Norvegjia është vendi më i lumtur për nënat e gratë në përgjithësi, ndërsa Nigeria vendi më i keq. Afganistani është zhvendosur kështu nga vendi i fundit, Italia qëndron në vendin e 21 pas Greqisë. Janë këto rezultatet e raportit të 13-të publikuar nga organizata “Save the Children”, e cila çdo vit publikon listën me vendet ku nënat në mbarë botën janë më të lumtura e më të qeta për sigurinë e fëmijëve të tyre. Sipas të dhënave, Nigeria është vendi ku nënat janë më të palumturat në botë ndërsa nga 165 vende të listuara nënat janë super të lumtura në Norvegji. Në këtë vend, sipas studimit, gjithçka për nënat është më e mirë, duke nisur që nga shëndeti, edukimi, apo edhe gjendja ekonomiko-sociale. Në Norvegji një grua ka bërë mesatarisht 18 vite shkollë, ndërsa në vendin e fundit në listë, Nigeri, maksimumi 4. Lista e këtij viti ka ndryshuar rrënjësisht nga 2011-ta duke bërë që edhe vendet e zhvilluara si Portugalia, Spanja, Italia, Japonia apo Austria të bien ndjeshëm në renditje.
Shyqyr që dolëm këtu në vënd të dytë,se vdiqëm, në çdo statistikë ishim të parët.
Jo për gjë por ashtu nuk na besohej dhe vetë.
Ne Norvegji thoni nje grua ka bere mesatarisht 18 vite shkolle.
Keshtu i bie qe te jene me universitet pothuaj te gjitha grate .Ku e keni marre kete lajm kontrollojeni.
Si duket llogaritin edhe vitet e çerdhes e te kopshtit !