Dikur askush në Gjermani nuk e njihte emrin e tij. Tani askush nuk do të merret me të…
Viktor Janukoviç, president i Ukrainës dhe mikpritës i Europianit të futbollit- brenda pak javësh është kthyer në një nga njerëzit më të përfolur dhe më të papëlqyer në politikën botërore.
Shkaku: regjimi i tij mban në burg ikonën e lirisë, Julia Timoshenko. Mesa duket në burg ajo për më tepër edhe dhunohet.
Viktor Janukoviç- një njeri që nuk njeh skrupuj. Mekanik autodidakt makinash, shofer garash, hajdut i dënuar (1967). 21 vjet (1979-2000) anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. I uritur për pushtet, ambicioz. Kundërshtarët politikë thonë se koha e tij në detyrë na kujton Rusinë e Stalinit.
Por a po na e ndyn ky kokëbeton kënaqësinë e Europianit?
Gazeta Bild ishte në Karkovë. Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, 1.4 milion banorë. Më 13 qershor këtu do të luajë Gjermania kundër Hollandës. Ne, gazetarët e Bild jemi përpara burgut të Julia Timoshenkos. Është vetëm dy kilometra larg stadiumit.
Në qelinë e saj Timoshenko do të dëgjojë koret e tifozëve- nëse regjimi nuk tregohet zemërgjerë dhe e liron atë.
“E kam vizituar Julian kur ishte në spital,” thotë një përkrahëse e saj, Viera Borislava. “Dukej shumë keq, ishte e zbehtë dhe e rënë moralisht, sytë i kishte të kuq. ‘Burgu ma ka bërë këtë,’ më tha mua”.
Timoshenko është prej dhjetë ditësh në grevë urie pasi kërkon të trajtohet në Gjermani.
Ajo druhet se mjekët ukrainas me qëllim do e infektojnë me sëmundje, për shembull me hepatit.
Burgu i grave, ku ndodhet ajo, është rrethuar me mure të lartë dhe tela me gjemba. “TI duhet të rezistosh Julia,” i thërrasin mbështetësit politikanes dhe shpresojnë se ajo do të dëgjojë.
Në këtë vend do jenë sytë e botës për gjashtë javët e ardhshme. Vetëm në rast se presidenti Janukoviç reflekton dhe hap dyert e burgut për Julia Timoshenkon…
Ish anëtar i Partisë Komuniste të…na kujton koke-carin tone, vetem se ky nuk zbret nga shpella, pra perseri keta kane avantazh ndaj nesh.
Eshte nje gabim qe bota demokratike po e perserit ne menyre te rregullt qe prej afro nje shekulli. Ne vitin 1936 atletet me te mire te botes nderuan Hitlerin duke garuar para tij ne Lojrat Olimpike ne Gjermani, nderkohe qe vetem 4 vjet me vone Hitleri do ta fuste boten ne konfliktin me te pergjakshem qe ka njohur njerezimi. Tani nderojne Janukovicin qe po e torturon vendin e tij prej nje dekade. Perendimoret e quajne Saliun tone burre shteti kur ai vret qytetaret e tij dhe mbyllin syte para mizorive, dhe pastaj kur nuk kane gje ne dore apo kur situata iu del jashte kontrollit shkruajne letra si ato te Withersit per te pastruar ndergjegjen e tyre. Po c’vlere ka!
Po ky vetem 21vjte paska qene Kamunist.Nuk u krahasoka dot me BARBARI e Tropojes qe ka ken Kamunist per 28 vjet rresht dhe tani asht Kamunist blu.Edhe ky KOKBETONI yne ka ken dhe asht Hajdut,por s’ka mujt njeri me e kap dot.Vetem se ky KOKBETONI yne nuk din me i dhan makines,lene mo me ken shofer garash.Dhe kjo jo per fajin e tij,por sepse ka lind ne Shpell.E megjithate,KOKBETONI yne,ashte me i shpejte ne gara me dhine,biles edhe ne malore ai gjithmon ka pas dale i pari.I ngjiste malet ma shpejt se Dhia e vet,gje qe KOKBETONI i Ukraines nuk e ban dot.
Sali birisha ne versionin ukrainas! Nderhyrja kirurgjikale per heqjen e tumorit komunist rezultoi pjeserisht i suksesshem ne keto ish-vendet e bllokut. Tani egziston nevoja per nje nderhyrje te fundit, me operacion (kryengritje, protesta) jo me ilace (votime apo mjete te tjera demokratike)!
Hahaha… shume e forte kjo “kokebeton”! Tipik Sali, anetar i partise komuniste te BS 21 vjet (1979-2000), ndersa Saliu anetar i PPSH 23 vjet (1968-1991). Te urritur qe te dy per pushtet, ambiciozer per te kontrolluar cdo qelize shteterore, veprojne me metoda skizofrenike staliniane ndaj kundershtareve politike, armiqe te votes se lire, te fjales se lire e te demokracise perendimore. “Kokebeton”, ashtu si kupolat e bunkereve te Enverit, truri i tyre eshte i betonizuar dhe te vetmen gje qe reflektojne eshte si te mbajne pushtetin e tyre. Keta jan specie te rrezikshme per njerezimin. SOS (…—…) Alarm!
Gjithmone kur behen krahasimet me komunistet, permendet Berisha.
Secili ben zgjedhjet e veta dhe eshte i lire te mendoje dhe te shfaqe mendimet e tij. Gjithashtu nuk dua te bej avokatin e Berishes. Sikur ai te mis iste nje ish komunist ndoshta punet do te venin me mire.
Por perballe tij, jane ose ish komuniste ose bij komunistesh te devotshem. Atehere ku eshte ndryshimi ? Perballe tij nuk di ndonje qe nuk ka background komunist. Nqs, ju te dashur komentues dini ndonje ma permendni…
Te dergova 1 pergjigje per shkrimin:
INTERVISTA/ Oketa: “Kemi deputetë të tjerë në Kuvend”,por nuk mu pergjigje.Tani,sa per rrugen tate qe ti propozon per ”zgjidhjen” e problemit te BARBARIT.
Duket ne pamje te pare se ”protestat” dhe ”kryengritja” jane te vetmet instrumenta qe kan mbet per me zgjidh problemin.Keto 2 rruge,edhe po te luhen mire,te japin 1lloj zgjidhje momentale,por ne afat te gjate me shume krijojne probleme se sa zgjidhin.Po ta njohesh sadopak historine e Shqiperise,duhet t’a kuptosh se Levizja e armatosur kunder Zogut,megjith suksesin jeteshkurter,ishte edhe Hapi me i gabuar qe hodhi Noli i madh ne politike si dhe LEGJITIMOJI te drejten per te ardhur ne pushtet me forcen e armeve,te drejte qe e shfrytezuan si Zogu,ashtu edhe Hoxha.Pjesen tjeter e dime.Eshte historia jone e dhime.
Edhe 1 gje,te gjitha ato vende qe ”zgjidhen” problemet nepermjet ”Pranveres Arabe” vetem tani dhe ne te ardhmen do t’a kuptojne se sa e dhimbshme ishte kjo Zgjedhje.Te veshtirat s’kan filluar akoma.
Me pak fjale,ardhja ne pushtet e 1 grupimi te ri politik ne Shqiperi DUHET te behet vetem nepermjet VOTES.Cdo rruge tjeter eshte vecse ”FITORE” e perkoheshme dhe OKSIGJEN per BARBARET e Shqiperise.
Nese populli shqiptar eshte kaq i pa emancipuar dhe ne menyre te vazhdueshem voton PERSEKUTORET e vet,atehere ja vlen te VUAJ,pavarsisht frustrimit qe shkakton ke ty e ke mua 1 realitet i tille.Me mire te qendroje ne ”pushtet” BARBARI i Vicidolit edhe 20 vjet te tjera,se sa me e rrezu me ”revolucion”.
Dardha bie nen dardhe,deh ky popull nuk meriton me shume se c’ka.
@Dean; e lexova pergjigjen qe me dhe andej nga partia e re me Oketen ne krye por nuk te dhashe pergjigje se thjeshte nuk besoj me tek Rama keshtu qe, perderisa nuk mund te jemi dakord ne ate pike, eshte e kote ta zgjasim debatin.
Sa per zgjidhjen e problemeve te Shqiperise, dhuna nuk duhet te jete mjeti kryesor, por protestat e vazhdueshme dhe mosbindja civile. Me vote harroje se po e heq berishen; akoma nuk zume mend ne ate drejtim?!!
ANALIZE : Kur Julia Timshenko akuzonte kundershtarin e tij per manipulime te zgjedhjeve, OSBE vraponte ti vuloste fitoren ketij mekanikut e shoferit e komunistit.
Te njejten gje ben edhe me Berishen e tjere e tjere.
Nese AK e ka me gjith mend se duhet bere dicka pozitive per zgjedhjet nuk duhet te akuzoje PD e PS por OSBE.