për të cilën ka nevojë vendi mendoj se është ndryshimi i mentalitetit të klasës politike dhe i mentalitetit qeverisës. Respektimi i institucioneve të pavarura, drejtësi e barabartë për të gjithë, si për qytetarët ashtu dhe për politikanët, lufta kundër korrupsionit, i cili ka dalë hapur, siç kanë dalë hapur plehrat që kanë mbuluar gjithë territorin e vendit, nuk janë çështje të cilat lidhen thjesht me emra ministrash, por lidhen me vullnete për të mirëqeverisur apo vullnete për të zhvatur “ç’të mundim”, lidhen me vullnete për të ndërtuar shtetin, apo me vullnete për të forcuar pushtetin e një individi apo force politike. Pa ndryshuar kjo situatë, asnjë ndryshim emrash nuk do kishte efekt, do të ishte si një të sëmuri me kancer, t’i bëje thjesht operacion plastik në fytyrë. Mendoni se kjo do t’i shpëtonte jetën?
Si e shihni debatin për reformën zgjedhore? A jeni dakord me partitë e vogla, të cilat kërkojnë korrigjimin e sistemit zgjedhor?
Fatkeqësisht media, me apo pa dashje, ka rënë në lojën politike dhe përdor etiketat “parti e madhe” apo “e vogël” dhe për çështje ku diskutohen parime themelore. Rëndësi i duhet kushtuar faktit se nga cila anë qëndron e drejta. Unë jam dakord me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila siguron barazinë e votës së qytetarëve shqiptarë dhe besoj ky duhet të jetë thelbi i debatit, pa i dhënë rëndësi se kush e thotë. Debatin për reformën zgjedhore e shoh si serinë e rradhës të një telenovele, fundi i së cilës dihet që në serinë e parë. Është fare e qartë që ndërmjet dy partive të vjetra, PD dhe PS, apo më saktë ndërmjet z. Berisha dhe z. Rama, ka një marrëveshje për të mos e ndryshuar kodin dhe për të mos respektuar parimin kushtetues të barazisë së votës. Megjithatë, nënshkrimi nga të dy i propozimeve të një grupimi shumë të madh partish politike duhet shënuar si diçka pozitive. Sa do ti respektojnë firmat e tyre, mbetet për tu parë dhe nisur nga eksperiencat e mëparshme gjykoj se është ende herët për të qenë optimist. Megjithatë kodi zgjedhor ne nuk na tremb aspak, dhe jam i sigurt se shoqëria shqiptare ka fituar pjekurinë e duhur për të dëshmuar se po humbe besimin e saj nuk ka kod elektoral që të shpëton. Dhe kjo vlen për të dyja partitë e vjetra.
Keni lesh ju,ja c’a keni.
Nese ata kane frike te ngrene zerin dhe te votojne kunder BARBARIT,atehere pyetja qe lind vetvetiu eshte:Per c’a mutin i duam ata me nder ”deputet”???????????
Pra asgje s’paska ndryshuar edhe me daljen ne skene te Partise tuaj.
Lexoje me vemendje, Dean, se ndoshta meson dicka! Rama eshte ne lojen e berishes; nuk mund te them se ata te dy jane njesoj, por edhe Rama ndihet shume i pasigurte ne vetvete dhe kjo pasiguri e detyron qe te dale jashte vlerave dhe principeve demokratike. Sic duket, perballja e tij per nje kohe te gjate me saliun duke mos qene ne gjendje ta mposhte ate i ka kushtu shtrenjte edhe vete Rames – eshte infektu edhe ai me virusin berishist. Dashje pa dashje, edhe Rama ka adoptu menyrat e paskrupullta te saliut ne berjen e politikes dhe kjo gje nuk i ka shpetu Oketes pa e vene re.
Forca Oketa, nxirri qe te dy ne pension!
elinor?!,aftesia per te manipuluar apo per te interpretuar sipas deshires(1 fenomen,ideologji,sjellje…etj) nuk eshte 1 veti qe e gezon dikush(1 i zgjuar/ditur sikur i themi ne),por 1 Dobsi dhe Mangesi e Gjuhes,si mjet komunikimi.Jo i Shqipes,por i cdo lloj gjuhe te folur ne Planetin Toke.Per rrjedhoje kur dy veta flasin/debatojne,qe te 2 kane te ”drejte” dhe ”gabim” ne te njejten kohe.1 fenomen i tille i jep te drejten Zotit Oketa te duket i Arsyeshem,Engjell,Demokrat,Parimor…etj.,dhe pa dyshim qe do kete edhe njerez qe do e ndjekin dhe do e votojne pasi ne fund te fundit ajo qe ofron Zoti Oketa eshte po e njejta retorike qe konsumohet prej vitesh ne Shqiperi,por e thene nga 1 person me status ”I Pafajshem,Ndershem/Intelektual..etj”,ke 1 elektorat qe do te degjoj po te njejtat gjera por te thena nga dikush tjeter.1 i ”RI”.Kjo retorike nga ana e Oketes,behet per llogari te Partise se re ku ai edhe militon dhe eshte e drejta e tij.Pyetja eshte se me te vertet cfare te reje sjell kjo Parti?????
Per mua,HIC ASGJE.
Une personalisht nuk jam per 1 numer te pafund Partish,ne skenen politike Shqiptare,pasi Historia jone nuk e ka lejuar zhvillimin Organik te mendimit.Ketu ke ne Ideologjite jane zakonisht te ”Importuara” nga jashte(Republik,Monarki,Komunizem,”Demokraci”),dhe ajo qe ne Shqiptaret SHTOJME eshte vecse Militantizmi,qe per hire te se vertetes eshte edhe pasioni yne shekullor.Per shembull,1 rast me tipik dhe Qesharak i mundshem eshte Kosova,ku ka 1 numer te madh ”Partish”,por ku te gjitha deklarojne se jane te ”Djathta” dhe kan frike me u deklaru si te ”Majta”.A e kupton se sa Ironike,Qesharake dhe Jofunksionale eshte 1 perqasje e tille qe ne Shqiptaret kemi?Per kete arsye,ne Shqiptaret jemi gjithmon te fundit dhe te ”afte” te prodhojme vetem Sisteme dhe Ideologji Hibride sikur ”Mbreteria” hibride,”Socializmi” Hibrid(krijues,thoshin komunistet) dhe ”Demokracia” Hibride qe po perjetojme sot.Pra te gjitha keto lloj formash jane aspak Funksionale dhe Joproduktive.Megjithate,une prap mendoj se edhe per 1 periudhe prej 10-15 vjecare dominimi i 2 partive do te/duhet te jet Dominant.Problemi yne nuk eshte ”pluralizmi” i partive,por Aftesite ideologjike per te prodhuar altenativa zhvillimi,Pragmatizmi,Largpamsia,Sinqeriteti i Liderve te 2 partive kryesore.A eshte e mundur qe jeta politike ne 1 vend te Drejtohet dhe Dominohet nga 2 parti???????
Po!,ne Sh.B.A.,Uk.Pra si eshte e mundur qe ne keto vende 10-100ra milioneshe, ky sistem te funksionoj,por JO ne Shqiperi?????Keto vende kane te drejten nga ana numerike te prodhojne 1 numer te ”pafundem” Ideologjish/Partish,por nuk ka ndodhur keshtu ne praktik.
Kemi 1 ANOMALI ketu,qe per mua eshte populli Shqiptar dhe per hire te se vertetes duhet thene se,as Topi,as Oketa dhe as Spahiu nuk do munden dot t’a ”rregullojne”,pervecse e kthejne te gjithe skenen politike ne 1 KAOS te vertet,ku gjithsecili bertet se ka me shume te drejt se tjetri dhe ne fund bejne ”koalicione” per ”INTERES te Kombit”.Dhe ne e dime shume mire se c’a do te thone keto ”koalicione”.Kjo eshte 1 histori e pare,me Xhuvelin,Meten dhe te tjeret qe pritet te futen ne VATH.
Por me konkretisht,problemi im me Oketen dhe deklaraten e tij:“Kemi deputetë të tjerë në Kuvend”.
Pyetja qe lind eshte ku jane keta deputet,cfare lloj oponence kane treguar ndaj asaj qe e konsiderojne te Gabuar,kush jane dhe pse s’jane bere te gjalle akoma,megjithese FRD tashme ka lind????
Ti a njef ndo1 deputet per te cilet flet Zoti Oketa???
Zakonisht,kur fenomene te tilla ndodhin neper Bote,ne kete pike te zhvillimit te ngjarjeve FRAKSIONI brenda 1 partie ka ndodh dhe eshte Kristalizuar.Pse nuk ka ndodh akoma 1 fenomen i tille ke PD-ja?Ti vet,a njef ndonje Fraksion brenda PD-se…..etj,se u zgjata shume???????????
Per te gjitha arsyet e mesiperme mua me duket kjo ”parti” e ”re” thjesht 1 FIASKO,qe do perfundoje ne prehrin e Berishes po sikur Imami,Ceka,Pollo&co.Por ajo qe mua me shqeteson me shume nuk eshte se kjo parti eshte 1 Fiasko,por me teper e levizje Kalkuluar,pasi BARBARI i Vicidolit NUK MUND TE VAZHDOJE TE VJEDHE me vota ne rruge primitive dhe me Force duke mbushur kutite ne menyre Demonstrative.Keto forma jane te Konsumuara tashme,dhe te tjera kerkohen me qellimin final qe Rama te mos vije ne pushtet ne 13en………..Ai BARBAR eshte gati te beje Aleance edhe me 3/4at e PS-se,por vetem me RAMEN JO,pasi ai eshte i vetmi qe e shqeteson nese vjen ne Pushtet.Topi?,Oketa?Jo,s’pjerdh shum ai………….etj.
Gjith te mirat,(asgje personale).
ne pension dhe jasht mode. jo me lider te perjetshem !
Forca per t’i nxjer te tre ne lesion te pra te parakohshem edhe Ilir M…in.
Urime PRD, bravo Oketa ke qen gjithmon nje njeri luajal dhe i ndershem. Shpresoj qe demokratet e ndershem ta kuptojne dhe te bshkohen me ket fryme te re. Urime edhe njeher!
JU UROJME QE NE PARTINE TUAJ TE MOS FUTEN AS SPIUNE TEVJETER DHE AS TE RI SE PERNDRYSHE DO TE PERFUNDON DHE KJO SI TE TJERAT!
o gaz oketa,po ju pjerdhsha deputetët që keni në radhët e berishës!mir ti abstenove për votimin “visha”,po të tjerët përse votuan në favor të berishës???o gazo çfar jeni tu bo?jeni tu tall bythën me popullin injorat të salbanisë?kur jeni ka q deputet kundër berishës përse nuk e rrëzoni që sot?or me dipllomë injoranti në shkencat politike,po të bëni një gjëtë tillë,rrëzimin e qeverisë diktatoriale që po e mbani JU në këmbë,ju do të fitoni shumë,shumë më shumë pikë se sa këto pregatitjet tuaja makjazhuese!do të fitonit pikë më shumë se sa tërë opozita e çorganizuar dhe raskapitëse e ramës!
por mesa duket ju nuk e keni një qëllim të tillë!
ju keni interes që kjo qeveri të jetojë!
tërë puna juaj është grumbullimi i më shumë votave nga “ish pronarët” “ish të persekutuarit” dhe masa e djathtë e zhgënjyer nga gomarllëqet e ramës!
për ti bashkuar në fund me thesin e berishës!kështu që me një mashtrim të vogël ju ti siguroni dhe një mandat qeveritar,që duke përjashtuar pabesinë tuaj ndaj elektoratit shqiptar,do të jetë ndoshta “fitorja më e ndersheme”e berishës që pas ’92shit!
një zotim tuaji për mosbashkpunim me berishën pas zgjedhjeve të ardhëshme do të ishte diçka më shumë se këto striptize të errëta!
përndryshe janë thjesht një mashtrim i zbuluar që në fillimin tuaj!një mashtrim për këtë popull që nga e keqja i beson çdo lloj brroçkulle,mjafton që ti premtohet që ti hiqet zgjedha berishjane!premtime që në fund përfundojnë me shitimin e zgjedhës!
SHume sakte anticensure ,biles pse nuk e rrezuat qekur u be ajo khasapane e piset e e turpshme me vjedhjen e votave thuaj,qe kur dolen pislleqet e rruges se kombit ,qe kur plasi skandali i kufirit ujor e nuk po e vazhdoj me listen(ligji per plehrat) pra me nje fjale peshtyhet nje fytyre e diskredituar qe nuk i ka mbetur fare cipe e vishet nje maske e re ?!?!?!?!AHAAAAAAA, te mos votojme as per njerin e as per tjetrin por per ata qe e kane ndihmuar diktatorin me votat e tyre te institucionalizoje diktaturen,e bukur kjo,vec per nje nivel intelektual te caktuar ,apo jo?!
Pershendesim Partine e re dhe i urojme suksese ne luften kunder te gjtha pislliqeve qe jane bere e vazhojne ende. Nqs dhe kjo parti do te qelbet, me mire mos ti hyje kesaj rruge qe premton.Jemi te sigurte se ne zgjedhjet e 2013-tes, kjo force politike do te kete rreth 8 deputete.Qofshin te duhurit, e jo dallkauke, te korruptuar e dallaveraxhinj.
Po cfare duhen deputetet e tjere ne kuvend kur ti si shefi i tyre na deklaron se vota jote deri ne fund te legjislatures i takon PD dhe do te votosh pro PD.
Pastaj,ku e keni kete frymen e re demokratike? Me karrocat e vjetra e te perdala te Sales,nje prej te colave je ti vete…Me fal,ti je vetem i perdale,jo i vjeter…ke kohe te prostituosh politikisht edhe pak sa te behesh “i vjeter”!
Urimet me te mira partise se re “Fryma e Re Demokratike”, udhe te mbare per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve. Mendoj me ne fund, pas 22 vitesh, diktatura e re ne Shqiperi po merr fund, Shqiperia do angazhohet ne udhen e demokracise se vertete, drejrt Evropes, drejt lirise dhe barazise per te gjithe.
zhgenjim i madh prezantimi i partise se re..asnje fytyre shpresedhenese pervec oketes..vertet per te ardhur keq..kur nuk ishin te zotet te nxirnin diten e prezantimit disa figura intelektuale mere me mend se cfare do behet me mbrapa..kisha shpresuar shume sepse e eshihja si te vetmen shprese per pakez drite ne fund te tunelit
Ezel ishte trim ,ti i ngjan pak Ezelit po do te shohim ?
Mire mor zoti Oketa,nga ato qe flet(sepse nuk te njohe)kam respekt per ty!por ne rast siç thua ti qe keni deputet te tjere ne parlamentin e tanishem,i bie qe ata te jene me plote kuptimin e fjales LEGENA,perse?do te thote dikush,sepse ne votimet qe jane bere deri tani kane votuar pro vendimeve te sales!ju zoti Oketa dhe partia juaj duhet ta kuptoni qe populli nuk ka me nevoje per hipokrite,frikacake e servile,ky popull ka nevoje per atdhetare(ata qe vene interesin e atdheut mbi çdo gje)per njerez te ndershem(qe nuk vjedhin e nuk genjejne)perndryshe ju jeni thjeshte vegla te sales qe kerkon qe votat e te paknaqurve ti çoje po ne xhepin e tije!!uroj qe te mos jete keshtu!.