Ky është një ndëshkim spektakolar për një të ri që i jepte makinës rrezikshëm. Fqinjët e tij kanë vendosur që t’ia vendosin makinën e tij Ford Escort në një pemë.
Polaku 24 vjeçar Zbigniev Filo u habit kur pa në mëngjes makinën e tij. Ai telefonoi policinë për tu ankuar.
Banorët kanë heshtur kur janë pyetur nga policia, por nën zë kanë pranuar se njëri prej fqinjëve ka marrë një vinç natën dhe ia ka vendosur makinën në pemë.
“Kushdo që ishte, ka bërë diçka të mirë pasi ishte një shofer i rrezikshëm dhe mund të kishte vrarë ndokënd,” tha një banor.
Kurse Filo pranon gabimin e thotë se do ndryshojë mënyrën se si e nget makinën. “E mora mesazhin, edhe pse ishte i ashpër,” tha ai.
Ne Shqiperi pemet nuk mjaftojne,ne raport me tipa te tille si Polaku!
te behej nje gje e tille ne shqiperi, nuk do kishte peme mjaftueshem per te gjithe ata qe ecin keq.
Një shofer i rrezikshëm që reflekton, ai thotë se e mora mesazhin dhe premton të ndryshojë, po këtu tek ne t’ia kishin bërë ndonjërit ai do t’i vinte tritol tërë lagjes; kapni anën e mirë të të keqit.