Mësimet e Ballkanit për një Siri në copëtim

12 Maj 2012, 18:52Blog TEMA

Nga Veton Surroi

 

Konflikti i Sirisë nuk do të fitohet me forcë: Regjimi nuk do ta ketë fuqinë të ndalë me forcë vullnetin e shumicës dhe opozita nuk mund ta mposhtë ushtrinë siriane, ashtu siç ajo është sot dhe për një kohë të konsiderueshme në të ardhmen. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të rrijë mënjanë apo të mbështetet në formula, si ato që tashmë janë rrëzuar nga tragjedia e Ballkanit

 

Siria nuk po shkon rrugës së paqes nëpërmjet formës aktuale të planit gjashtëpikësh të Kofi Annanit, të mbështetur nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Plani bazohet në vullnetin e mirë të presidentit Assad për të ndalur shtypjen e pakënaqësisë politike dhe veprimet ndëshkuese ushtarake kundër komuniteteve, ku kryengritja ka lindur gjatë vitit të fundit. Plani presupozon po ashtu që kur represioni dhe vrasjet të ndalen, një “dialog transicioni” të fillojë.

Autoritetet siriane nuk kanë nxitje për të ndryshuar modelin aktual të sjelljes. Këshilli i Sigurimit parashikoi vendosjen e 30 monitoruesve të OKB-së në Siri, për t’u zgjeruar në 300; javët dhe muajt në vijim mund të kalojnë duke argumentuar kot nëse në vend të 300 monitoruesve aty duhet të vendosen 3.000, mirëpo modeli i sjelljes nuk do të ndryshojë, siç mund të na mësojë rasti i Ballkanit.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, komuniteti ndërkombëtar kishte vendosur në Ballkan një numër shumë më të madh monitoruesish (madje edhe paqeruajtësish në Bosnje), por kjo gjë nuk ndaloi gjakderdhjet. Përpjekja për të ndaluar vrasje nëpërmjet monitorimit është për t’u mbështetur në ekspozimin e turpit si një imperativ kufizues moral.

Por një regjim që tashmë ka vrarë 10.000 njerëz për 14 muaj ka humbur çdo konsideratë morale të këtij lloji, nëse ka pasur më herët. Nuk është vetëm mosbindja që aktualisht vjen nga regjimi, por ka këtu edhe një element frike: Ata që kanë vrarë deri më tash i druajnë ndëshkimit të së ardhmes, veçanërisht nëse opozita vazhdon ta kërkojë, në mënyrë joreale, si parakusht kokën e presidentit.

Në të vërtetë, regjimi jo vetëm se vazhdon të vrasë, me apo pa monitorues, por edhe po pretendon se përbrenda kësaj kornize të dhunës po e kryen një proces reformimi, nëpërmjet zgjedhjeve shumëpartiake.

Plani gjashtëpikësh, prandaj, po dështon si në ndaljen e dhunës në Siri ashtu edhe në garantimin e një dialogu politik. Regjimi pretendon se mund të zvarrisë implementimin e planit për aq kohë sa nuk ka ndonjë alternativë tjetër në horizont. Po supozon, sikurse edhe ish-presidenti i Serbisë, Milosheviq, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, se Perëndimi nuk ka oreks për të nisur një intervenim ndërkombëtar kundër tij. Dhe duket se regjimi sirian këtu ka të drejtë.

Llogaritja është se Perëndimi druan se intervenimi do ta çojë vendin drejt shpërbërjes në vija sektare dhe etnike. Ky skenar makthi i Ballkanit për krijimin e minishteteve për alevitë, kurdët dhe druzetë, ndër të tjera, i lidhur me valët e spastrimeve etnike dhe të identitetit do të ishte në mënyrë eksponenciale më kërcënues se sa ambientet ndërkombëtare e kishin paramenduar: Si do të reflektojë e gjithë kjo në Turqi, në çështjen kurde, në Rrafshnaltën e Golanit, Libanin?

Dhe, kush do ta udhëheqë Sirinë post-Assad? Edhe po të kishte vullnet për të intervenuar, a do të ndodhte sipas mënyrës së Kosovës, pa legjitimitetin e plotë ndërkombëtar?

Regjimi po e rrit hovin bazuar në këto droja perëndimore, veçanërisht tani në vitin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por atëherë, nuk ka nevojë për skenarë makthi: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se tashmë ka indikacione për luftë civile në disa pjesë të shtetit.

Vazhdimi i vrasjeve në Siri nuk do ndalet dhe gjërat ndoshta do të bëhen edhe më keq, me spiralen e dhunës që po e radikalizon shoqërinë në tërësi. Plani gjashtëpikësh i Annanit duhet të rishqyrtohet urgjentisht nga SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja në Këshillin e Sigurimit. Duhet të përmirësojë menjëherë dy nga pikat e saj.

E para, duhet ta theksojë transicionin në Siri në terme të qartë. Transicioni nuk është ajo që Assadi po e bën për momentin, duke pretenduar të mbajë zgjedhje shumëpartiake derisa lagjet po bombardohen. Nuk është reale të pritet as që transicioni do të ishte dorëheqja e qartë e Assadit, siç kërkohet nga opozita. Transicioni duhet të nënkuptojë proces të monitoruar ndërkombëtarisht të themelimit të institucioneve demokratike, nëpërmjet një procesi elektoral të kryer në një ambient paqësor. Kjo do të thotë një transicioni që nis me zgjedhje presidenciale, brenda gjashtë muajve të ardhshëm, të përgatitura përreth një tryeze të rrumbullakët ndërmjet qeverisë dhe opozitës të përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar sirian (me përfaqësim të rëndësishëm në të nga komitetet e koordinimit lokal), ndërmjetësuar nga një palë e tretë ndërkombëtare. Parakushtet e vrazhda ligjore për një proces të tillë tashmë janë të turbullta, me kushtetutën e re të miratuar në shkurt, për të cilën presidenti Assad pretendon se e hap shtetin për demokraci.

E dyta, duhet t’i vë theks sigurisë. Me qëllim të drejtimit të një procesi politik transicional, duhet të ketë ndryshim radikal sjelljeje në terren. Ushtria duhet të kthehet në kazerma dhe të qëndrojë aty, ndërsa në të njëjtën kohë Këshilli Kombëtar opozitar i Sirisë duhet të bëjë thirrje për ndalje të çdo lloj aktiviteti kryengritës gueril të Ushtrisë së Çlirimit të Sirisë. OKB-ja duhet të vendosë paqeruajtës të armatosur lehtë, nën një komandë neutrale (le të themi skandinave), në perimetrat e qyteteve. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, një mision i lartë i policisë ndërkombëtare duhet të monitorojë aktivitetet themelore të policisë si pjesë e përgatitjeve për një proces paqësor zgjedhor.

Mandati i monitoruesve të Annanit në Siri do të përfundojë në korrik. Nuk ka nevojë të pritet deri në përfundimin e mandatit të tyre për ta kuptuar se ata nuk mund ta ndryshojnë situatën. Shumë përpara se mandati i tyre të skadojnë, brenda 45 ditëve të ardhshme, duhet të bëhet një përmirësim në planin gjashtëpikësh. Brenda kësaj kornize kohore, SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja, në konsultim me Ligën Arabe, duhet të përgatisin kushtet për negociata ndërmjet qeverisë dhe opozitës, sipas Kapitullit VII të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Si pikë reference për këto negociata duhet të përfshihen edhe parimet e panegociueshme, siç është heqja dorë nga dhuna në procesin politik dhe privatizimi i integritetit dhe i sovranitetit të Sirisë bashkë me karakterin multietnik dhe multikultural (sektar) të tij. Ato duhet të përfshijnë po ashtu edhe ndryshimet e domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të drejta (klauzolat jodiskriminuese, klauzolat e lirisë së fjalës dhe shprehjes, e tjerë). Presidenti Assad duhet ta kuptojë se përdorimi i mëtutjeshëm i ushtrisë dhe i shtypjes me ose pa uniformë do të përkthehet, për sponsorët e kësaj rezolute, si një kërcënim për paqen rajonale.

Treshja (SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja), nëpërmjet një procesi konsultimesh në mesin e palëve siriane, duhet të ndihmojë po ashtu në zgjerimin e agjendës së negocimit. Ndër çështjet e tjera që do të duhej diskutuar është edhe karta e të drejtave të komuniteteve, që është një faturë e të drejtave për sirianët, të cilët e gjejnë veten në pozitën e minoritetit – një parakusht esencial për një shtet që lëviz nga sundimi minoritar në atë të shumicës.

Është përsëritur nga ndërmjetësit dhe diplomatët se sirianët në fund të fundit duhet të gjejnë vetë rrugën e tyre drejt së ardhmes. Kjo tingëllon e vërtetë dhe duhet të jetë kështu. Mirëpo t’ia lësh popullin sirian vetvetes është sikur ta dënosh atë me një luftë të stërzgjatur dhe gjakderdhëse. Ky është një konflikt që nuk do të fitohet me forcë: Regjimi nuk do ta ketë fuqinë të ndalë me forcë vullnetin e shumicës dhe opozita nuk mund ta mposhtë ushtrinë siriane, ashtu siç ajo është sot dhe për një kohë të konsiderueshme në të ardhmen.

Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të rrijë mënjanë apo të mbështetet në formula, si ato që tashmë janë rrëzuar nga tragjedia e Ballkanit.

 

(Ky vështrim i Veton Surroit është botuar në “Global Viewpoint”) 

8 komente në “Mësimet e Ballkanit për një Siri në copëtim”

  1. Go West! says:

    Ik ore turkoshak; ti nuk je i qartë për fisin tënd nga e keni prejardhjen…!
    Meqë ra fjala, çfarë e keni Alltay Surroin? Ky kushërirë yt i parë, përpiqet për kauzën shqiptare apo atë turke?
    Kolonë turq,që na ngatërroheni nëpër këmbë!

  2. Cakalli7 says:

    U nda BS, Jugosllavia, Cekia, pse nuk duhet te ndahet edhe siria zoteri? Pse jo erdhe iraku, turqija e me radhe. Pse nuk thoni nje llaf te mire edhe per vellezerit kurde edhe ata myslymane sunite jane i keni vellezer ju myslymanet e kosove-maqedonise, te kene nje shtet edhe kurdet ata jane 40 milione. Ka vdekur koha e burgjeve te popujve, cdo komb ka te drejte vetvendosjeje. Po kur quhen edhe malazezet 600mije komb edhe kroatet jane te ndryshem nga serbet cfare del ne fund?

    1. agim says:

      Cakall ,sa per shtim kulture,ne gjeopolitike.Kur merr persiper te komentosh ne menyre pasionante temat qe nuk i di ,te pakten konsultohu me dike.Per temen e kurdeve ne fjale,qe cuditerisht te interesoka kaq shume,duhet te dish se nuk behet fjale per nje komb homogjen myslimam suni kurd prej 40 milionesh.Jane te shperndare ne disa shtete,ku numri me i larte eshte ne Turqi,nga 8-12 milion,Statistika nuk eshte e qarte per shkak te miksimt te popullsise.Partia qe perfaqson kauzen kurde merr perhere 5% te votave ne nje Turqi afro 80 milioneshe.Nga ana fetare 35% -45%e kurdeve te Turqise jane alevi ,pjesa tjeter suni, e ndare ne disa tarikate.Ne İran me rreth 3 milion kurd jane te gjithe shia(me pak perjashtime).Ne İrak me afer 4 milion kurd,rreth 75% jane suni pjesa tjeter shia.Ne Siri me afer 1.5 milion kurd jan perzierja e barabarte suni,shia.Gjithashtu nga ana etnologjiko-gjuhsore,jane te shperndare ne disa grupe,ku me kryesoret jane kurmanci………………….pra si e shikon edhe vete ,teme shume e gjate dhe me gati pak interes per ne shqiptaret.Kam idene te perqendrohemi me teper tek bie fjala,trojet shqiptare te uzurpuara ne ballkan,si Cameria,Presheva,Bujanovc,Maqedonia etj dhe te ndertojme strategjine per clirimin e tyre sesa te merremi me debate shterp te llojit te mesiperm.Te pershendes!

  3. Naim Frasheri :.....Lindja e Diellit per Shqiptaret eshte nga perendimi .... says:

    Nuk e kuptoj pse duhet te behen krahasime me Sirine qe eshte vend arab,
    kur ne jemi nje vend europian ?

    Ballkani eshte ne Europe dhe nuk ka lidhje fare me vendet arabe

    Ne vertet jemi msylymane ,,(edhe une jam myslyman ) por ajo nuk eshte feja jone ,
    aq me teper qe te gjitha vendet myslymane jane pro Serbise –Ato vende jane te gjitha antishqiptare, keshtu qe nuk ka kuptim tu referehoesh atyre vendeve…

    ___Ne vetem nga fakti qe vendet myslymane e kane perkrahur Serbine ne menyre totale ,
    ne duhet te bejme nje referendum per ta hequr fene islame nga Shqiperia
    dhe nga trevat shqiptare, si nje fe qe eshte e huaj per konstruksionin shpirteror europian te shqiptareve , dhe nje fe qe eshte ne kundershtim me traditen e lashte shqiptare kundrejt gruas

    Ajo fe ka ndryshuar per keq trashegimine tone iliriane

    Para se te vinin turqit ne Shqiperi, gruaja shqiptare ishte super e nderuar, dhe biles harinte edhe ne fronin mbreteror , sic ishte mbreteresha Teuta

    Me ardhjene turqeve , ata sollen zakonet e tyre te huazuara nga arabet ku gruaja mbulohej me perce dhe kthehej vetem ne nje skllave per te prodhuar femije ….

    Ndaj tani eshte koha qe ne te largohemi nga kjo lloj feje dhe te perdorim ate fe qe i sherben kauzes sone kombetare

    Jetojme ne europe , dhe populli yne ka nje shprehje : sipas vendit dhe kuvendi

    Pra meqe jemi banore te Europes, duhet te vishemi si europiane , te sillemi si europiane
    dhe fenomenet tona politke ti shikojme dhe ti krahasojme ne prizmin europian

    Aq me teper kjo eshte detyre e gazetareve dhe politkaneve qe te fokusohen gjithmone nga perendimi per cdo gje ,

    Te merni shembull nga rilindasit tane qe megjithse jetonin e punonin ne Stamboll ,
    ata popullit shqiptar i dergonin mesazhe moderne duke i thene qe te per shqiptaret lindja e djellit eshte nga perendimi…

    Pra as nga myslymanizmi turko-arab dhe as nga Europa lindore , por nga Europa perendimore……andej eshte shpetimi yne dhe e ardhmja jone

    1. bazarxhevap says:

      Shume i drejte komenti! Rilindasit tane kur vendosen qe te krijohej Alfabeti Shqip, kishin tre opsione. Nje ishte alfabeti Grek, tjetri ishte alfabeti Arab dhe ne fund ishte alfabeti Latin! Ata u treguan largpames, megjithese nen pushtimin e eger Otoman, dhe zgjodhen Alfabetin Latin (pas tyre edhe XhonTurqit e adoptuan edhe vete ate). Koha tregoi se ata ishin njerez te zgjuar dhe largpames dhe mbi te gjitha respektuan vazhdimesine dhe te ardhmen e ketij vendi. Koha atyre ju dha te drejte, sepse keq apo mire, ata ben zgjedhjen e duhur per te ardhmen e ketij vendi. Imagjinoni sikur sot ne shkolla te mesohej Arabisht!

      Shqiperia i perket Europes! Eshte nje vend qe ka sakrifikuar, eshte shkaterruar dhe ka luftuar me shpaten dhe pushken e djemeve te saj me te mire, per te shporrur Turqine nga Ballkani, (pasoja e qe ne i vuajme akome edhe sot) dhe nuk i takon qe te trajtohet dhe te merret neper kembe ne kete menyre, nga pjellet dhe basta……rdet e Turqise apo Arabise ne Ballkan, te cilet po e shkaterrojne per se dyti kete komb, pas paraardhesve te tyre Turq apo aziatike. Fjala e rilindasve ” Shqiptar mos rri por duku Shqiptar” sot tingellon po aq e vertete sa edhe 100-vite me pare.

      Bejeni vet bilancin se ku perkisni, por duhet nje zgjidhje sepse ky vend nuk mund qe te vazhdoj me keshtu! Sa me shpejt qe te behet kjo, aq edhe me mire per te gjithe. Ne te kundert vuajtjet dhe genjeshtra e madhe do te vazhdoje, ashtu si ka vazhduar tash 100-vite!

  4. alban says:

    te rroni vete per mend qe paske.ti nuk je mysliman por te rekomandoj te shkosh ne rome eshte nje xhami pasi te bahesh synet e bje shahadet e lutju zotit te fale ndonje gram tru se edhe ai naimi yt ishte mysliman dhe nuk i prishte pune por enderronte ta bante shqiperine zonje mes shoqeve edhe te perendimit.

    1. Adolf Hitler says:

      Kurse ti o zoteri, shko ne Siri Arabi apo Afganistan e gjej ndonje nje kishe, beje kryqin e lutju zotit qe te fale, sepse i keni hip gomarit perseprapthi, qe kur Tuqia ja mbathi, dhe ju la si bajgat ketu ne Ballkan. Po nuk behet me ju jeshilet e Turkut ky komb, ore jo. Ky vend ka nevoje per nje lufte civile qe te ndahet perfundimisht shapi nga sheqeri. Do ta shikojme se sa do te kakarisni atehere, ju muxhahedinet e Ballkanit. Nuk keni faj ju, sepse jetoni ne Europe dhe po ju trajtojne si njerez, por ju doni Serbin, Gadafin apo ate Sirianin Assadin, qe tju leroj mire. Ju kuptoni vetem gjuhen e dhunes, dhe une besoj se kjo eshte edhe zgjidhja, per sistemimin perfundimtar te jeshileve Turq te Ballkanit!

  5. analist says:

    Merru mor budalla me punet tuaja,e leri sirianet ne pune te tyre se paske filluar dhe numeron dhe te vraret atje duke i pare ngjarjet me syzet amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje