Patozi: Nga darka me Ramën fiton Meta. Produkti? Shikoni sekserin!

9 Maj 2012, 21:12Politika TEMA

Pjesë nga intervista e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi në emisionin Fakt

 

Javë e ngjeshur politike, javë me surpriza, duket se që nga viti 2009, mazhoranca aktuale, pra Partia Demokratike së bashku me LSI-në janë më afër se kurrë deri më sot rreth ndarjes. Realisht për grupin parlamentar të PD-së a keni filluar të mendoni për numra rezervë z.Patozi?

Unë jam dakord vetëm me pjesën e parë të konstatimit tuaj, që ka qenë një javë e ngjeshur politike, por nuk jam dakord me pjesën e dytë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në prag divorci. Dhe kam arsyet e mia, të cilat mund t’i shpjegoj më poshtë. Kjo është një javë e ngjeshur politike, nuk ka nevojë për komente, kjo duket. Tani si e shikoj unë… unë e shikoj si një gjë normale, nuk ka vend as për tu shqetësuar, as për të pasur entuziazëm, për shkak se politika është në shtratin e vet të qytetëruar, që është dialogu, dhe kjo është politikë e vendeve të civilizuara dhe kjo është politikë e BE dhe e SHBA-së. Unë gjykoj që duhet përshëndetur fakti që z.Rama ka marrë një nismë për të pasur dialog politik, ka ankoruar anijen e vet politike në skelën e dialogut.

 

Te Gjiri Lalzit…

Në skelën e dialogut sepse…

 

Nuk e mohon as zoti Meta, as zoti Rama asnjëri prej palëve nuk e mohon darkën..

Unë kam ndjekur me vëmendje prononcimet.

 

Madje t’ju jap dhe një detaj m.q.s vini dhe nga bota e medias. është një koleg nga Kosova që është munduar të bëjë negociatorin, por duket se në këtë darkë ndërmjetes ka qenë dhe një personazh i majtë nga Durrësi. Ai me shaka është shprehur se nuk jam i interesuar se kush zgjidhet president, mjafton se dola më i zoti se Baton Haxhiu. Meta është shprehur se vërtet i qëndron marrëveshjes me ju, por jetojmë në realitet shqiptar..

Askush në këtë vend nuk e çon nëpër mend që Ilir Meta apo LSI-ja ka ardhur në këtë koalicion me pahir apo ka ardhur për të zgjidhur vështirësinë e Partise Demokratike apo të Sali Berishës në 2009-n. Të gjithë e dinë që kjo martesë politike ka pasur disa principe, të cilat nuk kanë rënë, janë kolonat që qëndrojnë ende në këmbë. Në fund të takimit ai la foli shkoqur që ai do të respektojë marrëveshjet. Unë nuk kam si të mos e besoj.

Marrim rastin që kjo darkë ka ndodhur, tani e para u thashë që komunikimi në të gjitha nivelet është një gjë normale, unë hyj te ata njerez që i besojnë kësaj filozofie. Po ta marrim në rrafshin e një të treti apo të një të paanshmi, tek e fundit çfarë ndodhi? Ndodhi që Ilir Meta vetëm fitoi nga kjo histori dhe mua fitorja e Metës më duket sikur është fitorja e koalicionit në një farë mënyrë sepse çfare ndodhi? Ndodhi që njeriu që kishte shqiptuar në vetë të parë akuza nga më monstruozet dhe fyerje personale ndaj tij, shkon kokëulur e troket jo vetëm në takim publik apo takim formal, informal quajeni sit e doni tek hoteli Sheraton, por sipas shypit, sipas jush ndoshta, edhe sipas gjasave, trokiti derën e shtëpisë ëe këtij. Pra gëlltiti gjithçka dhe trokiti në derën e shtëpisë në të cilën kishte thënë dhe bërë akuza të përsëritura që ishte ndërtuar me para korrupsioni.

 

 

Kalojmë tek aktualiteti zoti Patozi. Në rast se Partia Socialiste vendos një kusht që presidenti të mos jetë nga Partia Demokratike, por të jetë një president i propozuar nga mazhoranca, ku pjesë e mazhorancës është Lëvizja Socialiste për Integrim, do të zgjidhjet një president nga LSI-ja apo zgjedhje të parakohshme?

Jo, unë mendoj se asnjëra nga të dyja, e di pse, për një arsye të thjeshtë, unë besoj në integritetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk do ta lejojë veten që të bëhet mashë në duart e Edi Ramës dhe të zgjidhë hallet e Edi Ramës në një farë mënyre, sepse edhe nëse ka shkuar atje ku thoni, ai ka shkuar si një hallexhi, sepse vetëm një hallexhi mund të shkojë tek shtëpia e atij që nuk ka lënë gjë pa thënë gjashtë muaj përpara. Nuk besoj se do të shërbejë Lëvizja Socialiste për Integrim si mashë për të zgjedhur problemin që ka Edi Rama, unë sapo shpjegova më sipër që e gjithë logjika politike të çon në atë që lokomotiva e koalicionit, që në rastin tonë jemi ne, i bie që të bëjë edhe zgjedhjen e një institucioni të rëndësishëm siç është Presidenti i Republikës, dhe unë nuk besoj që vetë Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë dilema për këtë çështje, aq më tepër kur kjo vjen si iniciativë nga Edi Rama, nga kundërshtari jonë i përbashkët, pra nuk vjen si një iniciativë nga brenda, por nga jashtë.

 

Ju nuk shikoni si president asnjë nga figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshire dhe zotin Meta?

Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë zotin Meta, dhe nuk besoj që ai pretendon për shumë arsye, arsyeja e parë, unë sapo e thashë dhe është një arsye shumë politike dhe shumë racionale, arsye që secili e di peshën e vet specifike, e njeh, zoti Meta është politikan me eksperiencë shumë të gjatë, është një politikan inteligjent dhe për këtë nuk ka nevojë për dëshmitar, është i njohur prej shumë vitesh, kam konsideratë për aftësitë e tij dhe nuk besoj që ai e çon ndërmend një gjë të tillë për të gjitha ato arsye që unë thashë. Zoti Meta është një politikan i ri, në moshë po them, dhe zakonisht presidenca është një stacion fundor dhe nuk besoj që zoti Meta ka ndërmend që të mbyllë karrierën me një mandat, apo qoftë edhe me dy mandate pesë vjeçare.

 

A e shikoni të pamundur ndarjen e LSI-së nga PD-ja në këtë moment apo në 2013?

Unë jam i prirur të besoj gjërat publike të cilat bëhen me vullnet të mirë, kam parasysh deklaratën e fundit të zotit Meta, e cila është optimiste për koalicionin dhe për raportin që ka Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thashë që nuk jam profet që të parashikoj diçka.

 

Zoti Patozi, jeni kryetar i grupit parlamentar të PD-së, jeni numri dy i kësaj mazhorance, kur e keni pasur takimin e fundit me zyrtarë të lartë të këtij niveli nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Me zotin Meta dhe me cilindo koleg tjetër takohemi të paktën çdo të enjte, rrimë, bisedojmë, flasim në telefon mund të takohemi edhe nëpër zyrat e njëri – tjetrit, mund të takohemi edhe  në kafe me njëri – tjetrin.

 

Kur është takuar për herë të fundit një zyrtar i lartë i PD-së me zotin Meta?

Në rast se ju po më pyesni se kur do të zhvillohen konsultime brenda mazhorancës, në rast se nuk gabohem a është kjo pyetja, atëherë unë mund t’ju jap këtë përgjigje që konsultimet brenda mazhorancës do të ketë, janë të domosdoshme dhe të paevitueshme. Pra, sigurisht që nuk më takon mua që të them këtu se kur do jetë, sepse kjo varet dhe nga axhenda e kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të vendit, i cili sot bëri një deklaratë që prononcimi i tij për presidentin e ardhshëm do të nisë pas Samitit të Çikagos. Kjo nuk e përjashton mundësinë që takimet mes zotit Berisha, mes përfaqësuesit të Partisë Demokratike me përfaqësuesit e koalicionit qeveritar, kontaktet mund të zhvillohen edhe më përpara se sa kjo datë të mbërrijë. Unë insistoj në atë që të mos paragjykojmë dialogun në cilado formë që ai shfaqet, sepse ka pasur gazetarë që më kanë pyetur edhe mbrëmë që a jeni të shqetësuar nga takimi i Ramës me Metën, absolutisht fare, pse, sepse ne nuk mund t’i kërkojmë të tjerëve të mos bëjnë një gjë, që ne e bëjmë vetë në mënyrë të pafundme dhe të përsëritur. Pra komunikimi mes PD-së dhe PS-së nuk ka munguar asnjëherë edhe në momentet më të nxehta, edhe në momentet më të tensionuara politike në Shqipëri, si mund t’ia kërkojmë ne partnerëve apo forcave të tjera politike që të mos komunikojnë me njëra – tjetrën, absolutisht duhet që të komunikojnë.

 

 

13 komente në “Patozi: Nga darka me Ramën fiton Meta. Produkti? Shikoni sekserin!”

  1. demi says:

    Foli pilafi KAVAJES qe ka pas baben komunist..

    1. Vlora says:

      shiko shiko filluan ta marin me te mire meten, u paska vajtur frika ne palce….

      nuk e dinin keta qe kurva futet ne cdo krevat per para,,dhe ska karakter?

      po berisha nuk ishte ai qe e shante me liber shtepie meten deri edhe te monika ?????
      dhe kur doli nga foleja e arzes na mburte gatimet e mones, dhe veren e metes ??????

      apo jo zoti patozi ????

      ju skeni asnje shans te flisni per te tilla takime se jeni shum posht rames.

    2. Po ka dhe Dajen Neshat Gjuzi… ish-gazetar sportiv ne ish-Gazeten Sporti Popullor (Sekretari Kolegjiumit), padyshim Komunist. Nga ish-gazetaret e vjeter te ish-Gazetes Sporti Polullor perflitet prej 1991 e ketej se ishte dhe bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit, qe ka influencuar tek nipi ne Kavaje -koqja e PD Astrit Patozi- qe dhe ky te futej ne rrugen e bashkepuntoreve te Sigurimit te Shtetit qe ne fund te Gjimnazit e me pas me pseudonimin “Alfons Ballsha”. Ne gazeten ALBANIA dhe RILINDJA DEMOKRATIKE (kjo e fundit eshte vertete Rilindja e te Keqes pa asnje medyshje njesoj si simotra e saj ZERI I POPULLIT dhe perversja e malokeve KOHA JONE… e te tjerat me radhe me maloke e katundare ne krye nga Frangaj tek Cili…), ku ka punuar disa vite arriti te behej kryeredaktor nga HICI, por me nermjetesimin dhe urdherin e linjave te Sigurimit te Shtetit. Kjo eshte CV e ketij katundari te Kavajes, qe asnjehere nuk be e nuk do behet Gazetar e jo me Politikan, por vetem hije e zeze e Sigurimit te Shtetit me mbulesen PD.

  2. adi78 says:

    ja dhe drakula patoz i doli letargjia po ku u be dhe ky fytyre e shtrembur qe eshte bere tamon si ai i vdekuri qe i ka ik vorraxhiut nga duart, djali i YQMET PATOZIT BABAI I KETIJ PLERE KA QENE SUPER KOMUNIST JEPTE LEKSIONE PER PARTINE E REGJIMIT KE GJIMNAZI NE KAVAJE ,tani eshte bere demokrat se si i thone asaj shprehje lepiresi i bythes i atille ngelet pavaresisht se koha evolon,

  3. deda njujork says:

    Randsi ka te mos fitoj berisha, baca yt!
    Do cmontohet pjes pjes koalicioni i turpit!Nuk u thirren kot ne USA te tan pjestart. Cmontim te mbar!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  4. london says:

    O DEMI TA KETE PAS VETEM KOMUNISTE DO ISHTE MIRE(SE KA PAS DHE KOMUNISTA DEMOKRAT NE KAVAJE) PO E KA PAS BABEN SPIUN DHE ME PSEODONIM.(LETERSIA)NE GJIMNAZIN MEDAR SHTYLLA.BABA HYQMETI PO NA LANE GJYNOFET DUKE SHKU NE XHAMI DHE NA FALET.PALLASH BABA PALLASH CUNI LUME SHAMATA(HALIT) QE I VUNI.

  5. shqiptar deri ne vdekje says:

    Ca gallate..,tashme po harroet qe gaforrja serbe po tenton te kafshoje perseri,hijena maqedonase me prehje te pambrojtura,oktapodi i fjetur grek endron gjithmon vorio epirin sado siklet kalon,dhe ngrihet ky na flet per burrnira…ore ishte kavaja qe gishtat u tregoj se genjyet.trokiti ne ate dere sikurse ustai yt nga ajo dere ju vune prangat dhe sot bashkqeverisni.ju mire e boni,luni shesh besh me zare me shqiptaret.o moj shqipni e mjera shqipni kush te ka qit me krye ne hi!!!besoj se ne te gjith e nxjerim shqiprin te nxire,dhe qaravitemi,amannnnnn zoti fyle hajde na zgjidh hallet ne big brather.mortja ne.

  6. sherifi says:

    O Patoz,o lloz , po me te vertet e ke ti more maruf qe rama vajti koke ulur tek mete? po te gjitha ato qe ka thene rama per meten ,nuk eshte se i ka thene rama vetem por vjedhjet e tij i ka pare gjithe ky milet.
    dhe ky takim qe thya ti more merhum eshte deklaruar publikisht,eshte ne mbeshtetje te programit dhe te forumeve te partise socialiste qe do behen konsulta me te gjitha partite parlamentare dhe jo parlamentare,po rama u takua me meten,me idrizin,me mediun po do te takohet edhe me saliun tende more patoz, po saliu more patoz cfar nuk ka thene per ramen? dhe si do ulet saliu jote te takohet me ramen?
    po perse behen keto takime more patoz? po te ishte per saliun tende ai nuk e do shqiperin ne europe more patoz,por e do ta bashkoi me islamizmin.
    ndersa rama dihet qe me numerin qe ka nuk e zgjedh dot presidentin dhe jo se nuk e ka me te vertet shumicen por defakto ju jeni shumice me vota te vjedhura more tutkun, dhe rama i shkrete po i thote derrit daje qe saliu jote te mos mari dhe presidentin se ndryshe shqiperise i ndryshohet drejtimi ne vend te shkoi nga perendimi ,shkon nga afganistani.

  7. aleksander says:

    ky duket tamam si iriq ferrash.

  8. Fisnik berberi says:

    Mos na e ngacmoni Titin se mezi e kemi. He te zemra.

  9. edi says:

    Po ku e kan gjetur kte surrat si lopat xhanem qe te streson vetem kur e shikon e jo me ta degjosh.Sali brrisha nuk eshte budalla sic i thon vetem jozin e ka te bukur ndersa te tjeret ika gjetur si vetja sicili me lopat se tjetri dhe me shpirt zinjt qe munt te lindi nje nen.Mjer SHqiperia ku ka ren ne cfar duarsh. o zot bej ti dicka se per njerezit din vetem te vrasin veten dhe te afermit e tyre turp.turp turp.

  10. durrsaku says:

    patozin e ka lan saliu per te ruajtur kopen ne parlament x 1 pjat pershesh !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. lupeni says:

    Po si nuk behet trim nje njeri i deshperuar dhe i pashprese ne shqiperi dhe ne vend qe te ike e te vetvritet te lidhi ne brez ca kallupa C4 e te iki te bej vetevrasjen e tij ne parlament.Brezat qe do vijne te pakten do e shpallin hero dhe familja e tij nuk do vuaj nga varferia dhe nga skamja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje