Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës

30 Prill 2012, 12:09Politika TEMA

Kudo nëpër Tiranë janë shpërndarë policë të qarkullimit rrugor. Ata i sheh në qoshe “strategjike”, rëndom disa metra larg ndonjë kryqëzimi, me makinat e motor-çikletat e tyre të parkuara shkujdesshëm buzë rrugës, dy e nga dy, tre e nga tre e në ndonjë rrethanë një duzinë, e në të gjitha rastet me bllok në dorë. Është një bllok, që në duart e tyre është prore i hapur, gati për të nënshkruar gjobën e radhës mbi kurrizin e viktimës së radhës. Nuk kuptohet se çfarë kriteresh kanë e çfarë logjike ndjekin në stopimin e makinave për kontroll. Ndoshta nuk kanë asnjë kriter. Ata ndalin ashtu kuturú, atë që “hera ua sjell në pusinë e ngritur”, dhe janë të sigurtë se një gjë do ia gjejnë si kundravajtje për t’i lënë në këmbim atë gjobë të mallkuar në dorë. Duket sikur dalin në punë me detyrën për të zënë në gabim grahësit e makinave, e jo me synimin për të vënë rregull në rrugët e rrëmujshme të Tiranës. Të bëhet pra se nuk janë policë, por gjobëvënës.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/30/police-te-qarkullimit-rrugor-jo-gjobevenes

41 komente në “Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës”

  1. emigranti says:

    dua te di nese ne shqiperi ka ndonje shoqat per automobilistet?

    1. Xhema nga Tirana says:

      Edhe po të krijohej një shoqatë e tillë, në krye të saj , çuditërisht do të vendoseshin persona që: në vënd që të mbronin të drejtat e automobilistëve do të vepronin në të kundërt të këtij qëllimi; duke i dalë krah qeverisë (sigurisht me kamuflim).
      I dashur “Emigrant” ! Edhe Vatrën e Nolit e uzurpoi Pushteti i Berishës.

      XHEMA !

    2. webapp says:

      ne shqiperi te keqen vllai te vrasin diten e ska institucion qe merr persiper jo me automibilistet….

    3. LEONARDI ANGLI says:

      Me vjen keq o zote3ri po mos bej shaka te tilla. Ku kujtom se mund te ankohet kjo shoqate??? Tek kryekrimineli Berisha??????

  2. kurveleshi i siperm says:

    Po eshte e vertete .Jane gjobe-mbledhes me sakte . Dje si e diel qe ishte ,familjarisht po ktheheshim nga nje shetitje ne Kalane e Prezes ,por sishte e thene qe e diela te mbetej kenaqesi ,pasi nga pas makines vjen makina e policise dhe na ndalon sikur jemi kriminel ne kerkim dhe jo qytetare te denje te kesaj Republike,qe paguajme cdo takse per te mbajtur kete polici ne detyre . Na marrin pa shpjegim librezen e makines duke thene keni 3 gjoba te pa paguara ,asnje mundesi per tu shpjeguar se kur i kemi marre dhe perse , pasi nuk na rezulton asnje e tille ,por.. libreza ishte ne doren e gjobe – mbledhesit ,tani jemi ne kompiuter ,ke apo ske gjoba.Pra pushimi i te dieles iku .a thua ska dite te hene per policine tone . Ku ta kerkonim ne sqarimin kur shteti i ka zyrat pushim te dielen ????????? Ne jo nuk kemi pushim !! Jemi thjesht disa pagues gjobash edhe te dielen

    1. elio says:

      Me vjen keq mik vellai, por jane gjobevenes, jo per gje po nuk i mbledhin ata po posta shqipetare, e ne qofte se ben gabim e i paguan ne banke…quhen te papaguara se nuk i rakordojme dot…
      Si ka ardhur puna te heqin patenten dhe te marrin dokumentat e makines per nje tejkalim shpejtesie me 10 km/ore. Bile te thone edhe te vish ne komision pas nja 1 jave aty ku eshte kerkuar (p.sh ne fier apo shkoder) dhe komisioni mblidhet kur ti doje qejfi ndonje komandanti policie kokelope Tropojan apo Kuksian qe ne zyre ka fotografine e Berishes te zmadhuar… dhe gjoba fillon nga 100 mije lek

  3. fre says:

    per mua eshte biznes i paster ndaj duhet tatuar

  4. Kritiku says:

    Perseri nje shkrim ashtu kuturu pa asnje lloj informacioni te dobishem. eshte shkruajtur ne pergjithesi. Nese artikullshkruajtesi deshiron te dije se cfare kriteresh zbaton policia rrugore per te vene gjoba, mjafton qe te shkoje dhe ti pyesi ata dhe te marre pergjigjen e duhur. Mos shkruani gjera te kota, gjoja se po diskriminohen shoferet sepse te gjithe ne e dime se si i ngasin makinat shumica e atyre qe e kane blere patenten ne vend qe ta fitonin me konkurs te rregullt. Gjobat duhen vene dhe ne shume raste ne ate mase qe shoferi i makines te mos e drejtoje makinen per nje kohe te gjate. Nese te dhemb xhepi duhet vepruar ne ate menyre qe te zbatohen rregullat e qarkullimit ashtu sic duhen. Nese polici te ve nje gjobe sepse ai as vete nuk e ka idene se cfare po ben, por vetem niset nga mbushja e arkes sepse ashtu e kane urdheruar, atehere ndiqni anen ligjore duke kerkuar te drejten. Problemi ne Shqiperi eshte sepse shume nuk dine se ku dhe si ta kerkojne te drejten. Shqiptaret vetem kerkesa kane por harrojne qe ne nje shoqeri te civilizuar ka dhe detyrime qytetare!!!!!

    Sa per anen e te shkruajturit ne gjuhen letrare, keta “gazetare” duket qe e kane te veshtire sepse gjithnje e me shume bejne gabime ne te shkruajtur…Nje shembull i sipert eshte “për të zënë në gabim grahësit e makinave”… Makina nuk “ngrahet” por drejtohet!

    1. Lana says:

      mire keni thene por nga ana tjeter dhe policet jane hajdute qe nuk dine ku te gjobisin e ia fusin kot. ne tirane ka tabela qe tregojne se rruga eshte nje-kalimshe nderkohe qe te gjithe, perfshire dhe makinat e policise, futen kundravajtje. polici nuk ben nje mini-postobllok e t’i gjobise – bile t’i heqe dhe patenten – per kete gje ama te ndalon per sport e te thote me jep pak dokumentat e me trego ne se e ke trekendeshin e emergjences?!?!?!?!!?!? kur e pyet se pse me ke ndalur te thote gjithe arrogance se ate e di une se po ta marr patenten fare. e kur i tregon patente te huaj behet servil si majmun?!!?!? shkurt e shqip te dyja palet (shofere e polica) jane kafshe te pagdhendura!

      1. Kritiku says:

        Shume mire e ke thene…
        Doja te shtoja qe nje pjese qe ankohen nga sjellja e policeve rrugore harrojne qe keta police jane pjese e shoqerise sone. Jane pasqyrimi i shoqerise. Ata sillen ashtu si dhe shumica e shqiptareve, si primitive. Cfare mund te prisni nga keta police qe jane pjese e administrates, qe te gjithe e dime se me cfare kriteresh plotesohet. Cfare mund tu kerkojme ketyre policeve si miresjellje, kur shumica e tyre sapo kane ardhur nga malet dhe nuk kane kulturen e duhur te jetojne midis njerezve dhe jo me te kontrollojne sjelljen e tyre?! Shumica e ketyre policeve nuk dine as te shkruajne emrin e tyre dhe jo me te zbatojne ligjet qe as vete nuk i kuptojne.
        Eshte e kote te merremi me keta police apo pjesetare te kesaj administrate me te paafte qe kemi perjetuar deri tani, por kjo duhet shkulur nga rrenja duke permbysur me pare ata shpellare qe drejtojne kete shtet me ligje te shpellave. Per sa kohe kjo nuk do te ndodhe, eshte e kote te flasim per permiresim te gjendjes….

    2. adi_bonn says:

      O profesor i gjuhes shqipe!
      Cfare kuptimi kane tre pikat ne fund te shume fjalive qe ke shkruar?
      Pastaj,ne Shqiperi te gjesh te drejten?!!!Te uroj fat!

  5. ??? says:

    pse ka shqiperia polici rrugore?

    1. viktima says:

      Ku ka me ? Ata qe dalin me unifroma jane thjesht bandite paramilitare te Mafies qe ka kap ceverine ! Vjedh Ceveria dhe e le arken e shtetit bosh ? Yypaa , dalin keta banditet dhe vene gjoba ane e mbane ! Me gallata ishte se mua me figuronin dy gjoba , njona e vene ne Shkoder dhe tjetra ne Permet ! Une kam te pakten 6 vjet qe nuk kam qene as ne Shkoder dhe as ne Permet !

      Por mos iu bini shume ne qafe se jane bandite te pakualifikum , ndryshe nga ata qe kane zene postet ne Ceveri ! Ata jane edhe me te pakualifikum ….ha..ha..ha

  6. Eldi says:

    Shume prej shqiptareve kane jetuar edhe jashte dhe natyrisht kemi marre edhe gjoba por ne Tirane gjoben e merr sa hap e mbyll syte se policat si hafije qe jane me shumice (nuk e di sa gjobvenes ka Tirana)ja behin te makina me gjysmen e mandatit te shkruar dhe ta rasin 30.000 lekshin per parkim te gabuar. Gjithe kjo vjen ngaqe ata e kan me plan per te vendosur nje numer te caktuar gjobash se perndryshe marrin verejtje per mosrealizim plani. Por gjoba eshte vetem gjysma e hallit dhe quhesgh me fat vetem me kaq, mbasi bashke me policin vjen edhe karoatrezi aq sa ne Tirane ka me shum karoatreza se taksi te cilet garojne me shpejtesi ne rruget e Tiranes per te peshku sa me shume( thon se eshte biznes i shefave) dhe jane te vetmet mjete edhe pse jane kamiona qe parkojne ku t’ja kete kokra e qefit pa e vrare mendjen se jane pikerisht ata qe bllokojne me keq se te gjithe trafikun dhe te merr dyzetmije lekshin.
    Po ti referohemi fjalorit te Premcit ne kte rast kemi te bejme me Mafjen e gjobave dhe karoatrezave!

  7. arbeni says:

    Nuk ka me antiligjore dhe kunder te drejtave te individit perdorimi pa kriter i karrotrecave. Me ligj karrotreci mund te perdoret vetem ne raste te percaktuara qarte dhe jo ne cdo rast kur ka shkelje te rreguallave kryesisht te parkimit te automjetit. Marrja me dhune e mjetit dhe pagimi i gjobes eshte nje veprim qe duhet diskretituar dhe qe kerkon interpretimin ligjor per ta shfuqizuar dhe percaktuar shume qarte se kur duhet te nderhyje karrotreci. Jam i mendimit se policet rrugore jane kthyer si tagrambledhes duke ruajtur prapa ferrave dhe nje rast nder me skandalozet eshte ne hyrje te Vlores kur policiet rrugore totalisht te papergjegjshem dhe te korruptuar te ndalojne dhe te thone ke qene duke ecur me 100 km ore me thote shefi im. Dhe me skandalozja eshte kur te marrin letrat e makines dhe ikin si kapadinj duke bere qe shoferi, viktima e radhes t’i ndjeke nga prapa dhe vetem kur paguan haracin ateher i rikthen letrat. Te mos keqkuptohem nuk jam kunder gjobave sidomos per shoferet kamikaze qe i ndesh jo pak ne rruget e shqiperise dhe qe meritojne denimet me te renda por jo per abuzimet e llahtarshme qe bejne policet rrugore ne bashkepunim me karrotrecat apo ne aleance me njeri tjetrin.

  8. Romi says:

    Eshte nje shkrim i goditur.
    Si ka mundesi qe nje polic le qarkullimin ne kryqezim e i turret nje makine qe ai e kap ku dhe kur te doj te tille ka me shumice nga policet tane te qarkullimit rrugor.Makinat behen koke me koke polici shikon se mos i dale ndonje leke me mdonje ane.

  9. luli says:

    Per cdo shkelje, drejtuesi i mjetit duhet te gjobitet sipas rregullave te kodit rrugor.Po a i gjobit dot kush”VIPAT”?Keni pare ju te gjobitet ndonje X5, fuoristrade,apo makine e shtrenjte?Kshuqe kush do ta haje gjoben?:- Fukarai i shkrete.Ktu tek ne te gjithe e dine se si funksionojne gjerat.

  10. Per “KRITIKUN”.Cfare rruge ligjore duhet te ndjekin shoferat kur gjobiten pa asnje faj. Faj i vetem eshte se duhet te mbushet arka e shtetit dhe xhepat e policave.Cfare rruge ligjore thua ti more ? Ky pushtet i zbaton ligjet sipas interesit te vet.

    1. Kritiku says:

      Atehere nese e shikon qe ky shtet nuk eshte ai qe u duhet shqiptareve, ngrihu dhe tregoje zemerimin tend. Mos rrini me ketu neper faqe interneti duke u qare dhe komentoni me zemerimin tuaj. Nese mendon qe ke te drejte atehere vepro dhe rregulloje jeten ashtu sic duhet. Mjaft me zemerime neper internete, por ngrihuni me ne fund sepse kjo qeveri hajdute qe vjedh ne cdo moment, qytetarin e varfer, duhet rrezuar me pushke dhe jo me fjale…Derri do plumb!!!!!!!!!!!!!!
      Ju shqiptare ngele gjithe jeten duke u qare. Liria nuk vjen vete por fitohet!

      1. Xhema nga Tirana says:

        Mor Kritik ! Po Ti; a nuk je Shqiptar ? Kush të ngrihet ? Ku të ngrihet ? Me kë të ngrihet ?
        Katër të pafajshëm u vranë pa e prekur gardhin e Kryeministrisë; përfundimi: Të akuzuarit kryesor për vrasje i jepet arrest shtëpie. A e ke parë atë Arvizu-në se si i përveshi mangët te “Vasil Shanto” si përfundim zgjedhjet u vodhën në dritë të diellit dhe ai (Arvizu) nuk u ankua. Ky Arvizu, përfaqsuesi i SH.B.A-së e ngriti në qiell Kryeministrin tonë “të nderuar” duke e quajtur Burrë Shteti.
        Ore Kritik ! Ai nuk ja fut kot; “mbron interesat e SH.B.A-së”.
        Epo i dashur Kritik , po nuk deshi Amerika mos u lodh kot se të vrasin”kur del për gjah”. Po, po… e vërtetuan edhe ekspertët amerikanë të ardhur apostafat nga Amerika ( rasti Kosta Trebicka ) .
        XHEMA !

        1. Kritiku says:

          Xhema, ke shume te drejte. Por si thua ti, te presim sa Zoti ta marre me vete Saliun dhe plehun qe ai ka krijuar ne Tirane, me vete, apo ta largojme ne sa me pare? Nese do qe te jete keshtu atehere asnjehere nuk do te rregullohen gjerat tek ne. Fajin e madh e kemi dhe tek e ashtuquajtura “inteligjence” shqiptare qe rri duar kryq dhe behet pa dashje mbeshtetje e qeverise me te keqe qe kemi patur ndonje here. Nese populli ngrihet kundra qeverise nuk ka as Amerike e as Europe qe ta ndaloi ate. Saliu le te gjeje vrimen e semes nese kjo dite vjen, sepse nuk ka burre nene apo shtet tjeter qe ta mbroje nga zemerimi i popullit.

  11. Nordiku says:

    Shumë keq! Shtet Palaco!
    Në Suedi qëllimi i ndalimit të automjeteve nuk është vendosja e gjobave, por parandalimi i aksidenteve. Në raste festash kur ka shumë lëvizje policia paralajmëron një javë përpara qytetarët se në cilat segmente rrugore do të bëhen kontrolle. Kjo formë pune parandalon shumë shkelje dhe aksidente rrugore sepse drejtuesi i mjetit është paralajmëruarmë parë për kontroll dhe është i detyruar të respektojë normat e shpejtësisë dhe të shmangë përdorimin e alkolit. Për ata drejtues që shkelin këto rregulla edhe pas paralajmërimit , sigurisht që dënimet janë të rënda sepse shkelja e ligjit konsiderohet si e qëllimshme. Me anën e kësaj metode evitohen shumë ngjarje tragjike në trafik.

  12. lirim,vlore says:

    Sa per policet rrugore eshte mire te mos i ndajme te Berishes,te Nanos apo Te Rames.Ata jane te gjithe dhe ne cdo kohe nje prerje.Nese do te kishin kulture profesionale,de fillim do te duhej te kuptonin qellimin e ekzistences se tyre,qe eshte parandalimi i gabimeve ne rruge dhe cytja ne gabim,qe nje te tille te ta shkembejne me nje gjobe.Kush prej jush nuk e ka vene re se si fhshihen pas ferrave si hafije per te te kapur doemos ne gabim?Nderkohe qe do te duhej te rrinin fare dukshem qe edhe drejtuesin qe eshte shpejt ,ta detyrojne se largui qe te ule shpejtesine duke minimizuar keshtu rrezikun qe sjell.Por jo,ata mundohen si e si te te lene te gabosh dhe pastaj te te shantazhojne per te te zhvatur apo ne rast se qellonte kesh integritet dhe te mos japesh bakshishin,te masakrojne me gjoba te renda e te marrin dokumentat.
    Ata jane modeli me i keq se si duhet te sillet nje perfaqesues i ligjit.

  13. mister x says:

    do zoti e hane sa me shume ata qe votuan keta kafshe

  14. Nama says:

    Paramendoni nje dite pa polici te qarkullimit rrugor. Cfare do te behej ne rruget e Tiranes? Me duket se vertete ne shqipetaret nuk respektojme ligjin, rregullat dhe normat publike. E verteta gjithemone eshte dhemb. Edhe une them se ka mjaft gabime edhe nga policet, por ama askund ne bote nuk drejtohen makinat si ne Tirane. Me duket se redaksia juaj lejon cfaredo shkrimi naiv e mund te them edhe banal, mjafton qe te thuhet dicka kunder Qeverise. Rregullat e qarkullimit rrugor jane per tu zbatuar dhe cdo njeri qe i thyen ato duhet gjobitur. Artikullshruesi si duket eshte gjobitur per ndonje gabim dhe zoteriu mendon se tani duhet te vjelle vrere kunder policise. Shrimet duhet te bazohen ne argumente. Une ne shkrimin e mesiperm nuk hasa ne asnje argument. Mendoj se edhe me teper gjoba duhet te kete ne menyre qe drejtuesit e makinave me ne fund te disciplinohen dhe ne rruget e Tiranes te mbreteroi rregull. Nersa te gjithe policet te cilet vejne gjoba pe gabime te pa bera duhet te denoncohen.

  15. prandaj them says:

    po kur ka kaos ne tirone,,folni qe nuk ka polici,shtet apo ku di une tjeter,,,,,tashi thoni poshte policia,un se kuptoj,ku qetheni ju mer delet shqiptare

  16. Shqipetari,Copenhagen says:

    Z Kritiku!sigurisht qe artikull shkruari do te dije se cfar kriteresh zbatohen per te vene gjoba eshte e drejte e kujt do te jete i informuar.E para ti qenke TUTKUN ose me mire nje cop injoranti,se ne Perendim, ose ne Europe ku dhe duam te hyjme ne si Shtet pamvaresisht se nuk plotesojme as kushtet minimale per aty,Policia nuk te gjobit por,vetem ne raste kur ke parkuar jashte cdo rregulli dmth rast ekstrem.Surratit tend i pelqen qe shoferet te gjobiten e ne shume raste mos te drejtoje makinen per nje kohe te gjate,por a e di zotrote se ka rregulla bota? Policia vetem ne rastet kur je i pire,ne ndonje aksident te rende me pasoja tjetrit,atehere te denojne per nje periudhe te gjate e plus qe te japesh prova nga e para,po pse parkon ti gabim apo ke gjobe pa paguar a dicka tjeter e te mari patenten? atehere le te marin patenten se ske paguar faturen e dritave apo taksen e plerave.Po qe Populli i mban me taksat e tija policet e dine ata?

    1. halil says:

      cfare duhet bere a mund te nathoni se tere jepni mend….

    2. Kritiku says:

      Kur lexon kete qe ke shkruajtur ti cdo njeri normal do te pyesi, nese je vertete i trashe apo ben sikur je. Lexo vete ato brockulla qe ke shkruajtur dhe e kupton se ku je. Para se te japesh mendim, lexoji mire gjerat dhe mundohu ti kuptosh. Na qenkerke dhe ne “Perendim” zoteria jote dhe me sa duket te paska ikur koha kot atje ku je sepse nuk qenke qyteteruar akoma(?!).
      Sa per informim: Nese artikullshkruajtesi do te dije arsyet, atehere ai nuk duhet te shkruaje nje artikull po te shkoje atje ku duhet. Tjeter gje, une nuk thashe qe tiu hiqet e drejta e drejtimit te makines nese nuk ke gjoba te papaguara, por ne ato raste kur shoferet behen rrezik per jeten e te tjereve. Sa per gjoba kuturu dhe per kaos ne percaktimin e parkimeve ne rruge, te keshilloj te shkosh nje here ne Itali dhe Spanje dhe e shikon se sa eshte gjoba qe do te marresh dhe te rrish drejte pa e hapur gojen fare.
      Te keshilloj te mesosh akoma, pastaj jep mendime. Je shume larg!!!!

  17. ??? says:

    ne cofte se ti je nga tirana dhe te marrin makinen ne fush-arrez per patend atehere ti do shkosh ne shtepi me makina rasti dhe policia te tregon cilen dite jep komisjon ne shkoder ,ne shkoder te shkon gjithe dita, do shkosh prap ne tiran dhe te nesermen do niseni per fush-arrez per te marr makinen .po ti mblidhni kilometrat dhe leket dhe vuajtjet do i rrini shume gati kur te dilni nga qyteti juaj .plazhi po fillon ti keni leket gati per shefin dhe po ja u mori jeni me fat.do behemi dhe ne shtet ku do shkoje.

  18. pali says:

    Policia rrugore eshte bande hajdutash ,por jo vetem ne Tirane, se ju kujtoni se Tirana eshte e gjith Shqiperia.

  19. heretiku says:

    Une nuk e di se mbi çfare kriteresh Policia Rrugore gjobit automobilistet, sepse nuk kam asistuar nga afer ne nje skene te tille, por di te them qe automobilistet shqiptare, ne Shqiperi, ngasin makinat si hajvane, jane shume primitive ne respektimin e normave te qarkullimit rrugor. Ne keto kushte cilido polic rrugor, boll qe te dali ne nje pike te qytetit apo edhe jashte qyteteve, p.sh. ne nje rruge nacionale, mund te veje gjoba pa fund pa pasur frike se mund te gaboje, pra te kete te drejte plotesisht ne venien e gjobave. Faji kryesor ne Shqiperi sot eshte i atyre qe ngasin makina, sepse nuk dine ti ngasin, nuk respektojne, norma shpejtesie, vijat e bardha ku i jepet precedence kembesorit, parakalimet etj. Policet rrugore jo vetem duhet te vene gjoba, por duhet te pezullojne patenta per 3, 6 e 12 muaj, apo te ndeshkojne me heqje patente pergjithmone ata qe jane te papergjegjshem ne timon.

  20. ajdin says:

    Si te doni ju shoverat e keni o 5000 ne dore o 50.ooo lek Sales.

  21. saimiri says:

    policet jane maja e ajzbergut dhe ska pse te tolerojne (nqse sbejne normen i heqin nga puna),rruget jane per turp ,gjobat jane skandal per nivelin e jeteses,kodin e ri e miratoje dhe opozita ,ky eshte reaiteti hidhutr i shoqerise qe jetojme kot sjemi ne bisht te evropes.ndersa per policet qe marrin leke nen dore un gjithmone u beje nje urim :ilaçe i befshin deri ne 5 lekshin e
    fundit.

  22. Elvis says:

    Para nje muaji me ndaloi nje polic ne Tirane.Ne casti qe hyra ne kryqezim u ndez drita portokalli.Kalova sepse kisha hyre ne kryqezim.Matane kryqezimit ishte i dashur shoku polic dhe nxorri tabelen.Kalove me portokalli me tha dhe nuk lejohet.Jo lejohet jo nuk lejohet(sipas tij me duket se njeh vetem 2 ngjyra kuq dhe verdhe) me mori dokumentet,se cfare beri tek makina e tij nuk e mora vesh dhe me sjell “faturen” 10000 lek dhe me tha qe ke dhe 2 gjoba papaguar.Nje ne 2010 dhe tjetren ne Sarande me tha se keshtu del ne kompjuter.E para e punes makinen e kam marre ne Itali ne Gusht 2011( bente muuuuuuuuuuuu qe ishte marre ne 2011 makina) dhe e dyta nuk kam qene ndonjehere ne Sarande dhe nuk di as sesi shkohet ne Sarande.Nuk e di une me thote keshtu me del mua qe ke 2 gjoba dhe bera si bera pagova 120000 leke se bashku me interesat pas 2 ditesh.Se harrova nuk e di a foli shqip a ndonje gjuhe tjeter sepse nuk e mirrja vesh se aq trashe fliste.Kjo eshte policia jone qe per disa bindje partiake veshin rroben e policit dhe hajde e merru vesh ti pastaj.

  23. beni says:

    Ky eshte nje shtet i shthurur dhe pa moral qytetaret e saj qeveria duhet ti mbroje dhe jo ti ndeshkoje per cdo gje, ti si shtet nuk ke bere nje rruge persembari pasi keni futur doren per te vjedhur ne cdo projekt, Policia pse te ndalon kot kur ti nuk ke bere shkelje por te thote edhe pa edukate dekumentat, sikur ai eshte kontrodhor dispencer dhe jo punojes i sigurise se rruges, ata primar duhet te kene sigurine e qytetareve ne rruge dhe nuk e di se sa e mrojne qytetarin keto ndeshkime me te drejte dhe pa te drejte, nuk ka asnje kontrodh mbi policine cfare te do ajo te ben thjesht vetem te ndalon dhe te ndeshkon per nje shkelje qe ai e sajon ne moment dhe keshtu nuk mund ti sherbehet qytetarit ku sot ka njeminje e njeqind hadhe.

  24. arsen says:

    Sistemi i gjobave eshte sistem piramidal. Leket thithen nga poshte lart. Pra leket qe merren nen dore formojne shuma qe shperndahen vertikalisht deri tek ministri. Por pervec planit A eshte edhe plani B. Ata qe bien pre e gjobave ( pra nuk paguajne nen dore policin ), sidomos kur shkojne para komisionit u vihen gjoba akoma me te larta. Parate e grumbulluara pastrohen nga “kasa e shtetit” nepermjet menyrave me te ndryshme, ku ajo me e zakonshmja eshte tenderi i shkurtuar ( gjoja tender ) dhe leket i perlajne prape qeveritaret. Kjo pune eshte shume me e organizuar se sa cduket ne pamje te pare. Policia ka objektiva te verteta dhe plane ditore, javore e mujore per te realizuar; Qofte me leke nen dore apo pagese GJOBE … eshte e cuditshme por parate perfundojne ne te njejtin sirtar.

  25. Sidriti says:

    Dje isha ne Mal te Zİ, bera 435 km rruge dhe nuk pashe nje kembe polici gjekundi, sapo hyra ne Shkoder dhe deri ne Tirane kishte 5 postoblloqe me police.Bravo policia Shqipetare, dy dite pushime na i beri harram per nje ore….

  26. dritan says:

    Me quajn dritan dhe jetoj ne itali prej 8 vjetesh ne te gjithe kete kohe policia rugorre me ka ndaluar gjithesej 2 here dhe ne njeren nga keto isha ne kundravajtie, qendroj dhe polici shume i sjellshem afrohet tek makina dhe me thote zoteri nuk po te kerkoj as libreze qarkullimi dhe as patente sepse kundravajta qe bere shkel ne menyre absolute kodin rugorr dhe kjo kundravajtje te kushton shume prandaj po mbyll nje sy dhe per ty te jete nje mesim.doja te them se ne ne shqiperi nuk kemi nga keta lloj punonjesish ne te kundert jane shume injorante dhe dhe te pa sjellshem dhe nga ne emigrantet perfitojne gjithnje,duke na kerkuar edhe pagesen e gjobes me lek ne dore dhe do sdo, do e pagush sepse eshte kot te ankohesh kohe e humbur dhe rezikon te paguash me shum,ne vitin 2010 gusht shkoj ne shqiperi dhe nga durresi per ne bilisht me ndalojn 2 here duke ditur se cfare jan policet e rugorres po ecja gjith rruges brenda limiteve postblloku i par vetem kontroll dokumentash tek i dyti po silleshe anembane makines per te pare nese ishin te gjitha ne regull donin te me gjobisnin me cdo kusht por nuk kishin ku te kapeshin u mendua pak dhe me thote a ke kisha zinxhira, aty me iku truri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje