Kuvendi miraton hetimin për trafikun e organeve, juristët shqetësohen nga fuqia që do ketë task-forca e BE

10 Maj 2012, 19:57Politika TEMA

Parlamenti shqiptar miratoi sot me unanimitet ligjin që i hap rrugën një task- force të BE për të hetuar në lidhje me akuzat për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë. Menjëherë task- forca e ngritur nga BE për këtë qëllim ka shprehur vlerësim për votimin, që do i lejojë ata të kryejnë një hetim në mënyrë autonome.

“Task- forca Speciale Hetimore e Bashkimit Europian (SITF) thotë se vota do të lejojë që ata në mënyrë autonome të kryejnë veprime hetimore në territorin shqiptar, ku raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty, beson se kanë ndodhur shumica e krimeve të dyshuara,” thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë prokurori amerikan, John Clint Ëilliamson, që do të drejtojë këtë task- forcë hetimore, tha se vota e së enjtes ishte “një deklaratë e fortë e angazhimit të Shqipërisë për zbatimin e ligjit”.

Megjithatë juristët që kanë folur për Top Channel kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me fuqinë që do marrë kjo task- force.

Problemet nisin që me nenin 9-të këtij ligji, ku taskforca e EULEX-it dikton hapat që duhet të ndërmarrë gjyqësori shqiptarë: “Autoritetet gjyqësore lokale, në rastin e veprave penale kundra njerëzimit, krimeve të luftës ose krimeve të tjera të rënda kundër vlerave që mbrohen nga drejtësia ndërkombëtare, tentativave për kryerjen e tyre si dhe bashkëpunimin në kryerjen e këtyre veprave penale nuk mund të refuzojë letërkërkesat me shkakun se ato përbëjnë vepra penale me karakter politik”.

Ky nen vlerësohet nga juristët si një imponim sesi duhet të sillen gjyqtarët shqiptarë kur në fakt është vetë BE që në të gjitha raportet e saj vlerëson dhe kërkon që gjyqësori është një pushtet i pavarur. Edhe neni 15 i këtij ligji, për kontrollet dhe arrestimet ne territorin shqiptar sipas juristëve, janë tejet shqetësues.

“Task Forca Hetimore Speciale e EULEX-it ka autoritet të pavarur: të dëgjojë dëshmitarë, ekspertë dhe persona të akuzuar në Shqipëri; të këqyrë mjedise; të marrë prova të tjera dhe të mbajë çdo dhe të gjitha materialet që janë të rëndësishme për hetimin dhe gjykimin, në pajtim me këtë ligj. Të ndërmarrë ato veprime dhe aktivitete të tjera që mund të jenë të nevojshme për përfundimin e hetimit dhe përgatitjen e zhvillimin e ndjekjes penale në gjykim, në pajtim me kufizimet e përcaktuara në pikën 4, të këtij neni. Këto veprime mund të ndërmerren, sipas rastit, për përfundimin e hetimit dhe përgatitjen e zhvillimin e ndjekjes penale në gjykim, edhe nëse këto nuk cenojnë vullnetin e lirë të individit”, shkruhet në dokument.

Juristët e komentojnë këtë nen si jo të plotë, pasi nëse taskforca e EULEX arreston një shtetas shqiptar me dyshimin e përfshirjes në tregtinë e organeve dhe më pas rezulton se ky person është i pafajshëm, për shkak të gabimeve të EULEX, duhet të jetë shteti shqiptar që të marre përsipër dëmshpërblimin e tij.

Një tjetër pikë që sjell dyshime dhe lë shume hapësira për interpretim është edhe mënyra e ndalimit ose arrestimit të personave në territorin shqiptar, të cilët mund të kryhen në përputhje me legjislacionin shqiptar, por në të njëjten kohë në ligj thuhet se autoritetet shqiptare mund të asistojnë në aktivitetin e task-forcës, nëse këtë e kërkon kjo e fundit.

Ambasada Amerikane në Tiranë e ka mirëpritur kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX dhe e sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.

“Njësia e hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

3 komente në “Kuvendi miraton hetimin për trafikun e organeve, juristët shqetësohen nga fuqia që do ketë task-forca e BE”

  1. Treviso says:

    Juristet tane duan ti japin mend juristeve nderkombetar ne qofte se gabojne personin.Ato nuk e dine, se po gabuan baguajne edhe qimet e kokes. Vetem ne Shqipri paguajne.

  2. albaniac says:

    ….kemi Alibeun qe z’do me ja dit fare per keta juristet dhe me kingu dhe me i bukri eshte fshatari i ministrise se drejtesise acting as a minister (ja harrova mbiemrin)….
    shkurt muabeti bytha e palare e “jurdhisteve” tane me diplome laprake dhe te “kristalizuar” nga maloku and Co.do me ja hudh dhe kete rradhe me BE dhe i duket cudi qe erdhi momenti qe do te aplikohet ligji me te gjithe forcen…i duket cudi psh fshatarit me kokrra fasule ne xhep qe rri ne parlamentin e albanistanit apo malokut me alltie ne breke qe rri duke shkulur qimet e hundes qe keta “pordhacet” e BE do vijne dhe do arrestojne ne albanistandhe mu poshte hundes me qime te ketij te fundit..ncncncnncc…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje