Raporti i delegatëve, Dash Sula qëlloi me armë dhe më pas la një pistoletë lodër

8 Maj 2012, 11:33Politika TEMA

Raporti i delegatëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, arbitrave dhe vëzhguesve, vërteton se deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka qëlluar me pistoletë në dhomat e zhveshjes.

Sipas raportit, ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ka kërcënuar arbitrat dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në tualetin e kësaj dhome.

Më pas, për të zbutur atë që ka bërë, Sula ka dërguar disa njerëz që të lënë një pistoletë lodër në atë dhomë. Pavarësisht raportit të delegatëve të FSHF-së, policia e mohon këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Dashnor Sula është paraqitur në Komisionin e Ligjeve, ku është akuzuar nga deputeti saocialist, Bashkim Fino, që i ka kërkuar të largohet nga salla, pas asaj që ka bërë.

Debati i plotë, sipas Shqiptares:

Fino: Ta heqim Dashnor Sulën nga Komisioni i Ligjeve.
Sula: S’ jam si ju hajdut që vidhni dhe nuk jepni dorëheqje.
Mos më detyro t’i kthehem 24 korrikut që çuat policinë në Lazarat
Fino: S’e bëre mirë.
Sula: S’e kam bërë kurrë që kam qëlluar.
Fino: Do ta nxjerrë federata.
Sula: Jam mësuar të dëgjoj të shpifni, ku vajti plumbi, këto janë çmendurira.
Tritan Shehu: Mos bjer pre e socialistëve
Sula: Jo, jo, nuk bie pre.

13 komente në “Raporti i delegatëve, Dash Sula qëlloi me armë dhe më pas la një pistoletë lodër”

  1. gjimi says:

    Nuk e di pse e bejne te madhe kete qeshtje se mos vrau kend Dashi,po ujku{berisha}me 21 janar vrau kater demostrues te pafajshem dhe akoma nuk eshte denuar asnje,jo me te denoni Dash Sulen i cili shtiu nje here ne ajer dhe kete se ka bere per presion por per te kujtuar 97-ten qe populli mbase e kishte harruar.Votoni perseri o popull per keta horra se mire te ju behet mbase e them me dhimbje te madhe se nuk meritoni qeveri me te mire.

    1. Me ket qi ka bo Dashi tash e merito me u zgjedh President; keq me vjen per Juzepinen. Ishalla Doktori e ka von re perkushtimin e tij te zjarrt ne te mire te popllit. Vallai kandidature ma perfaqsuse per Partine tone denmokrate nuk munesh me gjet.

      Dash Sula for President!

      Lym Blu

      1. Hasani says:

        O Lymo, nuk e ke keq, se iken nje Top, qe i mbeti mendja tek topi e te vij nje tope, qe s’di gje tjeter veç te sillet ne stadiume si huligan e rrugaç. Per bese figure me te “bukur” se kjo shpifesira nuk ka PD-ja per president.

  2. Nentori Kuq e Zi says:

    Ore mos ja fusni kot ju..Ne ketej nga Tirana nuk degjuam gje krisma…Te kete qelluar valle ,si shefi i tij kaubojs??Nuk ma do mendja,se ben Sulua kete pune..Eshte bure me namuz,dhe po e akuzove kot te denoncojne per shpifje tek Teta Shpresa dhe Sashenka dhe ..gati gjoba 40- 50 Milioneshe!! Degjuat gje ju?? Une jo tha Lepuri,edhe une jo tha Bufi, ndersa une e kam degjuar ,pohoi Gomari…por asnjeri nuk ja vuri veshin Gomar hesapi.. Ta gezoni PD bashke me trimat e saj,deri ne 2013..por me pas ku do te vene??

  3. Tepelenas says:

    Haxhi Qamili po te ishte gjalle do krenohej me Dashnorin!

  4. dashi me pistolet loder !!!! hhaahhaa , jepini dhe nje biberon ketij avdalli !

  5. Tropojani says:

    E po, po u beri katnari deputet, si Dashnori i Piqinit, hapu o dhe!
    Dhe vazhdojne ta mbajne deputet!!!

  6. ajdin says:

    Keta zagar e nxerrin pistoleten e pastaj thone jo;Une i theme ne qofte se ke qelluar ofte edhe ne ajre,se nje njeri i tille ska byth,por i them fute mbrapa se nuk ka frike njeri.

  7. artan says:

    ore jane ne terezi keta ..po kjo mut europe si i le keta keshtu..

  8. Ben Chicago says:

    po ky tritan prasi cka qe fut hundet

  9. xhike says:

    o dash ti je nje hajdut ordiner dhe i pafytyre

  10. Arditi says:

    Kush degjoi krisma?
    He pra flisni??
    E shikoni pra qe krisma nuk ka patur! Por edhe ne ka patur ato kane qene diku larg.Jemi ne kohe lufte dhe krismat jane te pranueshme.

  11. NYC says:

    qyfyre nga regjimi qyfyr,,keta felliqsira duhet ti kthesh me kembe perpjet ,,po kete e ben vetem populli shqiptar ..jo te prese nga nje opozite qesharake ,,nuk jane opozite jane bashkpuntor ne krim kundra vendit dhe popullit per tu pasuruar..pune morracakesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje