Një “armë sonike” dërgohet në Londër për Lojërat Olimpike

11 Maj 2012, 22:51Lifestyle TEMA

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka konfirmuar se një pajisje që mund të përdoret edhe si “armë sonike” do përdoret në Londër gjatë Lojërave Olimpike. Sipas BBC, Long Range Acoustic Device (LRAD) mund të përdoret për të dërguar mesazhe verbale në një distancë të largët, por edhe mund të dërgojë sinjale që mund të shkaktojnë dhimbje dhe mund të të shurdhojnë.

Kompania që e ka prodhuar këtë pajisje, me qendër në San Diego, e ka shitur atë më parë tek ushtria amerikane, që e ka përdorur në Irak për të kontrolluar turmat.

Po ashtu pajisja është përdorur me sukses në bordin e anijeve për të zmbrapsur piratët somalezë.

2 komente në “Një “armë sonike” dërgohet në Londër për Lojërat Olimpike”

  1. coku says:

    po silleni nje ne shqiperi, se kemi gjusmen e popullit ne gjume e te zgjohet dhe gjusma tjeter smer vesh dhe fle zgjuar. te parety ti zgjojme , te dytet ti largojme nga shqiperia diten e zgjedhjeve

  2. coku says:

    kot jeni harxhuar. kishit mare berishen borxh per nje muaj (po te mereshit vesh me te dhe me pelqimin e popullit shqiptar e mbanit pergjithmone) dhe ju gjente ai edhe cadrat pistolete, stilolapset pistolete, thikat me helm, terroristet, madje t u bente edhe biografine e cdo terroristi deri ne 5 breza. ne jemi te bekuar si vend qe kemi nje njeri te tille qe na mbron nga cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje