Pas provës së ‘suksesshme’ kur dha parashikimin e motit disa ditë më parë, prince Charles ka provuar një tjetër eksperiencë. Ndërsa është duke zhvilluar një vizitë në Kanada, ai ka provuar aftësitë e tij edhe si DJ. Charles ka provuar të rrotullojë disa herë disqet në një organizim që ofronte kurse për DJ, për të rinjtë që kërkojnë të mësojnë këtë profesion. Princi ndërkohë, më parë ishte pritur shumë mirë edhe në një prej universiteteve të Torontos, ku ka mbajtur një fjalë të shkurtër.