Në botën e tyre, dhurata të tilla mund të konsiderohen modeste. Ndaj, nuk është çudi që Angelina Jolie ka vendosur që t’i bëjë si dhuratë bashkëshortit të saj, Brad Pitt, një helikopter. Sipas “The Sun”, helikopteri kushton 1.25 milionë euro, ndërsa Jolie ka vendosur që të paguajë edhe për orët që aktori do të mësojë sit ë ngasë helikopterin. Në fakt, Pitt e ka lejen për të pilotuar, por duhet të praktikohet për pak, duke qenë se nuk është ushtruar shumë.