Kryebashkiaku italian feston me pistoletë në brez (FOTO)

25 Maj 2012, 13:31Lifestyle TEMA
Kryebashkiaku italian feston me pistoletë në brez (FOTO)

Përpara mbështetësve të tij të ngushtë, ky kryebashkiak italian po feston rizgjedhjen. Duket normale, përveçse një detaji që ndoshta nuk bie menjëherë në sy. Kryebashkiaku i qytetit jugor të Tarantos ka një pistoletë në brez.

Sipas The Independent, Ippazio Stefano pretendon se e mban pistoletën pasi ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje gjatë zgjedhjeve të fundit.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi fushatën dhe u rizgjodh me 70 përqind të votave.

Por jo gjithkush është i kënaqur me këtë imazh.

Dje presidenti i rajonit të Pulias, Niki Vendola tha se Stefano nuk duhet të mbajë më armën.

Megjithatë Vendola shprehu mbështetjen e tij, duke thënë se nuk është e lehtë të jetosh me kërcënimet.

Vetë kryebashkiaku thotë se do e heqë pistoletën. “Nuk kam lënduar askënd. Por meqë kam hequr dorë nga eskorta e armatosur, nuk kam të drejtën të mbroj veten?” tha ai.

Ky imazh është krahasuar me atë të ish- kryebashkiakut dhe deputetit të Tarantos, Giancarlo Cito. Ai është dënuar për lidhje me mafian dhe aktualisht është në burg. Më përpara është shfaqur me armë në publik.

8 komente në “Kryebashkiaku italian feston me pistoletë në brez (FOTO)”

  1. altini says:

    ky po qe qenka politikan, pale kushedi sa dashnore do kete

    1. Zigur Qarri says:

      Tym qylym kafja me gjym,e filloka bakllavan nga mesi,hahahaha…e forte,atehere i bie qe je puro tironc.

  2. tony kanada says:

    hahah,, ky qenka burre nga ata te paret

  3. skenderi says:

    ky qeka ekonomik,jo si tonet qe mbajne gorilla me leket e taksapaguesve

  4. miri suedi says:

    eshte nga jugu…………..afer kujt i ngjan.

  5. paraziti says:

    meqe ke fitu shoku futi dhe 3 te shtime ne ajer, se e paske dhe me mulli!

    1. daku says:

      ky eshte tifozi peqinit

  6. asdfg says:

    Hallall bravo i qofte. Te pakten mesazhin qe eshte i mbrojtur ia ktheu mafias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje