Duket njësoj si një skenë horror e vitit 2008 nga mbrëmja që i parapriu krizës financiare. Shefi i një banke të Wall Street-it mblodhi me urgjencë analistët pas mbylljes së bursës. Para tyre zbuloi se disa miliarda kishin humbur nga lojërat e rrezikshme financiare. Themelet e bankës mund të rrëzoheshin. Ai tha se duhej të siguroheshin që diçka e tillë të mos ndodhte. Por sapo rinisi bursa, aksionet e bankës u rrëzuan.
Thuajse katër vite pas fillimit të krizës financiare ndërkombëtare, diçka e tillë nuk duhej të ndodhte. Por ja që ndodhi të enjten në New York. Shefi i bankës kësaj here është Jamie Dimon, i fundit i të mëdhenjve që i rezistoi viteve të turbullta. Banka është JP Morgan Chase, sot banka më e madhe në SHBA. Dhe humbjet nga spekulimet shkojnë në rreth 2 miliard dollarë- në vetëm gjashtë javë.
“Janë gabime skandaloze,” bëri të ditur Dimon me vetëdije. “Kjo nuk është mënyra se si ne bëjmë biznes”.
Nga vinin paratë? Ku shkuan? Kush ishte në krye të operacionit? Përse askush nuk tërhoqi frenat e emergjencës? Kush do mbajë përgjegjësinë? Detajet janë ende të paqarta. E sigurt është se kjo nuk është vetëm një flutur për bankën më krenare- disa thonë edhe më arrogante- të Wall Street.
Ndonëse dëmi në letër është relativ- vitin e shkuar JPM fitoi gati 19 miliard dollarë, dëmi në imazh është i pallogaritshëm. “JP Morgan rrezikon kurorën,” shkruan thuajse me gëzim “Wall Street Journal”.
Por nuk mund të heshtet as për dëmet politike: menjëherë kanë nisur që të përsëriten thirrjet për një kontroll më të rreptë të Wall Street-it- kërkesa që vetë Dimon, që njihet që prej krizës si bankieri më me ndikim në SHBA- i kishte kundërshtuar me ashpërsi.
Skandali hedh dyshime në lidhje me kundërshtimin që i bëri Dimon kërkesave për rregulla më të ashpra, shkruan New York Times dhe shton me ironi: “Oh si po bien të fuqishmit”.
Për krahasim: një humbje prej 2 miliard dollarë ia shkaktoi vetëm një tregtar bankës së madhe zvicerane UBS. Kaq është shuma që çoi në falimentimin gjigandin amerikan të financave MF.
Edhe për diçka tjetër JPM duhet ta ketë të papërballueshme këtë vështirësi: ai është lideri i konsorciumit që ka marrë përsipër të hedhë në bursë Facebook-un. Shefi i saj, Mark Zuckerberg nuk duhet të jetë i gëzuar.
*Marrë me shkurtime nga Spiegel
Nga 2008 kane kaluar plot 4 vjet.Por do te kalojne dhe 14 vjet ,ne se vazhdohet te besohet, se ne kete metodologji qe fuksionijne bankat sot, do te ndryshoje situata. Kriza do te thedhohet, per te ardhur deri tek lufta. Kur nje drejtus i rendesishem i bankes sic eshte Zoti Dimon pyet i habitur e plot naivitet-Nga vine e ku shkuhan parate, kush jane pergjegjesit, e te tjera, tregon se keta njerez kane humbur kontrollin ndaj realitetit te mbydhur ne zyra apo makina te blinduara. Pikerishte keshtu pyeste vite me pare nje burre policine e Tiranes, se ku e kishte gruan? Dhe policia pa hezitim ju pergjigje se kur ti nuk e di ku eshte gruja jote, cfare mund te dime ne? Por te ngushllohemi Zoti Dimon, ju thate nje te vertete.-Kjo nuk eshte menyra se si ne po bejme bissnes. Atehre cfare pret Zoti Dimon?! Kujt i trembesh? Ju nuk do te permbysni sistemin, por vetem reformat qe kerkon koha Globalizmi i sotem nuk shkon me menyren se si funksiojnen Bankat sot. Ju jeni mbeshtetur tek tregues Global ne vlere e aspak te struktura e vleres. Kjo menyre Globale e shifrave, po bie renien e Bankave, ashtu si 20 vjet me pare, pikerishte metodologjia e Globalizmit ne prodhim, rrezoi sistemet totalitare. A nuk po ndodh sote kjo, ne procesin e kembit e jo te prodhimit.Te ardhurat reale nuk realizhohen me lojra te rezikshme qe nuk bie vlera reale.Si mund te kuptohet kur produkti shitet dy apo me shume here.Apo si mundet qe bankat te fuse nje kapital abuzhiv,qe vjen nga korupsioni,e jo nga puna.Cfare vlere reale pretendohet kur nje ndeshje futbolli shitet dy here,njehere me bileta per shikuesin dhe rezultati shitet per firmat e basteve.Ky eshte nje rast i thjeshte para spekullimit masiv qe po ndodh kudo.Fakti qe ne qytetet e sotme po mbydhen me shpejtesi dyqanet e shitjes duke i lene vendin lojrave te fatit apo basteve eshte pasqyra me aktuale se ku po shkohet.Jo prodhim por abuzhim.Sigurisht ju Zoti Dimon e dini me mire se kushdo kete,ndaj mos beni lojen e te paditurit.Kembimi privat realizohet ne shoqeri,e per pasoj fitimi nuk duhet te jete monopol i privatit.Po si duhet te reagoje shoqeria.Ashtu si ju nuk e pranuat,per nje kontroll me te rrepte nga ana e shtetit.Sepse shteti nuk mund te bej sehir kur po ivestohet aq shume dhe eshte detyre e shtetit te mbroi interesat e shoqerise.Sigurisht jo nga deshira juaj,reformat do te vine te imponuara per te vajtur tek nje kapitalizem shoqeror e demokratik.Globalizmi qe ju e donit aq shume ju te vini deri ketu,tani mos hezitoni.Nuk ka kthim mbrapa.Ekonomia nuk e pranon arbitraritetin dhe spekullimin.Reforma do te imponohet si e vetmja zgjidhje.Politika nuk mundet te fsheh me realitetin.Prandaj me te drejte Zonja Merkel,perseri beri thirje per reforma.
ME SIGURI KETE DEM BANKES JA KA SHKAKTUAR SALIU ME ARABET DHE IRANIN TE UDHEHEQUR NGA TOM DOBICI.
He mo se nje gabim ne perllogaritje ishte po he. Sa rendesi i jepni. Gabimet dhe abuzimet (nese ka qene abuzim) jane pjese e pandare e punes. FT thoshte se dyshohet te kete qene thjesht nje gabim ne perllogaritjen e faktoreve te riskut te portofolit.