Topi dekreton ligjin për Gjykatën Administrative dhe hetimet e EULEX

11 Maj 2012, 16:22Politika TEMA

Presidenti Topi ka dekretuar sot dy ligje shumë të rëndësishme, atë për Gjykatën Administrative dhe ligjin për hetimin e EULEX-it në lidhje me akuzat e Dik Martit për trafik organesh në Shqipëri.

E para i hap rrugën ngritjes së gjashtë gjykatave të shkallës së parë në rrethe dhe një gjykate apeli në Tiranë si dhe pritet t`i japë zgjidhje në një kohë më të shkurtër mosmarrëveshjeve mes biznesit dhe shtetit apo qytetarëve me shtetin.

Ndërsa ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it” i hap rrugë kështu nisjes së hetimeve të prokurorëve të EULEX-it në lidhje me akuzat e ngritura në raportin e Dik Martit.

Një tjetër dekret i miratuar nga Topi është edhe ai për shpalljen e ligjit nr. 50/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 30.3.2012, të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje