Ferguson: Sitit i duhen 100 vjet që të arrijë nivelin tonë

14 Maj 2012, 12:06Sport TEMA

Duke uruar rivalët e Mançester Sitit për titullin kampion, Aleks Ferguson u ka kujtuar atyre se kanë shumë rrugë për të bërë që të cilësojnë veten në të njëjtin nivel me Mançester Junajtid.

Trajneri i Junajtid nuk i rezistoi tundimit për të kujtuar reputacionin që ka klubi i tij si fitues i shumëfishtë trofesh, me atë të rivalëve që fituan titullin që i mungonte prej 44 vitesh.

“Ata mund të festojnë sa të duan, kjo është e pritshme, por historia e klubit tonë na vë në veçanti nga ata. Nuk kemi pse shqetësohemi. Mendoj se kemi një histori të pasur, më të mirë se çdokush dhe do t’u duhet atyre një shekull që të arrijnë te niveli i historisë tonë”.

Edhe pse është 70 vjeçar, Ferguson është i vendosur të jetë njeriu që do të mundohet të ndalë Sitin nga përsëritja e këtij suksesi në sezonin ardhshëm. “Ne i pranojmë sfidat, jemi të mirë për gjëra të tilla”.

“Në emër të Mançester Junajtid dua t’i bëj përgëzimet për komshinjtë tanë. Është një arritje fantastike, ky nuk është një kampionat i lehtë, ky është kampionati më i vështirë në botë dhe kushdo që e fiton atë, e meriton”.

“Do të vijë një kohë kur të ulemi të kujtojmë se çfarë bëmë mirë apo keq, por me 89 pikë, në pjesën më të madhe të sezoneve, do të kishim fituar titullin kampion. Tani kemi disa lojtarë të rinj që do t’u shërbejë eksperienca e kësaj disfate pasi në disa raste eksperienca më e keqe është më e mirë”, tregoi trajner i Mançester Junajtid. /lajmeshqip

9 komente në “Ferguson: Sitit i duhen 100 vjet që të arrijë nivelin tonë”

  1. Tre Motrat says:

    Pupu cfare hamshoresh! Na i sillni nje here neve … :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-motrat-ideologjike-te-pd.html

  2. Tironci Lugano says:

    Eshte koha te largohesh Ferguson.Por sic po duket ke deshire te qendrosh.Me ekipin qe ke nuk merr me titull dhe ikje jote eshte e pashmageshme por kesaj here here sdo largohesh vete.

    1. Sportdashèsi says:

      Sir Fegurson ka gjithmonè tè drejtè ti tiranasi i Luganès. Shijojeni atè tymin atje ku jeni se nuk keni asgjè pèr ti mèsuar njè personaliteti si Sir Fegurson se çfarè i duhet tè bèjè….
      Eshtè klubi mè prestigjos nè botè, falè kontributit tè tijè. Nè 20 vitet e tija ka qènè gjithmonè nè majat e kampionatit anglez ( mè i bukuri nè botè ) Ku e ka fituar pèr 12 herè. pa pèrmendur 2 Kupat e Kampionit e FA cup, si dhe vendet e dyta. Mbi tè gjitha ai èshtè nga tè vetmit qè ka qèndruar pèr njè kohè tè gjatè nè atè vènd dhe futbolli qè i prezanton nuk tè mèrzit kurrè duke dhènè max. nè çdo ndeshje pa luajtur aspak pèr rezultatin. etj, etj.
      Ndoshta as ti nuk din se çfarè po shkruan por nè tè vèrtetè desha tè sqaroja sado pak ndonjè tiranas tjetèr atje nè alpet e Zvicèrès apo tè njè vendi tjetèr. Glory Man U.

      1. Sportedashsi
        Kur flet per sportin nuk eshte mire te komentosh gjera te tjera.Por meqe permend alpet po te kujtoj se ato alpe jane vertet shume te bukura.Por kane nje te ekqe qe kushtojne shume per ti shijuar dhe jo cdo kush e ka kete mundesi.
        Le te kthehemi tek Fergusoni dhe Mancestri “jot”
        Eshte e vertet qe ne keto 20 vjet ka fituar shume tituj ne Angli e kjo ne menyre te vecante fale Ferguson_it.Por si ne cdo gje ka dhe nje kohe per tu larguar.E duke pare skuadren qe Mancester ka si zor se do arrij vitin qe vjen te jete ne maje te kalsifikimit.Pra ka mbyllur nje cikel. Ashtu sic mbylli Liverpuli ciklin e tij perpara ciklit te Mancenster.Por me te vetmin dallim qe Liverpuli fitonte si brenda dhe jashte Anglise.GJe qe Mancester se ka bere.

  3. shqiptar guximtar says:

    Fergi ti mund te thuash cfare te duash per City-n po gjashte ti ngulen ne faze te pare e nje ne te dyten, shtate maja dhe nuk vure mend more plakush i keq….llafazan….surrat qen….GLORY GLORY GLORY TO MAN CITY

    1. luani says:

      hej o shqiptar guximtar a e di ti hymnin e man utd ta ka thene ai sportedashesi me larte glory man utd,man citye ka nje histori ate te shkolles nate nje vite ne premiership nje vite champinship

  4. barqa says:

    shkooooo penzionohu

  5. Sportdashèsi says:

    Tir. Lug. E nisa me alpet pikèrisht pèr tè ju thènè qè mè mirè flisni pèr ato, pasi pèr futbollin flisni jo si njohès por, si tifoz.
    Alpet e Italisè i kam vizituar nga Cervino, Monte Rosa ( Macugnaga ) Trentino ( Folgaria ) e Bolzano qè ja vlen tè shpenzosh. Ti shkrova kèto tè kuptoni se njoh jugun e Alpeve dhe me kohè do tè njoh pjesèn veriore tè tyre.
    Merita e Sir Fegurson qèndron pikèrisht nè atè pikè qè Man U. nuk ka njohur cikle si ato tè Liverpool-it apo tek skuadrat e tjera. Po tè keni nè imagjinatèn tuaj E.Cantona, T. Sheringham, D.Beckham, R.van Nisterooy, C. Ronaldo etj tè cilèt kanè qènè yje edhe pèrse janè larguar nuk kanè shènuar fundin e njè cikli dhe team ka qèndruar gjithmonè compatibile. Kjo èshtè meritè e Sir-it pa haruar R.Giggs, P.Scholes, W.Roony etj colona. Ndoshta kur tè largohet Sir Fegurson nga Man.U mund tè jetè fundi i njè cikli. Ndaj dèshiroj qè largimi i tijè tè jetè sa mè larg. Kaq mjafton pèr sot. Pèrshèndetje nga Glauku nè rolin e sportdashèsit.

    1. Tironci Lugano says:

      Me Ferguson apo jo Mancester U e ka mbyllur ciklin.E kete do ta shikosh ne sezonin e ardhshem per tu bindur.Shenjat i dha qe kete vit ne kupun e Kampioneve.Eshtee vertet qe Mancesteri ka fituar shume ne Angli keto 20 vjet,por shume pak jashte Anglise sic bente Liverpuli qe nuk njihte jashte apo brenda.Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje