Prokuroria nis hetimet për Dashnor Sulën

7 Maj 2012, 17:17Politika TEMA
Prokuroria nis hetimet për Dashnor Sulën

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për incidentin në stadiumin e Peqinit në takimin e së shtunës Shkumbini-Flamurtari, ku deputeti Dashnor Sula dyshohet për gjuajtje me armë. Prokurori Ervin Goga tha në telefon për “Vizion Plus” se policia ka dorëzuar në organin e akuzës dosjen me hetimet paraprake në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, procedimi penal konfirmohet edhe vete nga deputeti Dashnor Sula, i cili dha shpjegime në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit së bashku me kryetarin e Bashkisë, por edhe shefin e klubit Shkumbini. Prania në FSHF solli mungesën e deputetit Sula në Komisionin e Ligjeve, ku dukej se pritej me kuriozitet, sidomos nga opozita. Bashkim Fino e mbuloi këtë mungese me shfaqjen para komisionit të një fotoje të Sules në stadium. Ndërkohë, pas dorëzimit të gjithë relacionit të ngjarjes nga delegati Petrit Brahja dhe vëzhguesi Astrit Mema, pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës për të marrë vendimin. Nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka pasur asnjë reagim, pasi sipas saj, do të ndikonte në vendimin e disiplinës.

14 komente në “Prokuroria nis hetimet për Dashnor Sulën”

  1. l says:

    krisma nuk ka patur e ne qoftese jane degjuar ato kane qene larg ha ha ha ha

    1. deda njujork says:

      dhashnor pa tope, ben qejf ne peqin por ne vlore e tredhim!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html

    2. hasan says:

      Ja praaaaaa krisma nuk ka pasur.

  2. daku says:

    mjere ky popull,qe u pallu ne rrena,mjes dreke,darke

    1. fule says:

      Mere me mend si do perfundoj kur Prokurori thote se dorzoi policia peqinase materialin.

      Ore po deshmitaret c’thone, shkoi ky zotria ti pyste, a i thirri gje?

      Per te mbuluar vrasje dhe krisma i ka kopsit punet Salici me kohe.

  3. Guxhua says:

    Po mire mo c”kane keta me Xha Sulon.Le qe nuk gjuajti se ne Tirane nuk u degjua gje jam vete deshmitar por dhe sikur te gjuante e ka bere nga gezimi. Pastaj sa te vrare pati ku i kini viktimat? – S’ka. Mos e akuzoni kot se eshte burre qe nuk merret me te tilla gjera. Ai eshte nje sportdashes si gjithe te tjeret qe rri ulur ne karriken e vet bile dhe me kepuce te hequra. C’jane keto shpifje per nje burre qe nuk i ka dale kurre fjala per gjera te ketilla. O shtet prej muti ngjite dhe Kukesin ne superiore se atje te pakten duket gjaku.

  4. lupeni says:

    Hidheni more kete plehre bashke me peqinin e tij diku larg ne kategorite amatore e mos tja degjojme me emrin se na e shpifen.plehrat me juridikun e kristal qe mban ne parlament spiuni i vicidolit.

  5. beni says:

    Kaq poshte kemi rene si popull ku e gjithe ata njerez nuk kane pare e degjuar gje, po mire ky ministri i kultures ja kadhene vete fisheket qe thote nqe jane manovre,Policia e ka thene fjalen e vet ne skemi degjuar gje, nuk e di se cfare veprimesh hetimore i kane shkuar proikurorit,po mire kryetarja e parlamentit nuk paska te drejte qe ti kerkoje administrates qe ta verifikoje dhe te marre masa per te.apo ai eshte demokrat dhe nuk ka kush se cfare ti beje, deputeti gjate nje interviste ne nje televizor u shpreh populli i peqinit e di se sa i forte une jam,me nje fjale mos guxoje kush qe te flase se ja kepus koken,ishalla po del kuksi ne superiore dhe te vije ai zoteria dhe te shese pordhe atje.

  6. Donjet Liridoni says:

    Per “llogari” te konkuruesit nga Mallakastra ne Quizin e “E diel” te Top-chanell:

    – Degjuam krisma!
    Gjerarku fashist ngrihet nga tryeza dhe pershkon sallen e “lulekuqeve mbi mure” gjithe kercenim.
    – Ti, ti??!
    – Ja, pra, qe s’keni degjuar krisma!…

  7. hajriu says:

    E ndriti me te tjerat prokuroria jone dhe i ngeli çeshtja e ketij palles pa zgjidh pa zgjidh…

  8. Parimi says:

    Shikoni mor zotni cfare surrati ka katunari Peqinit , bon edhe si CUB se mshifet pas Sales. Ca o bo kjo politika kshu mer jahu?Hyet ne Evrope me ksoj surretnish? Kurre vallahi.

  9. durrsaku says:

    pun gamoresh , se peqini ka qen famoz x tregun e gamoreve. edhe ky sul gamori eshte bej baba te te ngjaj !!!!!!

  10. dejan says:

    po ckeni o njerez me peqinin ky vertet esht deputet i peqinit po nuk esht se jan te ter peqinsit si ky tashti eka mar prokurori elbasanit ket ceshtje dhe econ deri ne fund . sa qesharake ket prokurorin berisha dhe sula ekan ven aty ky do ihetoj pika thuaj

  11. Vasil Gjika says:

    E mori persiper prekurori qe ta shpetoj nga FFSH… se mos denohet me ndonje ndeshje jashte fushe../ dhe mos te humbasi ndeshjen e rradhes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje