“Dashi është bërë fenomen ndërkombëtar, duhet kuruar”

10 Maj 2012, 14:01Politika TEMA

Deputetët socialistë, Fidel Ylli dhe Alfred Dalipi, kanë ironizuar gjatë seancës së sotme plenare me deputetin Dashnor Sula, pasi ky i fundit qëlloi me pistoletë në stadium.

Sipas Dalipit, për Sulën tashmë shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare. Madje, në Itali më shumë u shkrua për të, se për takimin Berisha-Monti. Ai tha se Dashi duhet të kontrollohet sa herë hyn në stadium dhe të kurohet.

Kërkoj që punonjësit e gardës ta kontrollojnë Sulën. Shumë gazeta sportive kanë vendosur tituj komik. Gazetave italiane dhe spanjolle u kanë bërë përshtypje më shumë këto se sa takimi i Berishës me kryeministrin italian Monti. Dashi duhet vizituar, që të kurohet, të kurojë imazhin e deputetit, të mazhorancës, të sportit dhe kryeministrit që zë më pak vend se sa Dashi në gazetat ndërkombëtare”, tha Dalipi gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë, Fidel Ylli u shpreh se Dashnor Sula kërkon lojë luftash, jo lojë futbolli.

Shkumbini falë trimërisë së Dashnorit rrezikon rënien në kategorinë e dytë. Peqini nuk ka nevojë për trimërinë e Dashnorit. Trima si Dashnori e kanë eklipsuar për ta përmendur këtë qytet për tytën e pistoletës. Si arrin t’i marrë votat ky zotëri në Peqin? Në vend të kërkojë një futboll të bukur, kërkon lojë luftash”, tha deputeti Ylli.

6 komente në ““Dashi është bërë fenomen ndërkombëtar, duhet kuruar””

  1. armand says:

    Ju kot qe merreni me Dashin.Keni bariun e kopese qe ju ka futur dy kembet ne nje kepuce.Me bariun mberthehuni dhe jo me delet.Dashi do blegerije se ka Doktor bariun qe i rri me kerrab nga pas.

  2. m says:

    Mbaj mend se kur diskutohej per ndonje pjesmarres ne lufte e ndonjerit nuk i pelqente mendimi thuhej:”Po more po,ka luftuar me domate e jo me pushke.” Edhe Dashi i PD ka qelluar me ” kobure loder” se mban mend episode nga filmi MENGJEZE LUFTE ku femijet ne vend te kobures mbanin nje kocke.

  3. Latif Dreqi says:

    Ngado qe ta kthesh kete pune eshte nje turp e nje idiotesi tipike e ketij qe i thote vehtes ‘njeri’..
    Varianti 1(Gjyqtaret, FshF,opinion publik):Dash trimi qellon me pistolete- Turp dhe pergjegjesi penale!
    Varianti 2(policia). Dashi ka pas pistolete loder- Turp, burri 50 vjet me loder..
    Varianti 3(i Dashit). Dashi s’ka qelluar, por ka qene vertete ne dhomat e zhveshjes..Cdo nje burre ne dhomat e zhveshjes se lojtareve?!!Ata aty nderrohen, bejne dush..Dashi na del dele..
    Perfundim: Ky eshte nje cub lagje, qe nuk meriton vemendje fare..shqiperia ka mijera te tille!

  4. NYC says:

    Dashnori qelloj ne ajer te pakten ..maloku Vucidolit qelloj direkt mbi trupa njerzish

    1. Ben Chicago says:

      e ke gabim nuk qelloi vete saliu
      vicidoli urdheroi ndrea prendi qelloi

  5. enofieraku says:

    Skuadra te elites se futbollit shqiptar si ,Partizani, Elbasani, Beslidhja, Lushnja, Luftetari, Naftetari, Besa, vuajne e dergjen ne kategotite e ulta,SHkumbini kjo skuader legjendare na mbijeton ne superlige dhe per cudi gjithmone ne mesin e arte, por si ka mundesi? po ka mundesi dhe shum se ka nje psikopat ordiner qe ka vesh kostumin e deputetit dhe kercenon me patllaken e vet, por harron dashi qe ka dhe bij neneash qe ja fusin ne sum patllaken, dhe ne duam europen, sa turp sa e shemtuar kur e mendon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje