Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Europës, por si mund të japë leksione për të drejtat e njeriut?

7 Maj 2012, 21:23Politika TEMA

Shqipëria do drejtojë organizatën që ka në qendër të punës së saj të drejtat e njeriut. Para disa kohësh, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut pranë KiE tha se do ishte mirë që ngjarjet e 21 janarit të ishin zbardhur para se Shqipëria të drejtojë këtë institucion. Ai hedh dyshimet se do jetë e çuditshme që një shtet që vret protestuesit jashtë perimetrit të sigurisë, të drejtojë një organizatë për të drejtat e njeriut

 

Ajo është një organizatë që ka në qendër të punës së saj të drejtat e njeriut. Por nga maji deri në nëntor të këtij viti, presidente e organizatës do jetë Shqipëria. Ferdinand Pone, zëvendësministër i Brendshëm, e ka quajtur historik faktin që Shqipëria do drejtojë një organizatë kaq të rëndësishme pikërisht në 100 vjetorin e Pavarësisë. Shqipëria e merr presidencën nga Britania e Madhe dhe tani do i japë leksione Europës për të drejtat e njeriut.

Por vetë Shqipëria ka qenë pjesë e hetimeve, kritikave dhe denoncimeve të raportuesve të Këshillit të Europës si rrallë ndonjë anëtare tjetër.

Së fundmi pati një raport të Komisionierit për të Drejtat e Njeriut për ngjarjet e 21 janarit.

Në një frazë përvëluese për qeverinë, thuhej: “Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e informuan Komisionerin se Garda e Republikës ka të drejtë të përdorë armë vdekjeprurëse në rrethana të veçanta nëse shkelet perimetri i sigurisë i ndërtesave qeveritare. Ndërkohë Komisioneri kuptoi se katër vrasjet në fakt ndodhën jashtë perimetrit të sigurisë së godinës së kryeministrit, por ministrat thanë se ka pasur përpjekje nga protestuesit për të hyrë në oborr”.

Ndërkohë Suedezi Thomas Hammarberg, veterani i kauzës së të drejtave të njeriut, dhe – qysh prej vitit 2005 – Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, ka dhënë para disa kohësh një intervistë për Vizion Plus, në të cilën ka folur për ngjarjen e 21 janarit të një viti më parë. Sa më shumë rritet distanca me atë datë, aq më shumë shfaqet e troçtë dhe e qartë diplomacia perëndimore (në fakt, reagimet e vonuara janë tipike për diplomacinë). Dhe zoti Hammarberg ka një opinion të vetin lidhur me përdorimin e armëve gjatë tubimeve të protestës, e merret vesh se ky opinion është me mijëra vite larg atij të Berishës e të berishianëve, gardistë apo jo gardistë. “Armët nuk duhet të përdoreshin, si dhe nuk duhet t’u drejtoheshin demonstruesve, edhe nëse ata bëheshin të dhunshëm, që ndoshta ndodhi edhe në rastin në fjalë. Është shumë e rëndësishme që sjellja e policisë dhe Gardës të jetë e matur në këto raste”, thotë ai.

Ai kishte një shqetësim ekstra. Në maj, Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Europës, dhe ai shpreson që deri atëherë të jetë “zbardhur kjo çështje”. Më poshtë, duke thënë se “drejtimi i Këshillit të Evropës e vë Shqipërinë në një pozitë të madhe përgjegjësie”, ai lë të kuptohet se e gjen të çuditshme që Shqipëria, ku u merret jeta brutalisht protestuesve të opozitës, të jetë drejtuese e një organizate të fokusuar më së pari tek të drejtat e njeriut, siç është Këshilli i Europës.

18 komente në “Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Europës, por si mund të japë leksione për të drejtat e njeriut?”

  1. fule says:

    Sali Ramic Berisha u vete-zgjodh president ne mars 97, kundrejt asaj qe e keshillonte gjithe bota (me demek pucistat). E di sa pyet per pergjegjesi ky monster?

  2. kelmendasi says:

    Dicka per perdorimin e armeve ndaj protestusve te dhuneshem.
    Pas refendumit per hyrjen e Danimarkes ne levizjen Shengen ku fitoji PO grupet radikale qe e kundershtonin(1998) sulmuen parlamentin dhe thyen kordonin mbrojtes.Policija Daneze perdori armet. U vrane 7 vete dhe u plagosen mbi 100 persona.Ministri i brendeshem Danez deklaroji;RENDI KUSHTETUES RIVENDOSET ME GJAK.
    Kontrolloni ne internet dhe do ta gjeni.
    Kur demostrata cenon rendin kushtetues asht tjeter diskutim.

    1. Genti says:

      Me vjen keq por ju po keqinformoni: nuk ka patur asnje viktime ne trazirat daneze. Ka patur te plagosur, por jo viktima. Perpara se te ftoni te tjeret te kontrollojne ne internet, duhet te siguroheni vete per te mos keqinformuar.

    2. Tani says:

      o bajge qe e kthyet edhe Tiranen ne oborr te mentalitetit tuaj mesjetar dhe arene gjaku o barbare. Jane jete njerezish o felliqesira. Cfare soj i poshter jeni ju verioret?

    3. fule says:

      Edhe Assadi Sirise kete thote o race e felliqur mashtruesish te pabese.
      Po mbron rendin kushtetues duke masakruar mijera njerez.

      Ju zagaret e vrimave te PD doni sundimtare ne pushtet, mos ta dorezoje kurre, mjafton qe te jete i bajrakut tuaj.

      Keni frike se po iku ai do trajtoheni per ate qe jeni… zgjebe.

    4. Dean says:

      Edhe Enver Hoxha ”rendin kushtetues” mbrojti me arme per 45 vjet,o BARBAR.
      NE DANIMARK NUK KA PAS TE VDEKUR,O MORTJE E MALCISE,qe na genjeke ne mes te dites pa t’u dridh qerpiku fare.

    5. burgaxhiu UK says:

      kelmendasi shko e futi i tas groshe ke azili e lene politiken ca e kujto Danimarken me vra 7 vete ti!!!
      Aty me shtyp i zagar n’rruge mer palle mund t’bash 1 vit burg jo ma njerez

    6. E says:

      Edhe e rrezikokan rendin kushtetues njerez me duar ne xhepa, apo qofte edhe me gure neper duar??! Zjarr hapet vetem kunder personave qe qellojne me arme zjarri ne drejtim te njerezve te tjere!

  3. Genti says:

    Diskutime te ngjashme u vune re edhe perpara se Kazakistani te merrte kryesine e OSBE-se ne vitin 2010. Ishte hera e pare qe nje shtet me probleme serioze ne respektimin e te drejtave te njeriut merrte kryesimin e organizates. Duhet patur parasysh se si ne Keshillin e Evropes ashtu edhe ne OSBE jane vende anetare jo vetem vendet e Evropes Perendimore por edhe vende problematike si Shqiperia dhe republikat aziatike te ish-BRSS. Standartet ne keto dy organizata jane me te uleta se ne Bashkimin Evropian, pavaresisht fjaleve te bukura.

  4. antipatrea says:

    Vonon por nuk harron. Sado te shpresoje se nje dite do te harrohet ajo gozhde (21 Janari),nje dite do ti hyje ne bythe dr.dhjeramanit dhe bukuroshes se bashkise…Kane vrare me gjakftohtesi 4 shqiptare per bindje politike,dhe per kete te pakten, pervec ndonje komentuesi grek (turkongrenesi) te gjithe te tjeret qe e quajne veten shqiptare duhet te jene dakort…

  5. kristina says:

    Pika Europes,,, ku i jep shqiperise se Saliut drejtimin per te drejtat e njeriut ne keshillin e europes,,kush do mbroje te drejtat e njeriut ky taliban qe i ka shkelur keto te drejta me te dyja kembet ne shqiperi,,,duke shkuar deri aty duke vrare 4 protestus ne bulevard,,kjo eshte europa,,kete bejne dhe ne vendet e tyre keta europianet nuk besoj qe bejne nje gje te tille,,keto behen ne qeverine e palmave dhe ne republiken e bananeve te Sali RRumpalles.

  6. kelmendasi says:

    Gentit
    Jane perdore armet e zjarrit dhe kane vdekur 7 persona.Plagose jane 107 dhe vetem ministri i brenshem eshte pronocue.Asnjeri nuk ka dhene llogari as dorhehjen.Institucionet ne boten demokratike mbrohen ne fund me forcen edhe te armeve.
    Ne se do te ishte ndryshe policija nuk do te degohej me arme zjarri por me cyrle e lodra.Ne se nuk mund te kontrollosh te dhenat publike te policise Daneze mos kundershto kot por hesht per kete problem fol per ato qe di.
    Une kete histori e di sakte spo ta them arsyen pse.
    Ky veprim i policise daneze eshte ne leksionet policore me aprovimin dhe kundershtite per kete veprim.Danezet jane kritikue por i kane qendrue stoik veprimit/

    1. Genti says:

      @ Kelmendas, sikur sugjeruat qe mund te gjendej ne internet kasaphana te cilen pretendoni se ka ndodhur ne Danimarke .

      Ne fakt interneti verteton ate qe shkrova dje, dmth qe gjate trazirave ka patur te lenduar por asnje te vdekur. Me poshte artikulli i THE GUARDIAN
      http://www.guardian.co.uk/world/1993/may/20/eu.politics

      Ne rast se nuk jepni ndonje link qe verteton se ka kane vdekur 7 persona do te jem i detyruar t’iu besoj komentuesve te tjere te cilet ju etiketojne si zagar te PD.

  7. Ne jugoret says:

    Bravo Tani! Me keta hajdute-kriminela nuk behet Shqiperia.Ishin e jane keta qe veç shkaterrojne me ne krye “heroin” e kosoves,Sali-trapin.

    1. Dean says:

      RESPEKT, per ”username” qe ke zgjedh.
      Respekt!

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kesaj i thone me e mbullu diellin me shoshe./ Ulu mal sa te dalin hana /
    Spo len ngjyre e brushe pa perdore per me zbukuru pushtetit kriminal te Berishes, miku i im Etore Sekui e sorra bionde Doris Pack.

  9. skenderi says:

    tallen me ne,sic jane tallur gjate gjithe kohes,sepse sekseret te tipit berisha,nano e ed palla, trajtojne probleme private kush ta marre pushtetin e jo te coje vendin drejt zhvillimit

  10. Shteti Demokratik says:

    Per Kelmendasin: Le te supozojme se eshte e vertete ajo qe thote se ne Danimarke jane vrare 7 protestues nga policia. Ne fakt po vete pohon se ne nje “shtet demokratik” lejohet me perdore armen per te mbrojt rendin kushtetues….dhe ketu ne fakt ka dhene vete kunderargumentin per ate qe deklaron. Sepse shteti berishian vetem demokratik nuk eshte, dhe tregon minimalisht “injorance” dhe maksimalisht “dashakeqesi” qe te krahasosh Danimarken me shtetin berishist.

    Kelmendas,(turp per nickname qe mban) nese vertet beson ne ate qe thua atehere duhet te jesh dakort me “mbrojtjen e rendit kushtetues” qe ben Assadi ne Siri apo dhe ajo qe beri Milloshevici ne Kosove, se te njejten llogjike perdori edhe Milloshevici kur vriste shqiptaret (i konsideronte terrorista) dhe te njejten llogjike perdor edhe Saliu sot (2012) apo dje (1997).

    Keshtu qe ti Kelmendas nese je nga ata “trimoshat” e Berishes qe mbrojtet rendin kushtetues ne 1997 dhe me pas emigruat ne BE (Danimarke) me tuta e kanatjere dhe me pasaporta diplomatike, do kishe bere mire te kishe emigruar ne Siri, apo Serbi meqe perkrah edhe ideologjine e tyre dhe pastaj do mund ta kishe pare vertet “mbrojtjen e rendt kushtetues” ne kurrizin tend.

    keshtu qe para se te flasesh, ben mire te vihesh nen “lekuren” e popullit. por harrova se fatkeqesisht, erresira e mendjes suaj apo makuteria e barkut,nuk ju le te shihni popullin por vetem ti beni hosana pushtetarit/bajraktarit te rradhes.

    Te keshilloj te lexosh mire Kanunin e Leke Dukagjinit (meqe e ke edhe nga zona) dhe aty ndoshta do mesosh vertet disa gjera te mencura qe ju nga veriu fatkesisht i keni harruar apo risjelle aktualisht ne versionin me te keq.

    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje