Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?

13 Maj 2012, 17:09Lifestyle TEMA

Njerëzit që në lashtësi kanë synuar të kuptojnë sjelljet e tyre. Por, Pentagoni tashti është duke shkuar një hap më tej, pasi kërkon reagimin e saktë kimik në tru që bënë që njerëzit të jenë agresiv. Kështu, ata tentojnë t’i vënë njerëzit në kontroll.

A mund ta merrni me mend se çfarë mund të bëhet me këtë zbulim?!

Ndonëse tingëllon si skenar i një filmi të fantastikës shkencore, në Pentagon përnjëmend janë duke u përpjekur për të gjetur se çfarë saktësisht në tru e shkakton dhunën. Fjala është për një fushë relativisht të re të shkencës – neurobilologjinë e dhunës politike – në mënyrë që të hulumtohet më mirë sjellja e njeriut.

Në fakt, moti dihet se si rrëfimet kanë ndikim në psikikën e njeriut dhe se nga kjo formohet individi, por edhe identitetet e grupeve, nga të cilat lindin edhe aktet e dhunshme. Sigurisht, Pentagoni interesohet kryesisht në shkaktimin e dhunës në mendjen e njeriut. Por, këto përpjekje shumëkush i kanë interpretuar si një përpjekje që njerëzve t’u “shpërlahet truri”.

“Asnjëri prej nesh që punon në këtë hulumtim, as dikush tjetër, nuk punon për të rritur aftësinë e ushtarit që të vrasë njerëz apo të shpëlajë tru”, thotë njëri nga shkencëtarët, Paul Zak, i specializuar në neuroekonomi.

Shkencëtarët që punojnë në këtë program të diskutueshëm thonë se qëllimi i tyre është për të ndaluar konfliktet në botë, e jo për t’i kontrolluar njerëzit. Megjithatë, frika është nëse rezultatet e këtij studimi bien në duar të gabuara!

Ndoshta ideja fillestare është për të ndihmuar njerëzimin, por historia na ka treguar se si interesat personale shpesh transformohen në qëllime të këqija. /Telegrafi/

10 komente në “Pentagoni eksploron “shpëlarjen e trurit”?”

  1. Poliksenos says:

    -“Shkencëtarët që punojnë në këtë program të diskutueshëm thonë se qëllimi i tyre është për të ndaluar konfliktet në botë”.

    -Pra popujt të rrinë urtë dhe mos kërkojnë luftë kundër atyre që duan t’i marrin qoftë edhe detin e tyre apo pasuritë e tyre!
    Mirë e kanë,pse duhet të harxhojnë para për makinën e luftës,kur të fusin një shpëlarje të trurit dhe të çojnë te spitali 5 për “pushime të gjata”.

  2. hitler says:

    mos ka te bej me projektin HAARP ?? NWO

  3. V.F.L.P says:

    Me kesi pacientesh agresiv, e kemi mbush plot nje hale magazine qe disa e quajne parlament

  4. abc says:

    egziston nje brevet e depozituar Nr. 6,470,214 date october 22-2002

  5. toni says:

    Mind Control…. histori e vjeter…

      1. hitler says:

        toni si thua ti. mos ja kan shplar mendjen dhe doktorit ton ??
        a mund te jet dhe berisha viktim e CIA-se apo ka lindur trap ??
        si do jet e verteta ?

  6. eri says:

    bobo nga na doli kjo bela tani
    do na bijne ofert ketu

  7. beso says:

    Pentagoni po bindet qe bomba me efikase eshte ajo qe t’i shnderron armiqte ne miq me nje te shtypur te telekomandes.Ka njerez qe behen”me amerikane”se amerikanet,edhe pa leke fare,ose per nje botilje Coca-Cola.Po a eshte manipulimi i mendjes nje metode antidemokratike?Po qe se eshte antidemokratike,atehere a mund te eskportoje Amerika nje te tille demokraci?Kjo eshte çeshtja.

  8. Dean says:

    Jo!,hitler.Berisha ka qen thjesht 1 spiun i fjetur i CIA-s,qe kryesisht merrej me raportimin e gjendjes shendetesore te udheheqesve Komunist.
    Kur ai u aktivizua ne 90-en,CIA nuk e ngacmoje por e la te vepronte ne Shqiperi.Per kete arsye BARBARI i Vicidolit nuk konsiderohet si ish-Komunist nga ana e Amerikaneve,pavarsisht veprimtarise se tij te dokumentuar ne gjirin e PPSH-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje