Oketa si drejtuesi i Grupit Nismëtar ka sqaruar se grupi do veprojë deri në mbledhjen e kuvendit, që do zgjedhë drejtuesit. Oketa tha se Kuvendi do mblidhet në vjeshtë, çka përkon me fundin e mandatit të Bamir Topit
Në një nga sallat e selisë së re është prezantuar zyrtarisht Fryma e Re Demokratike. Gazmend Oketa, anëtar i grupit nismëtar, tha se ishte një kërkesë e simpatizantëve që prezantimi të bëhej aty tek selia. Aktiviteti ka nisur duke dëgjuar himnin kombëtar. Më pas ka folur vetë Oketa, që ka sqaruar se grupi nismëtar do të veprojë si kryesi e partisë deri në momentin kur në vjeshtë të zgjidhet drejtuesi i ri sipas parimit një anëtar- një votë.
“Ky grup nismëtar ka për qëllim të bëjë përgatitjet e nevojshme që do finalizohen me zyrtarizmin e partisë Fryma e Re Demokratike. Veprimtaria e grupit nismëtar do përfundojë me kuvendin themelues. Veprimtaria e këtij grupi nismëtar do të jetë dialogu me shoqërinë. Në bashkëpunim me forcat më vitale, të kualifikuara, veçanërisht me rininë, do hartojmë programin elektoral, me të cilin do dalim në zgjedhjet e vitit 2013,” tha Oketa.
“FRD vlerëson se është jetike që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të lira e të ndershme. FRD do jetë një parti e hapur kombëtare, një parti e qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Profili ideologjik do jetë qendra e djathtë,” vijoi më tej ai.
Oketa tha se FRD do punojë për një shtet ku mbizotëron zbatimi i ligjit dhe ku drejtësia ka hapësirën që i takon. Ai premtoi një shtet me shanse të barabarta. Ai nuk la pa përmendur sidomos krizën ekonomike. “Grupi nismëtar për krijimin e FRD shpreh shqetësimin e thellë për krizën që po përfshin gradualisht ekonominë tonë. Ne angazhohemi për të dhënë kontributin për lehtësimin e kësaj krize,” tha Oketa.
Sipas tij, FRD do përqendrohet kryesisht tek shtresa e mesme dhe rinia.
“FRD merr përsipër të përfaqësojë interesat e shtresës së mesme, e krijuar me shumë punë e mund gjatë këtyre viteve të tranzicionit, e cila përbën shtyllën e stabilitetit ekonomik e moral. PD dhe PS janë themeluar përpara krijimit të kësaj shtrese shoqërore. Këto dy parti nuk i kanë paraprirë zhvillimit të shoqërisë, por kanë mbetur mbrapa. Shtresa e mesme mbetet pa një përfaqësim politik. Ajo nuk ka lidhje vazhdimësie me të kaluarën komuniste. Mentaliteti i saj nuk përfaqësohet në ndonjë program partie,” tha Oketa.
“Do kemi prioritet rininë, pasi ajo është pjesa më vitale dhe më e madhe e shoqërisë. Ne do jemi parti e rinisë, për t’i dhënë asaj një dorë mekanizmi politik për të ngjallur perspektivën. Ne do i japim Shqipërisë qarkullimin e elitave,” vijoi më tej ai.
“Nuk pajtohemi me vonesat për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe integrimin e të përndjekurve. FRD zotohet për zgjidhjen e problemeve të tyre, jo për klientelizëm elektoral, por sepse sa më shpejt të vihet një vend një padrejtësi historike, aq më e mbarë do jetë e ardhmja e vendit. Objektivi ynë strategjik do jetë integrimi evropian dhe thellimi i marrëdhënieve më SHBA. Kryetari do zgjidhet sipas parimit një anëtar- një votë dhe me kufizim rizgjedhje. Me statut do legalizojmë korrentet. Do respektojmë parimin e diskriminimit pozitiv për kuotat e grave. Rilindësit donin një Shqipëri të begatë, këto janë edhe idealët e nismëtarëve të kësaj partie,” përfundoi Oketa.
Ky politikan te jep shprese!
Te shumte mund te jene ata qe nuk pelqejne fisnikerine, zgjuarsine dhe qytetarine e Oketes, por kjo e ka nje spjegim.
Une e admiroj politiken e Oketes, dhe jam besimplote ne vijimesine e tij.
motra na mallëngjeve më shumë se fjala e gaz oketës!finikëria e oketës është për tu këthyer në legjendë!megjithëse është deri në fyt në moçalin PDist,ai del i larë!i pastër steril!si bisturi operacioni!bile po aq fisnik,të pastër,qytetarë,të ndershëm,e supeerlativa të tjera si këto,do të dalin dhe deputetët e tjerë që paralajmëroi oketa(në ilegalitet hë për hë)!
vetëm tek populli salbanez shkojnë brroçkulla të till!në vëndet e tjera “atij që ha mut, të paktën i vjen goja erë të qelbur”!
një gjë që nuk kuptova tek shkrimi tënd noemi është “por kjo e ka nje spjegim”!nuk ke pas kohë të shkruash apo është një gjë a gjëzë që duhet ta zbërthejmë ne????
po qe se duhe ta zgjidhim ne,mendimi tim është se “i zgjuari,fisniku dhe qytatari” Oketa,e ka bo shkollën pranë “gjeniut të trë kohrave dhe të universit”SALI RAMË BERISHA lindur në vëndin e lumnuem VICIDOLL!!!
Po mire ihere, per qfar kalse te mesme e kon fjalet keta puqista? Po Lymi osht ajka e shoqnise. S’kon me e pas naiher votn e Lymit.
Po dhe me ja u dhon so tu pyt shum Doktori jo
Boll se na cave trapin o Lym.
Ty te duket vetja se ke humor, por ne na je peshtirosur shume.
Se cfare parti do jete kjo FRD duket nga ato,qe ka thene Oketa:ASGJE E RE NGA FRONTI I PD-se!!!
-“Do jemi parti e QENDRES SE DJATHTE,thote Oketa!!Keto lojra fjalesh nuk hyjne gjekundi ne ideologjite,ekzistuese ne BOTE!!!Ideologjite ndahen ne dy pjese,o OKETA:NE TE MAJTE,KU HYJNE TE VARFERIT,PUNTORET,FSHATARET,TE PUNESUARIT RROGTARE etj,ndera te DJATHTET ,JANE TE PASURIT,PRONARET E MEDHENJ TE TOKAVE,INDUSTRIVE,MAFIOZET,BANKIERET,KRIMINELET,HAJDUTET,etj!!!Sic eshte ndare bota ne te PASUR E TE VARFER,ashtu jane edhe ideologjite!!
-Oketa thote se do mbeshteten tek RINIA dhe SHTRESA E MESME!!!Haaaaa,po cilet ke lene menjane???Te PASURIT, PENSIONISTET,KALAMAJTE E CERDHEVE E TE KOPSHTEVE,Nxenesit e shkollave fillore e 9 vjecare dhe sidomos TE CMENDURIT!!!
-PO BERISHA KU DO E MARRE ELEKTORATIN????Haaaa!!!
-Fjala e pare e Oketes si organizator i kesaj partie te re,duhet te kishte deklaruar hapur,se “PSE U LARGUAN NGA PD-ja e Berishes”!!!
-Te DENONCONTE ME FAKTE KRIMET DHE GRABITJET E BERISHES NE KETO 22 VJET,SHKELJET E KUSHTETUTES DHE PERDHOSJEN E DEMOKRACISE!!
-Te DISTANCOHEJ nga KRIMET E Berishes dhe te zotohej se do bente te kunderten!!!
-Te distancohej nga LUFTA E EGER E KLASAVE,qe ka bere Berisha keto 22 vjet!!!
-Te distancohej nga Gerdeci dhe 21 JANARI dhe ta DENONCONTE BERISHEN DHE BASHEN si dy KRIMINELE!!!
-Te distancohej nga SHKATERRIMI QE I KA BERE BERISHA DREJTESISE DHE SHTETIT LIGJOR dhe te zotohej se do te CONTE NE BURG TE GJITHE SHKELERSIT E LIGJIT!!!
-Te distancohej nga GRABITJA E VOTAVE,qe ka bere Berisha ne keto 22 vjet dhe te zotohej se do te DENONCONTE FAKTET,qe ai dhe koleget e tij i dine ne PD!!!
Ka edhe shume te tjera,qe Oketa nuk i tha dhe nuk mund t’i thote se ka qene pjese e KRIMIT POLITIK DHE EKONOMIK TE PD-se,qofte edhe ne HESHTJE!!!Ndaj nuk kam asnje besim ,se kjo parti e re do beje DEMOKRACI NE SHQIPERI!!!Kjo eshte ish PD-ja,nje BAJGE LOPE e NDARE ME DYSH!!!Pa folur per BAJGAT e tjera te kesaj lope,qe u ndane me pare nga rrota e po asaj qerreje si AD,PRD ,LBD etj!!!
Po mese e vertet kjo qe konstataoni ju.Fraza e pare e kesaj partie duhet te ishte “Distancohemi nga te gjitha veprimet e kryera nga krimineli ,gjakatari,tradhetari i kombit shqiptar per gjata ketyre 20 vjeteve famekeqi qe te vjen ndotesh ti permendesh emrin B…..” keshtu do te besohet se kjo parti ka frymen e re demokratike.
më mir nuk mund të shkruhet!
si duket në shqipëri distancimi nga e keqja është e vështirë!këta jo vetëm nuk distancohen por dhe e mbajnë në pushtet hëpërhë berishën!çpret për nesër???!!!
pse paska klasa edhe ne albanistan,ky ish ministri i salehit po thote qe do perfaqesojme klasen e mesme,dihet ne ate vend te mesem jane politikanet qe ne vitet 90vishin era cjap dhe me pantallona katnaresh sot me nga 10 vila dhe llogari plot,edhe topi-tupi-turku mos te na heket si burre i mire se nji kallup me salehin eshte,pra do te mbrojne te pasurit,dhe eliten me hajna ose eliten e katnareve te evropes,qe jane me te gjere se te gjate.mos i hani kot rrenat e topi tupi turkut,ai eshte nji kelysh i salehit qe sa i dolen thembet dhe po fillon te lehin.nuk bjen dicka te re,meqe paska zgjidhje per njerezit dhe vendin pse nuk e ndihmoi vendin kur ishte ne krye te organeve te shtetit burdello.dhe ka 22vjet ne eliten e hajnave zoti topi-tupi-turku.ik e qethu si fillim o topi se ndryshimin njeriu e fillon nga vetja ne fillim se dukesh si agronom i xhaxhi enverit me faqe te kuqe.vendi nuk don parti por pune,edukim,ushqim,dhe demokraci.dhe topi-tupi-turku nuk sjellin as edhe nji gje te re!zoti topi ke ne politike 22vjet dhe ku ishe ne 97me piramidat,98 me grushtin e shtetit prej turmave me malok tropoje,po gerdecin pse nuk bane gje?? po 21janarin,po vjedhjet e zgjedhjeve.je nji ushqim i ri nxehur ne furre suprize zero .
Fryma e Re e Dembleleve paska 5 tropojan dhe asnje tironc. hahahah me biberajn, besnik mustafajin, sali shehun dhe besnik gjongecajn do luftoj berishen bamiri. hajede farse hajde. gomone e berishes. do perfundojne si poloo te berisha te gjith
Me ne fund, erdhi shpresa e re e shqiptareve. Nga e Djathta, e munguar, ose me mire e zaptuar ne menyre fiktive nga ish-PP-isti stalinist Berishe. Tashme shume shqiptare, indiferente nga mungesa e alternatives se tyre perfaqesuese, do te jene aktive dhe te gatshem ta mbeshtesin kete Fryme vertete te Re Demokratike…
Stema me perngjan disi me ate te AKR ne Kosove:
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/0/07/AKR_logo.jpg
Urime dhe suksese
Fryme e re per politiken shqiptare. KA ardhur koha te spostohen keta qe kane 20 vjet qe vetem genjejne
Me ne fund flitet per perfaqesim masash, se deri me sot politika shqiptare perfaqeson Enverin dhe Saliun.
Shpresoj qe populli yne me ne fund te dije te zgjedhi me mencuri djemte e ndershem dhe politikanet e vertete.
Ky eshte shansi i fundit, se nuk kemi per te gjetur me njerez te tille.
Mos prisni vitin 2013,ju te partiçkes se re qe thote Sala.Po nuk e rezuat tani Saliun as mos e mendoni se do merni deputete.Sa te jete Sali Berisha kryeminister jo ju por as PS me 1000 Edi Rama nuk fiton.
Po te keni nja 5 deputete me vete sot,dhe e rezoni nga pushteti kete njeri,do merni dhe 5 te tjere ne zgjedhje te parakoheshme,por po te jeni vetem ju Z.Oketa,(keq me vjen se je tjeter brume)as mos mendoni se do tju perkrahe njeri.
Suksese te metejshme
fryma e re demokratike nuk mund te behet me me xhaketat e vjetra te PD
Doli edhe nje varke shpetimi per Saliun.
fryma e re demokratike nuk behet me xhaketat e vjetra te PD!
Kush e beson kete fraksion te PD? U shfytezuan nga Saliu mire e mire tani po na bejne si kurva te konsumuara qe bejne tualet e u duket vetja te reja! Po s’ka nevoje shqiptari te votoje sozite dhe bishtat e partive te medha. Fryma e re e kujt? Apo te njejtet emra qe strukturohen ndryshe. Si kane guxim te dalin nje here? Nuk kane turp keta njerez? Apo nje emer i ri partie i fshin gjithe eksperiencat e kaluara?
Parti e sajuar ne minuten e fundit
Sikur nuk i njohem sa ishin me PD po tani do na sjelin fryme te re keta
nje tjeter tentative e berishes per te bere fatkeqin e tradhetuar nga te tijet… po ne fund, te gjithe do te perfitojne nga imazhi. e keqja e tyre eshte se votuesi nuk e beson kaq lehte kete histori. nuk votojne nje frpd me emer ndryshe.
jam shume e lodhur me premtime qe do ndihmohen te gjithe e sidomos rinia e sotme por deri me sot ajo qe kam pare jane thjesht fjale dhe vetem fjale.Kur do te vije ajo dite qe do te shikoj ndonje veper???
Fryme e re qe do fryje nga fryn era………keta jane PD-ja e vockel
Se ku e kane pare keta shtresen e mesme ne Shqiperi se…
parti e re demokratike, zgjohu shqiptar!
ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
politikan te konsumuar asgje tjeter!
po s’paska burra shqiperia qe na dalin keta femijet e llastuar ne nje parti te re? te njejtat fytyra na paraqiten gjithmone! s’ka alternativa te reja. na dalin vetem keta plehrat e pakenaqur qe nuk vodhen sa deshen te bac saliu e tani po na hiqen si fryme e re! jo fryme e re, por ere qe fryn ndryshe e qe i lekund keta si ti doje qejfi!
Fakti qe ne po flasim e po diskutojme keta tregon te verteten e hidhur te Shqiperise.
Nuk ka te tjere! Ata qe jane s’duan te pleksen me kete pellg te qelbur.
Keta e kane ideologjine Saliste te ngulitur ne emndje nuk besoj se do jene me ndonje ide te re
kjo na duhej nje parti e re demokratike!?????
ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
jan figura te konsumuara politikisht, na duhen figura te reja!
nuk behet shqiperia sa te jen keto figura te konsumuara politikisht ne qeverisje, shqiptar zgjohu!
po tallen haptazi me ne!
ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
Une do te isha i mendimit qe kto te majte qe na hiqen si reformator qe fjala do sjellin ndryshimin e mundshem,nuk do sjellin asgje por ne te kundert do sjelli vetem shkatrim dhe asgje me shume. Kto zotrinj kane qen ish ministra dhe ish deputet dhe asgje skane ber per kte popull dhe tani kush ma mbush mua mendjen qe kto do ndryshojne situatat tragjike qe shqiperia po i vuan kto 22 vjet,une do te thoja qe kto jane shkateruesit e vetedijshem dhe sduhet tju besojme me kurren e kurres,por tju themi largohuni njeher e pergjithmone nga shqiperia se ju jeni anti shqipetar,dhe le ta mari situaten ne dore Aleanca Kuq e Zi e cila esht shpresa e te ardhmes virtyti i se drejtes dhe bashkimi i shqiptareve kudo qe ndodhen.. Rofte Aleanca Kuq e Zi !!
Keta jane te amortizuar plotesisht se kuptoj pse quhen parti Fryma e Re Demokratike……pffffff
Po si te quhen????KOP,si ne 2005-en???U duhet nje alibi e re,qe nuk ecen dot me stilin e konsumuar, shtate vjet me pare.Edhe atehere KOP-i ishte alibia e “ndryshimit” ;per konsum propagandistik sepse nuk e hengri njeri
ate koqe ulliri.Alibi,alibia eshte i vetmi shteg per lekuren e brekedhjerit te historise dhe gjithe stanit te inkriminuar te tij, i/e dashur Saranda.Ca ka ketu per te mos kuptuar?????
Terreni natyror elektoral i kesaj partie eshte Shqiperia e Mesme,Tirana,Durresi,Elbasani,Kavaja,Kruja,Peqini etj.Kjo zone eshte sot me shume elektorat qytetar te paperfaqesuar nga partite 20 vjecare dhe Z.Topi do te marre aty shume me teper vota nga sa imagjinon sot nese do te beje nje politike dhe program te qarte dhe nese do te veje ne lista njerezit e duhur.Duhet te jete i qarte per pronen dhe nuk duhet te thote se jam edhe me pronaret edhe me legalizimin falas te prones se zaptuar pasi nuk ka per ta besuar dhe votuar njeri.Kjo sepse te gjithe e dine se pronaret mund ta marrin pronen ose vleren e saj vetem n.q.s.e lirojne ose e paguajne me cmim tregu ata qe e kane zaptuar.Duhet te veje ne listat e Shqiperise se Mesme perfaqesues te denje qytetare e jo maloke nga te cilet keto qytete te pushtuara dhe te grabitura presin te clirohen nje sahat e me pare jo vetem ne parlament por edhe ne te gjithe administraten.
fryma e re demokratike me organe frymemarrje te vjetra te Sali Berishes,
Ku eshte e reja ketu qe do rrezojne berishen por kur te mos kete mbetur me gje per te vjedhur ?
Shpresoj qe FRDI te mos ta dredhe me saliun si liri i mones moti!
Urime se pari se marketingut te politikes ju shtua edhe nje parti. Kam nje merak, e njohin realitetin keta, apo i kane marre frazat ketej nga Amerika. Ku ka shtrese te mesme ne Shqiperi? Aty ka te pasur, te varfer dhe e rrogetaret e shtetit, e quajtur administrate, qe jane partizan te partive ne pushtet. Tani ku do ta gjejne keta shtresen e mesme?
Fryma e re, por qe mushkrite i ka te vjetra nga diktatori Sali Berisha….. vetem kaq duhet per te kuptuar rolin dhe objektivin e kesaj partie…………..
shume zhurme per asgje……….
I paska leshu Sala kelyshet me bo propagande kunder FRD te sapolindur…Sic duket i ka hy fika ne palce dhe keto qe komentejne kundra jane te punonjes te administrates Saliniste me shkolla te blera.. Sepse vetem injorante si puna e juaej mund te paragjykojne dikend ende pa folur asnje gjysme fjale…Po me bejne pershtypje edhe nick-et e rinj qe kane komentuar…Urime FRD-se..Nuk e di se cfare do te jene ne gjendje te bejne por ja vlen te provohen sepse Saliu e ka qelbur dhe Rama eshte nje personazh i pabesueshem..Suksese dhe mos na zhgenjeni.
o qirje dhermiu ti kanis file???????????
Nicket e rinj jane ata qe do te ta nxijne faqen ty edhe saliu,edhe rames, edhe topit edhe kujtedo qe kete vend e sheh tranzit per te bere leke e per tu larguar me pas me lug floriri…
Eshte bere trendy keto kohe me fut rinine si pjese te programit. e vetmja parti qe vertete ka punuar me rinine eshte Aleanca Kuq e Zi! ne zyrat e saj sheh vertete rini dhe ne ato tavolinat ne rruge sheh vertete rini! rini te qyteteruar, te sjellshme e punetore. jo keta qe iu jargaviten me vite berishes e na dalin si te ndershem tani!
Ore dakord jam une se demokraci hesapi le te behen sa parti te kene qef se ne fund populli e jep verdiktin, por per nje gje u habita. Mire kryetari i partise qe eshte tirons, por si nuk ka nje emer tjeter si tirons merjahu:
Besnik Mustafaj – Tropoja
Sali Shehu – Tropoja
Aleksander Biberaj – Tropoja
Besnik Gjongecaj – Tropoja
A ka mo? uh po eshte edhe afrim krasniqi.
Parti e re i thencin kesaj po kjo eshte Fryma e Re e Dembeleve (FRD)
Ja dhe nje tjeter cerdhe horrash, aka parti.
Shqiperia eshte vend i pabarazise dhe kontradiktave ku viktima e pare eshte shtresa e mesme Ne zhdukje e siper. Adminstrata eshte Nen thonjte e PD e LSI gjithashtu!
Megjithate urime Partise se Re te zotit Oketa!
REspect!
Zoti Oketa, te shkovte mbare. Besoj qe je shprehur gabim. Ne qofte se nuk je shprehur gabim,e ardhmja do jete pa shprese.
Shqiperia ka hyre ne rrugen e kapitalizmit deri kur dryshoi sistemin.
Shqiperia ka hyre ne rrugen e demokracise por demokracia eshte shum larg.
Po nuk pati demokraci nuk ka dhe kapitalizem, por ka anarshi siç po eshikoni dhe ju zoti Oketa. Ne Shqipri nuk ka klasa te pasura,te mesme dhe te varfera. Atje ka klasa shume te pasura dhe shume te varfera. Kur u be ndryshimi i sistemit afersisht 15% ishin me shkolle te larte,75% me shkolle te mesme,10% me tetvjeçare. Domethane qe truri nuk i ka munguar asnjerit per tu bere te pasur por u bene vetem nje grusht njerzish. Keto nuk ishin nga ato me universitete por ato me 8vjeçare qe komandojne sot me diploma falso apo me kurset 3mujore qe u benin tek kampi i puntorve ne Plepa.T i din shum mire keto kurse. Ti i ke pare kur shkoje me luajtur futboll me shoket ne Iliria.
Nga ato 15% qe ishin me shkolle te larte 10% kishin bere shkollen e Partise dhe te bashkimeve profesionale tek kampi i punetoreve ne Ilirija. Ti e din shume mire se ke pas lujt peskac me shoket ne Hekurudha.
Prandaj truri na ka munguar gjithmone.
interesat e klases se mesme, po interesat e klases se varfer???
Venezia, nuk te pranojne vlonjatet per vlonjat per ide qe ke.
Te falenderoj qe u bere i gjalle.
Qysh ne hapje te shpalljes saj,kjo FRD,na vrau veshin ,me avazin e vjeter;duke mos treguar hapur se nga cpjelle doli dhe pse doli.Pra pa demaskuar anen negative te pjelles,apo ka “turp”se e ka ngjyer ,vet gishtin me mjaltin e se keqes.E dyta,na flasin se perkrahin nje shtrese te mesme.Pyes kush eshte sipas tyre kjo shtrese?ne craport eshte me shtresen e varfer?(apo kjo e varfra sipas tyre nuk ekziston),Po te pasurit kush jane?,Ne FRD nuk ka te pasur,kjo te habit,po per te varferit nuk do interesohen edhe kjo te cudite.Cfare fryme e re eshte kjo,dhe cbaze sociale ka?Qe ne prezantimin e pare del “fjashko”Populli u ngop me mashtrime,demagogji dhe arije ne perfundimin se politika e sotme s’ka turp e moral.popull zgjohuuuuuuuu.
shkrova nje koment,perse nuk botohet,apo s’ju pelqen?
Bravo oketa po ndertoni nje parti per klasen e mesme kurse saliu mbeshtet klasen e pasur qe u krijua me vjedhjen e popullit,,,,,po mire more politikane me te varferit kushe do meret?Pune e qelbur ne vendin tone.Po parat per godinen kush i paguan,pa nisur akoma keto po mashtrojne popullin e ne komentojme sikur keto do na mbajne me buke po ti shkojme mbrapa shqiperia po ndryshon drejt gremines po na drejtojne.Te gjithe partite jane ideologji genjeshtrash.
o njerz a ekuptoni qe po punojm dhe jetjm per te pasuruar keta mostra qe cdo dit krijojn nga nje parti per vte vjedhur popullin dhe po e bejn cdo dit dhe me te veshtir jeten ne kete vend.dy rrug ngelen o njerez ose ik nga ky vend ose mer nje arm dhe bej te fortin qe te mbijetosh ne kete vend
Ata qe shajne FRD-ke jane nga PD,PS,LSI,ose nga partickat e ramizit,ndaj flasin kot, jane merecenare,jane shqipo te shitur.