Juxhin Çela: Rezervat e mia për FRESSH dhe platforma për një drejtim ndryshe

11 Maj 2012, 17:51Politika TEMA
Juxhin Çela: Rezervat e mia për FRESSH dhe platforma për

24 vjeçari nga Fieri, Juxhin Çela, student masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës dhe drejtues i një organizate jofitimprurëse, është një nga gjashtë kandidatët për kryetar të FRESSH-it. Në ditën e parë të fushatës, që do çojë në zgjedhjet e 12 qershorit, ai paraqet platformën dhe vizionin e tij. Ridimensionimi i FRESSH-it për të qenë më afër shtresës së mesme dhe asaj në nevojë, ashtu si duhet të bëjë gjithë e majta, Shkolla Rinore e Mendimit, bashkëpunimi me PS-në, meritokracia brenda FRESSH-it, por dhe me forumet e Rinisë Laburiste të Anglisë dhe PASOK-ut, janë disa nga pikat e programit të tij.

 

Pse një i ri duhet të angazhohet në politikë?

Në platformën time, apo në atë që unë e quaj strategjia për të krijuar një forum aktiv dhe jo të krijojmë kukulla të komanduara vetëm për interesa votash, parashikoj një përfshirje aktive të të rinjve në politikë. Unë po angazhohem për të reklamuar disa ide reformatore në lidhje me FRESSH-in dhe këto ide nuk kanë vetëm autorësinë time, por kanë origjinë në një diskutim të gjerë me të rinj të tjerë nga shtresa e mesme dhe të gjithë atyre të rinjve të cilët lëvizin me autobus dhe hanë nëpër mensa dhe studiojnë nëpër salla të tejmbushura, këto janë idetë tona, jo vetëm të miat. Unë nuk jam për të rinj të “fortë”, të cilët lëvizin me Benz-a dhe e shohin këtë forum si mënyrë për t’u bërë drejtorë apo për t’u punësuar më pas në administratë etj. Ky për mua është një iluzion që nuk përfaqësohet apo adoptohet nga askush tashmë në PS dhe kjo duhet të bëhet e qartë.

 

Çfarë përmban programi juaj dhe cili është vizioni që keni për FRESSH-in?

Ne jemi për një kthesë më pranë ideologjisë, duke shërbyer si një promotor dhe katalizator i ideve të të rinjve socialistë dhe të promovimit të tyre, talenteve dhe shqetësimeve të tyre. Inkurajoj gjithashtu idenë e krijimit të disa grupeve edhe nëpër rrethe të cilat do të përbëhen nga anëtarë të cilët kanë interesa të përbashkëta në fusha të caktuara, si drejtësia, ekonomia, etj, që do të jenë motori i formimit të ideve për qëndrime të caktuara, ku të rinjtë socialist do të mbajnë edhe deklarata për ngjarje të caktuara, si p.sh. në rastet kur kemi votimin e një projektligji, duke tentuar që të rinjtë të ndikojnë aktivisht në politikën aktive dhe ngjarjet e vendit, me ide të ardhura dhe të diskutuara nga çdo grupim i ngritur të rinjsh.

Pjesë tjetër do të jetë Shkolla Rinore e Mendimit e cila do të ketë dy funksione: së pari ajo do të krijojë një tryezë debatesh, idesh midis anëtarëve të cilësuar dhe kryesisë së FRESSH dhe Partisë Socialiste. Atje do të diskutohet mbi mprehjen ideo-politike të së majtës, teorikisht dhe për çështje pragmatike të aktualitetit, duke u bërë pjesë në mënyrë diktuese dhe përfshirëse në politikën aktive.

Mprehja e ideve të majta do të shërbejë edhe për vetë ata që marrin vendime tek Partia Socialiste, duke u dhënë atyre një ide më të mirë teorike mbi ato që një i majtë evropian duhet të bëjë dhe nuk duhet të bëjë lidhur me një çështje. Kjo është shumë e rëndësishme sepse do të krijojë edhe njohjet midis kryesisë së partisë dhe anëtarëve më të mirë të forumit, atyre që duan të avancojnë më lartë tek elita. Por Shkolla Rinore e Mendimit do të ketë edhe një funksion tjetër: në tryezë do të marrin pjesë shpesh edhe figura të rëndësishme të forumeve rinore socialiste të Europës Perëndimore, si për shembull, anëtarët e Rinisë Laburiste të Anglisë apo Rinisë së PASOK-ut në Greqi, me të cilët kemi edhe kontakte, por edhe kujtdo që ndan të njëjtat vlera me ne.

E majta nuk duhet të jetë më një fjalë romantike, por një alternativë reale për zgjidhjen e problemeve dhe përfaqësimin e kategorive të caktuara, ne dëshirojmë që të ngremë një diskutim të gjerë mbi të majtën në nivel praktik dhe teorik edhe nëpërmjet të rinjve.

E majta ndoshta duhet të ridimensionohet për të qenë më afër shtresave në nevojë dhe për këtë mund të ndihmojnë edhe të rinjtë. Kjo do të realizohet nëpërmjet strategjisë që ne kemi.

Të gjithë ata që duan të lexojnë më shumë në lidhje me platformën i ftoj të më ndjekin në Twitter dhe Facebook, në llogarit me emrin tim, Juxhin Çela.

 

Sa shanse ka të bësh fushatë brenda FRESSH?

Unë shpresoj ta fitoj këtë garë nëpërmjet atyre të rinjve dhe të rejave, të cilët kanë shpresë, energji dhe vullnet për ti ndryshuar gjërat, të rinj që duan të ecin sa më lart brenda FRESSH me baza meritokratike, të rinj që duan të votojnë për ekzekutimin e ideve dhe platformës që ti ke. Kam përshtypjen se zhgënjimi është i madh nga administrimi i periudhës së fundit të FRESSH, ku të rinjtë gjatë kësaj kohe nuk janë vlerësuar për kontributin e tyre.

Në një moment ku kemi 5 kandidatë, të cilët kanë mjaft ide dhe platforma, si dhe mbajtësen aktuale të postit për të cilin konkurrojmë. Kjo e fundit duket se më shumë po mendon dhe po merret me qeverinë dhe të keqen e këtij vendi, sesa me një platformë reale në lidhje me FRESSH. Ajo duket sikur është dorëzuar ndaj idesë së të paturit të një platforme pasi nëse do e kishte realisht çdokush do të mund të pyeste pse nuk e realizoj?

 

Sa shanse ka që fushata të ndikojë tek rezultati yt në votime?

Unë besoj se ka. Gjithashtu pas çdo takimi dhe prezantimi të platformave në çdo qytet do të ketë një sondazh në faqen e sekretariatit të rinisë në Facebook, ku do të tregohet reagimi apo perceptimi i parë ndaj kandidatëve.

 

Kush vlen më shumë në gara të tilla, profili publik apo njohja konkrete me strukturat?

Besoj se njohja me strukturat nuk mjafton dhe nuk duhet të mjaftohen, strukturat pa një energji dhe vullnet i ardhur nga qendra, i cili është i mirë menduar, i diskutuar nga të gjithë anëtarët dhe i ideuar nga ata vetë nuk mund të bërjen e një pune të mirë. Profili publik gjithashtu nuk është i vlefshëm pa këto që përmenda më sipër, janë idetë e dala së bashku nga diskutimi të gjithë anëtarët ato që diferencojnë.

 

Çfarë mendoni se ju diferencon nga kandidatët e tjerë?

Shumica e kandidateve të tjerë janë të rinj dhe uroj të kenë ide të bukura, nuk i kam parë ende plotësisht platformat e tyre, si pasojë nuk mund të flas për ta, por për idetë e mia. Unë mund të them vetëm këtë, n.q.s kandidatët e tjerë kanë të njëjtin vullnet për ndryshim dhe të njëjtën forcë dhe dëshirë për ta reformuar realisht këtë forum, atëherë i ftoj të konkurrojmë në një nga garat më të bukura dhe të drejta për platformat tona. E uroj vërtet këtë. Ndryshimi mbetet mbi vlera, strategji, besime, vullnet dhe energji për reformimin e FRESSH-it.

 

Sa ndikon preferenca e lidershipit të PS në këtë garë?

Nuk kam asnjë arsye ta besoj këtë gjë, nëse do të ndodhte apo do e vija re diçka të tillë, do të isha i pari që nuk do e pranoja dhe do reagoja. Ky është një vendim që u përket të rinjve, s’ka lidhje me lidershipin e PS.

 

Çfarë pritshmërie keni për zgjedhjet e 12 qershorit?

Pres të zhvillohet një garë e shëndetshme, e bazuar mbi platforma, nëse realizohet kjo, nuk ka rëndësi se kush fiton.

 

Cila është vlera reale e forumeve rinore të partive dhe si kontribuojnë ato në partitë e mëdha?

Unë dua që të jetë bashkëpunimi, ndarja e ideve me partinë dhe ndihmesa për përfshirjen e të rinjve në politikën aktive, jo vetëm duke dalë nga këto forume, deputetë apo përfaqësues direkt të qytetarëve, por edhe ide mbi të majtën dhe aksionet që partia e madhe ndërton. Pse jo duke ndërtuar një proces dhe ura bashkëpunimi për ndërtimin me të rinjtë të qëndrimeve politike dhe platformave ideologjike në të ardhmen.

15 komente në “Juxhin Çela: Rezervat e mia për FRESSH dhe platforma për një drejtim ndryshe”

  1. abc says:

    Plako, me mire mos e kishe permendur fare qe po ben “master” tek “universiteti” “europian” i Tiranes, ma hoqe gjithe kureshtjen per ta lexuar. Klm

  2. Nik Kodra says:

    Z. Juxhin, lereni PASOKUN ne fatin e saj. S’kini ç’te mesoni nga PASOKU perveç menyrave si te çosh ekonomine e vendit ne humnere!

    A jeni te zote te mesoni ne radhe te pare nga simotrat tuaja ne vendin e madh Gjermani apo vende te tjera te stabilizuara te Evropes.

    Uroj nje gare te vertete dhe paç fat ne se je vertet i zoti!

    Tung,

    Nik

  3. Petro says:

    Besoj se Juxhini nuk mund te jete i besushem per ato qe thote. Para se gjithash ai duhet te shpjegoje perse ka mbaruar ose po mbaron Universitetin Europian te Tiranes(privat).Sa e ka pasur mesataren e shkolles se mesme?Perse nuk ka fituar nje vend ne Universitetet shteterore? Mos eshte nga ata me mesatare te ulet? Une kete te fundit besoj.Pra rrenjet jane te kalbura.Mund te jete djali i ndonje bisnesmeni qe ka para etj etj.Edhe nga ato qe thote eshte gabim qe ne nisje.Nje i ri i mirepergatitur profesionalisht, qofte dhe ne Universitetin e Tiranes,per te mos folur per jasht,nuk ka deshire te futet neper partira, te merret me politike per te bere kariere. Jo i dashur Juxhin.Ju te politikes kerkojeni dhe gjejeni te aftin, nese mund ta gjeni.Jepini pozicionin e duhur edhe pa qene i angazhuar ne politike.Ky do te jete ilaci i uljes se tensioneve ne vend.Po ju nuk e doni te pergatiturin,ose e doni per ta bere ushtar te politikes.Turp.Politika i prish te rinjte, aq me teper ketu tek ne.A e njeh rasti e Mario Montit.Kur u dorezua politika, kerkoi ndihmen e profesorit te nderuar per te nxjerr Italine nga kriza.Jo i dashur,ju miruni me politike.Grumbulloni atje te rinje me diploma fallco, me diploma te blera nga babai, me diploma me pesa dhe do t ja shihni hajrin.Keta do te komandojne te aftet.Shihi i dashur sa deputet ke,te PS, po dhe te PD me te tilla diploma.Dil ti i guximshmi dhe denoncoi. Nuk dine te flasin e te shkruajne shqip.Ketu po vritet cdo dite e ardhmja.Une qe po te flas di shume. Kam qene dikush.Me vjen te vjell nga politika.Kemi hyre ne nje rreth vicioz qe nuk do te mund te dalim dot.Femijte e mi kane mbaruar jasht, me forcat e tyre,pa bursen e shtetit dhe te OJQ-ve.Jo shkelqyer po me yll.Jane kthyer dhe bejne nje pune te rendomte, sepse nuk duan te angazhohen ne politike.Ah i dashur…Koha mbase e sheron kete gjendje.Vetem nje gje…Po ta shpreh me nje poezi:

    Ma rrëmbyen mëngjesin

    Ma rrëmbyen ca bomba mëngjesin
    Dhe ditën ma bënë sakate.
    Në Medinë*, me qindra po vdesin,
    Gjithçka ngjan’ si pas një shtërgate.

    Dhe pa qenë në këtë vend, gjithsesi
    Sheshe, rrugica i kisha mësuar.
    Temë të diplomës e kish ime bijë
    Planin urban shpesh mbaja në duar.

    E freskët dita, tre vite më parë
    Në “Aula rossa“ një çupëlinë
    Të gjithë belbëzonin, si kurreshtarë:
    “Bravo! Na bëre të shkojmë në Medinë.“

    Për këdo nuk ka ditë më të lumtur,
    Kur ëndrrën fëmija e kap fluturim.
    Po sa ditë të zymta janë humbur
    Ato pa mëngjese, ngjasojnë si mallkim.

    Ma rrëmbyen ca bomba mëngjesin
    Rrugicave kocka shtëpish.
    Një dëshirë për kolltuk të përjetshëm
    Në një natë, të gjitha ëndrrat i prish.

    *Medina-qendra historike e Tripolit,
    kryeqytetit të Libisë.

  4. gridi says:

    Behu agresiv! Mos u nis me idene se jeni te gjithe socialista. Behu agresiv si te ishe me Berishen. Fresshi s’ka nevoje per party dhe petulla ideologjike 18 vjecaresh, keshtuqe fillo shfrytezo dhe faktin qe je 24.

  5. alket says:

    Me duket se komentuesit e mesiperm kapen me disa detaje fare pa rendesi.Jo te gjithe universitetet private jane si ‘Kristali’.Fakti qe eshte permendur masteri,eshte bere me qellim te nje prezantimi rreth kandidatit,jo per te treguar snobizem.Nuk eshte kriter qe te kesh mesatare apo te jesh ne universitet publik per t’ju futur politikes.

    Une mendoj se te rinjte qe i futen politikes duhet te mbeshteten dhe te inkurajohen.Sepse nese do e leme politiken ne duart e ‘xhaketave te vjetra’,atehere gjerat nuk do te ndryshojne kurre.Pse te mos i hyjne politikes te rinjte ? Akoma mendoni se duhet t’ia leme politiken ‘xhaketave te vjetra’ ? Akoma duhet te vjedhin,vrasin e sundojne ?? Te rinjte duhen perkrahur dhe Juxhini eshte nje shembull i mire,i te rinjve qe angazhohen ne politike.Po keshtu,gara qe po behet ne FRESSH eshte nje shembull i mire se si duhen zgjedhur perfaqesuesit e forumeve te ndryshme politike ne Shqiperi.Se deri tani jemi mesuar me emerimet me sms apo me nje fjale goje.Sa i perket intervistes se Juxhinit.Mu duk me vend,e matur,jo pompoze dhe e kuptueshme nga te gjithe.Po qe se Juxhini do te ishte djali i ndonje biznesmeni,nuk i hynte fare gares,por e fitonte ne tavoline postin e kreut te FRESSH…Jemi mesuar qe politika te jete domeni i biznesmeneve apo i te ‘forteve’,te pakten ketu ne Shqiperi.Por jo,politika eshte edhe per idealistet dhe per ata qe kane ide se si mund t’i ndryshojne gjerat per mire….Kujtoni nje shprehje te Platonit:’Nje prej denimeve per refuzimin e pjesemarrjes ne politike,eshte se perfundon e qeverisesh nga inferioret’.Mjaft jemi qeverisur prej inferioreve,mjaft jemi grabitur e vrare prej tyre.Duhet te jemi pjesemarres ne politike,jo domosdoshmerisht per tu bere politikan,por per t’i dhene vetes dhe shoqerise tone,shansin per te jetuar me mire.Duam apo nuk duam,gjithcka eshte derivat i politikes dhe duhet te jemi shume vigjilent ndaj levizjeve te saj.Te rinjte ne politike duhen inkurajuar dhe Juxhini eshte nje prej tyre.Iniciativa e tij per t’i hyre kesaj gare duhet pershendetur dhe vleresuar shume…Po filluam te paragjykojme te rinjte qe hyne ne politike,i kemi hak ‘xhaketat e vjetra’ edhe per shume vite te tjera.Respekte dhe suksese per Juxhinin dhe gjithe kandidatet e tjere.Te fitoj me i miri

  6. keti.b says:

    Me duket se komentuesit e mesiperm kapen me disa detaje fare pa rendesi.Jo te gjithe universitetet private jane si ‘Kristali’.Fakti qe eshte permendur masteri,eshte bere me qellim te nje prezantimi rreth kandidatit,jo per te treguar snobizem.Nuk eshte kriter qe te kesh mesatare apo te jesh ne universitet publik per t’ju futur politikes.

    Une mendoj se te rinjte qe i futen politikes duhet te mbeshteten dhe te inkurajohen.Sepse nese do e leme politiken ne duart e ‘xhaketave te vjetra’,atehere gjerat nuk do te ndryshojne kurre.Pse te mos i hyjne politikes te rinjte ? Akoma mendoni se duhet t’ia leme politiken ‘xhaketave te vjetra’ ? Akoma duhet te vjedhin,vrasin e sundojne ?? Te rinjte duhen perkrahur dhe Juxhini eshte nje shembull i mire,i te rinjve qe angazhohen ne politike.Po keshtu,gara qe po behet ne FRESSH eshte nje shembull i mire se si duhen zgjedhur perfaqesuesit e forumeve te ndryshme politike ne Shqiperi.Se deri tani jemi mesuar me emerimet me sms apo me nje fjale goje.Sa i perket intervistes se Juxhinit.Mu duk me vend,e matur,jo pompoze dhe e kuptueshme nga te gjithe.Po qe se Juxhini do te ishte djali i ndonje biznesmeni,nuk i hynte fare gares,por e fitonte ne tavoline postin e kreut te FRESSH…Jemi mesuar qe politika te jete domeni i biznesmeneve apo i te ‘forteve’,te pakten ketu ne Shqiperi.Por jo,politika eshte edhe per idealistet dhe per ata qe kane ide se si mund t’i ndryshojne gjerat per mire….Kujtoni nje shprehje te Platonit:’Nje prej denimeve per refuzimin e pjesemarrjes ne politike,eshte se perfundon e qeverisesh nga inferioret’.Mjaft jemi qeverisur prej inferioreve,mjaft jemi grabitur e vrare prej tyre.Duhet te jemi pjesemarres ne politike,jo domosdoshmerisht per tu bere politikan,por per t’i dhene vetes dhe shoqerise tone,shansin per te jetuar me mire.Duam apo nuk duam,gjithcka eshte derivat i politikes dhe duhet te jemi shume vigjilent ndaj levizjeve te saj.Te rinjte ne politike duhen inkurajuar dhe Juxhini eshte nje prej tyre.Iniciativa e tij per t’i hyre kesaj gare duhet pershendetur dhe vleresuar shume…Po filluam te paragjykojme te rinjte qe hyne ne politike,i kemi hak ‘xhaketat e vjetra’ edhe per shume vite te tjera.Respekte dhe suksese per Juxhinin dhe gjithe kandidatet e tjere.Te fitoj me i miri

  7. ani says:

    Ky ishte me idioti ne debatin e Korces

  8. f.c says:

    fresh ka vite qe ka qene inegzistent pa identitet uroj qe kjo nisme te sjelli nje fryme te re, por kam rezerva per kandidimin e pare te elises sepse elisa eshte emeruar ne krye te fressh dhe gjate drejtimit te saj ka ndikuar ne zgjedhjen e strukturave dhe kryetarve te rretheve dhe kjo gare per 5 kandidatet e tjere nis me humbje dhe kjo e ben procesin me mundesi jo te barabarta

  9. Preng Kola says:

    Juxhin vazhdokeshtu me ciltersine edhe pozitivitetin tend! VEriu eshte me ty!

  10. Kol Saci says:

    Juxhin Cela ka lepire cdo lloj njeriu vetem per pak reklame, apo burse falas tek UET-i… Shkonte cdo dite tek Klani dhe mbushte rradhet e Fejvziut per emisionin Opinion, i diktuar nga Henri Cili.. Pse nuk thote gje, per fotografite qe ka bere me Sali Berishen..
    Tung

  11. risi says:

    ky s’kishte as force te nxirrte zerin fliste si miza me qyp…si mund te kete ky forcen per te udhehequr dhe frymezuar njerez…ik o juxhin, bej ndonje stazh perpara se te na dalesh perpara

  12. ismail says:

    Juxhin jane 2 arsye qe te bejn komplet te pabesueshem, 1) Shkollimi yt i dashur duke mare parasysh degen (shkenca politike dega e ngelsave ne Shqiperi)dhe universitetin eshte i dobet dhe i manget. 2) je 24 vjec dhe thua se ke shume eksperinca pune ne OJQ te ndryshme… Tipike per Shqiperine, njerez te cilet nuk punojne dhe thone se kan kontribuar ne shoqeri nepermjet OJF ose OJQ. Per kesi rastesh ne shkoderloce perdoret nje shprehje “kandidat i dal boje”. E pra i dashur juxhin leri sofizmat qe ke shkruar me siper dhe fillo te performosh ashtu si duhet. Se per te gjithe ata qe kane kureshtjen te shohin se kush je ti, mjafton te vine ne nje nga ato “performancat” e tua dhe e kuptojne se sa bosh je ti mor djale.
    p.s thuaj erjonit kujdes kur hedh balt mbi te tjeret se ju bie mbi surrat pastaj

  13. Erisa says:

    Ismail me vjen keq qe debatin e kthen ne fyerje dhe degradon ne kete stad duke ofenduar te gjithe ato qe kane mbaruar kete dege me mund, apo qe kane punuar ne nje OJF me ndershmeri.
    Nese ke argumenta te tjere, jam dakort, por nuk eshte kjo menyra me e mire. Eshte koha te largohemi nga stoicizmat qe kane zene rrenje ne format tona te debatit dhe qe jane fyerjet.
    Nderkohe jam ne nje mendje me ty kur i referohesh cilesise se vleresimit me ane te performances ne diskutime, etj, etj. Me kupto drejt ku e ngre une problemin, mos tento te me sulmosh me pergjigje pa e kuptuar perse replikova.
    Te pershendes.

  14. Fieraku says:

    Ky eshte 0.

  15. detjon vuria says:

    ky juxini eshte nje papagall qe llap kot gjithe diten kam kaq dit qe e ndjek ne tv dhe do ta fitoj freshin duke shar elisen ne cdo qytet !!!freshin e fiton spiropali ka mar fund gjithe rrinia eshte me elisen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje