Vandalizohet piktura e Jacob Zuma-s me penisin jashtë (FOTO)

22 Maj 2012, 12:39Lifestyle TEMA
Vandalizohet piktura e Jacob Zuma-s me penisin jashtë (FOTO)

Një pikturë e shumëdebatueshme, ku shfaqej presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma me penisin jashtë, është vandalizuar në një galeri arti.

Sipas BBC, një person e ka mbuluar pikturën me bojë të kuqe dhe të zezë.

Akti vjen në një moment kur partia në pushtet po kërkon nga Gjykata e Lartë që të detyrojë galerinë Goodman të heqë pikturën që aty.

Piktura e lartë 1.85 metra, në stil sovjetik, është shitur për 14 mijë dollarë.

E quajtur “Heshta”, piktura është përgatitur nga Brett Murray, që është i njohur për punët e tij provokative.

Pikërisht zona e gjenitaleve të presidentit është mbuluar me ngjyrë kuq e zi.

Personat që kanë kryer sulmin janë identifikuar. Njëri prej tyre tha për BBC se e bënte këtë për shkak se ajo pikturë tregonte mungesë respekti për presidentin Zuma.

Ndërkohë përkrahësit e partisë së presidentit kanë protestuar përpara gjykatës, që do jepte vendimin për këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje