Universiteti i njohur italian do kthehet në anglisht

16 Maj 2012, 10:15Lifestyle TEMA

Nga La Scala deri në San Siro, ngado që të kthesh sytë, Milano është rrethuar nga ikona italiane.

Por siç raporton BBC, për këtë arsye duket si një tërmet kulturor fakti që një nga universitetet më të njohura në Itali ka vendosur të kthehet në gjuhën angleze.

Politekniku i Milanos ka deklaruar se nga viti 2014, kurset dhe diplomat do jenë të gjitha në anglisht në vend të italishtes.

Ujërat e globalizimit po rriten edhe rreth e qark edukimit të lartë, ndaj universiteti beson se nëse do mbetet një universitet në gjuhën italiane, rrezikon izolimin dhe nuk do jetë në gjendje të konkurrojë si një institucion ndërkombëtar.

“Ne besojmë fort se klasat tona duhet të jenë klasa ndërkombëtare dhe e vetmja rrugë për të pasur klasa ndërkombëtare është të përdorim gjuhën angleze,” tha rektori i universitetit, Giovanni Azzone.

Italia mund të ketë qenë djepi i gjuhës së fundit të madhe globale- latinishtes, por tani ky universitet po i kthehet anglishtes si një gjuhë e re e përbashkët.

2 komente në “Universiteti i njohur italian do kthehet në anglisht”

  1. elio says:

    Nuk do me thene gje sa i perket gjuhes…eshte siperfaqesore te mendosh nje gje te tille..Sikurse te gjitha universitetet me te mira te botes (Politekniku i Milanos eshte me i miri ne Itali) ka nevoje qe studentet e tij te kene edhe njeohuri te mira te anglishtes. Diploma do te jepet ne Italish dhe Anglisht dhe vetem disa kurse do te jene bilingue. A se harrova, edhe anglishtja ka ne baze latinishten…

  2. Andi says:

    Elio, ne Itali eshte Politekniku i Torinos me i mire, sipas ranking-ut te fundit, por edhe i Milanos nuk eshte i keq, radhitet si Universiteti i 2 ose i 3 ne Itali.

    Studentet Italian, mund te jene shume inxhiniera te mire, por jane dru fare nga ana e gjuheve te huaja, edhe kete e kane kuptuar kokat e Politeknikut aty, edhe po mundohen qe ta sherojne kete semundje. Ne shkollet Italiane, degjon profesoret nga me te miret ne bote,ne sektoret e vet, por out fare ne gjuh te huaj. Flasin anglisht diletante.

    Ashtu si ne cdo sektor tjeter, Europianet, sapo shikoj se ku calon puna ja gjejne direkt nje zgjidhje.Kurse ketu tek ne sdi nga tia fillosh me pare ?

    Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje