Flet ambasadori i Hollandës, Henk G.C. van den Dool. Vlerëson dy forcat e reja politike, Aleanca Kuq e Zi dhe Fryma e Re Demokratike dhe deklaron se shqiptarët nuk janë mësuar me idenë se udhëheqësit duhet të punojnë për ta. Kriteret pwr presidentin: “Duhet të jetë dinjitoz, do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e të kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë nëqoftëse ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij.
Bisedoi: Ilva Tare
Tonight, Ora News
Në 17 maj është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. ju do të merrni pjesë në një manifestim në Tiranë. Çfarë do të ndodhë ekzaktësisht atë ditë?
Besoj që ju e dini që ambasada dhe unë personalisht kam qenë shumë aktiv në promovimin e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Unë kam qene në Shqipëri për katër vjet dhe kam qenë aktiv në një sërë mënyrash në këtë fushë. Ajo që unë e gjej shumë interesante është se ajo çka do të ndodhë javën tjetër, do të jenë një sërë evenimentesh, të organizuara nga organizata shqiptare, jo nga ne, por organizata të cilat punojnë për të drejtat e njeriut. Unë jam i kënaqur që do të marr pjesë në to dhe do të tregoj mbështetjen time. Ajo që unë dua të theksoj është se këto janë aktivitete të organizuara nga shqiptarët dhe jam i sigurt që tre apo katër vite më parë, një gjë e tillë do të kishte qenë e pamundur. Dhe unë shoh se ka një rrugë për të bërë. Ka lëvizje. Ka homoseksualë shqiptarë, të cilët janë tani të gatshëm të thonë se unë jam gay. Ajo që më duket shumë interesante, është se kur para disa javësh, ka pasur një deklaratë nga një zëvendësministër shqiptar në lidhje me homoseksualitetin, nuk ka pasur reagime vetëm nga komuniteti ndërkombëtarë, por edhe nga komisioneria për anti- diskriminimin, zonja Baraku, Avokati i Popullit zoti Totozani, madje edhe nga Kryeministri. Pra, ne nuk jemi atje ku duhet, por unë jam optimist.
Po deklaratën e zoti Spahia si e cilësoni? Mendoni se ka njerëz të tillë që mendojnë si ai?
Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qenë edhe unë, nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë, por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme dhe prandaj besoj se ka qenë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim është kur një gjë e tillë del nga goja e një zyrtari të kabinetit qeveritar, sigurisht të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qenë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për tu bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla.
A mendoni se mënyra apo procesi se si do zhvillohet zgjedhja e Presidentit të Republikës do të ndikojë në dhënien apo jo të statusit?
Mendoj se po dhe nuk besoj se jam i pari që po e them këtë gjë. Besoj se një numër kolegësh të mi, madje edhe Komisioni Europian e ka bërë këtë gjë shumë të qartë, sepse ne jemi shumë të interesuar për mënyrën sesi procesi do të marrë formë dhe do të eci. Ne kemi thënë që i gjithë procesi që çon tek zgjedhja e presidentit, nuk po flasim për njerëzit, sepse nuk besoj që BE-ja, do të favorizonte njërin apo tjetrin kandidat. Procesi është ai që do të tregojë një lloj maturie të partive politike në Shqipëri, prandaj është dhe një kohë shumë interesante. Unë jam shumë i kënaqur që po shoh zotin Meta që po takohet me zotin Rama, PD që po flet me partitë e tjera, sepse ne do të ndjenim që Kushtetuta shqiptare preferon një president konsensual, një kandidat që do të merrte sa më shumë vota, që do të ishte e mundur dhe ne mendojmë se do të ishte tregues për një pjekuri demokratike të partive, për të arritur në një kandidat të tillë dikë që e ka mundësinë të përfaqësoj unitetin e Shqipërisë si një vend dhe gjithashtu mund të mbrojë kushtetutën Shqiptare.
Ambasadori amerikan u shpreh se preferohet një President në raundin e parë, çka do të thotë konsensual. Qeveria hollandeze e ka një preferencë të tillë apo mund të arrihet edhe në mënyrën tjetër kushtetuese, 71 vota?
Unë do të preferoja një president në raundin e parë me 140 vota, sepse një president me një mazhorancë sa më të madhe të jetë e mundur, do të ishte mënyra e vetme për të përfaqësuar unitetin e këtij vendi dhe sipas kushtetutës presidenti, nuk është një institucion politik dhe prandaj do të ishte e mrekullueshme, nëqoftëse ky parlament do të kishte mundësinë t’i kalonte ndryshimet politike dhe të gjenin një personazh, i cili nuk do të ishte vetëm i pranueshëm, por të kishin një njeri që të rrinte mirë në karrigen e presidentit. Kushtetuta parashikon 4 raunde nëse 3 të parat dështojnë, është edhe variant i fundit me një zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash. Por sigurisht unë nuk mund të komentoj për këtë gjë, por kjo mund të jetë një parashikim i zgjuar në Kushtetutë, në mënyrë që të përjashtohet një tmerr pafund, sepse vendi ka nevojë për një president, por mesa kuptoj unë Kushtetuta është e shkruar në frymën e një presidenti të zgjedhur me një numër sa më të madh votash. Unë nuk dua të hyj me emra konkret, por mendoj se në Shqipëri keni emra të tillë. Duhet të jetë dinjitozë, do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e të kaluarës, do të ishte vërtet shumë mirë nëqoftëse ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij.
Për dy vite me radhë Shqipërisë i është refuzuar statusi kandidat, për shkak të kriterit politik. Cilët janë kriteret me të cilët kemi më shumë probleme, ato teknike apo ato politike?
Unë mendoj për të qenë shumë i sinqertë, ne besojmë që flasim për procesin politik më shumë sesa për atë teknik dhe për të qenë i sinqertë, deri në fund për ta quajtur ketë një proces teknik, është një mënyrë kamuflazhi për të fshehur atë që është e vërtetë. Sapo Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat, ne pamë që ajo që ishte më e nevojshme ishte dialogu politik. Ka 12 kritere kryesore, të cilat janë caktuar që në vitin 2010, ato ndoshta janë vendosur në një gjuhë teknike, por ato kanë të bëjnë në thelb me dialogun politik dhe këto 12 kritere kryesore, nuk janë shumë të vështira. Unë gjithmonë kam ndjesinë se vende si Maqedonia, Bosnja kanë disa herë më shumë probleme më të vështira sesa Shqipëria dhe në Shqipëri në fakt është vetëm çështja e dialogut politik, ai që çalon. Ajo që unë shoh tani është që nga nëntori i vitit të kaluar ka një lloj dialogu dhe gjëra që për një farë mënyre po ecin. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që janë arritur standardet dhe statusi i vendit kandidat do t’ju jepet në një pjatë të argjendtë, por ju duhet të vazhdoni me përpjekjet tuaja.
Ka një kërkesë nga partitë e vogla për korrektimin të sistemit aktual zgjedhor, por mesa deklarohen nga këto parti, nuk ka vullnet nga forcat kryesore. Cili mendoni se do të ishte një sistem i mirë për Shqipërinë?
Besoj që shqiptarët duhet të zgjedhin vetë sistemin e tyre, nuk më takon mua të bëj rekomandime. Ajo që mund të them është që ka disa mënyra dhe modele për ta bërë ketë gjë. Unë ju përmenda që në Hollandë kemi një sistem proporcional, gjë që sjell 10 – 11 parti në parlament, por që bën dhe koalicionet shumë të rëndësishme. Ajo që unë shoh me interes dhe me kënaqësi njëkohësisht që pamja e partive politike në Shqipëri, është duke ndryshuar e gjithë dinamika. Përveç faktit që nëse unë jam dakord apo jo, nuk ka rëndësi. Po shohim parti të reja që po lindin si Aleanca Kuq e Zi, apo Fryma e Re Demokratike dhe ende ne, nuk i njohim me detaje, por të paktën ato u japin alternativa të reja votuesve, ndryshe nga tradicionalet e mëdha, të cilët njerëzit kanë votuar deri tani.
Ju keni bërë një deklarim një vit më parë, ku keni thënë se politika në Shqipëri, nuk prodhon vlerat e demokracisë. Atëherë pse shqiptarët i votojnë këta politikanë?
Nuk jam i sigurt nëse e kam thënë në ketë kontekst, por unë e kam thënë që unë e gjej shumë të vështirë për të bërë dallim midis partive politike për t’i dalluar nga njëra-tjetra. Nuk është e lehtë në Shqipëri që të bësh dallim midis partive politike mbi bazën e ideologjive dhe programeve të tyre, sepse nuk ka diskutime fare në lidhje me sistemin arsimor, sistemin shëndetësor gjithçka është e udhëhequr rreth personaliteteve dhe rreth tyre vërtitet gjithçka. Në lidhje me pyetjen tuaj përse njerëzit votojnë këta politikanë? Besoj që kjo është një pyetje shumë interesante dhe besoj që tani që kam 4 vjet që jam në Shqipëri, njerëzit kanë një lloj memorie historike, ku asnjëherë liderët e tyre nuk janë kujdesur për ata, qofshin ata pushtuesit e huaj apo komunistet. Pra ata që janë elita udhëheqëse, nuk punojnë për njerëzit dhe besoj se shqiptarët, nuk janë mësuar me idenë tjetër që në demokraci funksionon ndryshe, sepse në momentin që ti voton për ata, ata duhet të punojnë për ty, duhet të kthejnë mbrapsht shërbimet që ti i ke besuar. Unë mendoj nga ana tjetër, që njerëzit në Shqipëri kanë filluar mos t’ia venë më veshin politikës, jo Tirana sepse Tirana është një ishull i veçantë, por në përgjithësi kur flet me ta, ata nuk është se ja venë më shumë veshin politikës. Sigurisht ata mundohen të merren me hallet e tyre dhe njerëzit sigurisht shohin manifestime të mëdha, por kur ti del nga Tirana dhe shkon nëpër vende të ndryshme në Shqipëri, njerëzit atje nuk ndjehen shumë të përfaqësuar nga politikanët.
Z.ambasador, në demokracitë e konsoliduara votuesit votojnë partitë politike në varësi të moralit që ato sjellin. A ka lidhje pushteti me moralin?
Shpresoj që të ketë një lidhje midis politikës dhe moralit, por jo domosdoshmërisht në demokracitë e konsoliduara. Unë shpresoj që të jetë e njëjta gjë në Shqipëri dhe çdo lloj demokracie tjetër, secili ka të drejtën për të qenë politikan dhe për të kërkuar votat e njerëzve.
Nuk e kuptoj pse shkojne e marrin çdo lloj ambasadori ne interviste, o shtypi, o gazetare, po keni sadopak dinjitet se per keta ambasadore askush se fshin fare. Sa per kete qe ka thene van Duli, ky e thote se kjo gje dmth “takimi i mirepritur” midis Rames e Mutit eshte gje e mire sepse ndodh ne Shqiperi se po te ishte ne vendin e tij do te ishte diçka jashte imagjinates, thjesht ky Muti do te takonte shoket e tij te qelise dhe jo rivalet e tij politke si ne Albanistan.
O rani a cja fut kot ti..jo po degjo artan hoxhen e prec zogaj cdo dite…te merr malli te degjosh biseda mes NJEREZISH!
keta behen merak per homot dhe nuk behen merak per familjet qe nuk kane me ca te ushqehen si vend ambintalist nuk shikojne se kete vend po e mbysin plerat po mundesojne dhe finacojne te dr e pederasteve a thua se te gjithe te dr e tjera jane ok kjo eshte injoranca qe do te na tregoj ambasadori pink
..helbete keta pederaste jane prandaj Shqiperia po katandiset keshtu.
!
Takime lideresh politike behen kudo,kur i sherbejne interesave te vendit.Per momentin Meta asht kryetar i nje partie,i cili drejton 4 deputete ne parlament.Ai e kupton se nje president i zgjedhur nga Berisha,do te thote vendosje perfundimtare e diktatures.Kesaj diktature nuk ka c’far i ban ma as Rama as Meta.Bashkveprimi i tyre,per te rrezuar Berishen,si e keqja e madhe e Shqiperise eban te domosdoshem bashkpunimin.Pas bisedes se mbramshme ne opinion te Fevziut,ku Rama e nxori jasht loje servilin e Sales,sonte tek nje emision banal po te klanit,tek Zone e lire,ishin mbledhur perseri Aleksander Legeni,Armand Shkerdhaku e Fev,,,ziu,perball Andi Bushatit e Baton Haxhiut.Keta dy te fundit e injoruan treshen e Saliut,ku diskutohej vetem morali i Rames.Kur Bushati e Haxhiu diskutuan moralin e Berishes,Sandri e Shkerdhaku po shkumzonin nga inati.Neser i vret Dr Krimi,sepse ne vend te syve lane dhe vetullat.Aty dukej qarte sa i ka djeg PD-se takimi i perfolur Largimit te LSI nga koalicioni,shtoi dhe largimet e votuesve drejt AZ dhe FYR,shtoi dhe paknaqesine popullore nga keqqeverisja 7 vjecare,Pd katandiset ne 20 deputet,deri ne largimin nga skena politike.Demoktatet e Shqiperise se mesme dhe te jugut,tashma i kane dy parti te djathta.PD-se i mbetet Kamza,Tropoja e Kukesi,sepse as Shkodren se ka ma. Prandaj nuk duhet gjykuar keq takimi Rama-Meta.A se arrestoi dikur Meta Berishen,por prap bane koalicion??? Ai koalicion kishte moral,sipas ketyre lehseve shkerdhata te Saliut
zoti Ruçi shko ne parad se do jete dhe ambasadori Amerikan dhe do i behet qefi kur të shoh me kanatjere dhe ai Hollandes.
ky hollandezi thote:
“te mos kete profil te larte politik”
pra te jete nje kukull qe ta komandojne si te duan mafiozat???