Perëndim i Egër në Kamëz, si mund të ndodhë edhe një gjë e tillë?

2 Maj 2012, 09:43Politika TEMA

Mëngjesin e sotëm policia është përleshur me një grup të armatosur në Kamëz, pikërisht në të famshmin Bulevardi Blu. 15 persona janë arrestuar për këtë ngjarje. Forca të shumta policie dhe të FNSH-së ndërhynë për të arrestuar personat.

Ndërkohë që ne shkruajmë se si Bulqiza është bërë si Perëndim i Egër, atë e kemi pak kilometra larg Tiranës. Personat e arrestuar prej ditësh ishin angazhuar në bllokimin e furgonave që vijnë nga Kamza në Tiranë për të favorizuar linjën e autobusit Kamëz- Tiranë. Dhe kur policia ka tentuar të zhbllokojë situatën, personat kanë bërë rezistencë, duke qëlluar me armë në drejtim të forcave policore.

Sipas burimeve të policisë është shoqëruar në komisarit edhe pronari i linjës së autobusit Kamëz-Tiranë, Lush Osmani për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

9 komente në “Perëndim i Egër në Kamëz, si mund të ndodhë edhe një gjë e tillë?”

  1. analist says:

    Nuk po marrim vesht se Pulicija e kujt asht kjo? Na jem shtyllat e shtetit dhe Pulicija vjen e na pengon n`pun`ton! Qfar punet ka Pulicija n`Bathore? Ktu jem vet na Zot, e dim vet si i bajm punt e bizniset. Rrnoft Sali Berisha dhe Bulevardi Blu i Bathores! Posht Pulict komunista t`Edvin Rams dhe Gramoz Ruqit!
    :)))))

    1. Sali=Geddaf says:

      hahaahahha

    2. Hasimi says:

      Ik mor injorant i trashe shko e ruaj dhite se koha po vjen shume shpejt qe Sali Serbi dhe njerz te trashe si puna jote te vehen mbas hekurave ku duhet te jene. Dhe nje vit ka Sali Serbi, se per lesh do shkoje mbas nje viti.

  2. Enri Lika says:

    Se perse policia ngacmon qytetaret paqesor te bathores, une kete kurre s’do e kuptoj dot….(!)

  3. e verteta says:

    Agrovimi i skajshem i situates ekonomike paralajmeron dite zie per popullin shqiptar.Mos harrojne keta hajdute se do ti gezojne vjedhjet e paskrupullta qe i kane bere dhe po bejne gjakut dhe djerses se popullit.Turma e pabuksave ka per ti ngrene te gjalle,keta lilipute te pa ngopur.

  4. Anonim says:

    Vazhdon lufta në kopshtin zologjik Kamëz.

  5. shqiptar says:

    ne kamez shumica jane malok.po kjo nuk do te thote gje.se me kete varferi qe po shtohet dita dites dhe kur nje pjese e vogel pasurohet dita dites shume shpjet si e jep edhe fiksi qe per nje firme 3 mije euro sdo jete larg dita kur te behen rremujra per buken e gojes.rremujat do kishin filluar me kohe po fale emigrantve qe dergojne ca lek po edhe ata bythq… e ambasdoreve nuk duan rremujra ne kete kohe prandaj e mbajne ne shqiperi keput e mos lesho.

  6. Artan says:

    Histori te zakonshme cuberie prej Bythoreje dhe malokerie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje