Ajo është rritur në Brazil ku dielli të pjek. Megjithatë topmodelja Gisele Bundchen ka treguar se është kurnace kur vjen puna për të përdorur kremin e diellit. Ajo është djegur gjatë xhirimeve për një set fotografik në Malibu.
31 vjeçarja po realizonte fotografitë për një fushatë bizhuterish.
Gisele është një nga modelet më të kërkuara në botë. Vetëm për këtë vit ajo ka kontratë me Versace, Givenchy, Bankën e Brazilit dhe Salvatore Ferragamo.