Si mund të kenë shpëtuar nga një ortek i tillë? (FOTO)

9 Maj 2012, 19:12Lifestyle TEMA
Si mund të kenë shpëtuar nga një ortek i tillë? (FOTO)

Ky është momenti dramatik kur disa alpinistë shpëtojnë për mrekulli nga një ortek që po vinte drejt tyre.

Ata po tentonin të ngjiteshin në një nga majat më të rrezikshme në botë, në Nepal.

Grupi i përbërë nga dy meksikanë dhe dy guidat e tyre, shpëtuan pa problem dhe vijuan më pas rrugën sipër.

Fotot janë realizuar nga një fotograf turk, që ishte në zonë në atë moment.

Ai tha se kur pa ortekun duke ardhur, mendoi se ata do të vdisnin, por ata as nuk u plagosën sepse u strehuan poshtë një mburoje prej akulli.

Maja ku do ngjiteshin është e dhjeta më e larta në botë.

Në total 153 njerëz e kanë ngjitur, ndërkohë që 58 persona janë vrarë duke tentuar të ngjiten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje