Në mbledhje qeverie tani flitet vetëm për celularët dhe internetin

2 Maj 2012, 12:00Politika TEMA

Kryeministri fton shqiptarët të ndjekin shembullin e themeluesit të Facebook, që edhe pa shkollë bëri atë shpikje gjigande. Por Berisha as emrin nuk ia shqiptoi saktë, edhe pse bën sikur kupton nga teknologjia. Berisha tha se Twitter-i përdoret për intimitete

 

Duket sikur shqiptarët nuk kanë më asnjë hall tjetër, vetëm si të kenë celular dhe internet. Është e vështirë të gjesh sivjet një mbledhje qeverie ku kryeministri Sali Berisha nuk flet për këtë çështje. Madje vetëm për këtë çështje.

Fakti që në Shqipëri ka 5 milion numra celularë, e gëzon pa masë kryeministri. Berisha tha se çmimet e shërbimit të telefonisë së lëvizshme kanë pësuar ulje të ndjeshme.

“Në një nga fushat më sensitive të shpenzimeve ka ulje spektakolare, lehtësim për çdo qytetar shqiptar. Sigurisht që kam fjalë të mira dhe falenderime si për Entin Rregullator dhe funksionimin e tij, ministrin mbikëqyrës të këtij sektori, kompanitë, operatorët. Shqipëria ishte vend me çmime të papranueshme. Tani qytetarët shqiptarë marrin këtë shërbim me çmime 2,3,4 herë më të leverdishme,” tha Berisha.

Kryeministri tha se tani do i jepet zgjidhe problemit të internetit. “Mbetet dhe një problem për të marrë përgjigje përfundimtare: çmimi i internetit. Tani kjo është politikë. Qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin çmimin më të lirë. Qeveria nuk vendosi të krijojë një rrjet celular të vetin, por përcaktoi si rrugë bashkëpunimin me operatorët, për internetin problemi qëndron ndryshe. Sepse ne duam të furnizojmë me internet falas qytetarët shqiptarë dhe këtë nuk mund t’ua kërkojëm kompanive private,” tha Berisha.

“Posta Shqiptare po ngre me shpejtësi të gjithë infrastrukturën dhe posta do të importojë fluksin në sasitë më të mëdha të nevojshme, me një çmim absolutisht shumë e shumë herë më të ulët se ky që është sot me operatorët privatë se nuk kemi ndërmend të monopolizojmë tregun. Në 1700 pika në mbarë vendin qytetarët do të mund të marrin internet falas,” tha Berisha.

Kryeministri foli me superlativa edhe për themeluesin e Facebook, ndërsa tha se të rinjtë shqiptarë mund të frymëzohen prej atij që edhe pse nuk pati shkollë, bëri një shpikje të tillë. Megjithatë Berisha as emrin nuk ia dinte pasi e quajti Zimerman, kur ai quhet Zuckerberg.

“Në këtë mënyrë shënojmë hap përfundimtar drejt Shqipërisë dixhitale. Njëra janë autostradat reale në të cilat udhëtojnë qytetarët, të dytat janë auto virtuale ku lundrojnë të rinjtë, në tërësi qytetarët shqiptarë. Fokus kryesor në këtë nismë është rinia shqiptare. Ximerman e transformoi komunikimin me Facebook. Edhe Twitter-i, i cili është për intimitete, por ky e përdor për editoriale,” tha Berisha.

9 komente në “Në mbledhje qeverie tani flitet vetëm për celularët dhe internetin”

  1. elinor says:

    Kercitja nje celular krese ndonjeni ketij palaco!!

    1. andon ashiku says:

      Ky perdor LSD se asht i pjerdh ka truni komplet kur flet per qeverine e tij, kalon ne orgazem dhe nuk e di ca thote ma ja fut si kau peles

  2. Kalciani. says:

    Ky ka pjerdhur me kohe,po njerzit si e besojne akoma!?Pune dhe paqe kerkojne njerzit,jo mashtrime te perditshme.Me gjithate si festuan 1 Majin,u takon nje gomar malok si ky gojemuti ti qeverisi.

  3. fule says:

    Tallja periodike e trapit ne mbledhjen e rradhes. Si perhere shtrremberime faktesh, injorance dhe delir. All inclusive!

    Kesaj radhe qenka frymezuar nga artikulli per Angolen me duket

  4. luli says:

    Ah, mortja qe nuk e merr !

  5. shkodrani says:

    Ketu ka 1 miljon te pa pune ky koqe kandarit permend celular.Hajde kriminel hajdut hajde.Duro edhe keto dy muj se do te pjerdhin prej qeverije.Me 100% ka zgjedhje te parakohshme.PS-FRD koalicioni i ardhshem dhe i suksesshem i vendit.AGIM FAGUN PRESIDENT

  6. lelo says:

    Nuk e di sa i vertete eshte kjo qe ka thene per Mark Zuckerberg se nuk e kam pare vete, por Zuckerberg ka qene nje student i shkelqyer ne cdo faze te shkollimit dhe e krijoi Facebook me tre shoke te tjere studente te Harvard.
    Te pakten shihni filma nqs iu eshte merzitur leximi
    Hajt naten e mire tani

    http://en.wikipedia.org/wiki/Mark_Zuckerberg

  7. argjiro says:

    Na doli dimri
    hyri behari
    kryeministri
    gjithmone i pari
    gjithmone i pari
    si genjeshtari
    sa te mesohet
    pa bar gomari
    sa te mesohet
    pa bar gomari
    me barkun bosh
    rrofte celulari

  8. Laughing Gas says:

    Unë nuk lexoj asnjëherë artikullin kur flet per Sheqer Birishën… Lexoj komentet vetëm e ja fus të qeshurit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje