Qeveria mundohet të mbulojë diellin e borxhit me shoshë

10 Maj 2012, 18:33Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ju kujtohet blerja e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë dy vjet më parë? Banka e bleu atë godinë nga qeveria për 30 milionë euro atëherë dhe ende nuk e ka vënë në shfrytëzim. Ndërsa qeveria i përdori me vrull eurot që mori e që i duheshin për të maskuar nevojën për rritjen e borxhit publik. Një tranzaksion i ngjashëm është kryer përsëri këto ditë. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime e Tiranës ka blerë për rreth 15 milion euro, hidrocentralin e Lana-Bregasit, i cili ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës. Paratë për blerjen e HEC-it  janë marrë kredi nga bankat tregtare. Duke llogaritur edhe interesat e kredisë, ky tranzaksion kap vlerën e rreth 20 milion eurove. Pra qeveria nuk del vetë në treg për të marrë kredi por nxjerr Ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës për ta kryer këtë veprim. Në këtë mënyrë, në librat e saj nuk do të figurojë një shtesë e borxhit.

I intervistuar nga Top Channel, Pajtim Bello, një njohës i mirë i veprave energjetike, ka thënë se  edhe çmimi i shitjes është abuziv. Sipas tij, një hidrocentral me fuqi të njëjtë sa Lanabregasi mund të ndërtohet me gjysmën e çmimit që po e blen Ujësjellësi, duke u kursyer qytetarëve 7.5 deri në 8 milionë euro. “Po ta shikojmë në tërësinë e vet, si biznes, po të marrim edhe interesat e kredisë që do të paguajë, i bie që diferenca nuk është më 7.5 ose 8 milionë euro, është diku rreth 11 milionë euro më shumë. Pra të paguash 11 milionë euro, si pa të keq, kur nuk ke arsye të paguash”, thotë Bello.

Shoqata e Ndërtuesve ka kohë që thotë se qeveria u detyrohet ndërtuesve rreth 100 milionë euro për punë të kryera prej tyre e të papaguara. Edhe ky borxh nuk figuron në librat e qeverisë.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/10/qeveria-mundohet-te-mbuloje-diellin-e-borxhit-me-shoshe

6 komente në “Qeveria mundohet të mbulojë diellin e borxhit me shoshë”

  1. vlora 1 says:

    Eshte bere kjo Qeveria e Leshit si ata arixhinjte e plakur qe kane turp te lypin dhe dergojne kalamajte per te mbajtur frymen gjalle

    1. Car keni mer jahu a nuk ja u ka faktue Doktori gjeniolitetin e tij n’pune lekesh qi me shoqen Sude? Doktori me grumbullue lek asht shum i zoti.

  2. Vlora says:

    kur te bjere kjo qeveri do te jete shum von per te rikuperuar gjith kete katastrofe …..

  3. banka shqiptare says:

    shqiperia eshte komplet ne bankruptcy..eshte vetem pune ditesh kur cdo gje do ndaloje se funksionuari

  4. ekonomisti says:

    Nje ndermarrje publike ble nje prone publike,skenar i njejete me Banken si institucion publik qe bleu nje prone publike.Menyre perfekte te marresh borxh per te mbajt qeverine.Kjo sepse ne krye te Bankes dhe ujesjellesit qeveria ka dy sylleshe si fullani dhe Dollapi qe i terheq nga hunda.

  5. sheqerja says:

    Kus i ka shpikur keto shitje IDIOTE e njejta mendje qe shpiku dhe votat e kutite e gabura po ajo mendje qe vjedh dhe varferon shqiptaret cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje