Arvizu takon Kadarenë. Shkrimtari: Nuk ka lidhje me kandidimin për president

11 Maj 2012, 09:47Politika TEMA
Arvizu takon Kadarenë. Shkrimtari: Nuk ka lidhje me kandidimin për

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është takuar me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu. Meqë i gjithë diskutimi publik këto ditë është përqendruar tek çështja e presidentit, ka pasur hamendësime pasi emri i Kadaresë del në pah sa herë flitet për këtë post. Por duke folur për GSH, Kadare ka mohuar që të jetë kandidat. Ai tha se ishte një takim rutinë mes miqsh. “As nuk diskutohet, vetëm ajo nuk shtrohet për diskutim për mua. Unë jam shkrimtar dhe kam fushën time të veprimit. Nuk mund të bëhem pjesë në këtë çështje,” tha Kadare.

10 komente në “Arvizu takon Kadarenë. Shkrimtari: Nuk ka lidhje me kandidimin për president”

  1. burgaxhiu UK says:

    po bahu pjese te kemi nje perfaqesues te e njef dhe e nderon bota. se si ToS Nana e baj dhe vete

  2. soli says:

    Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!

    Nga Bedri ÇOKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

    Ndaj themi:

    – Sali Berisha, hesht!

    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!

    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

    1. Zgjohuni says:

      deklarata e dhene nga Arvizu si burre shteti per nje kriminel serial politk e pushtetare si Sali Ram Berisha e verteton nje gje te tille,por koha shume shpejt do jape ndeshkimin per keto mostra te ligesise njerezore,qe kane frike si djalli nga temjani.Besoni ora e drejtesise po afron.

    2. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

      Poshtersisht urrejtes dhe psiqikisht i ezauruar nga urrejtja ti nuk mundesh kure te rezosh madheshtine e atij sistemi qe i kaloi shqiptaret nga mesjeta patriarkale e Toptaneve dhe Verlaceve drejt qyteterimit modern edhe pse modest.Ka aq prova per te kunderten e mbroçkullave qe shkrua ti sa qe vetem te them qe Shqiperia kur la mesjeten dhe ju drejtua menyres socialiste te jeteses si popull nuk i kalonte me shume se 800 000 mije banore, 90% analfabet, malarik tuberkuloz ne mase qe ushqeheshin me nga nje dore miser te perzjere me lakra, pothuajse ne prag te asimilimit si komb. Pas 45 vjetesh komunistat duke u shtypur koken shushunjave mesjetare( paraardhesve te Fevzijeve te sotshem) dhe duke i hapur rruget e perparimit njerezve te theshte arriti 3.500 000 te ushqyer me buken qe prodhonin vet, te shendetshem,te arsimuar deri me universitete e shkolla te larta ne vend dhe me nje autoritt apsolut si asnjehere ne historine tone. 20 vjet keni qe e rimoret pushtetin me ndihmen e serbo grekeve dhe rishtaz populli shqiptar tkuret ne 2.5 miljon banor dhe te tjere , te pashprese, bejne te pamunduren te gjejne nje mundesi te largohen nga vendi i tyre i okupuar nga plehrat e kombit, te Europes dhe Amerikes. Keto fakte jane te vulosura ne histori dhe me kot perpiqesh ti mbullosh me zhurmen e nje teneqeje qe zvaritet midis gureve te rruges. Keto te verteta jane si malet kurse ju i ngjani asaj dhise qe teksa i avitet maleve dhe sheh te rezoj disa therime nga shtati i tyre mendon se eshte duke rezuar malin. mjere ju qe do tu jashteqisi rishtaz historia-“se keshtu e ka kjo bote jallane/ngrysesh piperke e gdhihesh patllixhane.”

  3. Agimi says:

    Ju lutem juve te “TEMES” kete shkrimin me larte ta beni kryeartikull,qe ta lexojne te gjithe.

  4. Edmondi says:

    Zoti Baze po pate mundësi vendose këtë shkrim ta lexojmë të gjith .Na ka habitur shumë që të komentohet. Bedri Çoku.

    Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!

    1. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

      Nje i semure psiqik vertete te habit por habija qe shkakton ai nuk eshte prove as e te vertetes as e argumentit. Ato te gjitha jane fantazira qe u pelqejne dhe i besojne vetem ata qe u pelqen te besojne mbroçkulla te tilla. Lexojeni me vemendje dhe besoj se do te me jepni te drejte.

  5. Behar says:

    Uroj dhe shpresoj,me autoritetin qe gezon z.Kadare,t’i kete kerkuar perfaqesuesit te ShBA ne Shqiperi – Mjaft me me kete loje te ndyre ne kurriz te dinjitetit dhe nderit te cdo shqiptari!!! Te mos i predikohen shqiptareve brockulla pa fund,ngopje me luge te zbrazet,integrimin ne horizontin qe shtyhet e shtyhet si nje mirazh ne shkretetire!!! Mua me ka rene rasti te bisedoj para ca vitesh me nje funksionar te ambasades amerikane ne nje pritje dhe ky zoteria do largohej pasi kishte permbyllur mandatin. Kur e pyeta zoterine se pas kaq kohe sherbimi ne Shqiperi,cilat ishin problemet dhe sfidat me te medha tonat,ai mu pergjigj- te gjitha konvergojne ne nje:legalisation-ligjshmeria! Dhe ligjshmeria nuk ka shans te trimufoje pa shtet dinjitoz;shteti dinjitoz nuk ka shans te ngrihet pa themele te forta;themelet e forta duan shume mund,investim,durim,ndershmeri dhe integritet te ngrihen;dhe bartesit e ketyre cilesive nuk kane asnje pike takimi me laviret e bordellit me emrin”elita politike shqiptare”!!! Dihet se laviret shkojne te sherbejne ne bordell se kerkojne te paguhen mire per pak “mund”! Pra,vec pagesa e mire i terheq,te mbushin xhepat,sic po i mbushin! Po te mos ishte puna e parase se madhe,nuk do kishim edhe lavire. Te gjithe do ishin me “namuz”. Por historia ka treguar se njerez te medhenj mbi kete toke kane mbetur ata per te cilet “the dust and the wealth was the same thing”, njerez qe nuk kane lakmuar te mbushin xhepat,pra njerez qe qysh ne fillim te rruges se tyre e kane pranuar me vetedije te thelle sakrificen ne emer te nje qellimi te madh e te shenjte. Shkrimtari yne i shquar besoj se ben pjese ne kete soj njerezish,qe nuk ka lakmuar parane,prendaj dhe pritshmeria qe te reagoje ashtu sic e permenda me lart, eshte e madhe…Ne mos ai,kush tjeter?!….

  6. ajdin says:

    Ha buke thate se nuk kam gja tjeter perveq Arvizu qe e shikoj kudo, e kam djathe Arvizun.E dini;Hape tv.dele o Sala ose Arvizu.Ju i njini keta burra shteti apo jo.Te faja buke thati.

  7. lorA1 says:

    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje