Shteti i Teksasit ka ekzekutuar një njeri të pafajshëm

16 Maj 2012, 21:25Lifestyle TEMA

Shteti amerikan i Teksasit mesa duket ka ekzekutuar një person të pafajshëm për shkak se çështja e tij është trajtuar pa kujdes. Kështu thuhet në një raport voluminoz të përgatitur nga Universiteti i Kolumbias.

Sipas BBC, Carlos De Luna u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës në vitin 1989 pasi akuzohej se gjashtë vite më parë kishte vrarë në mënyrë brutale një nënë.

Deri në ekzekutimin e tij, De Luna pretendoi se ishte një hispanik tjetër, i quajtur Carlos Hernandez, fajtor për këtë krim.

Raporti i Universitetit të Kolumbias është përgatitur nga një grup studentësh të drejtësisë, të udhëhequr nga profesori i tyre, James Liebman. 12 studentët kanë shpenzuar pesë vite duke u marrë me çështjen e vrasjes së Wanda Lopez. Kanë studiuar çdo dosje dhe të dhënë dhe kanë intervistuar mbi 100 dëshmitarë. Në fund kanë përgatitur një raport prej 436 faqesh.

Në studim detajohet se si 40 minuta pas vrasjes së Lopez, policët e gjetën De Luna-n të fshehur poshtë një makine, pranë skenës së krimit.

Ai u dënua me vdekje, pavarësisht dëshmive kontradiktore të dëshmitarëve. Vrasësi ishte arratisur drejt veriut, kurse De Luna u kap në jug. Policia nuk arriti të testojë armën e krimit dhe thonjtë e viktimës për gjak apo për të tjera mostra.

Për më tepër, ata injoruan deklaratën e De Luna-s se vrasësi ishte Carlos Hernandez.

“Nuk e kam bërë unë, por e di kush e bëri,” pati thënë De Luna, që shtonte se e kishte parë Hernandezin duke hyrë në karburantin ku ndodhi krimi.

Prokuroria tha se Hernandez ishte një fantazi e De Luna-s. Por studentët në raportin e tyre thonë se Hernandez ishte një kriminel famëkeq.

Në esencë, De Luna u ekzekutua për shkak se i ngjante vrasësit të vërtetë dhe policia e trajtoi çështjen me mungesë profesionalizmi, thekson raporti.

Studentët thonë se kjo histori nuk është unike, pasi histori të tilla ndodhin edhe sot.

Carlos Hernandez vdiq në një burg në Teksas në maj të vitit 1999 pasi ishte dënuar se kishte sulmuar një fqinj me thikë.

3 komente në “Shteti i Teksasit ka ekzekutuar një njeri të pafajshëm”

  1. Skerdi says:

    Ky eshte nje leksion i mire per te gjithe ata qe duan denimin me vdekje ne Shqiperi……..nuk ka krim me te madh se ti marresh jeten nje te pafajshmi per gabimin e drejtesise…..ja qe edhe SHBA qe e kane denimin me vdekje, bejne gabime te parekuperueshme….prandaj o njerez qe flisni me emocione KUNDER Denimit me Vdekje….

    1. laci says:

      E vertete eshte qe gabimi eshte i parekuperueshem, por po flet per nje shtet me 300.000.000 banore… dhe ne rastin konkret per nje pakujdesi dhe trajtim siperfaqesor nga ana e autoriteteve. Ndersa tek ne, ne trecerekun e rasteve nuk ngaterrohesh dot se e merr vesh menjehere se kush e vrau, kush e vodhi, kush e rrahu etj. Kaq pak sa jemi, krimet dhe llahtaret nuk kane te sosur. Vrasje e vjedhje te vazhdueshme dhe asnje ne burg. Edhe kur i kapin me gjithe ate buje, shef qe mas i jave ose muaji “krimineli” eshte prape jashte duke tall loqet. Ne ket lloj klime vetem nje mase do ti ndryshonte gjerat. Dhe kjo, e them me keqardhje, eshte Denimi me Vdekje. (padiskutim flas per rastet qe e meritojne). Meqe ra fjala, sa do e denoje ate qe masakroi nje familje komplet, ne nje fshat te Fierit me duket… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje