Një aeroplan eksperimental me energji diellore është ngritur nga Zvicra me qëllimin që të fluturojë deri në kryeqytetin e Marokut, Rabat. Në këtë mënyrë do provojë aftësinë për të fluturuar duke përdorur fuqinë e diellit.
Piloti Andre Borschberg u ngrit në mëngjes duke fluturuar në drejtim të Spanjës, ku do bëjë uljen për t’ia dorëzuar aeroplanin pilotit tjetër, Bertrand Piccard, që do bëjë fazën tjetër.
Por ngritja e avionit u vonua për dy orë për shkak se në Zvicër kishte mjegull, duke provuar edhe njëherë se sa i varur është ky aeroplan nga dielli.
Në rast se gjërat shkojnë keq, Borschberg ka një parashutë në kabinën e tij të vogël.
“Kur merr një çadër me vete, nuk bie kurrë shi,” bëri ai shaka duke folur në lidhje telefonike satelitore me agjencinë Associated Press.
Mbaresi dhe sa me shume gjetje te tilla,
Suksese plako!
Mire duket keshtu, gje e bukur, por gjithe ai konstruksion per nje njeri, pa piken e leverdise, thjesht gjera te bukura per ne vitrine. Le te jemi pak me realiste, nuk eshte dielli per kete lloj industrie. Ka shume lloje te tjera energjie qe mbahen te fshehura, shume me rezultative.
ai ciklisti poshte avionit po ben gara me te ?
O Adrian! po qe na pelqeu sali k.. me ato qe thote,jo gjithmone do degjojme idiotizma nga goja e tije.