Formimi i partisë së re Fryma e Re Demokratike ka tërhequr edhe vëmendjen e agjencisë Reuters, që ka përgatitur raportin e mëposhtëm
Aleatët e presidentit shqiptar, Bamir Topi, shpallën krijimin e një partie të re të hënën, duke kërcënuar se do shkundin skenën e polarizuar politike në vendin ballkanik dhe se do sfidojnë kryeministrin Sali Berisha.
Mandati 5- vjeçar i Topit si president përfundon në korrik dhe ai pritet të marrë drejtimin e partisë së re të qendrës së djathtë, Fryma e Re Demokratike, kur anëtarët të zgjedhin drejtuesit në shtator.
Që prej rënies së komunizmit dy dekada më parë, politika në Shqipëri është dominuar nga Partia Demokratike e Berishës dhe Partia Socialiste, aktualisht në opozitë.
Topi, një demokrat përpara se të hiqte dorë nga lidhjet me partinë për të shërbyer si president, është përplasur me Berishën, duke e akuzuar qeverinë e tij se ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e ligjit dhe rendit në Shqipëri.
Bashkimi Europian po mban pezull statusin e kandidatit për vendin me 2.8 milion banorë dhe një nga më të varfrit në Europë, për shkak të mungesës së progresit.
“Profili ideologjik i FRD do të jetë i qendrës së djathtë dhe ne do qëndrojmë për idealet liberale,” tha ish- zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, një ligjvënës që është larguar nga Partia Demokratike në pushtet për të krijuar partinë e re.
“Ne do përfaqësojmë interesat e klasës së mesme. Kjo klasë është rritur me mundime të mëdha, por nuk është përfaqësuar me dinjitet nga ndonjë parti”.
Ai tha se partia e re do të punojë për të ndihmuar ish- të përndjekurit politikë dhe qytetarët, të cilëve iu është marrë prona nga komunistët, dy çështje për të cilat ka bërë avokati 55 vjeçari Topi.
Salla e konferencave ku u bë shpallja e partisë së re, përballë me godinën e parlamentit, ishte aq e mbushur, sa përkrahësit dolën në rrugë dhe dëgjuan me altoparlantë që ishin vendosur aty.
Një ish- aleat i Berishës, Topi u zgjodh president me votat e demokratëve dhe gjashtë deputetëve që kaluan krah për ta mbështetur atë.
Ai nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar që do marrë drejtimin e partisë së re, duke thënë vetëm se do kthehet në politikë pasi mandati i tij të përfundojë për të “kontribuar për standarde më të larta në demokracinë shqiptare”.
Parti si e juaja, karrigethyerish, une shkrij per gjysem ore!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Paske ken kokrra e legenit Sali Ram Berisha. Kurr hallall mos tw qoftw qumshti i asaj kurves (nanes tande). Na more ne qaf mor burr i keq. Nw past zot kund edhe ti ke me e marr pjeswn tande, mos u ban pishman.
Ke pordhos tan Shqipnin marr e mrapsht, mor burr i keq, sidomos Shkodren me atw zonjen qw e ke lan “guvernatore tw hijes”. Pw Jozefinen e kam fjalen, mor legen.
Kot me tw pyet mor burr i keq: a ta banen vaksinen ne Amerike. Edhe zyren teme e kam ma te mire se ato ku te priten ty mor legen (per qenefin flas).
Gjithsesi sido qe tw shkojne punet shpresoj qw tw dalin shpirti prej b…..
Vazhdon tymnaja ne Shqiperi. Nuk e kuptoj e beni nga padituria apo mashtroni. Thuhet se partia do te jete e qendres se djathte dhe do te mbroje interesat e klases se mesme. Po qe e qendres se djathte, atehere mbron interesat e klases se pasur dhe jo te mesme. Keshtu eshte partia republikane ne SHBA(klasen e mesme e mbron partia demokrate). Po klasen e pasur kush e mbron ne Shqiperi ? Keto jane lojra fjalesh me nje program te paqarte politik qe behet me dashje ose padashje per te terhequr sa me shume votues.
Tash qe e paska dhane dhe Reuters vertet ta mbush mendjen kjo parti.Mirpo ky populli yne asht pak tutkun e nuk i han palla (si thone Kosovaret) per kete REutersin as per Topin e partine e tije.Nejse ju jeni ne rregull bani reklame se reklama asht shpirti i tregtise e bela i del pazari i mire ketyre te shkreetve me kete parti e dicka fitojne.
Se vitin tjeter jane zgjedhjet e u rritet pazari besoj simbas kerkese ofertes. Hajt tung.