Duhej të ishte reklamë prestigji për Rusinë, por përfundon në tragjedi (FOTO)

10 Maj 2012, 11:18Politika TEMA
Duhej të ishte reklamë prestigji për Rusinë, por

Duhej të ishte një reklamë për një projekt modern të transportit ajror civil në Rusi, por përfundon në tragjedi. Avioni Suchoi Superjet 100, është rrëzuar mbi Indonezi gjatë një fluturimi demonstrimi. Në faqet e një vullkani inaktiv janë parë mbetjet e avionit.

Mendohet se nuk ka asnjë të mbijetuar, bëri të ditur një zëdhënës i firmës. Në bord ishin 50 njerëz.

Një helikopter arriti të zbulojë vendin ku kishte rënë avioni, ndërkohë që forcat tokësore kanë mbërritur dhe kanë gjetur kufomat e para.

Avioni është përplasur në lartësinë 2200 metër, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Xhakarta.

Avioni Superjet 100 u zhduk të mërkurën nga radarët, 20 minuta pasi ishte ngritur në ajër.

Nuk dihet se përse avioni vendosi të fluturojë kaq ulët. Në bord kishte edhe gazetarë dhe përfaqësues të disa linjave ajrore.

Në Rusi askush nuk do ta besojë një tragjedi të tillë. ndodhi pikërisht në atë që duhej të ishte “Dita e Triumfit”.

Ndërkohë që në Kremlin parakalonin në një paradë mjetet moderne ushtarake, një avion që duhej të ishte simbol i zhvillimit, rrëzohet.

Rusia ka vendosur të shpenzojë 42.5 miliard euro për industrinë e prodhimit të avionëve, duke shpresuar të bëhet forca e tretë pas Airbus dhe Boeing. Ky avion duhej të ishte projekti me të cilin do krenohej. Rreth 1 mijë avionë do ndërtoheshin, 70 përqind e tyre do shiteshin jashtë.

7 komente në “Duhej të ishte reklamë prestigji për Rusinë, por përfundon në tragjedi (FOTO)”

  1. xha Jaho (ne atdheun e Blendi Manes) says:

    Heren tjeter, qe Rusia te mos e humbase prestigjin, le te mbledhe per nje fluturim prove, me kete tip avioni, politikanet dhe gazetaret tane te tipit te Fevzos.

    Edhe nderin e vet e ruan, edhe neve te atdheut te Blendi Manes e te atdheut te te ndjerit Adrian Klosi, na ben nder, se na pastron atdheun e pegere, qe na ka mbire ne sy.

    Sa mire sikur endra te realizohej.

  2. versioni says:

    Ka lene porosi Sala qe te hidhet ne ére;kot nuk shetit neper Afganistan ai! çashtu!

  3. katunari says:

    Per kete tip avoini te ri Rusia ka bere nje reklame te madhe,ka shpenzuar shume per venien ne jete te ketij projekti,ka vite,por me sa duket doli nje deshtim i plote.

  4. bullshit says:

    eshte ceshtje konkurrence,
    mbase e kan rrezuar me qellim per te mposhtur imazhin e ruseve!!!

    1. Edi Detroit says:

      Haha Bullshit,je i madh,sikur ta dija,keshtu mendoj edhe une ,fajin e ka CIA,ne mos CIA ambasadori Arvizu ka patjeter gisht.

      1. bullshit says:

        ke te drejte,
        eshte bullshit i madh ketu dhe vjen ere gjithandej

  5. Sigurisht qe eshte per te ardhur keq. Rusia eshte nje superfuqi. Ka patur edhe deshtime, por sukseset edhe sepse me shume sakrifica flasin vete. Ato mbi 40 miljard dollaret qe jane vene si investim do te bejne qe modelet e tjere te jene shume me te sigurte. Ruset tashme e dine se ne konkurencen per tregun fjalen e ka teknologjia dhe kjo nuk ka per ti munguar. Cdo sukses i arritur ka patur ne sfond edhe deshtime qe jane mesim per te ecur me tej. Ka patur ndonje shkencetar qe duke eksperimentuar eshte goditur nga rrufeja, por ne tashti kemi rrufepritesit qe na mbrojne.
    Ju faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje