12 përqind e mamave në Amerikë thonë se përdorin telefonin celular gjatë seksit. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Meredith Parents Network. Sondazhi zbulon se ky fiksim vjen kryesisht nga mamatë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
“Nuk ka asnjë pjesë të jetës që është e lirë nga media,” tha kompania që realizoi sondazhin.
Por regjistrimi i momenteve intime mund të jetë edhe turpërues. Kështu së paku ka ndodhur me gjyqtaren e X Factor në Britani, Tulisa Contostavlos, që u detyrua të pengojë publikimin e momenteve të saj intime me të dashurin. Pamjet ishin vjedhur dhe rrezikonin të përfundonin në ueb.
Megjithatë sondazhi nuk ka sqaruar nëse këto “mamatë e mijëvjeçarit” e përdorin celularin për të telefonuar, për të shkruar mesazhe, për Facebook-un apo për të shkrepur foto.
Ndërkohë 21 përqind e përdorin celularin kur janë në banjo.
shikoni sa bukur amerikanet bejn marketing.
na mesojn se celulari eshte pjes e domozdoshme ne cdo hap te jetes.
ASNJEHER NUK FLASIN PER DEMET QE SIJELL CELULARI !!!
Sta kane fajin amerikanet qe ti ke lindur trap.