Gjëmën na e ke bërë ne o Sali Berisha, jo opozitës!

9 Maj 2012, 22:38Politika TEMA
Gjëmën na e ke bërë ne o Sali Berisha, jo opozitës!

Aleks Nika me te shoqen

Nga Mark Nika

 

Xhaxhai i Aleks Nikës, avokat Mark Nika, shkruan për zhvillimet e fundit në lidhje me 21 janarin.

 

Në vëmendje të Zotit Stefan Fyle, komisioner për zgjerimin  i BE-së dhe zotit Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA në Tiranë

Përfundimi i hetimeve për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit dhe dorëzimi i dosjes në gjykatë është pritur duke mbajtur frymën nga familja jonë. Besoj edhe nga familjet e të vrarëve dhe të plagosurve të tjerë në atë masakër të Gardës së Republikës mbi popullin.

Duhej të ishte momenti i parë i lehtësimit për ne që kemi humbur përjetë të dashurit tanë plotësisht të pafajshëm. Në fakt, hetimi dhe akuza kanë hedhur dritë mbi disa nga pikat të errëta të atij krimi makabër. Dy  persona janë akuzuar për vrasje, dy të tjerë për  fshehje të provave të krimit. Gjykata do të shprehet për fajësinë e tyre.

I kam përshëndetur dhe i përshëndes prapë, në emër të familjes Nika, hapat e hedhur në rrugën e zbardhjes së 21 janarit. Por lehtësimi që kemi pritur e presim  është akoma larg për ne. Janë identifikuar vrasësit e Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt. Kurse vrasësi i Aleksit tonë është akoma në mjegull. Plumbi që i mori jetën atij ka bërë rrugë të gjatë nga Tirana në Turqi, nga Turqia në Tiranë… Shpresojmë dhe kërkojmë me forcë që prokuroria të dalë sa më shpejt të jetë e mundur me një përfundim të qartë për armën dhe dorën që qëlloi në lule të ballit të dashurin tonë. Hetimi ka vështirësitë e veta. Për ketë unë si jurist jam plotësisht i vetëdijshëm . Por kushdo mund ta kuptojë dhimbjen  e dyfishtë të prindërve të Aleksit, bashkëshortes së tij, motrave të tijdhe mbarë  familjes sonë kur lexojmë e dëgjojmë se nuk po gjendet akoma  doraci. Ky lajm i keq bën masë me lloj-lloj lajmesh, dëshmish e hamendjesh të tjera për manipulim të qëllimshëm të plumbit për ta lënë vrasjen enigmë. “Mos i besoni”! na thonë dashamirësisht disa nga miqtë e familjes sonë. Mirëpo edhe ata e kanë të vështirë kur shohin se vrasësit kanë ndërruar tytat e armëve për të fshehur gjurmët. Pse të mos e bënin me plumbin atë që kanë bërë më armët? Në dorë e kanë pasur.

Lehtësimi që kemi pritur e presim është akoma larg jo vetëm se nuk është akuzuar kush drejtpërsëdrejti për  vrasjen e Aleksit, por edhe për një arsye tjetër madhore që ka lidhje me gjithë procesin dhe me natyrën  politike të vrasjeve të 21 janarit. Ata që urdhëruan të hapet zjarr dhe të prishen filmimet nuk janë hetuar. Kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha nuk janë hetuar. Megjithëse kanë kryer veprime dhe kanë bërë deklarata publike shumë domethënëse për ngjarjen, për të cilat duhet të ishin thirrur nga Prokuroria. Për ne si familjarë të viktimave të 21 janarit hetimi dhe dënimi atyre që kanë dhënë urdhër për të vrarë është në plan të parë. Pastaj vjen hetimi dhe dënimi i atyre që i kanë ekzekutuar këto urdhra, që në rrethanën e dhënë kanë qenë vegla.

Hetimi jep përshtypjen se ka vendosur një kufi për t’u marrë me “të vegjlit” dhe këta janë siguruar nga “të mëdhenjtë” se do ta kalojnë lehtë, siç po e kalon në shtëpinë e tij vrasësi A. Prendi apo siç po e kalon  në kushtet e një trajtimi të privilegjuar vrasësi tjetër A. Llupo. Kjo paralajmëron degradimin e 21 janarit në një farsë juridike për t’i dhënë masakrës trajtat e një vrasjeje të zakonshme. Këtë nuk do ta pranojmë kurrë.

Nuk është e rastësishme, që ndërsa procesi ka hyrë në këtë hulli, që më të drejtë një gazetar e quante hullia e peshqve të vegjël apo kokave të turkut, kryeministri Berisha mori zemër tu turret në Kuvendin e Shqipërisë deputetëve të opozitës duke i kërcënuar e poshtëruar se do tua bënte më keq se me 21 janar!? Kjo ishte një sfidë e një shkallë më të lartë se sfidat e mëparshme  të këtij kryeministri kundër prokurorisë, opozitës, Partisë Socialiste, opinionit publik, faktorit ndërkombëtar dhe kundër familjarëve të viktimave. A e ka mbajtur shënim Prokuroria këtë deklaratë  skandaloze, ku Berisha pohon me gojën e tij se vrasjet ishin politike dhe ku guxon të shpallë krimin si meritë? Po opozita si e përtypi ashtu? Unë nuk e di si e kanë pritur ndërkombëtarët dhe nuk mund t’i imponohemi askujt në qëndrimin që duhet të mbajë. Ne emër të familjes Nika dua t’i them dy fjalë Sali Berishës. Nuk i ke bërë asnjë gjë opozitës, aty rreth e rrotull e ke për bukuri. Gjëmën që thua ua ke bërë vajzave jetime të Aleksit, gruas së tij të ve, nënës së tij kërcune, të gjithëve ne. Na ke vrarë djalin tonë, që erdhi në Tiranë për të demonstruar si shtetas  shqiptar kundër pazareve që bëheshin në zyrat e ministrave të aleatëve të tu të LSI-së, të Ilir Metës dhe Dritan Prifti. Nuk erdhi Aleksi as me gurë ne xhepa, as për të hyrë në zyrën tënde. Erdhi për të protestuar si mijëra e mijëra të tjerë atë ditë. A  e ke parë vendin ku e keni vrarë? A e ke parë orën kur e keni vrarë? Vendi ku e keni vrarë dhe ora kur e keni vrarë ju akuzon ju dhe vartësit tuaj si vrasës  burracakë, të pashpirt, çnjerëzorë. Ju keni menduar t’i jepni mësimet tuaja opozitës me jetën e djalit tonë. E keni menduar gabim, shumë gabim.

Ne kemi pritur e vazhdojmë të presim drejtësinë. Por e përsërisim para publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë: nuk do të lejojmë që gjaku i Aleksit të bëhet ujë. Personat që kanë marrë përsipër barrën e ekzekutimit të Aleksit me shokë dhe ata që kanë marrë përsipër barrën prishjes së filmimeve dhe provave të tjera të krimit, me shpresë se do të mbrohen nga urdhëruesit e tyre, duhet ta dinë se janë dyfish në hakun e atyre që humben jetën.

Për ne është shumë e qartë se pa u hetuar të gjithë dhe pa u ndëshkuar gjithë grupi që prodhoi këto vrasje, 21 janari nuk do të konsiderohet i zbardhur. Aleksi ishte vërtetë një opozitar, por ai nuk mund të jetë kurbani i   marrëveshjeve dhe pazareve mes opozitës dhe qeverisë. Le të bëjnë paqe dhe politikë ata në hotelet dhe vilat  luksoze ku organizojnë takimet e tyre. Por Fatos Nano duhet ta dijë se Aleks Nika ishte një prej atyre që ka protestuar me portretin e tij në dorë kundër   burgosjes së tij nga regjimi i Berishës. Prandaj na lëndon me shumë se të tjerët kur flet për përgjegjësi të balancuar në ngjarjet e 21 janarit. Ndërsa zoti Rama, së paku zoti Rama, që na ka ndenjur pranë në tragjedinë tonë, duhet të mbajë parasysh në lëvizjet e tij atë që tha komisioneri Stefan Fyle në Tiranë kur e përfshiu zbardhjen e plotë të 21 janarit në katër kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të hyrë në Europë. Ne si familje i shprehim mirënjohjen e thellë komisionerit Fyle. Nga deklarata e tij kemi kuptuar se  Europa ka parime që nuk mund t’i shkelë. Kemi kuptuar se pengesa e 21 janarit kalohet me drejtësi, vetëm më drejtësi. Kemi kuptuar se rruga e drejtësisë për opozitën është rruga e sigurt drejt Europës, kurse  rruga e marrëveshjeve me kundërshtarët për gjëra të tjera nuk e kalon këtë pengesë. Kemi kuptuar se  drejtësia për 21 janarin është përcaktuese në gjithë gamën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së.

Këtë gjë e kemi pretenduar gjithmonë dhe nga SHBA. Sa herë që SHBA ka treguar ndjeshmëri e angazhim për  këtë çështje, ne si familje kemi shprehur gjithë mirënjohjen tonë. Letra e ambasadorit Arvizu në datë 9 shkurt 2012 na dha akoma më shumë shpresë. Kemi parë se në aspektin e dhënies së ekspertizës SHBA kanë bërë jashtëzakonisht shumë dhe mund të themi se kanë shpëtuar hetimin. Kurse në nivelin politik mbështetja për zbardhjen e 21 janarit ka oshilacione, aq sa nganjëherë na duket se SHBA i kanë lënë pasdore angazhimet e tyre për hetimin gjithëpërfshirës deri në nivelin e krerëve të qeverisë. Por shpresën e kemi gjithnjë të gjallë. Kurrë nuk besojnë se një shtet demokratik si SHBA mund të tolerojë  vrasje të tilla. Hetimi i tyre nuk ka afate. Hetimi duhet çuar deri në fund. Prokuroria ka me dhjetëra prova direkte dhe indirekte që e plotësojnë tablonë e këtij krimi të tmerrshëm. Ne kemi shpresë se Prokurori amerikan duhet të ndërhyjë që të mos mbyllet çështja pa u dërguar në gjyq urdhëruesit.

Zoti Komisioner për Zgjerimin, zoti Ambasador, zotërinj ndërkombëtarë, ejani vetë ose dërgoni njerëz të shohin si po rriten vajzat jetime të Aleksit, si janë  katandisur prindërit e tij nga kjo vrasje që po vulos e  po vyshk përditë fatin e tyre. Nuk kthehet më Aleksi, e dimë të gjithë. As ata burrat e tjerë që u vranë bashkë me të. Por drejtësia është ngushëlluese. Për të jetojmë, luftojmë. Bashkë me ju.

48 komente në “Gjëmën na e ke bërë ne o Sali Berisha, jo opozitës!”

  1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

    Nuk ka paqe ne Shqiperi pa u gjykuar Berisha per 21 janarin!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/kush-qendron-pas-agim-llupos.html

    1. fule says:

      E imagjinoi cfare Hero i PD-se eshte Gjeneral Ndrea Prendi. Shtiu dhe tha nuk shtiva, shtiu te njerzit per te bere masaker dhe tha shtiva ne ajer. Vrau dhe nderroi tyten e pistoletes per te manipuluar proven.
      Po pse a nuk po bente detyren valle, nga cfare frikesohej?
      Ja pra keta jane heronje e Saliut, jane i njejti brum i atyre qe masakruan me 96-97 qe diktatori Vucidolit mos linte kurre pushtetin.

    2. Ndreca says:

      Nese Rama ka kerkuar falje per 21 Janarin, atehere drejtesia duhet te beje punen e saj. Emri i Fajtorit tashme eshte bere publik.

      1. SOCIALISTI says:

        Kudo vjen era tradheti,mosmirenjohje,hajduteri.Nuk ka me opozite,nuk ka,perfundimisht opozita vdiq.

      2. Ben Chicago says:

        te ka mbetur vetem te thuash si saliu
        qe do tja u bej me keq se me 21 janar
        o ndrec ndreca
        o dreç i mallkuem

  2. deda njujork says:

    Shum shqiptarvet te nershem ka per tju shtu jeta kur tshikjon pas hekurave shkaktart e 21janarit. Nji faqe te turpshme ne historin e popllit shqiptar!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  3. Aldo says:

    Edhe pritja ka nje kufi i dashur Mark, ti dukesh se je nje njeri inteligjent dhe i kupton shume mire gjerat qe po luhen nga zagaret politike prandaj mendo planin “B” te vesh drejtesine ne vend vete jo, sipas Kodit Penal por sipas ‘KANUNIT” qe thote gjaku lahet me gjake dhe pike. Mos prite kot me keta politikane edhe shpresa eshte e vdekur, mos ngushello vehten kote.

    1. analist says:

      I nderuar Mark!
      Ngadale jeni duke u bere inflacioniste dhe ndoshta qaramane me shkrimet tuaja publike. Juve djalin jua ka vrare Sali Berisha dhe Ndre Prendi dhe kete ju e dini shume mire dhe nuk ka nevoje per prokurori,FBI,Arvizu apo takime “lalzi” Rama-Meta qe t`jua sqaroje. Harroji denglat me Fyle,Amerike apo demokraci perendimore. Nqs doni qe gjaku i birit tuaj te mos shkoje “humbur”,veproni,por jo duke ju lepire nje qelbaniku si F.Nano apo duke shkruar editoriale apo ciu-ciu-cerra twitterash edramiste!

  4. Heron says:

    Ndjej keqardhje per vrasjen e aleksit hekuranit faikut e ziverit ! Ishte e shmangshme dhe e pabese dhe e panevojshme! Kur shikoj luli bashen qe ngerdheshet e saliun qe sokellin ilirin qe shkon nga pazari ne pazar ramen te coroditur e kuptOj qe ne shqiperi cdo gje ka marre fund! Sot asnje nga keta lider nuk jep shprese per drejtesi dhe shtet te konsoliduar! Te gjithe dikush me pak e dikush me shume jane bere si esat pasha! E shesin gjakun e atdheun pa ua bere syri terr! Per me teper nje popull kaqol qe i voton vetem per nje thes miell pa e kuptuar qe fukaralleku e muti qe eshte zhytur eshte produkt i ketyre derrave! Me interesante eshte kur edhe pse jetojne ne nje lagje te zhytur ne balte e pa uje e pa pune perseri votojne te njejtet parti e kandidat! Per ty xhaxha e femijte jetime kam vetem nje fjale ; behuni te forte e luftoni sic dini vete !

  5. Delli USA says:

    E ke thene sakt zoti Nika,mbeshtetja politike e USA ka oshilacione,kurse un do thoja se mbeshtetja politike nuk ka oshilacione pot perkundrazi eshte konstante ne mbeshtetje te kriminelit Sali Berisha.Bashkohem me dhimbjen tuaj dhe mbetem me shprese se nje dite Sali Krimineli do pergjigjet per krimet e tij.

  6. Azgani says:

    Dhimbjet e medha si keto kalojne vetem me drejtesi.

  7. vladimir kosturi says:

    http://www.youtube.com/watch?v=qGmM3bfaTzI

    Duke e kuptuar dhimbjen e thelle te familjareve te 21 janarit, themi se drejtesia nuk vjen prej europianeve apo amerikaneve, por nga presioni i shqiptareve (jashte varesise se partive) KUNDER QEVERISE… Solidaritet te plote me familjaret.

  8. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Per Mark Niken, nderkombetaret nuk mund te zevendesojne opoziten. Opozita e Rames eshte krimi i 21 janarit sepse po mbane Berishen ne pushtet!

  9. berti says:

    PERSH.JO GJITHMONE KA FAJIN BERISHA PER TE GJITHA GJERAT.ME VJEN KEQ SINQERISHT PER CKA NDODHIME 21 JANAR.POR ME UJIN ZJARRIN DHE SHTETIN MOS E KRUAJ ASNJE HERE.SEPSE NU FITON…………BLLOKUAN BULEVARDIN GATI 3 AJVE DHE SU THA GJE NJERI SEPSE CDO GJE ISHTE SIPAS RREGULLAVE NE MENYRE DEMOKRATIKE U ZHVILLUA CDO GJE.POR TE FUTESH NE NJE VEND QE ESHTE I RENDESISE SE VECANTEI CILI MBROHET ME LIGJ.PERSE VALLE DUHET TE SULMONIN KRYEMINISTRINE????APO ALEKSI DHE DISA TE TJERE DONIN TE BEHESHIN KRYEMINISTRAAAAAA?????

    1. Tirana në mërgim says:

      Berti nuk te vjen turp per ato qe shkruan ???

    2. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

      berti, mendoj qe je idiot. Ato 4 protestues nuk u vranen brenda teritorit te kryeministrise, prandaj mos u mundo te besh analizimin e 21 janarit sepse qenke injorant dhe jeton per nje thas miell gjithmon kur ka zgjedhje.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Per bertin…

      I pacip….

    4. patrioti says:

      o zot ca komenti te shpifur qe dhe..kemi shume ne shq si ti prandaj nuk behemi kure ne..ti je ndyresire kokpalare qe te pelqen te jetosh ne komunizem..a e di ceshye demokracioa or kafsh me dy sy ??

    5. odiseu says:

      o trapi Berti.. po ne ’98 ai vendi i shenjte ishte vend i zi, qe e beri ky baca yt hi…. Perse valle duhej te benim sikur rrezuam komunizmin ne me protesta, ne kur me ligj ai ishte ne rregull per vete e ishte i paprekshem….Shko ngriji dhe nje monment baces tend se eshte me ligj udheheqesi i trapave dhe hajduteve si ty….. A mos ngopshi barkun me buke kurre ju mo mostra se me tru skeni ca mbushni….

  10. like says:

    o berto sqeke pak koqe ti .mos do te mernin nia gjo ty mer kaqol. ene i gjo .a e di ti se cosht demokracia?

  11. Drejtesia says:

    Ne Shqipri mor zotni as ka pas, as ka, as ka per te pas noiher drejtesi.Mos prit me kot te shikosh urdheruesit e krimit te perballen me ligjin.Drejtesia vihet vetem me kobure, mos sot, neser.Hak pa marr e gjak pa lare nuk ngel ne ket bote dhe ju s’kam dyshim se e dini kete ma mir se un.

  12. turkoshqiptar says:

    nuk e kuptoj se si mund te ndodh ne nje shtet demokratik sikurse un qe jetoj ne amerike,,qe nje zezak ti shkruaj obames se ja ka vrare policia djalin,,djalin e ka vrare shteti dhe nuk ke se cfare kerkon me tutje,,jam anti berishe anti komunist anti enverist antizogist anti nacionalist,por nese nje popull nuk eshte i zoti qe te zgjedh nje qeveri qe te jete pro popullit te vet atehere ky popull ka problem te madh domethene eshte popull koti,,nuk ka asnje fakt qe shqiptaret te kene patur nje shtet te bashkuar nga qe kur ekzistojne,,atehere bie ndesh me aleancen kuq e zi ,,pra ky popull nuk eshte 100 perqind shqiptar,,berisha ka 22 e vite qe ju drejton.enveri 45,zogu 15,te huajt 600 vite,prandaj shikoni vetet ne pasqyre dhe pyetni veten perse ky popull eshte frikacak.mos ja vendosni fajin as turkut as grekut as serbit,por vetvetes..mund te zgjas akoma por nuk ja vlen te mesosh nje popull qe ka dal nga rruga e zotit.popull qe e kan lodh europen me vjedhje droge poshtersi krime etj etj,popull qe e quan veten puro ilir por as 10 perqind nuk jane ilir te vertete,,lexoni pak per jericek line,eshte linja e vertete ku kan jetuar iliret,,popull frikacak ,servil mashtrues dembel.kopjac dhe perules,,kushdo qe e lexon kete le te pyes veten ku i ka mangesite,,popull bukshkeles.,,

    1. shqiponja says:

      Eshte nder i madh qe edhe greket po na flasin gjuhen tone te bukur shqipe!!!!

    2. timo says:

      Turko-arab ti je një nga bukëshkalët. E kuptoj që po flet për vete. Të gjitha ç’ka thua të takojnë veç ty dhe kategorisë tënde dhe as një shqipëtari tjetër. Veç bastardëve si ti. E paç me jetë Amerikën dhe mos guxo të hysh në Shqipëri.

  13. Rrapi i celos says:

    Z.MARK ! E KAM TE QARTE POZICIONIN TEND DHE TE MBESHTES TY FAMILJARISHT ,DHE E DI QE JENI I AFTE PROFESIONALISHT ,por do t’ju sugjeroja te lexoni cfare ka thene ALDUA. AI NUK LE VEND AS PER ME TE VOGLIN EKUIVOK. HEKURI RRIHET SA ESHTE I NXEHTE . JU KENI PUNE JO ME 1 PERSON ,POR ME 3 PERSONA , QE TE MUND TE QUHENI ILARE ,POR NIPIN TUAJ NUK MUNDET KURRE QE TUA KTHEJNE ENGJEJVE TE TIJ .

  14. toke nasari says:

    zbatoni vete gjyqesine tek nipat dhe mbesat e atyre qe bene krimet ta provojne sec eshte dhimbja MOS KINI MESHIRE PER PLEHRAT E KOMBIT .Hakmarje

  15. k says:

    Keqa rdhje per vdekjen e Aleksit dhe te tjereve.Por duhete themi te verteten.Alkeksi kishte nje rrobaqepsi ku punonin 4 motrat e tija dhe fitonte mire.Aleksin e mashtroji depudeti Kadeli se pas rrezimit te qeverise do ti jepnin nje funksion dhe shkoji si mish per top per Edi Ramen.Xhaxhai i Aleksit hesap ti lype Rames qe u takue me Meten duke lane me kuptue se te vraret e 21 janarit nuk i vlejne ma.
    Meqense nje komentues ALDUA thote vendos Mark sipas kanunit atehere une i kshilloje Markut ta paguaj kete trimin Aldo e ta zbatoje ky spordhjijak kanunin.

  16. NYC says:

    duhet te shkoje ne bangat e te akuzuarve krimineli Berisha bashke me ceten e ti..po kush do ta beje kete?

  17. skender murtezani says:

    Nuk e kupton pse u be 21 Janari nga opozita ku mungonin Drejtuesit e saj? Pse nuk moren pjese nuk e kupton kete? Ti ose nuk je intilegjent ose te ka futur ndokush per te shkruar Marrina. Nuk e kupton Ti qe shkaktari i vrasjeve ishte Edi Rama qe e dinte se kur zhvillohen demostrata me force do te kunderpergjigjet dikush me force. Ai e dinte se ne demostrimin e 21 Janarit do te merrnin pjese njerez me arme ato arme nuk ishin kot. Si mendon ti per armet qe kishin nje pjese e demostruesve dhe egersia qe u perdor. Nuk eshte kerkushi Sali Berisha ne rast se nuk
    zbulon vrasesin e vertete. Une shpresoj ta beje kur te hiqet Prokurorja qe fatkeqsisht eshte edhe pak kohe ne kete detyre

    1. timo says:

      Kjo e juaja është inteligjencë qeni, Skënder Murtezani. Qeni më inteligjent kupton aq sa një fëmijë 2 vjeç. Për më tepër qeni leh për ata të cilët i japin për të ngrënë.

  18. Frank Florida says:

    Berti te te vije turp per komentin qe ke shkruar.Ti je nje sahanlepires i shpellarit edhe nje here TURP per Ty

  19. arbeni usa says:

    I nderuar Mark Nika.
    Ju shprehim familjarisht solidaritetin me dhimbjen dhe dertet tuaja dhe gjithe shqiptareve te prekur nga vrasjet dhe plagosjet e masakres se 21 Janarit.Le te flasim me hapur:Dhimbja dhe deshperimi juaj shtohen akoma me shume kur shikon se kryeopozitari qe grumbulloi njerzit me plot te drejte per protesten e 21 janarit sot eshte nen kembet e atyre qe organizuan vrasjet makabre.Kjo e shton me teper nevojen per te ndryshuar kursin tuaj duke u larguar nga komunikimet me letra dhe te kaloni ne nje faze te re me energjike konforme rregullave demokratike.
    Nga sa ka ndodhur deri me sot te krijohet pershtypja se dhe ambasdori
    amerikan me veprimet e mos veprimet e tij eshte pjese e fajit ne ngjarjen e 21 janarit.Mbrojtja intensive qe i ben ai berishes dhe qendrimi anti human i arvizuse karshi jetimeve dhe familjareve te viktimave le te dyshosh qe ka patur nje miratim “te heshtur” te tij qe kulla e berishes te mbrohej me cdo kusht nga terroristet dhe kokpalaret e bulevardit.
    Ju nuk duhet te ushqeni asnje iluzion per drejtesine e 21 janarit.Ate e ka thene hapur Arvizu qe kjo ceshtje eshte e mbyllur dhe duhet te “shikojme para” Eshte e lexueshme se Arvizu ka bere “deal” me Ramen
    per mos berje protestash dhe per te heshtur per 21 janarin ne kembim te karrikes se k/m ne 2013.Mendoj se ju duhet te shpallni hapur distancimin nga frikacaku dhe tradhetari E di Rama dhe suita e tij e gramozeve.Nuk do ishte keq t’i drejtoheshit
    kongresit dhe presidentit amerikan per largimin si te papershtatshem te ambasdorit Arvizu qe mesa di une ka shume kerkesa ne drejtim te shtetit amerikan per kete problem nga shqiptare te amerikes.Megjithe ekspertizen teknikisht te lavderushme te FBI prape se prape ajo ngelet nje tullumbace e arvizuse dhe e lobit pro berishes ne washington qe pothuajse e kane eklipsuar ngjarjen e 21 janarit duke e degraduar deri ne nje aksident njerzor si puna e karroces hekurit te gerdecit.Duhet te besoni qe kopjet filmimeve e kryera te k/m diten e masakres egzitojne ne te dy anet e atllnatikut qe per aresye qe ju i kuptoni nuk i nxjerrin ne”treg”.
    Per paranteze mjaftojne filmimet e 14 shtatorit 1998 kur berisha personalisht dogji dhe shpartalloi shtetin shqiptar ne menyre kanibale
    duke perdorur nje xhenaze per te shqyer dyert e k/m.Ju kujtojme qe berisha ,ky i perkedheluri permanent i amerikes e dha deshmine e vet per kete ngjarje te ambasada amerikane ne tetor 1998 para juristeve amerikane ngjarje kjo skandaloze qe nuk ka nevoje per koment.
    Ju duhet kembengulni tani duke shfrytezuar dhe problemin e nxehte te zgjedhjes presidentit qe te futeni ne greve urie diku prane ambasades amerikane per sesibilizimin e opinionit shqiptar dhe nderkombetar
    duke ftuar dhe 4 perfaqsues nga familjaret e viktimave te tjera qofte dhe te plagosurit e asaj ngjarje.Ky do te jete rasti i juaj i fundit per te shpetuar nga cnderimi dhe perdhosja qe po i behet
    ketyre 4 deshmoreve.Letrat e tuaja te mevoneshme po vazhdove keshtu do shtoje pluhurin e harreses me doren tuaj.
    Lavdi heronjeve te 21 janarit!
    Mallkuar vrasesit,tradhetaret dhe hipokritet.

  20. Anila Paploka says:

    Saliu eshte i pari qe duhet gjykuar. Po nuk u gjykua dhe denua Saliu si shkaterrimtar i kombit per 97 dhe 21 Janarin, asnje here nuk do te kete qetesi dhe drejtesi ne kete vend. Nderkombetaret mos bejne sehir me kete polull qe aq shume ka vuajtur. Saliu gjykoi dhe denoi Nexhmien per kafet e mortin. Do te vije dita qe populli do te teheqi zvarre o gjakatar qe pervelove zemrat e nenave, te motrave dhe te femijeve jetim. Mallkimin te ndjekte aty ku te djegi me shume o perbindeshem.

  21. gjovi says:

    o turkoshqiptar me duket absurde qe nje qe ka mesu te shkruaj e te lexoje shqip siq jeni ju i drejtoheni me keto fjale ketij populli e ketij kombi .duhet te vije turp nqs e ndjeni veten akoma shqiptar.mos kujtonn ti qe pastron nevojtoret ne amerike e ke pashaporte amerikane te duket vetja amerikan ti nuk je asgje n ete vertete je mut muti .Duhet te keshe lexuar pak pak per skenderbeun qe u ba mburoja e krishterimit evropjan per 25 vite. duhet te keshe lexuar ose degjuar per naim frasherin qe me aq dashuri i kendoj ketij populli e ketij vendi q e quhet shqiperi, duhet ta dishe se Ismail Qemali megjithese ishte parlamentar turk nriti flamurin shqiptar ne Vlore.ato fjale qe njollos kulturen shqiptare ti ,ato germa u vendos ne kongresin e manastirit nga GJergj Fishta te shkruhet gjuha jone kombtare.NE rrugen tone te historis mundet kemi bere edhe zgjidhej te gabuar por nuk duhet te themi qe jemi hajdutat e europes ose popull dembel mashtrus frikacak etj.mundt te jeshe ti i tille por ne asnje menyre shqiptaret.Ti je nga ata njerez qe per cope pashaporte amerikane shet nane babe moter, qe ke nderron fene tane ku te keshe interesin ti nuk je as shqiptar as turk ti je nje hiq .Kur nuk je nje hiq fajin e ke vete dhe askush nuk te jep zgjidhje
    .

  22. Gjergji says:

    Pershendetje Mark,

    ngushellimet e mia te perzemerta per humbjen e madhe qe keni pasur!

    Fatkeqesisht te krishteret shqipetare gjithnje jane shtypur ne keto 600 vjet histori. Njehere kishim turqit qe na detyruan te linim tokat tona dhe te emigronim drejt Italise ose te dilnim neper malet e Shqiperise. Per te vetmen arsye qe nuk donim te ndryshonim fene dhe te mos linim grate tona turqve te felliqur. Ne tokat tona erdhen pastaj Turq nga anadolli qe mesuan pak shqip dhe sot e quajne veten shqipetar ose pjese me e dobet e shoqerise sone per te marre token e nje te krishteri tjeter u konvertua ne myslyman dhe u be me i felliqur se vete Turqit!
    Pastaj erdhi regjimi komunist ne krye me nje hoxhe tjeter te quajtur Enver Hoxha dhe ne te krishteret kaluam kohera akoma me barbare duke na vrare, poshteruar e internuar.

    Me regjimin e pseudo demokracise komunistet (myslymanet e rradhes) na sollen pinjollet e tyre qe kishin per mision me cdo kusht te na genjenin qe ne mos te conim koke per tu hakmarre ndaj tyre dhe te na vidhnin pronat. Per kete arsye zgjodhen nje myslyman (si mund te ishte ndryshe)dhe komunist te regjur!

    Ne krishteret e kemi per zakon qe protestojme, si pjese e nje kulture europiane te krishtere qe ne bejme pjese. Kjo gje ama nuk eshte normale ne nje vend me myslyman. Ne krishteret e kemi per zakon te hakmerremi ndaj te padrejtes, gje qe nuk eshte e vetkuptueshme per myslymanet ku jane mesuar qe Pashai (dhe sot kemi shume pashallare moderne ne politike me hareme e pasuri perrallore) vendos per gjithcka, perfshire jeten dhe vdekjen!

    Une shpresoj te gjeni forcen per te kaluar keto dite te veshtira dhe shpresoj shume qe nje dite te vendoset drejtesia ne vend per ju. Megjithese nuk e besoj nje gje te tille, ngaqe deri me sot fjala drejtesi nuk njihet ne kete vend te quajtur Albanistan. Ngelet vetem drejtesia hyjnore ose tokesore qe ta ndeshkoje te padrejten. Per drejtesine tokesore duhet shume force dhe jo cdokush mund ta gjeje nje force te tille sidomos kur kundershtari eshte si Goliath.

    Por une di te them qe nqs drejtesia nuk vendoset per sa kohe personat jane ne pushtet ose te pakten nuk behen tentativa qe te vendoset tani ajo po te them me keqardhje qe nuk ka per tu vendosur me. Kjo per nje arsye te thjeshte qe keto ceshtje i mbyll gjithmone opozita dhe jo partia ne pushtet. Ps dhe Pd jane talebane dhe trafikante droge dhe si te tille nuk kane skrupuj dhe kur te bejne kompromisin e rradhes qe pasurite ti ndajne bashke do bejne edhe kompromisin e rradhes per te eleminuar cdo person qe mund te perbeje rrezik per ta (shih rastin e Azem Hajdarit).

    Duke bere nje mbyllje mund te them qe ne kete vend nuk ka te ardhme per sa kohe rrethi vicioz i mosndeshkueshmerise se politikaneve (qe i kemi te gjithe myslyman) nuk i vjen fundi. Por sido qe te jete ky popull myslamn do e gjeje prape nje Salih si ate te jemenit qe ta vendosi ne pushtet. Dmth e vetmja zgjidhje eshte te rrokim armet ne te krishteret sic e beme edhe gjate pushtimit Turk dhe atij Komunist dhe te shpallim pavarsine per trojet e krishtere per tiu bashkuar vellezerve tane Europian dhe tia leme turqve Albanistanin e tyre te dashur se keta nuk dine se cfare do te thote as fjala Proteste, as fjala Liri, as fjala Demokraci dhe as fjala Ndershmeri. Keta dine vetem te vjedhin, vrasin dhe te shesin Droge!

    Une te premtoj qe do mundohem me forcat e mia qe te hakmerrem ndaj ketij sistemi edhe per ju ne nje menyre ose nje tjeter si nje person qe vjen nga nje familje qe rregjimi komunist na ka vrare dhe ky sistem na ka vjedhur!

    Me respekt
    Gjergji

  23. besniku says:

    Arbeni USA shkruan: “Nga sa ka ndodhur deri me sot te krijohet pershtypja se dhe ambasdori amerikan me veprimet e mos veprimet e tij eshte pjese e fajit ne ngjarjen e 21 janarit.”

    Ne fakt, ai nuk eshte pjese e fajit, ai eshte vete faji. A ka shqiptar qe te mendoje se Sali Berisha, te guxonte te vriste shtetasit e tij nese nuk do te kishte mbeshtetjen dhe mbrotjen e Z. Arvizu? Jo! Ne asnje menyre jo! Dhe kryeministri i Shqiperise, me kete fakt, mbron veten dhe qeverine e tij, por ka kompromentuar edhe vete ambasadorin. A mund te dalloni qendrimin e ketij ambasadori me qendrimin e ambasadorit perpara ketij qe quhet John Withers? Dallimi eshte si nata me diten. Me pak fjale, deri me 2013, dhe deri sa te jete ky ambasador ketu ne Shqiperi, do te kete vrasje, padrejtesi, vjedhje votash dhe manipulime, sepse ky per keto ka ardhur ketu dhe jo per te promovuar demokracine dhe rregullat e demokracise. Per Z. Arvizu, cdo gje eshte biznes, fitime dhe jo parime!

  24. Myzeqari says:

    Ju mbeshtesim per dhimbjen Tuaj.Respekte Zoti Mark.

  25. BARO CORROGJAFI says:

    “BERTIT” I FLET GJUHA PARA MENDJES ! NJEREZVE Q JU MUNGON MINIMUMI I ARSYES,MOS JA U VINI VESHIN : NE JU THEMI ” KEMBORE E PRISHUR “.
    ZOTI NIKA ,KA SHUME TE DREJTE, TE SHKRUAJE DHE TE KERKOJE PA RRESHTUR TE BEHET DREJTESI PER VRASJET E 21 JANARIT . U VRANE NJEREZ DHE KETA NJEREZ U VRANE JASHTE TERRITORIT TE KRYEMINISTRISE .PO TE ISHIN VRARE BRENDA GARDHIT RRETHUES TE KRYEMINISTRISE,NDRYSHONTE PUNA. POR KETU SHOHIM SE PROKURORIA NUK PO E BEN PUNEN E SAJ . AJO NDODHET NEN PRESIONN E PUSHTETIT .KJO NUK DO MEND: SALI BERISHA DHE LUL BASHA JANE URDHERDHENESIT PER KETO VRASJE .

  26. ajdin says:

    Vrasesi kyesor eshte Arvizu amb. amerikan te kryer keta vrasje me ane te DORACIT Sali berisha.Mire per kete ngjarje,po ai tjetri qe shkrep pistoleten ne stadjum nuk eshte prap qe mbrohet nga DORACI Sali.GJithmon ne shqipri do kemi vrasje perderisa jan kriminelat ne pushtet.

  27. berti vendose veten sikur ishe ne mitingjet e dhunshme te berishes or budalla turp

  28. loni says:

    Pershendetje Mark,
    edhe ne ndjejme dhe vuajme ndonese asnjehere si Ju gjemen qe i ndodhi familjes Tuaj.
    Urojme qe Zoti t’jua lehtesoje dhimbjen.

  29. mira says:

    Eshte e vertete qe drejtesi nuk mund te pritet nga ai qe te merr jeten, si dhe nga ata qe hyjne ne pazare te pista me kriminelet. Por edhe koha e kanunit nuk eshte me sepse ky shtet bandit nuk e le vehten qe ti te zbatosh kaq kollaj kanunin.
    Letren e xhaxhait dhe e te afermeve te Aleksit duhet ta kuptojme si nje thirrje per shoqerine dhe ate pjese njerezore te popullit shqiptar qe te mos jene indiferente dhe te perkrahin banditet, kriminelet dhe vrasesit. Gjaku i Aleksit dhe e tre te reneve te tjere ne ate proteste ( per te mos thene mijra te tjere te vrare nga kjo bande qe eshte ne pushtet)kurre nuk ka per tu falur dhe moralisht ( po qe e mundur dhe fizikisht) jemi prane njerzve te Aleksit. Ne kete lufte te mendojme se duhet te luftojme dhe per te drejtat e sejcilit prej nesh.

  30. ismet says:

    o ndres si i mjergullt dukesh kur shkruan,(thua nese’pra sje i sigurt’rama ka kerkuar falje per 21 janarin)indireket akuzon ramen por me posht thua (emri i fajtorit esht ber publik,)ne shqiptaret dim se demostruesit i vrau qeverijae kjo eshte publike’ti o ndrec lexon kohen ton dhe 55-en qe ja ozorpu nga ish sigurimsa dhe spijuj te asaj kesai kohe,lexo shtypin e lir qe smerr leja te berisha e as tek spiuni frok qupi,me ket rast po i tham frrokut ta kesh per turp kur perdhos keta viktima,lene fari balliun se byth q”’ asht.adhe nje her ndrec urdherusi i vrasjeve eshte berisha e ekzekutori garda,

  31. Petro says:

    Diten qe saliu dhe te gjithe ata qe kane dore ne ato vrasje makabre do te shkojne ne burg me pranga ne duar une do te ndiej nje lehtesim ne shpirt qe me rendon prej me shume se nje viti. Kjo dite do te vije, jam i sigurt.

  32. Pena says:

    Berti,le te thone c`te duan.Ti vazhdo te ngrohesh vezet e gjarperit Sali,qe te kemi sa me shume salinje. Si s`ke turp,mor i pacipe ?! Me e pakta qe duhet te bejsh ti “zagar sulmi” i Saliut,eshte te heshtesh.Pthu…..!

  33. Mira says:

    I nderuar Z. Mark NIKA . Ju shprehim me sinqeritet dhimbjen per humbjen shume parakohshme ,ndjejme dhimbje per femijet -nusen -nenen e mjere te Aleks Nikes ,u vra pa shkak e papritur , ne moshen e rinise duke qeshur , nga shteti i tije . Duro o i duruar .

  34. sindikalisti says:

    Z Mark te jeni te sigurte qe na keni prane, ti i ben thirje gjith trupit dipllomatik me ne krye ate amerikan une te kujtoj nje gje se edhe ne amerike kur rezikohet pushteti edhe atje te zhdukin si ata keter heronjte e 21 janarit (te kujtoj J.Kenedin) edhe une do te deshiroja qe te kishte dhe te dilte drejtesia por mos prit drejtesi nga keta vreses, nje gje dua tu them vrasesve te Aleksit se ju kane ju dhe gjithe popullit borxh dhe qe borxhi nuk falet.

  35. Agron Mele says:

    O cmban kjo toke!
    Sali Qeni, nje dite do ti paguash te tera. Me keq se Gadafi, vellai yt ideologjik e shpirteror!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje