Policia: Prençi është përjashtuar për veprime të pahijshme dhe shkelje të kompetencave

30 Prill 2012, 11:35Politika TEMA
Policia: Prençi është përjashtuar për veprime të

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp se drejtuesi i parët, Shemsi Prençi, është përjashtuar nga policia për veprime të pahijshme dhe shkelje e mosushtrim të kompetencave të policisë.

Zëdhënësja tha se Prençi ka dhënë urdhra të paligjshëm, duke tejkaluar kompetencat e institucionit që drejtonte duke ngritur një task-force. Ajo u shpreh se në drejtim të Prençit janë regjistruar disa ankesa për kërcënime dhe shantazhe.

“Drejtues i Parë Shemsi Prençi, u emërua Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër me datën 04.02.2012. Pas fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u adresuan në mënyrë të përsëritur një numër ankesash:

1- nga drejtues dhe oficerë të policisë së këtij qarku për kërcënime, shantazhe dhe transferime në detyrë të tyre, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit nga ana e Drejtorit Shemsi Prençi,

2- nga autoritetet vendore, për kapërcim të kompetencave dhe dhunim të akteve të përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Financave për ngritjen dhe funksionimin e një TASK-FORCE në Qarkun e Dibrës, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi,

3- nga Zyra Përmbarimore e Rrethit Mat, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të Policisë Shemsi Prençi,

4- nga Zyra Përmbarimore Private, për fyerje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi,

5- nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Prençi,

6- vënie në dijeni nga ana e Prokurorive të rretheve Mat dhe Dibër për konstatimin e veprimeve të kundraligjshme të policisë së qarkut Dibër të urdhëruara nga drejtori Shemsi Prençi.

Në këto rrethana, si dhe nga disa raporte informuese të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për implikime të vazhdueshme të punonjësit të policisë Shemsi Prençi në veprime të kundraligjshme, më datën 23 Prill 2012, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin administrativ,” thuhet në deklaratën e policisë.

“Në funksion të këtij hetimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me datën 24 Prill 2012, urdhëroi Pezullimin e përkohshëm në detyrë të drejtorit të policisë Shemsi Prençi, duke e vënë në dijeni për këtë ecuri. Pas këtyre masave paraprake të marra në interes të hetimit administrativ, Drejtues i Parë Shemsi Prenci, me datën 25 Prill 2012, adreson publikisht fyerje dhe ofendime të rënda përpara mediave në adresë të drejtuesve të Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në shkelje të rëndë të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe në dhunim të statusit të depolitizimit të policisë.

Në ngarkim të punonjësit të Policisë së Shtetit Shemsi Prençi kanë qenë të regjistruara dy masa të mëparshme disiplinore “vërejtje me paralajmërim” gjatë dy viteve të fundit për shkelje të kryera nga ana e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi “Përjashtimin nga Policia” të Drejtues i Parë Shemsi Prençi për “Kryerjen e veprimeve të pahijshme” si dhe “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të Policisë”,” vijon deklarata.

14 komente në “Policia: Prençi është përjashtuar për veprime të pahijshme dhe shkelje të kompetencave”

  1. e verteta says:

    O te mjeret ju o police, o njerez te trashe,tregohuni pak ,fare pak profesionaliste ne jeten Tuaj.Mos degjoni Nishanin e burgajn se ata vetem rreshtore dine te bejne.Po nuk i ha me kush keto lloqe kavaje.Eproret tuaj jane zhytur ne m… ,bile mezi po narrin fryme nga qe e kane kaluar me kohe nivelin e frymarrjes.Mos u beni mashe e tyre

    1. Gavrosh Leka says:

      Mjerë shqiptarët e shkretë në dorë të kujt kanë rënë.Hajdut të pa ngopur këta që e kanë (qeveria) dhe Hajdut me xhepa bosh këta që duan t’a marrin(opozita)

    2. shefqeti says:

      Perjashtimin e nje burri me k… demi e shapll zedhensia e policis me pamje prostitute dekadente romake.

  2. fule says:

    Ja u noxrri bojen ky Mafies se Tropojanve ne krye te Policise:

    http://www.youtube.com/watch?v=xMEmsuA0sB4

  3. andon ashiku says:

    Po deklaroni cilat kompetenca ka shkelur??? se te jete ashtu gjysma e qeverise duhet te jete ne burg.

    p.s
    Po nuk keni pak turp qe talleni ne kete (perjashtuar per veprime te pahijshme)

  4. Mucua says:

    Mora nje polic nga ata te rrugores sot ne makine,He ca behet i thashe?
    -lere me tha, se na bejne presion te veme sa me shume gjoba,zihemi me njerezit kot me kot,pune muti me tha!
    Policia shqiptare,polici hajdutash!

  5. dritan says:

    Cili njeri ka dhene doreheqjen ne qeverine e Sali Berishes dhe nuk eshte akuzuar per shkelje detyre?

    Me thoni nje person te vetem i cili ka dhene doreheqjen per mosmarrveshje qe ka pasur me qeverine dhe nuk eshte akuzuar.

  6. ss says:

    Grahmat e fundit te nje pushteti mafjoz. Keshtu bente edhe qeverria e PPSH i denonte heronjte si agjente, thirrje per kryengritje te armatosur e alamete te padegjuara kurre.

  7. *king says:

    Nuk merr vesht te gazeta Tema ,vet kjo gazet perpara 1 jave ka ngritur zerin per Premcin duke ber nje artikull per tejkalimin e kopetencave,duke blokuar macinat e kromit /pra drejtori i policis edhe perparues dhe kishte shum te drejt

  8. england says:

    Shkruaj dicka qe te kuptohesh o i shemtuar!
    Ti nuk e ke kuptuar se cfare funksioni kane gazetat?
    apo je mesuar te 55 e Fahriut,qe jep lajme sipas oreksit te Saliut
    prandaj dhe te bejne pershtypje lajmet qe ofron kjo gazete fisnike
    misioni i gazetareve realiste eshte i tille qe i godet te gjithe palet pa dallim…

  9. ateher nese zoti prenqi eshte suspenduar si ka mun desi qe zoti prenqi ti ket dorezu para dates 23.04 2012 akte dhe dosje te policise se shtetit te inkriminuar ne korrupcion,vjedheje,shfrytzim te pasuris se shtetit per persona si ministri nishani dhe disa te tjere,rrreth e perreth sali berishes,ateher prokuroria duhet te ndermarr masa menjher kunder ketyre ministrave dhe ti jep mas mrojtese zotit prenqi sepse ketu po del se gjithe keta udheheqesa te ministris se puneve te mbrendeshme jan kriminela,dhe shum leht munde te humbet pa gjurm zoti prenqi si ne shum raste tjera.bile duhet marr ne pytje dhe sali berisha,pasi qe zoti prenqi para disa mujeve i kishte ber me dije edhe kryeministrit per keto vepra te renda dhe njerez te inkriminuar,me shpres se ai i pari do ndermerr diqka,por ketu shifet se kupola e ketyre vjedhejeve korrupcionit shantazhit,shfrytzimit te pasurirs ne menyr korruptive eshte vete zoti berisha.pra dhasht zoti mos i ndodht gje zotit prenqi edhe pse kurr me par skam dexhuar per te.

  10. LEONARDI ANGLI says:

    HAHAHAHA, nuk ke ku gjen gallate me te madhe se sa ne ministrini e brendshme, nje tufe injorantesh qe po na mbushin mendjen se paska shume ankesa ne drejtim te tij po qe kjo ministri i ka analizuar pasi ky djale i dhjeu mu ne turinj qe nga kryeshpellari Sali, , ministrin e ndritur si hekurani e deri tek afijet e oborrit kriminal. Turp nje nje malok te pabese, pasi vec bese nuk ka ky kriminel. Ngado qe te shkosh e cfaredo qe te besh rrethi i lakut rreth qafes tende po ngushtohet e nuk do kete lume te te laj me krimet qe ti dhe qeveritaret e tu bashke me femijet keni bere e po beni ndaj ketij populli. Diten te ka falur ai popull po ndershkimin kurre.

  11. Mark Gjonaj says:

    Nuk mund te lirosh nje oficer te grades se larte per sjellje te pahieshme dhe shkelje kompetence…, e ule ne detyre, nese e ka kaluar vandakun e kritikave shtetrore; vetem se me zbatuar nje urdher te nje me te larti dhe qe, dhe ai, nese nuk e ka ne ligje, ka kapercim te kompetencave. Mendoj qe t’i drejtohet gjykates, eproret jane te depolitizuar, por shkelin ligjin, kur zbatojne urdhera te paligjshme edhe te politikanve. Si duket, eshte hakmarrje e vjeter, oficeri nuk ka zbatuar nje urdher te paligjshem per te shtypur nje demonstrim partiak, i urdheruar nga minister i komanduar – Peka. Pra PD-ja me trute e Berishes, eshte truri dhe zemra e gjithckaje ne Shqiperi! faleminderit! Kam shkuar ne zyre te banjamini i Berishes President, Agim Shehu dhe i kam thene shprehimisht, qe, mos mbylle vrimat e partive politike, por ato ligjore, do te jene keta neser qe do te thone perse nuk ke zbatuar ligjin. Beri 8 vjet ne ekzil dhe besoj se i kane ardhe mendet…, se nuk e kam degjuar me…, qendrimi ne detyre eshte me shume strese, sepse edhe ligjet i ndrrojne brenda dites. Me e mira gje, eshte largimi nga detyra, si edhe per te huajt, vendasit kercenohen nga lejimi i moszbatimit te ligjit, ne Shyqiperi nuk jane te barabarte te gjithe para ligjit, neni Nr.1 i DEMOKRACISE!

  12. andi says:

    Pasi e bera me dije nepermjet nje e-maili redaksine e gazetes Tema per nje problem shm serioz qe po i ndodh komunitetit te tregtareve te vegjel dhe te mesem nga nje njesi SS tip Gestapo e krijuar enkas vetem per te rrjepur , jam ne pritje te ndonje shkrimi bombe qe te lekunde sado pak themelet e kalbura te sistemit korruptiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje