Berisha: Vlerësoj figurën e Nanos, por presidenti do jetë nga PD-ja

10 Maj 2012, 16:20Politika TEMA

Pas takimit mes kryeministrit Berisha dhe kandidatit të vetëshpallur për president, Fatos Nano, Kryeministria ka lëshuar një njoftim, sipas të cilit, Berisha vlerëson figurën dhe marrëveshjet në të kaluarën me Fatos Nanon. Por, Berisha thotë se nuk mund ta mbështesë për president Nanon, pasi presidenti do të jetë nga PD.

Në këtë takim, që u zhvillua në Selinë e Këshillit të Ministrave, ish kryeministri Fatos Nano, i parashtroi kryeministrit Berisha kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit.

Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave.

Nga ana tjetër Kryeministri theksoi  se, qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër dhe se ai mbështet dhe do te mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.

Kryeministri Berisha theksoi se pas kthimit nga Samiti i Chikagos ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për ti dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës“, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

27 komente në “Berisha: Vlerësoj figurën e Nanos, por presidenti do jetë nga PD-ja”

  1. pra, u be e qarte per te gjithe se saliu, si enveri, nuk cane koke per rrethimin kapitalisto-revizionist por marshon perparta me flamurin e enverit duke hedhur valle ne gojen e ujkut. para gjithe botes grabit me mandatin e kryetarit te bashkise se tiranes e ie dhuroi hajdut-kriminelit lulezim basha djali politik i tij. keshu edhe mandatin e presidentit do ia jape gangesteres jozefine, gruas tij politike ose nje tjetri si ajo. deri tani berisha ka tyalle bythen me edi ramen nepermjet djalit tjeter politik megahajdutit ilir met monika. sic duket ai ka blere arvizuzu-ne.

    1. Vlora says:

      berisha eshte shejtan budalla,,,,,vazhdon te deklaroje se presidenti do te jete nga PD(dhe e di shum mire qe se le njeri te jete nga PD),,,po kete e ben qe neser te thote qe ja une u terhoqa ….bej konsensus

      dhe menjehre arvizu do ta cilesoje burre shteti.

      e gjitha eshte loje per te mare ca pike nga europa dhe amerika.

      besoj ne fund do te jete nano.

  2. TA says:

    Black Jack…. lepuri fle diku tjeter.

  3. ToniTR says:

    Shperblimi me i mire per sherbimet qe Tosi i ka kryer Saliut keto 7 vitet e fundit!

  4. Bakja says:

    Bravo Sala, te pakten ti cfare thua e thua publikisht dhe i qendron konstant deklarimit tend, kesisoj je i lexueshem.
    Cfare t’u bejme Edit, Ilirit e te tjereve, qe as me gjethe fiku si kapim dot dhe lere pastaj t’i kuptojme e ti ndjekim etj etj.

    Je i djathte, mbro te djathtet dhe syno per ta. Tos Nano nuk eshte as i majte, as i djathte, as UFO. Thjesht nje maskara qe kujton se eshte “Babai i Kombit” dhe nuk ka asnje vlere, as te majte bile.

    Edhe Edi dhe te tjeret nese jane vizionare duhet t’ia thone ne sy dhe publikisht se Toc Nano eshte karte e djegur, sidomos nga te djathtet dhe mjaft me, keshtu e pesojne te gjithe RENEGATET apo TRADHETORET.
    Bravo Sali,
    Hajde ne koke te LIKES tani.

  5. BJORN says:

    Keta te PS nga qe kan vjedh po hesap kujtojne, se jane akoma ne pushtet,por tani do te shkruajne vetem libra me perralla me president, se jeni trash shume nga trute e bythet.
    Kot Arviziu nuk tha qe Saliu eshte burre shteti,se keta te PS jane lepuj,lepuj veten lepuj.

  6. gjimi says:

    i keta dy figura politike e kane marre ne qafe Shqiperine per dy dekada qe nga viti 1992 deri ne vitin qe jemi tani 2012,dhe mbase i ka ardhur koha te dyve{per Fatosin do te ishte nje rikthim prapa kurse per Saliun nje vazhdimsi pa fund}qe populli te marre fatin e vet ne dore duke i eliminuar totalishte nga jeta politike.

  7. lec li says:

    do ta shohim burrnin e sales

  8. elinor says:

    M’lejoni mue me prepozue xhizipinen per presidente!

  9. Ben Chicago says:

    kete radhe saliu i ka pire ilacet ne orarin e caktuar

  10. Denko77 says:

    Sala Ia fut dhe ia qi t sa here ti doje Rames dhe Nanos. Presidenti do jete nga LSI. Berisha i qendron asaj qe thote! Rrofte Shoku Ilir… Haxhinasto President.

  11. eri says:

    ne jemi popull legen se me kete lloj spektakli talljeje qe po na bejne keta ky duhej ta kishte djege flake kete lloj elite. Keta po na bejne karshillek duke na thene qe kerceni perpjete ju po ne tallim b… dhe rrini urte e mos bezani. Sigurisht qe nga LSI do jete Presidenti, dhe ne fund fare do zgjidhet Fatosi, hajt per hajer dhe beri cberi Tosi doli me i zoti ne gjithe kete lloje i vetem fare i shoqeruar nga nje njeri vetem si Ilir Kulla pa eskorte dhe ben lajm, hallall Tosi, ndersa Rama fatkeqesisht i paska paraprire veprimeve te tij te llojit KURBAN me ane te llibrit me te njejtin titull ku ai perfundimisht hyri ne llumin bizantin te lojes se politikaneve te felliqte

    1. apollon says:

      Me Kullen nga pas Nano ka te pakten 3 zbulime qe e monitorojne edhe atje ku mbreti vete pa sherbetore. Miku i Asadit ne presidencen shqiptare.

  12. un do kisha thene vetem zhozi mos te behet presidente, sepse ajo jo vetem nuk i bashkon shqiptaret por do i ndante edhe me keq.

  13. askushi says:

    Do ta vlersoja nje vendim pozitiv,po qe se do vendoset nje figure e re e pakonsumuar e PD.Keto 7 vjet, e djathta e ka patur postin e Presidentit,nuk behet qameti se do ta kete dhe nje vit.Te gjitha strukturat qe varen nga Presidenti jane te mbushur me militante te PD,prandaj dhe mekanizmi nuk funksionon ne interes se tij.Prokuroria eshte plot me militante,te cilet minojne çdo proçes qe demton partine ne pushtet.Seriozisht duhen reforma te thella.

  14. shkodrani says:

    AGIM FAGU PRESIDENT………….zgjidhja ma e drejte edhe e ndershme.Figure e paster dhe e pregaditun

  15. Agim Fagu?! says:

    Agim Fagu president?! Djale spiuni dhe spiun i zellshem i monizmit!

    Ti shkodrani do jesh ndonje mik i Veres, jo vera hoxhes jo se ate e ka histori te vjeter Gimi po i Veres, gruas se Gimit.

    1. Axhimi says:

      Pse , spiun te kujduhet do te duhej të ishin shqiptarët në kohën e Enver Hoxhe ty Kali Trojës? Në qoftëse ka pas aso që kanë keqperdorë poziten duhet denuar. Por jo te gjithë i kanë shërbye hoxhës .Ata i kanë shërbye atdheut. Edhe në kohebn e Enver Hoxhes shqiptaret kanë pas Atdhe dhe i kanë shërbye Atdheut.Bile ma shumë se në këte kohe tesotme ose sikur sot atdhetarët.

  16. beni i vogel says:

    Mire thote Skenderbeu 2!
    ai duhet te jete nje personalitet i shquar dhe demokrat! boll ma me kamunista! na,baza e demokrateve kemi disa personalitete te shqume,te cilet boll mir,mund ta bejne presidentin,si Pal Dajci,Jemin Gjana,Xhelal Mziu,ene shume te tjere.
    bravo Salijo si nuk po pyt per kta greket kamunista!

  17. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Falenderoj Sali Berishen per mos mbshtetjen e Fatos Nanos per ne presidence!

  18. I-liri says:

    Hopa! Shih si e dredh ky mor vllaa…! Kur rri shume kohe ne Shqiperi,thote se presidenti do te jete i PD. Por sa vjen nga amerika, fut bishtin ne shale. Do te kete negociata do te thote kur te kthehet nga Cikago…! E e tallu ti, tallu, i thote Jozi. Me nxore bojen mua dhe tani … Do te zgjedhesh president Besnik Mustafen. Figure e Pd. Keshtu nuk del nga fjala… Se a burrè malciet… Jo burre leshi…!

  19. Treviso says:

    Sali Berisha mendon qe te zjgjedhi president besnikun me te mire sepse i duhet ne te ardhmen per te mbuluar te shkuaren.Per mendimin tim P.D.ja nuk ka person qe te perfajsoi popullin shqiptar. Per 20 vjet popullin shqiptar e ka perfajsuar vetem nje person me origjine kafshe e ardhur nga Serbia dhe te tjeret jane (porta borse)qe ne shqip do me thane me i çu trastet saliut.

  20. LORA says:

    Sa qejf,kur gerdallat ja lypin live njeri tjetrit!!!!!!!!Ah, se desh harrova qe po ngrefen per 17 majin.

  21. Nensi says:

    Falenderojme ambasadorin Amerikan që na caktoj President zotin Fato Nano komuniste i garantua që Amerika e nderon bravo Amerika.

  22. Demiri says:

    Kush është Sali Berisha i vërtetë?

    Shkruan : Neti Vjosa

    Kush eshte Sali Berisha i vertete? Ky personalitet qe dominon sot politiken shqiptare, erdhi ne politike, si nje intelektual i thjesht, nje mjek zemre, por qe u fut me nje shpejtesi maratone ne sferen politike ne nje kohe teper te turbullt,te renies se nje sistemi dhe te lindjes se nje sitemi tjeter, qe nuk ishte tipik vetem per Shqiperine, por me nje efekt domino ne te gjitha vendet e lindjes.

    Ne euforine e ndryshimit te sistemeve ai i ngjiti shume shpejt shkallet e politikes dhe u fokusua nen entusiazmin e nje epoke te re qe po lindte edhe per Shqiperine….
    Brenda nates, hodhi poshte xhaketen e vjeter te nje komunisti fanatik, te cilin shoket e vet, per devotshmerine dhe aftesine e tij, ne nje celule te PPSH-se e kishin shperblyer duke e zgjedhur si shefin e tyre… dhe veshi xhaketen e re te Demokratit te flaket…,biles me nje dinakeri te pa shoqe dhe nen suverjimin e rrepte te policise se Ramis Alise, duke menjanuar shume figura te tjera qe kishin arsye me shume te viheshin ne krye te rezistences antikomuniste.

    Pa kulturen e nevojshme politike, perkundrazi i armatosur me dogmat e mesuara gradualisht duke milituar ne radhet e Partise se Punes, por me etjen per tu ngjitur sa me shpejt ne majat e shtetit te ri, duke perqafuar pa asnje ngurim parrullat e luftes kunder flamurit tashme te cjerre te sistemit komunist, ngjitet ne maje te piramides shteterore. Dhe 20 vjet te qeverisjes se tij here ne pozite e here ne opozite, nga nje njeri qe ne fillim me veshtiresi artikulonte retoriken e vet, gradualisht u be nje politikan qe mesoi jo pak nga arti i te berit politike, por gjithnje duke mbetur nje konglomerat i formimit te tij te meparshem dogmatik me semundjet me te keqija te politikes se sotme perendimore.

    Ky hibrid i ri nuk e pati te veshtire te shquhej ne radhet e politikaneve te vjeter, qe e kishin humbur toruan, por edhe te politikaneve te rinj qe me se shumti ishin ” te vjella” te Partise se Punes… dhe fare pak kundershtare te politikes se vjeter qe regjimi i E.Hoxhes i kalbi neper burgje… Duke eleminuar kundershtaret e vet potenciale ne radhet e Partise Demokratike, qe populli e shihte si partine e shpreses se vet ne rendin e ri, me aftesine e te afruarit rreth vehtes te nje mase konformistesh dhe me brutalitetin e nje njeriu bajraktar qe cdo arritje te Pd-se ja atribuonte vehtes, ai arriti te mbijetoje. Duke orientuar konformistet e vet vecanrisht sipas motos ” te marrim me cdo kusht pushtetin ekonomik” dhe po ashtu duke prure ne poste kyce njerez te vete te besuar edhe nepermjet nje zgjedhjeje lokaliste, Sali Berisha u be shume shpejt ” dinosauri” kryesor i politikes shqiptare. Njekohesisht ndaj kundershtareve te te vet nga partite e tjera te skenes politike shqiptare, ai nuk i kurseu kurre akuzat qe kishin per baze prejardhjen nga Partia e vjeter komuniste, pa cka se edhe vet vinte si militant i asaj partie dhe pa cka se diten fliste kunder komunisteve si fare e keqe dhe naten bente plane qe po ata komuniste qe kishin patur edhe ofiqe ne piramiden e shtetit komunist,por tashme te vleresuar si besnike te tij, i fuste me shumice ne aparatin e vet partiak e shteteror. Pas takimit gjysem te fshehte, por qe me pas u propogandua nga vet Sali Berisha me Bushin e vjeter ne Vlore ne vitet `90-te, tashme kredibiliteti dhe rruga per te ecur me tej per te ishte e hapur dhe pa pengesa…Bile ishte kjo arsyeja qe nga shume politikane te Europes ai shihej dhe konsiderohej si me i perkdheluri dhe filloi ti priste shpata majtas e djathtas, deri sa hodhi ne dore pothuajse te gjitha format e pushtetit politik ne Shqiperi dhe nuk i trembej aspak syri… Futi ne burg kryetarin e opozites se atehershme dhe me pas ne mes te dites sulmoi me dhune intitucionet shteterore, i perdhosi ato, kryeministrin e asaj kohe e beri te merrte arratin….Dhe nuk i hynte asnje gjemb ne kembe…

    Shume shpejt ai u be nje demagog profi dhe nuk kursente askend me akuzat e tij te luftes anti korrupsin, aq me shume qe shembuj te tille i gjente me shumice edhe ne radhet e disa politikaneve shqiptare te korruptuar, per te cilet ne kushtet e nje kaosi qe perfshiu gjithe vendin, menduan se deti u be kos…dhe hajde te rrembejme lugen…Me dinakeri dhe nepermjet nje informacioni te infilteruar ai ua tund para hundes dyshimet e grumbulluara tinez kundershtareve te tij politik, dyshime te verteta dhe jo te verteta, dhe kjo ja ben me te lehte te caje me perpara per te hedhur ne dore gjithcka i duhej per te realizuar pushtetin e vet despotik… Me mentalitetin e nje fshatari te rendomte, por duke reflektuar edhe disa semundje te prapambetjes patriarkale dhe bajraktariste te zones nga e cila vjen, e cila nuk mund kurrsesi te mos linte gjurme ne ndergjegjen e tij, Sali Berisha futi ne politiken shqiptare mosbesimin, armiqesine , hakmarrjen dhe kokfortesine , mungesen e nje tolerance te domososhme ne jeten politike duke e helmuar ate me urrejtje krahinore aq sa edhe ne vendlindjen e vet kur shkon takimet me popullin i organizon nen masa shume te rrepta sigurie dhe ne vende qe te mos ta haje asnje lloj plumbi.Aq shume e ka helmuar jeten politike ne Shqiperi sa gjithandej njerzit tashme therrasin gjithnje e me forte jo per permbysjen e tij me mjete demokratike por me ane te violences dhe me nje ashpersi te tejskajshme… Ndersa, po te flasim per aftesit qeverises te tij , une do te thosha, por jo vetem une, por edhe shume analiste te degjuar dhe pse jo njerez qe sundojne sot me vepren e tyre intelegjencen dhe kulturen shqiptare, si Dritero Agolli , Reshep Qosja etj. Sali Berisha eshte nje amator aventurier qe qe cdo gje mund ta ket , por talent nuk ka per te drejtuar popullin dhqiptar dhe ekonomine shqiptare ne kete moment te rrenimit dhe te mizerjes se saj si vendi me i fundit ne Europe.Me shume ide te tija , qe ngjajne me shume si marrezi, populli qesh, dhe bota tallet.. Edhe disa suksese qe vendi ka arritur ne kushtet e ekonomise se tregut te lire, jane me shume ndihma te botes Demokratike dhe te punes se vet shqiptareve, por sidomos te atyre nje milion shqiptareve qe punojne me gjak e me djerse ne vendet e tjera, kursejne shume dhe mbajne edhe familjet ne vendin e tyre te lindjes. Te mos harrojme se Shqiperia ka jashte vendit afro gjysmen e popullsise se afte per pune.Ata ndihmojne shume dhe do te kishin ndihmuar edhe me shume sikur Sali Berisha te mos i kishte vjedhur ne menyren me cnjerzore me firmat piramidale te licencuara prej “strategut” tone… e qe sherbyen si pretekst i ngjarjeve tejet te dhimbshme te 96-es, ku vet shteti dhe shoqeria shqiptare perjetoi nje katastrofe te vertet kombetare, gje qe e detyroi Boten Demokratike te nderhynte ushtarakisht e te vinte rregull… Dihet se Shqiperia eshte shume e pasur potencialisht, biles shume me e pasur se shume shtete te tjera te Europes,por ekonomia e saj sot ecen me shume si nje trup pa koke, fshati qe perben tradicionalisht shumicen e popullsis eshte rrenuar shume here me keq sec ishte dhe shteti nuk ka ketu e 20 vjet asnje program per ta rimekembur , por vetem zhurme dhe llogje pazari. Njerzit duane te ikin prej tij nga syte kembet se nuk shohin asnje perspektive, droga dhe korrupsioni bejne kerdine, burgjet e Italise dhe te Greqise jane mbushur plot me shqiptare, te cilet nga mungesa e nje politike te orientuar, bjene viktime e krimit… Dhe keshtu mund te numeronim plot nga “sukseset” e politikes se Shakaxhiut tone te Perparimit, te cilat me mire se kushdo i dine vet shqiptaret qe i kane per dite mbi kurriz… Sigurisht, keto radhe qe shkruaj une, jane nje pike uje ne oqean, por une mora shkase duke degjuar kete debat teper te gjate per vjedhjen e paskrupullt te votave te popullit, jo vetem heren e fundit, por sistematikisht ketu e 20 vjet.. .Per keto rreshta me nxiten edhe permbajtja e disa vidiove te sistemit te internetit, tek “YOU TUBE”… ku del fytyra e vertet lakuriq e Shakaxhiut tone… Djemt e Shqiponjes nuk flene, intelektualet e vertete ne radhe te pare, dhe njerez te tille te zgjuar Shqiperia ka shume, ata duhet ta demaskojne pa meshire kete Demagog te pa fytyre, kete”kurve” te politikes shqiptare qe eshte embelsuar aq shume pas pushtetit te paligjshem dhe vet me deshire, nuk do qe te largohet kurre…

  23. al says:

    .. shqiptaret jane kokshkemba

  24. BARO CORROGJAFI says:

    E VETSHPALLURI PER PRESIDENT ,FATOS NANO KISHTE MENDUAR SE SALI BERISHA DO TA MBANTE FJALEN PER ATO PAKTET E BERA ME PARE ME ‘TE,POR HARROI QE SALIU KA MBARUAR NJE UNIVERSITET ME SHUME SE NANO-ja , UNIVERSITETIN E DJALLEZISE ME REZULTATE SI MEPOSHTE:
    1 -HIPOKRIZI 1O
    2- MASHTRIM 9
    3- DEMAGOGJI 1O
    4- GENJESHTARI 1O
    5- PABESI IO
    6- PABURRERI 9
    7- VJEDHJE VOTASH 1O
    8- VRASES KULLER 1O
    9- KORRUPSION 1O
    1O- SHANTAZHIER 1O
    ……………..1O
    SIC SHIHET QE SALI BERISHA ESHTE I SHKELQYER DHE SI I TILLE NANO DO TE MBETET NE HISTORI, I VETSHPALLURI PRESIDENT.TANI AI BREDH SI DHELPRA PAS KOQEVE TE VARURA TE DASHIT …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje