“Pasioni” i zotit Tafaj

9 Maj 2012, 11:34Blog TEMA

Nga Eustrat Zhupa

 

Skandalet më të fundit në arsimin e lartë nuk na japin asnjë informacion më tepër se ato që kishim. Nga ana tjetër, internacionalizimi i çështjes provon edhe njëherë paturpësinë e atyre që drejtojnë arsimin shqiptar. Në veçanti, zoti Tafaj nuk na zhgënjen dhe arrin për të disatën herë të bëhet qesharak, kësaj radhe edhe në sy të botës, duke deklaruar se ministria ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar rastin. Në këtë çështje nuk ka asgjë për të verifikuar ose për të hetuar. Çdo gjë është e qartë si drita e diellit dhe ky zotëri po mundohet të mbulojë diellin me shoshë dhe të vazhdojë të genjejë siç ka bërë deri tani. Të mos harrojmë se ata që firmosin ato diploma janë ata që komisioni i ministrit ose i protezave të tij qeveritare u kanë dhënë titullin me procedura të turpshme dhe të jashtëligjshme. Janë ata “profesorë” që sot nuk turpërojnë veten, sepse u është bërë faqja shollë, por po damkosin një komb të tërë. Pasojat e këtyre diskreditimeve janë të pallogaritshme dhe studentët shqiptarë do i vuajnë për shumë vite të tjera.

Natyrisht këto janë edhe rastet tipike që përdoren politikisht ose për konjuktura të momentit. Në veçanti, këto ditë janë bërë kërkesa për dorëheqje të zotit Tafaj, kur në fakt ky zotëri ka hequr dorë prej kohësh nga ushtrimi i funksionit të tij. Tanimë nuk mjaftojnë doreheqjet sa për sy e faqe dhe është e domosdoshme që njerëzit të kërkojnë më shumë llogari nga ata që qeverisin. Dorëheqja formale e zotit Tafaj nuk i hyn në punë asnjërit prej nesh. Në fakt ky akt do ishte një shpëtim për të, por edhe një konfirmim i kulturës së pandëshkueshmërisë. Pas tij do vijë një tjetër që do bëjë të njëjtat gjëra, në mos më keq. Po kostot e kësaj papërgjegjshmërie kush i paguan?

Kjo mungesë llogaridhënie duhet të përfundojë. Zoti Tafaj duhet të deklarohet në dispozicion të organit të prokurorisë dhe të jape llogari për shkatërrimin e arsimit shqiptar, për skandalet që dalin dita ditës si kërpudhat pas shiut, të mbajë përgjegjësinë që i takon në pazaret e titujve, të përgjigjet para ligjit për ndodhitë skandaloze në Universitetin e Vlorës dhe më pas në atë të Durrësit, të përgjigjet për pushimet nga puna të mësuesve dhe për të gjitha ligësitë në kurriz të rinisë shqiptare. Të shpjegojë ky zotëri para organit të prokurorisë se cilat janë lidhjet e tij ose të bashkëpunëtorëve të tij me shitblerjen e diplomave dhe jam i bindur se do zbulohen fakte interesante.

Megjithë llumin që na sjell para syve, ky është një moment historik për arsimin shqiptar. Zoti Tafaj ka shansin të japë shembullin personal duke mbajtur i pari mbi kurriz kryqin e mëkateve të kësaj politike. Jam i sigurt se nuk do i rëndojë shumë nëse ai do arrijë të kuptojë se “pasioni” i tij mund të jetë fillimi i kthesës së madhe në të mirë të kësaj Shqipërie, që atë kryq po e mban çdo ditë në kurriz. Nëse ai dhe ata që i shkojnë nga pas nuk do mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet, por edhe për mosveprimet e tyre, atëherë çdo gjë tjetër është e kotë dhe do ngelet në kuadrin e diskutimeve në kafene. Në fund të fundit “çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë” dhe politikanët tanë e kanë mësuar mirë këtë shprehje.

6 komente në ““Pasioni” i zotit Tafaj”

  1. Rodi says:

    Z.Eustrad,
    Ta kishte shkruajtur nanje tjeter kete artikull edhe mund ta besonim, por ti je ai zoteri “bishti i tanush shaskes” qe i bete degjenerimin me te madh universitetit te vlores duke u nisur nga ndryshimi i emrit te uni, librat e matematikes i fusje te dega e letersise

    1. Shezo says:

      Rodi, me vjen keq qe po te kundershtoj per sa thua per prof. Shashken, ish rektorin e universitetit te Vlores. Ai eshte nje personalitet i njohur, i cili la Ameriken per te te punuar ne Vlore. Por nuk eshte e lehte te luftosh mafien ne arsim, te luftosh mediokritetin, paaftesine dhe injorancen. Keto ja hangren koken dhe shpirtin Shashkes, i cili nuk mund te rezistonte me ndaj kesaj te keqeje. Sa per Ministrin e paafte mund te pohoj se eshte turpi i arsimit shqiptar. I paafte, mafioz, hajdut dhe fshatar i pagdhendur, ai po e renon shkollen tone.Ky verdhacuk me fytyre nazisti do te jape llogari per sa i ka bere arsimit shqiptar

    2. Rezi says:

      O zoti Rodi…po ti meso njehere te shkruash shqip dhe jo dialekt vlonjat dhe pastaj bej gjykime akademike.

    3. pirati detit says:

      se ka gure kandari si puna jote prandaj nuk ecin punet ne shqiperi

  2. Edlira says:

    I tere arsimi shqiptare eshte i shkaterruarr. Shiko kush e drejton arsimin shqiptare ne Tirane, kurshka e Sali Berishes.Nuk e kemi pare ne ndonje emision per arsimin ndonjehere, nuk ka bere ndonje botim apo ndonje perkthim etj…. E vetmja gje qe ka bere eshte qe ka hequr mesuesit dhe drejtuesit me te mire dhe me te kualifikuar. I ka bere klasat me nga 40 nxenes dhe i le mesueset te bejne mesim privat me nxenesit e tyre ne shkolle pas mesimite qe mesueset te mos e hapin gojen dhe ankohen.
    Turpi me i madh kur mesuesja qe ne klasen e pare mban privat nxenesit pas mesimit ne klase. Te gjithe prinderit e shikojne sepse keto mesuese dhe gjate ores se mesimit aktiviyojne vetem me nxenesit qe kan privat. Te gjithe i shikojne perdite keto gjera dhe peshperisin prinderit dhe mallkojne, por vetem drejtoresha nuk i ”shikon”

  3. artiles says:

    Mendimi im eshte qe te gjithe ata qe jane diplomuar ne universitete (shteterore ose private) ne keto 10 vitet e fundit, tu jepet 1 vit kohe dhe ta mbrojne edhe njehere diplomen e tyre para nje komisioni nderkombetar profesoresh. Nuk e di se si mund te ngrihet ky kmision, por besoj se ata qe e kane marre me djerse nuk besoj te kundershtojne, se tek e fundit diploma aktuale e tyre mban eren e mutit e shures se diplomave te marra me leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje