Kriza ekonomike, Portugalia heq festat nga kalendari

9 Maj 2012, 11:11Lifestyle TEMA

Portugalia ka vendosur që në kuadër të masave të kursimit, të shkurtojë edhe ditët e festave. Kështu, katër festa, nga 14 në total, do të shkurtohen nga kalendari.

Sipas BBC, bëhet fjalë për dy festivale fetare dhe dy pushime të tjera publike.

Vendimi në lidhje me dy festivalet katolike është marrë në konsultim me Vatikani.

Portugalia ka shkurtuar pagat në sektorin publik dhe ka rritur taksat për të ngushtuar deficitin buxhetor.

Shpresat janë se pezullimi i këtyre festave do të përmirësojë konkurrencën dhe do rrisë aktivitetin ekonomik.

1 komente në “Kriza ekonomike, Portugalia heq festat nga kalendari”

  1. dea says:

    nuk eshte problem ne i festojme festat e ketyre :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje