Nëse bota mbaron më 21 dhjetor të këtij viti, duhet të fajësoni të paktën një gjerman duartharë. Ai theu një kafkë me gurë vullkanikë, pasi i ra nga dora. Kafka e fiseve maja dikur ishte në pronësi të nazistit Heinrich Himmler dhe mendohej se do na ruante nga fundi i botës. Por gjatë një seti fotografik, kafka ra përtokë. Për disa, kjo është një katastrofë që parashikon fundin e botës.
Pronari i kafkës, një historian gjerman, thotë se kjo do zemërojë zotat.
Kafka është 1000 vjeçare dhe është një nga kafkat legjendare të majave, që thuhet se kanë edhe fuqi magjike.
Kafka u mor nga nazistët gjatë një ekspedite në Tibet në vitin 1939, kur ata po kërkonin për qytetin e humbur të Shangri- La.
Nazistët ishin të bindur se 13 kafkat ekzistonin dhe kush i kishte ato në pronësi, mund të kontrollonte botën.
Majat i kishin përgatitur 13 kafkat, nga të cilat 9 ishin me ngjyrat që përfaqësonin racat njerëzore dhe katër ishin të kristalta dhe thuhej se përfaqësonin bishat që ecin, zvarriten, rrëshqasin dhe fluturojnë.
Sivjet Meksika pret së paku 52 milion vizitorë, që janë tërhequr nga kalendari maja, që parashikon fundin e botës.
Kjo kafka e thyer do jete Apokalips per hajduter (ligjvenes) njerez te lig, predikuesit extrem te kulteve, dhe sic i quan Bledi Mane vagabondet obez shqipetar haha, shpresojme shume te jete e TYRE kjo kafka…..
Ështê e zezë ,do jetë kafkë Greke, paralajmëron fundin e Greqis.
Ha Ha Ha Haaaa…… Sa kam qeshur!
ku e merr o vella te jete fundi i grekeve