Ambasadorja gjermane: Po ndjekim nga afër zgjedhjen e presidentit. Statusi? Ka ende shumë punë

9 Maj 2012, 18:33Politika TEMA

Flet për radion Deutsche Welle ambasadorja gjermane, Carola Müller Holtkemper

 

Znj. ambasadore si e shihni situatën aktuale politike në Shqipëri?

Që prej nëntorit të kaluar dy partitë kryesore kanë filluar të bashkëpunojnë dhe kjo përbën një zhvillim pozitiv në situatën politike. Në sajë të këtij bashkëpunimi është shënuar progres i mirë në disa fusha: në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në miratimin e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Dhe pikërisht javën e kaluar, kur në Tiranë erdhi Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fuele, Parlamenti miratoi me 122 vota ndër 140 deputetët e Parlamentit, ligjin për Gjykatën Administrative, ligj i bllokuar për një kohë të gjatë. Gjithsesi mbeten ende çështje të hapura, si reforma e Kodit zgjedhor dhe rregullat e procedurave të Parlamentit.

 

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fuele, në vizitën që ju përmendni, vlerësoi ndryshimin pozitiv të klimës politike në vend edhe si një parakusht për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE ndaj Shqipërisë për të merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ku është Shqipëria në plotësimin e tyre, tetori nuk është larg kur KE do të analizojë në raportin e radhës nëse këto prioritete janë plotësuar ose jo?

Prioritetet më të rëndësishme burojnë nga kriteret e Kopenhagës. Është e rëndësishme të theksohet që këto kritere duhet të plotësohen nga çdo vend që dëshiron të hyjë në BE. Gjatë pak muajve të fundit Shqipëria ka shënuar progres në plotësimin e disa prej rekomandimeve kryesore. Megjithatë ka ende punë për të bërë në disa fusha të rëndësishme. Dua të them në zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimin e sistemit gjyqësor.

 

Znj. ambasadore veç progresit në këto fusha ka edhe një kriter apo rekomandim shtesë të BE: zgjedhja e një Presidenti konsensual, të pranuar nga palët. A mendoni se në këtë pikë BE mund të japë një lloj ultimatumi si p.sh. ose një president konsensual, ose nuk ka status për anëtarësim?

Kur ju pyesni për zgjedhjen e Presidentit këtë nuk e shoh si një kriter të shtuar. E shoh më tepër në kontekstin e dialogut politik, funksionimit të institucioneve dhe funksionimit normal të Kuvendit. Kushtetuta e Shqipërisë tregon një preferencë të qartë për një President mbi partitë politike. Neni 86 i Kushtetutës përcakton që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Natyrisht, komunitetit ndërkombëtar po vëzhgon nga shumë afër sesi do të zgjidhet Presidenti nga Parlamenti.

 

A ka gjasa që Shqipëria të ndjekë mënyrën sesi u zgjodh në mars të këtij viti Presidenti gjerman Joachim Gauck?

Situatat janë të ndryshme. Presidenti Christian Wulff dha dorëheqjen të premten në mëngjes, kancelarja Merkel menjëherë komunikoi me opozitën dhe i bëri asaj të ditur se preferonte një kandidat konsensual. Të dielën Presidenti konsensual Joachim Gauck jepte një konferencë shtypi…Megjithatë mendoj se edhe Shqipëria do të jetë e aftë të gjejë zgjidhjen e duhur.

 

Znj. Ambasadore a ka zhvillime të reja lidhur me zhbllokimin e situatës mes bankës gjermane KfW dhe qeverisë së Tiranës, për mosmarrëveshjet lidhur me kompaninë fituese të tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri – Kosovë?

Për ne çështja është në proces. Jemi në lidhje të ngushtë me të gjitha palët: kompaninë shqiptare të transmetimit të energjisë, atë kosovare, qeverinë shqiptare dhe bankën gjermane KfW, që financon projektin. Po vazhdojmë konsultimet për të gjetur një zgjidhje dhe zhbllokuar situatën.

 

3 komente në “Ambasadorja gjermane: Po ndjekim nga afër zgjedhjen e presidentit. Statusi? Ka ende shumë punë”

  1. DHELPRA says:

    Shyqyr qe foli njeri drejt pa genjeshtra, KA ENDE SHUME PUNE.

    Sali komentoje kete qe tha ambasadorja, sidomos ate pjesen e fundit te titullit.

  2. fshatari says:

    FRAU HOLTKEMPER!THOJINI GJERAT HAPUR DHE MOS U TURPERONI ME BANDITET POLITIKANE SHQIPTARE!JU E DINI ME MIRE SE POPULLI SHQIPTAR SE KETA KLIKA QE KANE MARRE PERSIPER POLITIKEN SHQIPTARE JANE NJEREZIT ME TE PASKRUPULLT QE KA PASUR NDONJEHERE SHQIPERIA;NUK E TEPROJ PO TE THEM SE SHUME ME TE NDYRE SE NE SISTEMIN KOMUNIST TE ENVER HOXHES!KY POPULL MUND TE NDIHMOHET VETEM NGA JASHTE SEPSE VETE NUK ESHTE NE GJENDJE TE ZGJIDHE ASGJE!FUNDJA E FUNDIT POPULLIT SHQIPTAR NUK I INTERESON ZGJEDHJA E NJE PRESIDENTI OSE HYRJA NE EVROPE POR ME TEPER I INTERESON PASTRIMI I POLITIKES SHQIPTARE NGA KETA BANDITE QE CIRREN CDO DITE SIKUR TJA DONIN TE MIREN POPULLIT!NEQOFTESE JU FRAU HOLTKEMPER MENDONI SE POPULLI DUHET TA ZGJIDHE KETE PROBLEM ME VOTE ,GABOHENI!KETA FYTYRA QE JU RRETHOJNE JU DIPLOMATEVE PERENDIMORE DHE POPULLIN E PAFAT SHQIPTAR DO TI SHIKONI GJITHMONE ATY CFARDO VOTIMI POPULLOR QE TE NDODHE NE SHQIPERI!PRA E VETMJA RRUGE NEQOFTESE DONI TA NDIHMONI SERIOZISHT POPULLIN SHQIPTAR ESHTE,QE EVROPA TE MOS BEJE ASNJE KOMPROMIS ME KETA NJEREZ QE SI IDEALE KANE VETEM HAJDUTERINE DHE MASHTRIMIN!

  3. Mallakastrioti says:

    ..Po ta dine Shqipetaret si eshte Gjermania ..si Funksjonon Shteti Gjerman…Kane per ti Hedhur ne Kazane dhe do ti Zjejne te Gjalle te gjithe Politikanet “Kurva” qe ka nxjerre “Demokarcia” Shqipetare….
    Ne Gjemani jepet cdo muaj Statistika e te Papuneve…ata jane qe jane te papune..trajtohen me ndihme sosjale…ne te cilat hyjne Pagesa e Qirase se Banese..leke per te ngrene…gjithe muajin ..nje Bilete Mujore prej 29.90€..qe te udhetoj ne gjithe zonene ku banon..si dhe Sigurimi shendetsore qe merret persiper nga Shteti…
    Si dhe te papunet trajtohen nga Keshilltare te zyres se punes, dhe financohen per kualifikime te ndryshme qe te rifillojne punen..
    korrupsjon Nivel..00000009%…
    politikanet Gjermane..nuk dalin dhe thone “brockulla”..kane ndergjegje Politike….
    Dhe politikanet e Perfshire ne Afera korruptive..apo edhe Dhurata, nga subjekte private..jane Objekt i Hetimeve te Pavarura..Rasti me i mire eshte i ish-Presidentit Wulf…qe dha Doreheqjen per dy-jave….
    Shqiperia eshte nje Shtet Gjysem -Anadollak..Gjysem greko-Klerikal..
    Politikanet Shqipetare qe kemi sote kane vlerat e nje Politikane, te nje Shteti Afrikane si Sierra-Leone…
    Te jetosh ne Gjermani eshte Privilegj….Gjermanet kane te drejte te thone :Jemi Popull Krenar…(stolze Vollk)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje