Berisha, shantazh Ilir Metës me Gjykatën e Lartë

10 Maj 2012, 16:52Politika TEMA
Berisha, shantazh Ilir Metës me Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur për të vazhduar gjyqin ndaj Dritan Priftit dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Priftit dhe Beqirajt, që të mos merret si provë video e tyre, duke qenë se ajo, në rastin e gjyqit të Metës, është konsideruar si e pavlefshme si provë nga kjo gjykatë.

Gjykata e Lartë ekspertizën amerikane të kësaj video e nxori si të pavlefshme, ndërsa ekspertët shqiptarë thanë se ajo nuk ishte origjinale. Për këtë arsye, gjykata e mbylli çështjen ndaj Metës.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga Mirela Fana, Gani Dizdari, Adriana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Fatos Lula. Dizdari dhe Fullani ishin dhe pjesëtarë të trupit gjykues ndaj Ilir Metës. Mirela Fana është gruaja e avokatit të Berishës në kohën që ishte në opozitë, Gani Dizdari njeri i afërm i Berishës, me lidhje familjare, Fatos Lula, një gjyqtar i emëruar në mënyrë klienteliste nga Moisiu, pa beground gjyqtari, Adriana Fullani, gruaja e Guvernatorit Fullani, pjesë e pazareve të politikës dhe Aleksandër Muskaj, thuajse zyrtarisht përfaqësues i PD në KLD për vite të tëra, dhe si shpërblim pjesë e Gjykatës së Lartë.

Gjykata është shprehur se për papërdorshmërinë e videos Prifti-Beqiraj dhe pushimin e gjykimit, dy prej kërkesave këto të Priftit dhe Beqirit, do të shprehet në një moment tjetër.

Vazhdimi i procesit gjyqësor është një dëshmi e qartë e kontrollit të Gjykatës së Lartë nga Sali Berisha, i cili po e përdor atë politikisht në procesin e zgjedhjes së presidentit. Dhënia e dy vendimeve të ndryshme është një shantazh ndaj Ilir Metës për t’i treguar se dosja e tij mund të rihapet nëse ai do të vazhdojë dialogun e nisur me Edi Ramën dhe bashkimin e votave me të kundër qeverisë. Nga ana tjetër është shantazh dhe ndaj Dritan Priftit, i cili ka një votë për zgjedhjen e presidentit. Berisha e ka praktikë përdorimin e gjyqësorit për nevoja politike dhe ky është rasti më flagrant.

19 komente në “Berisha, shantazh Ilir Metës me Gjykatën e Lartë”

  1. erjoni says:

    topi eshte i imi penalltine e gjuaj vete,ai qe i ben gropen shokut bie vete brenda,etj etj te gjitha keto e kane patur ne histori dhe vazhdojne ta kene nga nje te tille,denocuesi behet i dyshuar(nuk e di sa i pafajshem eshte prifti per videon e vet)por ngjarjet me meten dhe gjykaten i kane dhene nje goditje denoncimit te korrupsionit,

    1. laberia says:

      Cfar shantazhi, ceshtja esht e qart si Kristali. Xha braho dhe aldo bumci na than me te drejte, se ajo qe ishte ne video nuk ishte ajo qe ishte ne regjistrim, dhe ky eshte nje moment shum i rendesishem qe hedh poshte ate qe mendonte kazualisht publiku se kishte pare, por qe nuk ishte se fakti nuk kishte ndodhur ligjerisht sipas peceptimit penal te mbledhjes se provave dhe analizes transcendentale te fakteve mbeshtetur mbi zinghirin llogjik te peshes se fajit.

  2. xhoni says:

    Kenaqu ti,ZAGARI “anticensure”,se keshtu kenaqen te gjithe xhelatet kur jane me HANXHAR ne dore para VIKTIMES!!!
    Nuk eshte zotesia e Drejtesise,qe te gjykoje me DY STANDARTE,por eshte FELLIQESIA E NJE SISTEMI KRIMINAL FASHIST,QE ESHTE INSTALUAR NE DREJTESINE TONE NGA Sali Berisha!!!
    -Te dyja videot i ka pare tere populli dhe nuk ka DREJTESI,sado FASHISTE te jete,qe t’u FSHIJE NGA MEMORIA SHQIPTAREVE KRIMIN E ILIR METES!!!
    -Nuk ka vlere se si e cileson GJYKATA E BERISHES kete RAST,por se si e cmon vete DREJTESINE i gjithe POPULLI YNE dhe opinioni boteror,i njohur me te!!!
    ASNJE DREJTESI NE BOTE NUK KA TURPET E KESAJ PALO “DREJTESIE’,qe kemi ne fatkeqesisht!!!
    DO T’U VIJE EDHE KETYRE LAROVE KOHA T’I VJELLIN POSHTERSITE E BERA NJE DITE!!!

    1. anticensurë says:

      o xono,
      ça ke o shpirto që e kruan me furçe teli?përse përmënd emrin tim o këlluf i jastëkut tim?
      nqse e ke për priftin e ke gabim o ramazon i anglikanizuar!prifti është thjeshtë një hajdurt,që debila si ti e kanë bërë si “burrë” dhe hero!të vetmen gjë që prifti mund të përfitojë është një lehtësim në krimin e vjedhjes së tij,sepse ka denoncuar shefin e tij!asgjë më tepër!shtrëmbësia berishjane nuk mund tja falë sepse ai kërkoi ta rëzonte nga pushteti!kështu o ramazon,hajduti prift ishte aq idiot sa nuk dinte se mund të nxirren dhe regjistrimet e vjetra!atë që një pjesë e debilave thonë se “ai nuk ishte aqbudalla sa të regjistronet vetveten në korrupsion”,jo vetëm e keni gabim dhe miopi,por nuk keni llogaritur se ai e ka bërë për ta pasur si fakt kundër leonard beqajt!për ta pasur një mjet shantazhi kundër tij!o njerëz të trashë,nuk e bëni dot lidhjen me regjistrimin e metës?
      përse e bëri një regjisrtim të tillë!??
      përse e denoncoi?
      e bëri për të shantazuar ilir metën!1.5 milionë dollar që “fitoi” gjat një viti i bëri me vjedhje si të tjerët!këtë ja hoqën iliri me saliun,mundësinë e vjedhejes!denoncimin e bëri jo se i dhimsej populli,se ishte i drejtë!joooo e bëri se i thanë burimin e parasë!
      rama idjoti e mori gjithandej në fushatë!mori në krah të tij hajdutin dhe e paraqiti si hero!
      prift hajduti debil i nxorri në shesh ramës “shpirtmirësinë” e tij me paratë e popullit!tha se “rama ka ndryshuar nuk është më agresiv si më parë”!tha se për paratë e ilirit që ishin në emrin e një gruaje të ve nuk kishin përse i preknin,për gjynah tëasja gruaje të ve me fëmijë jetim!e kupton or ramazon,se çfar injoranti ëstë prifti e rama bashkë?
      o xhon a e kupton se sa idiot je TI?????????

  3. shefqeti says:

    “Dura lex sed lex” thoshin romaket e lshte, me ne fund shteti ligjor po funksionon edhe ne shqiperi. Pershendes zyrtarisht vendimin e Gjykates.

  4. 100 vjet shtet says:

    Mire ti behet, se ky Prifti ishte i pari qe deklaroi ne 2009 se vota ime shkon per Sali Bishen per ti bere 71 per te formuar qeverine.
    Akoma nuk e njohin mire Berishe Shpellarin politikanet tane dhe populli shqiptar.
    Sali Bisha denon ate qe e ka kundra dhe shpeton cdo kend qe i sherben dhe i lepihet.
    Ilir Meta ka shpetuar nga burgu me nje kosto shume te larte, prandaj po mundohet te nxjerre naj lek me keto votat per President te Shqiperise, sepse ato qe kishte ia dha gjygjtareve te ndershem dhe te paanshem te Gjykates se Larte. Edha Prifti te ndaje naj gja per keto “gjygjtar te ndershem e te pangopur” dhe ia hedh lumit pa u lagur.

  5. Nadia Shabani says:

    Une e prisja kete vendim nga gjykata e korruptuar e Sali Berishes, nje vendim te tille hakmarres ndaj Priftit. U prishi terezine e vjedhjeve Dritan Prifti me videon e Metes, u bene protesta dhe u vrane 4 vete, nuk eshte gje e vogel, nuk ja fal Sali Berisha kete Priftit se ai u be shkak qe jane zbuluar gjithe ato skandale kunder qeverise dhe tani qeveria duke perdorur Gjykaten e mafiozeve po merr hak kunder Priftit.Ore zoterinj une nuk e kuptoj pse ore kemi ne gjykate te larte? Po ajo qe ka marre vendimin nuk eshte gjykata e larte shqiptare more por eshte gjykata mafioze e Sali Berishes dhe e Ilir Metes qe drejtohet nga Shpresa Becaj mamaja e vajzes qe punesoj Ilir Meta ne Viene.E pushoj gjoja Haxhi Nasto por qe gjykata si e “paanshme” qe eshte e coj prape ne pune se i ishin shkelur te drejtat. Por sa njerez ka qe u jane shkelur te drejtat ne kete vend dhe kane me vite njerezit qe kerkojne te drejten dhe nuk e gjejne? Kurse e bija e kryetares se gjykates mafioze te Berishes e gjeti menjehere te drejten. Doni me per Belulin? Ky eshte ligji shqiptar qe funksionom per grupe te caktuara njerezish dhe jo per te gjithe njerezit njesoj. C’tu deshen tre qe dhe nje gomar more Dritan Prifti, nuk e shikon se ne nuk kemi shtet por mafioze ne fuqi? Si mund te japin mafia drejtesi? Anetaret e gjykates se larte jane te gjithe te korruptuar se po te mos ishin te tille duhet ta kishin hedhur poshte edhe dosjen tende sic hodhen ate te Ilir Metes apo kishin frike nga avokati mafioz Spartak Braho i Ilir Metes qe mbante canten me pergjime te kundraligjshme dhe trembte njerezit dhe prokuroria pa pike turpi mbante sehir.Ketu kemi arritur ne kete faze ku nuk kemi gjykates por mafioze dhe nuk pritet drejtesi nga mafiozet.Keshtu qe Dritan Priftin e pret burgu jo se ka bere korrupsion por sepse denoncoj Ilir Meten dhe korrupsionin e ndyre te qeverise se oborrit prandaj do paguaje haracin tani.Videoja qe gjeten tek kompjuteri i Dritan Priftit dhe qe ishte fshire, vetem te jesh budalla te mos e kuptosh se asnjeri nuk do ta rregjistronte veten e vet duke marre para por Dritan Prifti bente prova se si ta rregjistronte videon me Ilir Meten qe nuk ngopej me para dhe i bente presion te vazhdueshem. Tani ai do paguaje denocimin qe beri kunder qeverise dhe Ilir Metes. Kjo eshte hakmarrja e qeverise kunder drejtesise, eshte hakmarrja e mafies kunder drejtesis, eshte hakmarrja e korrupsionit kunder se vertetes. Eshte mesazh i forte qe percillet popullit qe edhe po pe hajdute duke vjedhur e kriminele duke vrare mos trego se ne do te hakmerremi edhe kunder teje dhe te fusim ne burg.Pse nuk e vrane Kosta Trebicken? Nuk behet shaka me mafien, ata jane si metastazat e kancerit qe kane kapur cdo hallke te qeverise dhe cdo institucion te panvarur. Eshte nje mesazh i qarte qe populli te mbylle gojen dhe te mos flase qe peshqit e medhenj te hane, te pine, te vjedhin, te vrasin dhe asnje te mos flasin se ndryshe “Mafia e Larte” me falni Gjykata e Larte te fut brenda s’ka llafe, nuk behet shaka me ata. E hengre Dritan Prifti, ci bere vetes tende ci bere, c’tu deshen tre qe dhe nje gomar, mbaje o qete o gomarin.

    1. sorge says:

      Nadia Shabani:
      Hakerrimi yt ndaj Dritan Priftit eshte i njejte me inatin e nje PROSTITUTE,QE NUK I KA DHENE PARE KLIENTI!!!
      -Kur te vjedhin shtepine,moj Nadja,familjaret nuk i sulen babait me grushta,se “PSE NUK I KAPE HAJDUTET”,por behen te tere bashke per ta kapur ate!!!
      -Dritan Prifti u tregua BURRE,qe kapi MAFIOZIN META me PRESH NE DORE, gje qe nuk e kane bere dot as SHIK-u e as policia e Berishes!!
      Ne se i kemi Gjykatat te DYZUARA,ky nuk eshte faji i Priftit,por i “HOXHES”!!
      ARMIKU I MADH I SHQIPERISE ESHTE SALI BERISHA E JO DRITAN PRIFTI!!!
      -NADJA,shko nderroi lines-at!!!

      1. Nadia Shabani says:

        O Sorge lexoje me mire komentin tim more zoteri se e ke keqkuptuar, ume i jap te drejte Priftit dhe nuk i hakerrohem atij por akuzoj vendimin e gjykates se larte kunder tij prandaj moz merr zjarre kot dhe lexoje edhe njehere komentin tim dhe ironine e perdorur por jo kunder Priftit por kunder gjykates se Saliut.

      2. Nadia Shabani says:

        O Sorge po te them edhe njehere tjeter,a e lexove te gjithe komentin tim apo vetem nje rresht.Po une cfar them aty i jap te drejte Saliut apo akuzoj Saliun? Une i kam dhene dhe i jap te drejte Priftit por nuk eshte faji im qe ti nuk e ke kuptuar ose nuk e ke lexuar komentin tim dhe ironia e perdorur aty. Sinqerisht me vjen keq qe ke perdorur ate lloj gjuhe me mua. Kur i them DRitan Priftit qe ci deshe tre qe dhe nje gomar e kam fjalen qe ne kete vend nuk mund te gjesh drejtesi se ne vend qe te denohen fajtoret denohen ata qe denoncojne dhe ne kete rast po kerkojne te denojne Priftin.

  6. Ben Chicago says:

    sa te jete saliu gjykata jep ato qe do saliu
    megjithate priftit ja bejne mire
    per faj te priftit kemi saliun pushtues edhe keto vjet te tjere

  7. skenderi says:

    sa merak beheni per drejtesine ,po kur kemi pasur ndonjehere drejtesi ne shqiptaret ,jemi gatuar te marrim ne qafe njeri tjetrin,historia na vjen prapa,

  8. ajdin says:

    A nuk ishte Saliu qe bertiste;
    Ilir hajduti,je kriminel,i korreptuar,i pa moral……etje.
    Iliri i Metes e i floririt,vaska juaj eshte flori i thoshte Sala.
    Sa ju deshe Sales per te mbajte pushtetin,filloj Sale te thote burre i mire eshte Iliri.ju kujtohet;
    Dritanit mire ja bane.Ne qofte se Salia ka 70+1 qe jam une te fermoj qeverin dhoshte Dritani, harroj se Sala eshte mafjoz.
    Videon e Metes e ka pare gjithe Europa.
    Po ku laptop nga e njetja ekspertiz doli,Meta dele i pa fajshem, kurse i nderuri Dritan qe denancoj kurrupsionin te futet ne burge.
    Drejtesi Shqiptare e te dhjefshin te gjithe shqiptart.
    Gjukate he shqiptaret te bafshin varrin.
    Sa dosje per vrasje po zhduken.
    Sa vedhje nga pushtetaret po bahen me miljona ero keta e mbullin.
    Nje cop hekur po e more per buke goje,te fusin ne burge ty edhe mu.
    Kriminela te pa ngopur me gjakun tone.
    Hajduta te pa ngopur me djersen tone.
    -keta duan qe ti varesh me koke poshte-

  9. rilinda says:

    Iliri e ka ne dore Berishen.Terhiqet nga koalicioni,bie qeveria ,krijohet qeveri teknike dhe berisha ska ci ben Metes
    Por nje gje mos te harroje berisha:
    Hak pa marre e borxh pa lare nuk ka

  10. kulmaku says:

    Ilir Meta me sa po shofim ka per tu bere president i republikes,,pra lereni rehat se atij nuk i hyn gjemb ne kemb,,,me ate president SHQIPERIA ka per te ecur sh ‘perpara’.Ju e dini se historia jone gjithmon ka treguar se ka patur cuba ne drejtimin e vendit,keshtu nuk eshte cudi qe nje cub i till i shendetshem te renditet si nje lider legjendar,ej populli nuk ka patur asnjeher pushtet,ka qene ,eshte dhe do te jete nje kope me dele.

  11. DHELPRA says:

    Cdo kemb gjykatesi ne Tirane esht i korruptuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Doja tju rinfreskoja pak memorien te gjithve,u be gje per te ndjerin Skerdilajd Konomi qe u dogj ne mes te Vlores??
    U zbardh çeshtja? Apo i vjen era Argita(Berisha) Malltezi kesaj pune?
    Gadafi kishte 300 ton Ar,prap shkoj atje ku shkoj.

  12. Andrea says:

    Eshte i pritshem nje levizje Ilir M.hajduti – do te propozohet per President te Republikes, ashtu sic L.Bashahajduti dhe vrasesi – u propozua per kryetar bashkie per Kryeqytetin. Ndersa perdorimi per shantazh ndaj I.Metes nuk qendron, pasi Ilir hajduti e ka ne dore Berishen, eshte paterica e invalidit Berisha. Ne cdo lloj levizje per t’i bere “presion” paterices, ajo kryenece thyhet dhe Qeveria berisha bie menjehere perbalte. Nuk luan Berisha me patericen e vet, perkundrazi, e perkedhel, e sterlyen per te qene e bukur dhe e forte, sepse qendron me mire ne kembe. Por rihapja e dosjes se Dritanit eshte hakmarrja e vet Berishes ndaj Dritanit dhe njekohesisht nje oferte per te forcuar patericen Meta, per ta perkedhelur “sedren” e tij te vrare para publikut.

  13. me ka cu nona me la gojen says:

    Si thoni a mund te jete Topi Presidenti konsensual?
    Kjo ndodh kur e Votojne socialistet kater te Lsi çamet Mediu dhe nja dhjete a me shume te maxhoranca e Saliut, qe svaren nga Giuzepina.
    Kjo zgjedhje ka vetem nje problem te madh:
    Topi nuk e reformoi drejtesisine shqiptare por e shtrengoi ne nje dore ate, per kete te Huajt nuk e duan.
    Vec se eshte gjithnje me mire per ta Topi se Nano, Kryehajduti i LSI, apo Topalli, Arben Imami, korcari i financave etj

  14. shkodrani says:

    Berisha ja lot zotin [sic i thona ketej kah SHKODRA]. Ku te gjeje pse mos te tallet, te tallet edhe fort. Kuj ti djegin te losin vendit, se fjalet e shkrimet jane vetem per me kallxue PERRALLA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje