Amerikani Garrett McNamara është zyrtarizuar si rekordmen botëror pasi ka bërë sërf në një dallgë të lartë 23.7 metra.
McNamara e kishte vendosur rekordin në nëntor të vitit të shkuar në Nazare, Portugali, por vetëm tani një panel ekspertësh ka vendosur që ai të mbajë rekordin Guiness, duke njohur këtë arritje.
Vetë McNamara u shpreh i emocionuar pas marrjes së çmimit. Ai tha se rekordi është për qytetin Nazare dhe për miqtë dhe familjen e tij.
http://youtu.be/RcGdarrUfGA